Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Rregullat e Fik'hut

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Rregullat e Fik'hut Empty Rregullat e Fik'hut Sat Oct 10, 2009 2:42 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Burimi i Sherijatit është shpallja nga Allahu xh.sh., të Dërguarit të Tij s.a.v.s. me atë që ai na ka sqaruar me hadithin e tij.

Pyetjet në të cilat dijetarët janë shpërndarë kërkojnë vërtetim në Kur’an dhe sunnet, në pajtim me fjalët e të Lartmadhëruarit: “...Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni All-llahut dhe të Dërguarit...”(Kur’an 4:59)

Me fikh nënkuptohen rregullat e sheriatit në Islam.

Shpeshherë myslimanët në mes veti diskutojnë në lidhje me disa pyetje të fikut e që me të nuk janë mjaft të informuar dhe bisedat e tyre, gati çdo herë përfundojnë me nënvlerësimin e mendimit të kundërt e me te edhe fyerjen e bashkëbiseduesit...

Palët kundërshtare thirren në mendimet e ulemasë islame, të cilët nuk e njohin hollësisht metodën e tyre të punës, dhe që është gjë normale që diskutimi plotësisht shtrembërohet për shkak të kuptimit të gabuar të termave që i përdorë ulemaja islame.

Atëherë paraqitet katastrofë e vërtetë sepse ka edhe të atillë të cilët, për fat të keq, në ato diskutime nga mosdija i ofendojnë dijetarët islam e që as vet nuk janë të vetëdijshëm rrezikut të deklaratave të tyre. Mu për këtë mendojmë që ka qenë tepër e nevojshme që të publikojmë versionin e shkurtuar të kuptimit të termeve më të shpeshta të fikut të cilat gjinden në veprat e shkollave më të njohura të fikut.



Domethënia e termeve të fikut të përdorura në shkollën juridike shafite.

Fard (farz) dhe vaxhib – janë terme janë të kuptimit të njëjtë dhe ai i cili i praktikon, do të shpërblehet, e ai i cili nuk i praktikon do të dënohet, p.sh. sikur ata që nuk falin namaz.

Këto dy terme dallohen vetën në kapitullin mbi Haxhxhin ku moskryerja e farzit, e anulon rëndësinë e haxhxhit, e lëshimi i vaxhibit me veti tërheq vetëm obligimin e prerjes së kurbanit.

Haram – Kush e bën e ka merituar zjarrin e xhehenemit, e kush i largohet për shkak të nënshtrimit ndaj Allahut xh.sh. do të shpërblehet.

Mekruh – është veprim të cilit duhet ti largohemi, ai i cili e bën nuk e meriton dënimin, e nëse i largohet për shkak të nënshtrimit ndaj Allahut xh.sh., do të shpërblehet.

Sunnet, mustehab, mendua dhe tetww’u – janë terme me kuptim të njëjtë dhe ato janë veprime të cilat janë të preferuara të bëhen, e nuk janë obliguese, kush nuk i praktikon nuk do të dënohet, e kush i praktikon për shkak të nënshtrimit ndaj Allahut xh.sh., do të shpërblehet.

Sunneti ndahet në dy lloje dhe ate:

- sunnetu ajn, këto janë veprime praktikimi i të cilëve është i rekomanduar çdo myslimani, siç janë sunnete të cilat gjinden në ndërthurje të farzeve;

- sunnetu kifaje – këto janë veprime të cilat nëse i zbaton grupa e caktuar e myslimanëve, të tjerët nuk janë të detyruar ti praktikojnë p.sh. kur njëri i jep selam një grupi, ose kur njëri në grup me zë shqipton bismilen në fillimin të ngrënies, ose kur njëri prej grupit ia uron shëndetin atij që me rastin e teshtitjes falënderon Allahun xh.sh.


Tek këto raste mjafton që njëri prej grupit ta zbatojë sunnetin e caktuar dhe përgjegjësia bjen prej të tjerëve mirëpo sevapi i takon vetëm atij që e ka zbatuar sunnetin në praktikë. Poashtu edhe vaxhibi ndahet në dy lloje:

Vaxhibu ajn – këto janë veprime që çdonjëri duhet ti praktikojë dhe

Vaxhibu kifaje – këto janë veprime të cilat nëse i praktikon një grup mysliman të tjerët nuk janë të obliguar ti bëjnë ato, si p.sh. namazi i xhenazes.


Domethënia e termeve të fikut të përdorura në shkollën juridike të malikive .


Vaxhib – veprimi i cili duhet të praktikohet, kush nuk e praktikon, është mëkatar dhe do të jetë i dënuar, e kush e praktikon do të shpërblehet. Vaxhibi gjithashtu emërtohet si farzi siç janë p.sh. pesë kohët e namazit.

Vaxhibi dhe farzi dallohen vetëm në kapitullin mbi haxhxhin ku lëshimi i farzit e anulon rëndësinë e haxhxhit, e lëshimi i vaxhibit me veti tërheq vetëm obligimin e prerjes së kurbanit.

Farzi ndahet në dy lloje dhe ate:

-fardi ajn – këto janë veprime ku praktikimi i tij është obligimi i çdo individi;

fardi kifaje – këto janë veprime të cilat nëse i praktikon një grup myslimanësh, të tjerët nuk janë të obliguar ta bëjnë atë, si p.sh. namazi i xhenazes dhe përgatitja e mejjitit.

Muharrem – këto janë veprime për të cilat individi, nëse i bën, meriton dënimin e ahiretit, e nuk do të dënohet nëse nuk i bën. Ky term është poashtu i njohur edhe me emërtimet mahmur, ma’sijjet, zenb dhe haram.

Sunnet – këto janë veprime të cilat me Sherijat duhen të praktikohen, edhe ato kanë rol të rëndësishëm të cilën e ka vërtetuar Sherijati, por, nuk konsiderohen vaxhib dhe kush i praktikon, do të shpërblehet, e kush nuk i praktikon, nuk do të dënohet si p.sh. vitr-namazi dhe namazi i bajramit.

Mendub – këto janë veprime të cilat sipas Sherijatit jnë të preferuara të praktikohen. Ata të cilat i praktikojnë do të shpërblehen, ndërsa ata të cilët nuk i praktikojnë nuk do të jenë të dënuar si p.sh. falja e katër rekateve para namazit të drekës.

Mekruh – këto janë veprime nga të cilat Sheriati ka hequr dorë dhe kush nuk i bën nuk meriton dënimin e ahiretit si p.sh. mosdhënia e selamit njerëzve dhe mosfalja e dy rekateve nafile para namazit të akshamit.

Mubah – këto janë veprime të cila Sheriati nuk i ka ndaluar dhe nuk ka urdhëruar praktikimin e tyre dhe njerëzit janë të lirë me këto veprime a do ti praktikojnë a jo.


Domethënia e termeve të fikhut të përdorura në shkollën juridike të hanbelive


Fard – këto janë veprime të cilat me vete bartin shpërblimin e ahiretit, nëse praktikohen, por edhe dënimin e ahiretit nëse nuk praktikohen si p.sh. abdesti, gushi pa të cilat nuk mund të praktikohet ibadeti. Për farz poashtu përdoret edhe termi rukn..

Vaxhibi dhe farzi dallohen në kapitullin e haxhxhit ku lënia e farzit anulon rëndësinë e haxhxhit, e lëshimi i vaxhibit me vete bart vetëm obligimin e prerjes së kurbanit.

Gjithashtu vaxhibi dallohet prej farzit në disa veprime në namaz se kur vaxhibi në namaz me qëllim lëshohet, atëherë namazi është i prishur, e nëse lëshohet pa qëllim ose nga harresa atëherë duhet të bëhet vetëm sehvi-sexhda.

Kjo rregull nuk vlen kur është në pyetje farzi se me lëshimin e farzit, me qëllim ose pa qëllim, namazi prishet dhe duhet të përsëritet. Farzi ndahet në farzi ajn dhe farzi kifaje.

Sunneti ndahet në sunnetun muekkede dhe sunetun gajru muekkede. Sunnetun muekkede është p.sh. vitr-namazi, dy regate para namazit të sabahut, namazi i teravisë dhe mospraktikimi i këtyre sunneteve është mekruh.

Haram – kush nga nënshtrimi ndaj Allahut xh.sh. largohet, do të shpërblehet, e kush e bën, ka merituar dënimin e ahiretit.

Hallall – është e kundërta e haramit dhe e përfshin vaxhibin, mendubin dhe mekruhin. Kush e lëshon vaxhibin e ka merituar dënimin e ahiretit, e mospraktikimi i veprimeve tjera krahas me vaxhibin nuk tërhek me vete dënimin e ahiretit.

Batill – kjo është e tërë ajo pa të cilën vepra përkatëse nuk mund të jetë e plotë dhe të cilën njeriu duhet ta përsëritë si p.sh. lënia e një rukni të namazit i cili nuk është i plotë deri sa nuk plotësohet me ruknin përkatës të lëshuar, në të kundërtën vepra është e pavlefshme deri sa nuk përsëritet dhe është obligim të përsëritet.

Sahih – këto janë veprime me praktikimin e të cilëve njeriu arsyetohet para Allahut xh.sh..


Domethënia e termeve të fikhut të përdorura në shkollën juridike hanefite


Fard (farz) është ajo e cila është vërtetuar me prova të pakundërshtueshme në të cilat nuk ka kurrfarë dyshimi siç është p.sh. namazi, zekati, agjërimi, haxhxhi, besimin në Allahun xh.sh. Farzi duhet të besohet dhe të praktikohet, kush e mohon, është kafir, e kush nuk e praktikon është fasik (mëkatar i madh).

Vaxhib – nuk është sikurse farzi. E"shtë ajo që është vërtetuar me provë e cila ka dy apo më tepër kuptime dhe duhet të praktikohet, mirëpo, praktikuesi nuk duhet të jetë i bindur në obligimin e kësaj rregulle.

Kjo është për arsye se ai i cili mohon këtë rregull nuk bëhet kafir sepse ekziston mundësia e kuptimit të ndryshëm të rregullës përkatëse. Kush nuk praktikon vaxhibin është mëkatar, por, mëkati i tij nuk arrinë shkallën e mëkatit sikur se gjatë lëshimit të farzit.

Kush braktisë praktikimin e farzit ka merituar dënimin në Xhehennem, e kush braktisë praktikimin e vaxhibit nuk ka merituar dënimin e xhehenemit.

Sunneti – në shkollën juridike hanefite ndahet në dy lloje:

Sunnetun muekkede – është njëjtë sikur vaxhibi ai i cili braktisë praktikimin e këtë lloji të sunnetit është mëkatar, mirëpo, mëkati i tij nuk është në nivel të mëkatit për shkak të lënies së farzit. Kush pa qëllim lëshon këtë lloj të sunnetit në namaz, është i obliguar të bëjë selvi-sexhde;

-Sunnetun gajru muekkede – këto janë të gjitha veprime të rekomanduara të të Dërguarit s.a.v.s. siç janë mendubi dhe mustehabi.

Haram – është term i kundërt ndaj farzit dhe kush e bën e ka merituar dënimin e Xhehennemit, e kush nuk e bën për shkak të nënshtrimit ndaj Allahut xh.sh., do të shpërblehet.

Mekruh tahrimen – këto janë veprime të cilat janë më afër haramit dhe janë të ngjashme në obligimin e hudhjes dhe mospraktikimit, në të kundërtën e tyre është praktimi i vaxhibit dhe sunnetit muekkede.

Mekruh tenzihen – këto janë veprime të cilat me vete nuk bartin dënimin e ahiretit, e kush nuk i bën për shkak të nënshtrimit ndaj Allahut xh.sh., do të jetë i shpërblyer. Në të kundërtën e braktisjes dhe mospraktikimit të këtij lloji të mekruhit është pranimi dhe praktikimi i sunnetit gajri muekkede.

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com