Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

SHTIMI – PAKËSIMI I IMANIT

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 SHTIMI – PAKËSIMI I IMANIT on Sat Oct 10, 2009 2:54 am

QeNdRiM


.
.
Sipas harixhive, mu’tezileve, zejdijve, selefijve, shumicës së kelamistëve esh’aritë, dhe Ibni Hazmit prej dhahirijve, të cilët punën (kryerjen e obligimeve fetare) e konsiderojnë pjesë të pandashme të imanit, imani shtohet dhe pakësohet edhe nga aspekti sasior (kuantitativ, kemmijjeh) edhe nga ai cilësor (kualitativ, kejfijjeh). Sipas kësaj, me kryerjen e punëve të mira imani shtohet, kurse me kryerjen e punëve të këqija imani pakësohet. Kjo nga shkaku se në Kur’anin fisnik ka disa ajete që tregojnë se imani shtohet e pakësohet:


إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ.(الأنفال 2:


„E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.“ (el-Enfal:2)

وَإِذَا مَا أُنْزِلَتْ سُورَةٌ فَمِنْهُم مَنْ يَقُولُ أَيُّكُمْ زَادَتْهُ هَذِهِ إِيمَانًا فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا فَزَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَهُمْ يَسْتَبْشِرُونَ . (التوبة : 124)
„E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë: “Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?” Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të.“ (et-Teubeh:124)

هُوَ الَّذِي أَنْزَلَ السَّكِينَةَ فِي قُلُوبِ الْمُؤْمِنِينَ لِيَزْدَادُوا إِيمَانًا مَعَ إِيمَانِهِمْ وَلِلَّهِ جُنُودُ السَّمَاوَاتِ وَاْلأَرْضِ وَكَانَ اللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا. (الفتح:4)
„Ai është që në zemrat ë besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahut është shumë i dijshëm dhe shumë preciz.“ (el-Fet’h:4)

Kurse sipas Ebu Hanifes dhe hanefijve të tjerë, kelamistëve maturidij, el-Xhuvejniut dhe disa të tjerëve prej esh’arive, çështja e shtimit dhe pakësimit të imanit duhet shikuar nga dy aspekte:

1. Nga aspekti i parimeve që duhen besuar (mu’menun bih) imani as nuk shtohet e as nuk pakësohet. Kjo nga arsyeja se për shembull nëse një njeri beson Zotin, librat e Zotit, pejgamberët e Zotit dhe ditën e Kijametit, mirëpo nuk u beson melekëve, ky njeri nuk konsiderohet se është besimtar dhe se ka iman. Këtu, me mospranimin e njërit parim të besimit, nuk është realizuar besimi (imani), e si të ketë shtim apo pakësim të imanit?! Të gjithë janë të obliguar t’u besojnë të njëjtave gjëra, të njëjtave parime. Nga aspekti i parimeve dhe kushteve që duhen besuar nuk ka asnjë dallim midis dijetarit dhe injorantit, pejgamberit dhe njeriut të rëndomtë, mashkullit e femrës. Nga aspekti i çështjeve që duhen besuar shtimi i imanit (por jo edhe pakësimi) mund të vijë në shprehje vetëm në kohën e Pejgamberit a.s., sepse ata në fillim është dashur të besojnë vetëm një Zot, pastaj më vonë melekët, librat etj....
Lidhur me këtë tematikë Ebu Hanifeja (v. 150/767) ka bërë një sqarim shumë të bukur: “Imani as nuk shtohet e as nuk pakësohet. Sepse shtimi i imanit është i mundshëm vetëm me pakësimin e kufrit (mosbesimit), kurse pakësimi i imanit është i mundshëm vetëm me shtimin e kufrit. Ndërkaq është një formë e gabuar e të menduarit që një njeri në të njëjtën kohë të jetë edhe mu’min (besimtar) edhe kafir (mosbesimtar).”

2. Nga aspekti i cilësisë (kejfijjeh) imani tregon shtim dhe pakësim. Imani i dikujt është më i fortë, më i fuqishëm e i dikujt është më i dobët. I dikujt është i plotë (kamil), kurse i dikujt është i mangët (nuksan). Imani i dikujt është në shkallën ilmu’l-jakin, ndërsa i dikujt në shkallën ajnu’l-jakin ose hakku’l-jakin. Në ajetet që u përmendën më lart bëhet fjalë për një lloj të këtillë të shtimit apo pakësimit të imanit. Për shembull, Ibrahimi a.s. kërkon prej All-lahut xh.sh. t’i tregojë se si i ringjall të vdekurit, kurse All-llahu xh.sh. e pyet: “a nuk beson (në këtë)?”, Ibrahimi a.s. i përgjigjet: “Gjithsesi se besoj, mirëpo dua të më flejë e qetësohet zemra”:

وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ أَرِنِي كَيْفَ تُحْيِي الْمَوْتَى قَالَ أَوَلَمْ تُؤْمِنْ قَالَ بَلَى وَلَكِنْ لِيَطْمَئِنَّ قَلْبِي قَالَ فَخُذْ أَرْبَعَةً مِنَ الطَّيْرِ فَصُرْهُنَّ إِلَيْكَ ثُمَّ اجْعَلْ عَلَى كُلِّ جَبَلٍ مِنْهُنَّ جُزْءًا ثُمَّ ادْعُهُنَّ يَأْتِينَكَ سَعْيًا وَاعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ . (البقرة:260)
“Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?” Ai (Zoti) tha: “A nuk beson?” Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha që zemra e ime të ngopet (bindje)!” Ai (Zoti) tha: “Merri katër shpezë pranë vete (therri e copëtoji), e pastaj në çdo kodër vëne nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejt, e dije se All-llahu është i Gjithfuqishmi, i Urti. ” (el-Bekara:260)

Me këtë na bëhet me dije se imani në shkallën ajnu’l-jakin i Ibrahimit a.s. është më i fortë e më i fuqishëm sesa imani i mëparshëm i tij që ishte i shkallës ilmu’l-jakin.




Shkëputur nga libri i Prof. Dr. Ahmed Saim Kılavuzit, Anahatlarıyla İslam Akaidi ve Kelam’a Giriş (Akaidi islam në vija të përgjithshme dhe hyrje në kelam), Stamboll, 1987, f. 34-35.

http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum