Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Enigma e besimit në islam

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Enigma e besimit në islam on Sat Oct 10, 2009 2:54 am

QeNdRiM


.
.
(Njohja me Krijuesin e Botëve)

Teksa vëzhgoja një recenzim të një punimi diplome që mbahej në një fakultet, dikush nga komisioni pyeti; se a janë edhe të krishterët besimtarë monoteistë pasi edhe ata hyjnë në grupin e tri feve monoteiste? Dhe nëse përgjigja do të ishte pwr njw politeizëm të tyre, sa do të ishte në rregull një gjë e tillë pasi ata besojnë tre zota ndërsa “ngjashëm” me ta myslimanët besojmë në 99 emra të Zotit, dhe logjikisht kjo teori do të sillte një barazim me politeizmin? Meqë nga aty nuk ishte e lejuar replika, më lindi ideja e një përpilimi studimor rreth kësaj enigme. Sot, edhe më shumë marrë shkas të shkruaj edhe për disa elemente tjera thelbësore që veçojnë enigmën e një besimi, sidomos atë të besimit islam.


Shpesh më çuditin disa besimdrejtë që në takim të parë me një jo fetar njohja e parë që i bëhet me besimin, nuk është pikërisht njohja me Krijuesin e Botëve, por janë disa elemente tjera të dorës së dytë e që për mendimin tim në një fillim njohje me një jo fetar do të ishin të pakuptimta madje edhe jo tërheqëse. Dobitë e një gjëje mund të vlerësohen pasi ajo gjë të dihet se produkt i cilit prodhues është. Rrjedhimisht, mirësia e besimit te besimtari do të ndihej më lehtë sikur ajo në fillim të nisej nga parimi se nga kush rrjedh ajo mirësi. Sa e pakuptimtë do të ishte për mua sikur dikush të me fliste për cilësitë e një besimtari, si thjeshtësinë, sublimitetin, pedanterinë, pa me treguar se rrjedhojë e cilës “shkollë” janë këto mirësi. Nuk dua t’i përçmoj aspak ata që filozofojnë dhe nuk thonë asgjë, në këtë rast do të dukesha e tillë edhe unë, por do të mundohem të dalë në një diskurs më të arsyeshëm duke strukturuar këtë studim më ndryshe karshi disave që kam lexuar deri më tani rreth pikëpamjeve besimore dhe thirrjes për në besim.

Besimdrejti do të mjaftohej çdo herë sikur të nisej nga parimet bazë të cilat ka përcaktuar Allahu për besimtarin islam. Në Hutben Lamtumirëse që është një ndër dokumentet më të kompletuara dhe domethënëse që ka njohur historia deri më sot, Pejgamberi a.s para një mase të madhe njerëzish prezantoi projektin më të kompletuar të një mirë menaxhimi të jetës njerëzore. Vetë fjalët e thëna, O njerëz! Dëgjoni çka po ju them dhe mbajeni mend mirë. Unë po ju lë librin e Allahut – kuranin të cilit nëse i përmbaheni gjithnjë do t’ju ruaj që të mos e humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësisë dhe të vërtetës. Kurani është libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtet e Allahut, fjalë e Tij në vërtetësinë e së cilës nuk ka kurrfarë dyshimi. Para vetes e keni tërë jetën time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur dhe punuar, jam përpjekur që të jetë në pajtim të plotë me urdhrat e Allahut. Ju vërtet nuk do të gjendeni në lajthitje përderisa t’i përmbaheni kuranit dhe sunetit tim.”

Besimi në Allahun dhe në Pejgamberin Muhammed a.s është ndër elementet parësore dhe të pashmangshme që cilëson individin në një grup të caktuar besimor të quajtur myslimanë. Të besuarit në Allahun nënkupton vetëdijesimin e njeriut me Krijuesin e tij. Ndërsa elementet tjera dobiprurëse që sjell besimi te individi janë të dorës së dytë që pashmangshëm janë edhe shëmbëlltyrë e njohjes së parë- njohjes me Krijuesin e Botëve. Nuk do të doja të ndihesha e trembur nëse një grup njerëzish besojnë Zotin dhe nuk janë të organizuar, por që besojnë brenda vetës se sa një grup njerëzish që janë të organizuar, por që nuk dinë se çka besojnë. Nuk do të dëshiroja të thurë këtë fjali të fundit në këtë formë, por e bëra me qëllim ngase më poshtë do të përmend disa cilësi – atribute të Allahut që do të qojnë njeriun shumë më lehtë në zbulimin e enigmës së besimit islam.

