Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Vetitë e Muhammedit a.s.

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Vetitë e Muhammedit a.s. on Sat Oct 10, 2009 2:45 am

QeNdRiM


.
.
Të gjithë të dërguarit e Allahut xh.sh. kanë pasur veti të përsosura trupore dhe shpirtërore. Muhammedi a.s. pejgamberi i fundit dhe më i dashur i Allahut xh.sh., gjithashtu është dalluar me sifate të bukura dhe të përsosura trupore e shpirtërore.

As'habët (shokët e Muhamedit a.s.), të cilët kanë jetuar me të, siç kanë qenë, për shembull, Ebu Bekri r.a., hazreti Aliu etj, tregojnë se Muhammedi a.s. ka qenë me trup mesatar, me fytyrë të çelë e pak zeshkanë, me sy të zi e të mëdhenj, me vetulla të holla e të gjata, me madhësi mesatare të gojës prej së cilës shpesh shkëlqenin si margaritarë dhëmbët e tij të bardhë pak të rrallë, me hundë të drejtë në mes pak të ngritur, me ballë të lartë, me flokë të gjata pak kacurrela, me mjekër të shpesht dhe të zezë, me qafë të gjatë dhe të bardhë, me gjoks të gjerë, me muskuj shumë të fortë, me krahë të gjatë e pëllëmbë të gjera, me tabane të fortë, me lëkurë mjaft të limuar e të butë.

Të gjitha shqisat trupore i ka pasur jashtëzakonisht të zhvilluara, e dëgjonte zërin shumë larg. Po ashtu e ka pasur mjaft të zhvilluar të pamurit. Mirë i dallonte gjërat e imta prej shumë larg. I shihte disa yje, që të tjerët vështirë se i shihnin. Zërin, gjithashtu e ka pasur të fortë dhe të këndshëm. Kjo posaçërisht vërehej kur lexonte Kur'an me zë. Gjithmonë dukej i lumtur dhe fytyrëqeshur. Me çdokë ishte i njerzishëm.

Për te ishin plotësisht të barabartë i pasuri si dhe i varfëri. Fjalimin e çdo kujt mirë e dëgjonte dhe nevojën çdo kujt ia plotësonte. Posaçërisht me të varfërit dhe të doptit sillej mirë, dhe gjithmonë i mbronte dhe i ndihmonte. Asgjë nuk mund të krahasohet me bujarinë dhe fisnikërinë e tij.

Xhabir ibn Abdullahu thotë: Kur dikush ka kërkuar ndihmë prej Muhammedit a.s. ai asnjëherë nuk e ka refuzuar, askujt nuk i ka thënë: Nuk kam apo nuk të jap. Posaçërisht shumë iu ka ndihmuar të varfërve në muajin Ramazan. Kur e takonte dikë, jepte i pari selam, bile edhe fëmijëve të vegjël.

Ndaj të gjithëve tregohej i gëzuar dhe fytyrëqeshur dhe me çdokë sillej mirë. Kur takohej me dikë e kishte traditë t'ia japë dorën, e atë (që ia jepte dorën) e përshkronte një erë e mirë. Sipas kësaj ere të mirë kan mundur të njihen fëmijët, të cilët ai i ka përgdhelur. Nuk ka kërkuar e as që ka lejuar t'i bëhet ndonjë nder i veçantë.

Nuk ka lejuar bile edhe në këmbë t'i çohen, kur ka hyrë diku. Në shoqëri ishte i gëzuar dhe i disponuar. Fliste ngadalë, rrjedhshëm dhe kuptueshëm, kështu që fjalimin e tij ka mund ta kuptojë dhe ta mbajë mend çdonjëri që ndodhej aty.

Asnjëherë nuk bisedonte për gjëra të kota. Gjithmonë bisedonte për atë që do të ishte e dobishme për të pranishmit, qoftë për këtë ose për botën tjetër. Muhammedi a.s. edhe armiqëve të vet më të mëdhenj, bile edhe atyre që kishin ardhur ta vrasin, ua fali, kjo qe shkak që të gjithë ta pranojnë Islamin, duke e parë butësinë dhe mirësinë e tij që tregoi ndaj tyre.

Ndonjëherë, por shumë rrallë bënte shaka me as'habët e vet, mirëpo, kurrë nuk e tepronte e as që bënte shaka të ofendojë dikë. Në jetën e përditshme ishte serioz dhe i zhytur në mendime.

I këtillë ishte pejgamberi i fundit i Allahut xh.sh., Muhamedi a.s. Allahu xh.sh. na urdhëron në Kur'an që atë ta marrim shembull, dhe thotë: Lekad kane lekum fi resulilahi usvetun hasenetun, që do të thotë: "Padyshim ju në Të dërguarin e Zotit keni shembullin më të mirë".

Andaj, vëllezër të dashur, Pejgamberin tonë ta marrim shembull për çdo gjë, të punojmë atë çka na ka urdhëruar ai, më shpesh t'i dërgojmë atij salavate, në këtë mënyrë do të bëhemi muslimanë dhe muslimane të mira.

http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum