Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Feja burimore / primordiale e njeriut si bazë e feve të shpallura

Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Studimi i feve të mëdha botërore tregon se ato posedojnë bazën e përbashkët doktrinare por edhe historike, një fundament, një rrënjë, nga e cila fetë burimore degëzohen në forma dhe trajta të cilat i hulumtojmë, i studiojmë dhe i shohim gjatë historisë njerëzore. Këtu para së gjithash mendohet në Judaizimin, Kristianizmin dhe Islamin Por, me këtë nuk mund t’i përjashtojmë edhe fetë e tjera, të cilat ekzistojnë por dallimi i tyre me fetë qiellore është më i madh, sigurisht për shkak të shtrembërimeve përgjatë mijëvjeçarëve të tërë

Ky bazament i përbashkët, ky unitet tanscendental i ka interesuar edhe historianët, edhe filozofët edhe mistikët, edhe teologët, edhe antropologët .... Edhe pse emërtimet dallojnë, megjithatë të gjithë këta përbashkët e kanë besimin e vërtetë.

Një fe si shembull

Kur’ani flet për këtë çështje:

فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا فِطْرَةَ اللَّهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا لَا تَبْدِيلَ لِخَلْقِ اللَّهِ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ ﴿30﴾

“Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Er-Rrum, 30).

Është e qartë se Allahu së pari e përkufizoi fenë e Tij, dhe vetëm pastaj, sipas saj, e përshtati krijimin e Ademit (njeriut) si qenie e cila këtë fe do ta manifestojë. (“Ti drejtoje veten tënde, si besimtar i vërtetë, nga feja e pastër, nga ajo natyrë e Allahut (fitretullah), sipas së cilës Ai i krijon njerëzit.” (Er-Rrum, 30)[1]

Njeriu lindet me prirje për fenë e tij, por varësisht nga feja e familjes, e rrethit, shkollës, vendit, njeriu vazhdon të orientohet, herë drejtë e herë zhdrejtë. Krijuesi i njeriut, Allahu, nga njeriu e pranon vetëm besimin e drejtë:

إِنَّ الدِّينَ عِنْدَ اللَّهِ الْإِسْلَامُ ﴿19﴾
“Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami. ...”. (Ali Imran, 19).

وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآَخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ ﴿85﴾

“Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.” (Ali Imran, 85).

Islami është feja e Allahut, sipas së cilës AI e krijoi njeriun, dhe e cila është e ndërtuar te vetë njeriu. Zhvillimi i mëtejshëm i fesë dhe manifestimi praktik varet nga rrethanat e jashtme:

“Çdo fëmijë lind me natyrë të pastër (fireh) dhe prindërit e tyre i hebraizojnë, i kristianizojnë apo i bëjnë adhurues të zjarrit.”


Esenca dhe forma e pikënisjes së përbashkët

A do të thotë kjo se përfundimi ynë mohon se fetë e tjera sot të pranishme në botë nuk kanë prejardhje qiellore? Jo, këto fe posedojnë prejardhje hyjnore, por mandati i tyre ka qenë i kufizuar edhe në kohë edhe në hapësirë. Po ashtu, edhe ndërhyrja njerëzore në to, sikur në Tevrat dhe Inxhil, ka ndikuar që vlefshmëria e tyre të jetë e kufizuar. Për këtë arsye mund të thuhet se Islami është fe natyrore për njeriun me esencë të pandryshueshme dhe me shumë forma konkrete historike. Në formën e sotme, Islami është forma e fundit dhe përfundimtare e dërguar Muhammedit a.s..

Esenca e Islamit përbëhet prej dy elementeve themelore dhe të amshueshme:
1. Tewhidit (monoteizmit) absolut dhe
2. Përkushtimit dhe bindjes së plotë, të sinqertë dhe të pakushtë ndaj Zotit të gjithëfuqishëm.

Feja natyrore nga njeriu kërkon që gjithnjë t’i ketë parasysh dy elemente të njëjta:
- Të besojë në Zotin Një, të Vetëm, të mos e konsideroj askend, në asnjë mënyrë në asnjë formë të barabartë me Të, të mos e konsiderojë askend për ndërmjetësues ndërmjet Tij dhe krijesave të Tij dhe;
- Plotësisht dhe sinqerisht t’i dorëzohet Zotit dhe këtë ka konfirmojë me nënshtrim dhe ndjekje të përpiktë të Pejgamberit të Zotit, të dërguar në kohën përkatëse dhe me feligjin e shpallur në këtë kohë.

Edhe feja e Musait a.s., edhe feja e Isait a.s. ishin vetëm dy forma të një feje të Allahut, Islamit. Dallimet mes tyre ishin specifika të kohës dhe vendit. Edhe feja e Muhammedit a.s. ishte islam, pikërisht sikurse edhe atë parapraket, por ishte islam përfundimtar deri në Ditën e gjykimit.[2]

Përfundimi

Përfundojmë se në bazë të të gjitha feve të lashta që kanë pasur shpallje, qëndron një themel, i përbashkët, kurse ai është monoteizmi i pakompromis dhe i saktë dhe përkushtimi dhe bindja e pakushtë.
Dallimi në këto fe qëndron për shkak të feligjeve të ndryshme historike dhe për shkak të ndërhyrjeve njerëzore në fe.

قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ تَعَالَوْا إِلَى كَلِمَةٍ سَوَاءٍ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلَّا نَعْبُدَ إِلَّا اللَّهَ وَلَا نُشْرِكَ بِهِ شَيْئًا وَلَا يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضًا أَرْبَابًا مِنْ دُونِ اللَّهِ فَإِنْ تَوَلَّوْا فَقُولُوا اشْهَدُوا بِأَنَّا مُسْلِمُونَ ﴿64﴾

“Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!” (Ali Imran, 64).

Afrimi që e kërkon Allahu duhet të jetë i bazuar mbi të vërtetën e monoteizmit, i cili ekziston te çdo fe e shpallur. Ky monoteizëm nënkupton sinqeritet si ndaj Krijuesit ashtu edhe në raportet reciproke:

وَأَنْزَلْنَا إِلَيْكَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ مُصَدِّقًا لِمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ الْكِتَابِ وَمُهَيْمِنًا عَلَيْهِ فَاحْكُمْ بَيْنَهُمْ بِمَا أَنْزَلَ اللَّهُ وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَاءَهُمْ عَمَّا جَاءَكَ مِنَ الْحَقِّ لِكُلٍّ جَعَلْنَا مِنْكُمْ شِرْعَةً وَمِنْهَاجًا وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَجَعَلَكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَلَكِنْ لِيَبْلُوَكُمْ فِي مَا آَتَاكُمْ فَاسْتَبِقُوا الْخَيْرَاتِ إِلَى اللَّهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًا فَيُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ ﴿48﴾

“Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin me të vërtetën, si përmbushës të shkrimeve të mëparshme dhe mbrojtës të tyre. Prandaj gjykoji ata sipas asaj që të ka zbritur Allahu dhe mos ndiq dëshirat e tyre, duke u shmangur kështu nga e Vërteta që të është shpallur. Ne për secilin nga ju kemi sjellë një ligj dhe një rrugë të qartë. Sikur të donte Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai kërkon që t’ju provojë në atë që ju ka dhënë, andaj bëni gara për punë të mira! Të gjithë do të ktheheni te Allahu e Ai do t’ju lajmërojë për çështjet, rreth të cilave kishit kundërshti.” (El-Maideh, 48).[3]

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com