Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

LARJA E TË VDEKURIT DHE MBËSHTJELLJA E TIJ ME QEFIN

Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

- Dispozita për larjen e të vdekurit dhe për mbështjelljen e tij me qefin: Larja e të vdekurit dhe mbështjellja e tij me qefin është farz kifajeh për çdo musliman që është njoftuar për vdekjen e tij. Nëse atë (larjen dhe mbështjelljen me qefin) e kryen dikush nga muslimanët, atëherë të tjerët lirohen nga përgjegjësia, kurse nëse askush nga ata nuk e kryen, atëherë të gjithë janë mekatarë.

Kush duhet ta bëjë larjen e të vdekurit? Kushtëzohet për atë i cili e bënë larjen e të vdekurit të jetë: musliman, i besueshëm, i sinqertë dhe t'i dijë rregullat e larjes së të vdekurit. Nëse i vdekuri është burrë, duhet ta lajnë burrat, kurse gratë nuk e kanë të lejuar, përveç gruas që i lejohet ta lajë bashkëshortin e saj. Nëse i vdekuri është grua, duhet që pastrimin e saj ta bëjnë gratë. Burrave nuk u lejohet pastrimi i të vdekurit grua, përveç burrit që i lejohet pastrimi i gruas së tij. Nëse i vdekuri është fëmijë i cili ka më pak se shtatë vite, pastrimin e tij mund ta bëjnë edhe burrat edhe gratë.

Vetitë e ujit me të cilin bëhet larja e të vdekurit: Kushtëzohet që uji të jetë i pastërt. Më e preferuar është që uji të jetë i ftohtë, përveç nëse është e nevojshme për menjanimin e papastërtisë që me ujë të ftohtë nuk arrihet, apo nëse është koha tepër ftohtë, atëherë në këto raste bën që të nxehet uji.

- Vendi ku bëhët larja e të vdekurit: Duhet që larja e të vdekurit të bëhet në vend të mbyllur, larg nga shikimet e njerëzve, si në shtëpi apo në ndonjë vend tjetër të ngjashëm me të.
o Si duhet të veprohet me të vdekurin para larjes së tij: Është obligim të mbulohet i vdekuri prej kërthizës e deri të gjunjët, e pastaj t'i zhvishen rrobat. Pastaj vendoset në shtrat për larje në formë të pjerrët nga ana e këmbëve, në menyrë që të rrjedhë uji.

Kush duhet të jetë prezent gjatë larjes së të vdekurit? Përveç pastruesit të të vdekurit mund të prezentojë çdo kush që ka nevojë për t'i ndihmuar në larjen e tij, ndërsa prezentimi i tjetërkujt përveç larësit dhe ndihmësit është i urrejtur.

- Forma e larjes së të vdekurit: Së pari pastruesi i të vdekurit e ngrit kokën e të vdekurit përafërsisht me formen e tij ulur, pastaj e kalon dorën e tij nepër bark të të vdekurit duke i rënduar nga pak, në menyrë që t'i dalë nëse diçka është gati për t'i dalë, gjatë kësaj pastruesi zbraz sa më shumë ujë në të, në menyrë që të kalojë ndyrësira jashtë. Pastaj pastruesi e mbështjellë dorën më një leckë të trashë dhe me të e pastron vendëqitjen e ndytësirave të të vdekurit duke e pastruar atë me ujë vazhdimisht. Pastaj vendosë ta pastrojë (e bënë njetin me zemer), thotë Bismilah dhe i jep abdest sikur për namaz, përveç që në gojë dhe në hundë nuk ka nevojë që t'i depertojë uji në brendësi, por i mjafton që t'ia prek dhembët dhe vrimat e hundës me gishta të lagur apo me ndonje leckë të lagur të mbështjellur për gishtat e tij. Pastaj ia pastron kokën dhe mjekrrën me shkumë të sapunit, pastaj fillon pastrimin e pjesëve të djathta të tij, duke filluar nga qafa pastaj doren e djathtë, krahun e djathtë, gjysmën e djathtë të gjoksit, anën e djathtë, kofshen e djathtë, këmben dhe shputën e tij të djathtë, pastaj e rrotullon në kranhun e majtë dhe ia pastron gjysmën e djathtë të shpindës, pastaj kështu vepron edhe me anen e majtë.

Është e pelqyer që gjatë pastrimit, pastruesi të përdorë sapun apo diçka me erë të mirë dhe të ketë të mbështjellur një leckë në dore.


Sa herë duhet të përseritet larja e të vdekurit?


Nëse me një larje arrihet pastërtia e duhur, atëherë kjo është vaxhib, ndërsa përsëritja e pastrimit deri në tre herë është mustehab, e nëse nuk arrihet pastrimi i tij me kaq, atëherë duhet që pastrimi të përseritet deri në shtatë herë, pra derisa të arritet pastrimi i plotë. Është mustehab që në herën e fundit të pastrohet me kamfur, për arsye se kamfuri e forcon trupin e të vdekurit, i jep aromë të mirë dhe e bënë të jetë i freskët.

Si veprohet me të vdekurin pas larjes së tij? Pas përfundimit të larjes së tij, duhet të teret me peshqir ose me diç të ngjashëm, pastaj i shkurtohen mustaqet dhe thonjët (nëse i ka të rritur), ndërsa qimet e nënsqetullave i hiqen dhe i vendosen në qefin. Gruas duhet t'i ndahen flokët në tri palë dhe t'i vendosen prapa shpine.

- Si veprohet me të vdekurin kur pamundësohet pastrimi i tij? Nëse pamundësohet larja e të vdekurit në mungesë të ujit, apo nga frika së nëse përdoret uji, trupi i tij mund të coptohet (sikurse ndodh me të vdekurin nga sëmundja e lebrosës apo me të djegurin), apo nëse i vdekuri është grua në mesin e meshkujve dhe burri i saj nuk është prezent me ta, apo nëse i vdekuri është mashkull në mesin e grave dhe gruaja e tij nuk është prezente me to, atëherë në raste të tilla të vdekurit duhet t'i jepet tejmum (duke e ferkuar fytyrën dhe duart e tij me duar të prekura për dhè të pastër apo për diçka që e ka origjinën nga dheu i pastër). Kjo duhet të bëhët duke patur diçka pengesë mes të vdekurit dhe atij që i jep tejmum. E nëse pamundësohet larja e disa pjesëve të trupit, atëherë bëhët pastrimi i atyre pjesëve që mund të bëhët pastrimi i tyre, ndërsa ato që nuk mund të bëhët pastrimi i tyre u jepet tejmum.

Çka duhet të bëjë pastruesi i të vdekurit pas përfundimit të pastrimit?


Është mustehab për atë i cili e bënë larjen e të vdekurit të lahet ( të marrë gusëll) pas pastrimit të të vdekurit. Pra kjo është mustehab e jo vaxhib.


Rregullat për mbështjelljen e të vdekurit me qefin:


- Forma e qefinit: Kushtëzohet që qefini të jetë përfshirës për terë trupin e të vdekurit. Ndërsa është e pelqyer që qefini të jetë i bardhë dhe i pastër, pa marr parasysh a është i ri (i papërdorur), apo i pastruar, mirëpo më e preferuar është që qefini të jetë i ri.

- Gjërësia, madhësia, masa e qefinit: Vaxhib është që i vdekuri të mbështjellet me një petk që ia mbulon terë trupin, ndërsa mustehab është që mashkulli të mbështjellet me tri petka të barabarta që ia mbulojnë terë trupin dhe femra me pesë petka; një izar, një mbulues koke (himar), një këmishë (kamis) dhe dy petka që ia mbulojnë terë trupin. Ndërsa fëmiu mashkull mbështjellet në një petk që ia mbulon terë trupin, mirëpo bënë që të mbështjellet në tri petka (sikur i rrituri), ndërsa fëmiu femër mbështjellet me këmishë (kamis), dhe dy petka që ia mbështjellin terë trupin.

Preferohet që qefini të parfymoset me gjëra që kanë aromë të këndshme.

- Forma e mbështjelljes me qefin të vdekurin mashkull. Së pari shtrohen tri petkat e qefinit njëra mbi tjetrën duke vendosur parfum mes tyre, pastaj sillet i vdekuri (duke e patur avretin e mbuluar) dhe vendoset mbi to i shtrirë në shpinë. Pastaj vendoset një copë pambuk i parfumosur në pjesën e prapme të të vdekurit. Gjithashtu, pambuk të parfymosur i vendos në: sy, vrima të hundës, gojë, vesh, në pjesët me të cilat ka bërë sexhde (në ballë, hundë, duar, gjunjë dhe në maje të gishtërinjëve të këmbëve), nënsqetulla, në të lakuar të gjunjëve dhe në kërthizë. Parfum i vendoset edhe në kokë. Pastaj fillon mbështjelljen e tij me qefin, së pari e merr petkun e parë (të lartin) nga ana e majtë dhe e vendos nën anën e djathtë të të vdekurit, pastaj e merr anën e djathtë të petkut dhe e vendos nën anën e majtë të të vdekurit, pastaj kështu vepron edhe me petkun e dytë dhe të tretë. Nga ana e kokës e lëshon qefinin më gjatë se sa nga ana e këmbëve, pastaj e merr tepricën dhe e kthen mbi fytyrë të tij, ndërsa nga ana e këmbeve e kthen mbi këmbet e tij. Pastaj që të mos shpalohet qefini e lidh me disa shirita të cilët i hiqen kur të vendoset i vdekuri në varr.

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com