Të gjithë njerëzit teksa lexojnë diçka për fenë islame dhe u duket e pakapshme në momentin e leximit fillestar, a mund të bëjnë një meditimi më të thellë për të zbuluar enigmën e besimit? Ibën Rushdi porosit: “Për të argumentuar ekzistimin e Zotit t’u drejtohemi argumenteve të pakontestueshme, të lehta, të thjeshta dhe të qarta të cilat mund t’i kuptojmë pa pasur nevojë të zhytemi në thellësi të argumentimit dhe të polemikës, si dhe pa frikë se do të na paraqitet stërlodhja, pafuqishmëria ose mashtrimi. Ata janë argumente që i përmend shpesh kurani dhe mbi të cilat mbështetet shumica e argumenteve tjera, logjikisht të ndërlikuara. Ata mund t’i kuptojë njëlloj, i pashkolluari si edhe shkencëtari e filozofi. I pashkolluari i kupton në tërësi, sepse janë të thjeshta, të qarta, kurse shkencëtari i kupton në detaje sepse e din se ajo qartësi e argumenteve në Kur’an mbështetet në shumë dëshmi të cilat bëjnë një gjykim logjik, konstatimi i të cilave do të jetë i barabartë me konstatimin e ndonjë detyre të saktë matematikore”.

Nuk duhet pritur që dijet fetare të mirren vetën prej atyre që janë të profilizuar në drejtime të caktuar të fik-hut, akaidit e shkencave tjera, por atë dije duhet studiuar secili prej nesh, në mënyrë që të vërtetën e besimit tonë ta gjejmë me anë të mundësive njohëse që na ka dhuruar Krijuesi i Botëve. Sikur vetëm pak të analizonim vetveten tonë, do të zbulonim çdo dëshmi të Krijuesit, teksa dëgjojmë, teksa shohim, teksa arrijmë të kuptojmë gjëra të vështira studimore, do të ishte e çuditshme sikur mos të mund të zbulonim enigmën e besimit tonë. Kurani është dhuratë për besimdrejtin, si i tillë ka ardhur me qëllim që të tërheq vëmendjen në veprat e vullnetit, dijes, urtisë, rregullimit dhe drejtpeshimit që ndodhen në krijimin e botës dhe që të gjitha bashkarishtë orientojnë njeriun ka ekzistimi i Zotit, duke e mohuar çdo ide të një krijimi të rastësishëm.

Kurani si libër Hyjnor është shpallje e drejtuar njerëzimit, me gjuhë të njerëzimit, andaj nuk do të ishte fare e urtë nga ana e Zotit, që njerëzve t’u drejtohet për gjërat, të cilave ata nuk ua dinë as emrat, e aq më pak thelbin e tyre. Kurani tregon argumente e ekzistimit të Zotit, fuqisë së Tij, Vullnetit Dijes dhe Urtisë, dhe këtë me fjalë të thjeshta, të cilat edhe beduini nga shekulli shtatë do t’i kuptonte sikurse një shkencëtar i shekullit njëzetenjë. Vetë atributet e Krijuesit që karakterizohen me nëntëdhjetë e nëntë emrat e bukur të Krijuesit të Botëve, do të duhej të ishin zgjidhje e enigmës së besimit... dihet, për atë që ka mendje të kulluar.

Sikur të nisnim një listë të atributeve të Krijuesit të Botëve në këtë studim., jam e bindur se do të ishte bërë një studim disa faqesh, por për një njeri me mendje të kulluar, do të mjaftonte zgjidhja e një enigme besimore vetëm me përmendjen e disa atributeve të Krijuesit të Botëve.

