Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Mendimet e dijetarëve në lidhje me urimet festive

Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Të gjithë dijetarët janë unanim se nuk lejohet t'ua urojmë jobesimtarëve festat e tyre. Ibn Kajjimi në librin e tij "Ehkamu Ehli Dhimme" ka thënë:

"Të u'a urosh jobesimtarëve ceremonitë e kufrit të tyre është haram, dhe ky është mendimi unanim i dijetarëve (ixhma), si p.sh të ia urosh festat e tyre, agjërimin e tyre, duke thënë: urime ju qoft festa, edhe nëse ai i cili ua uron festat atyre shpëton nga kufri, ajo është prej mëkateve (harameve) të mëdha, dhe ajo i përgjason sikur t'ua urosh jobesimtarëve përuljen e tyre që ua bëjnë kryqit."

Shkaku se pse është haram të ua urojmë jobesimtarëve festat e tyre, siç e ceku Ibn Kajjimi, është se, urimi i festive të tyre nënkupton pranimin e kufrit në të cilën gjenden ata, dhe je i kënaqur me gjendjen e tyre në të cilën gjenden ata, edhepse ai nuk e dëshiron këtë kufër (mosbesim) për vetën e tij, mirëpo besimtarit i ndalohet që të pajtohet me ceremonitë e kufrit, apo të u'a uroj të tjerëve këtë kufër, sepse Allahu (xh.sh) nuk është i kënaqur me këtë, Allahu (xh.sh) thotë:

"Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju." [Ez-Zumer, 7] dhe thotë: "Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe." [El-Maide, 3]

Në qoftë se na thërrasin në pjesëmarrjen e festimit të festive të tyre, ne nuk iu përgjigjemi ftesës, sepse ato nuk janë festat tona, ato janë festa të cilat nuk i pëlqen Allahu (xh.sh), sepse ato festa ose janë të shpikura në fetë e tyre, ose janë të fesë së tyre, e që me ardhjen e islamit, fesë së të dërguarit të fundit për gjithë njerëzimin, Muhammedin (SalAllahu alejhi ue selem) janë anuluar.

Allahu (xh.sh) thotë në lidhje me fenë islame: "E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit." [Ali Imran, 85]

..kështu që muslimani e ka haram tu përgjigjet ftesës së tyre. Përgjigjja e ftesës është haram më i madh se sa të ua urojmë festën atyre, sepse në këtë rast njeriu bëhet pjesëmarrës në këtë manifestim.

Gjithashtu, është haram që muslimani t'u përgjasoj qafirëve duke përgatit manifestim për këto festa, apo duke i shkëmbyer hedijet (dhuratat) njëri-tjetrit, apo duke shpërndarë ëmbëlsira etj. Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem) ka thënë: { Ai i cili i përgjason një populli, ai është prej tyre. } [Ebu Davudi]

Ai i cili i bën njërën prej këtyre gjërave ka bërë haram të madh, pa marrë parasysh se a e ka bërë për sy e faqe, prej marres, apo për arsye të tjera.
________________________________________

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Forumotion's free forums | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com