Atributi “El-Latif” (përsosurisht i butë, i pa trup, i pa peshë, jo material) qartëson atributin e Krijuesit të Botëve se Ai në çdo kohë, në fshehtësi dhe në mosshikueshmëri, penetron në çdo gjë me pranishmërin e plotë me çdo gjë. Ai është “Es- Semi” (I Cili dëgjon në mënyrë të përsosur) pa organe të dëgjimit... Ai dëgjon vetvetiu. Ai është “El-Besir” (I Cili sheh) pa pamje, pa sy dhe pa nerva të shqisës së të parit. Ai sheh vetvetiu. Ai është “El-Mintekim” (Hakmarrës) ndaj nesh e jo ndaj Vetvetes. Ai është “El-Xhebbar” (I Fuqishëm) ndaj tiranëve. Ai është “El-Mudhil’l” (Nënçmues) ndaj atyre që meritojnë nënçmim. Ai është “Es-Sabur” (I Durueshmi) dhe nuk nxiton me dënimin. Ai është “Et-Tevvab” dhe “El-Gaffar” (Pranon pendimin dhe fal) për çdonjërit që pendohet dhe që i kthehet.

Cilësitë e njeriut:
Koha dhe historia nuk lëvizin horizontalisht, por në radhë. Stinët vijojnë njëra pas tjetrës. Njeriu është produkt i një vullneti Hyjnor. Ai është krijuar në formën më të bukur, është krijesa e vetme që Krijuesi i Botëve do të kërkojë përgjegjësi për çdo detaj të jetës së tij, është e vetmja krijesë të cilës i është dhënë intelekti dhe mundësia e veprimeve të zgjedhura prej vetë dëshirës së tij. Vetë të cilësuarit e njeriut si krijesë më e përsosur në planetin tokë, atë e cilëson me disa cilësi që atribuojnë edhe dëshirën e Krijuesit për ta bërë mëkëmbës në sipërfaqen e tokës. Të cilësuarit e njeriut, i butë, të dëgjueshëm, të cilit i është dhënë të pamurit, i cili është hakmarrës ndaj gjërave që nuk u pëlqejnë, është i fuqishëm të përballet më sfidat e ndryshme, mund të jetë nënçmues ndaj atyre që e meritojnë si dhe i durueshëm, qartësojnë për besimdrejtin se pozicionin që ka njeriu në tokë dhe cilësimin e tij si krijesa më e përsosur. Jo rastësisht kam përmendur atributet e Allahut- të gjitha cilësi që përmenda edhe për njeriun, larg asaj për të bërë një përngjasim me Krijuesin e Botëve - Krijuesin Absolut Allahun xh.sh, por vetëm për të vetëdijesuar vetveten dhe të tjerët se çfarë pozite gëzojmë ne si krijesa në sipërfaqen e tokës. Rrjedhimisht, sa do që të shkruhej në këtë drejtim aq më shumë njeriu do të ndiente përgjegjësin e tij që ka ndaj Krijuesit të Botëve – Allahut xh.sh.

Të cilësuarit e njeriut të tillë, si dhe duke përmendur mirësitë e tij pa prezantuar edhe shkollën nga rrjedhin këto produkte, më dukej një lloj miopie nga disa “njohës të mirë” të besimit islam. Është tejet e rëndësishme që të bëhet dallim mes disa mirësive të besimtarit që janë rrjedhojë e besimit islam, sikundër që është tejet e rëndësishme që në fillim të bëhet një pasqyrim më cilësor me Krijuesin e Botëve – Allahun xh.sh. atributet e përmendura për njeriun si drejtësinë, faljen dhe mëshirën, veprat e mira, parapëlqimin e drejtësisë dhe durimit, paqen etj, kanë ndikuar që myslimanët të jenë të suksesshëm në situata të caktuara madje edhe të pëlqyer, por pa njohjen e plotë me Krijuesin e Botëve, të gjitha këto cilësi për besimtarin do të konsideroheshin të panjohura se nga kush vijnë.

http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum