Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Përse është krijuar gjithësia?

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Përse është krijuar gjithësia? on Sat Oct 10, 2009 3:03 am

QeNdRiM


.
.
Ebu Mensur el-Maturidi

Në emër të Allahut Mëshirues e Bamirës

Falënderimi i kushtohet vetëm Allahut, që është i denjë për lavdërime dhe falënderime të pafundme si përgjigje ndaj të mirave të panumërta dhe favoreve të pallogaritshme të Tij! Prej Tij dhe vetëm prej Tij e lusim (kërkojmë) suksesin për të hyrë në rrugën e drejtë të Tij! Ebu Mansuri (Allahu e mëshiroftë!) thotë kështu: Në përgjigjen e pyetjes “Përse e ka krijuar Allahu gjithësinë?”, njerëzit kanë shfaqur pikëpamje të ndryshme.

a) Disa dijetarë kanë thënë se kjo pyetje është pa vend, se nuk mund të pyetet për një gjë të tillë, sepse Zoti i Lartmadhëruar është i përhershëm në të qenurit i Urtë (hakim), i Gjithdishëm (‘alim) dhe i Pasur (ganijj), nuk është e mundur që vepra e Tij të mbetet jashtë urtësisë. Nëse një akt ose vepër mbetet jashtë urtësisë, kjo vjen si pasojë ose e mosnjohjes së urtësisë, ose, kur lidhet pas rrugës së urtësisë, si pasojë e shfaqjes së ndjenjës së rrezikut për humbjen e ndonjë dobie. Me që Allahu i Lartë karakterizohet nga një dituri ku s’ekziston shenjë injorance dhe është i përsosur në atë formë sa të mos mbetet nën detyrimin e ndonjë nevoje që ta presë për t’iu plotësuar, kurrë nuk ndodhë që vepra e Tij të mbetet jashtë urtësisë. Kurse pyetja në formën “ Përse?” është e mangët në urtësi. Është për këtë që Allahu i Gjithfuqishëm dhe i Lartmadhëruar, duke shpërndarë ose fshirë iluzionin mbi mungesën e urtësisë dhe kotësinë e veprës hyjnore të Tij, ka urdhëruar: “Ne nuk e krijuam qiellin dhe tokën e çdo gjë që ndodhet mes tyre për zbavitje... Nuk merret Ai në pyetje për atë çka bën, por njerëzit!” Në këto ajete-argumente, i Madhi Zot ua ka tërhequr vërejtjen njerëzve që kanë iluzione për mangësi në individualitetin e Tij të lartë si dhe që pretendojnë për mungesë urtësie në veprën e Tij.

b) Kurse disa dijetarë kanë thënë kështu: Me që Allahu i Lartë është zotëruesi i mirësisë (ihsan) e i favorit (lutf), Atë do të duhej karakterizuar si konkretizues i favorit të Vet . Për pasojë, do të duhej të ekzistonte një gjithësi, me krijimin e së cilës Ai të konkretizonte favorin e Tij e ku të përhapte atë. Gjithashtu Ai është zotërues absolut (kadir) , mirëpo një fuqi zotëruese që nuk konkretizohet me asgjë, do të thotë asgjë. Ja, pra këtë Allahu ka krijuar.

c) Një grup i tretë dijetarësh kanë thënë se një pyetje e tillë është një supozim i pamundur, pasi ajo kërkon që gjërat e krijuara prej Tij të jenë krijuar si pasojë e ekzistencës,pra tyre, të një faktori shkakësor apo kauzal (‘il-let). Ndërkaq, ky faktor shkakësor mund të jetë ose diçka e krijuar (mahluk) dhe, në këtë rast, për Të mund të pyetet dhe hetohet ashtu si dhe për të gjitha krijesat, pa ndonjë ndryshim; ose mund të mos jetë ashtu; por edhe në këtë rast duhet të pranojmë në përhershmëri (në ezel) ekzistencën, krahas Zotit, edhe të diçkaje tjetër. Më e drejta, ashtu siç u parashtrua edhe pak më parë, është të pranojmë se akti i krijimit e ka zanafillën në të qenit etern së bashku me individualitetin e Tij.

ç) Është një grup tjetër që i parashtrojnë kështu mendimet e tyre: Pyetja “Përse Allahu e krijoi gjithësinë?” mund të merret me disa kuptime. Për shembull, mund të themi: “Përse krijoi një gjithësi të tillë e pse s’krijoi të atillë”. Në këtë rast, pyetja që bëjmë për këtë gjithësi, është po në këtë formë evidente edhe për atë gjithësinë tjetër. Përsëri, edhe pyetja “Pse Allahu i Lartë nuk e krijoi këtë krijesë në një kohë para asaj kohe që e krijoi?” ka të njëjtën vlerë,sepse “krijimi” nuk është diçka tjetër veç kohës, përkundrazi, koha lajmëron ekzistencën e krijesës e kështu, ekzistenca e saj realizohet bashkë me kohën.

Kjo pyetje për të cilën po bëjmë fjalë, duke pasur për synim cilësinë e kësaj gjithësie, mund të bëjmë për temë diskutimi fytyrën e brendshme të saj. Në këto kushte, pyetësi, në fakt, pyet për cilësinë e vetes së vet, sikur të pyeste “Përse po pyes unë, pse mundem të mendoj një pyetje, pse nuk u bëra unë një qenie e pamend (që nuk mund të mendojë)?” Kurse kjo është një nonsens, pasi të fut në një rrugë që të pengon për të bërë pyetje.

e) Një pjesë dijetarësh ka dashur t’i përgjigjet kështu kësaj pyetje: Allahu i Lartë e ka krijuar gjithësinë në bazë të shkaqeve të tilla që gjithësia të jetë pasojë e tyre, të krijohet në kontekstin e tyre dhe të vazhdojë pasi të trajtësohet pas tyre. Me të vërtetë, dihet se të gjithë autorët, veprat e tyre i realizojnë ngritur mbi disa qëllime me objektivë të largët. Ndërsa dihet se çdo subjekt që s’di gjë për përfundimet e veprës që kryesi dhe nuk e di se përse e kryen atë, është i privuar nga karakteristika e të qenit autor (fa’il).

Më në fund, lidhur me specifikën se si pasojë e cilave shkaqe është krijuar gjithësia, janë parashtruar disa pikëpamje. Është thënë se gjithësia, përjashtuar njeriun, është krijuar për ata (njerëzit dhe xhindët) të vënë në provë që ndodhen në të. Sepse urtësia hyjnore vetëm tek ata shfaqet; madhështia, epërsia, sundimi shfaqin simptomat e tyre tek ata; urtësia dhe jo urtësia në saje të tyre veçohen nga njëra tjetra. Për rrjedhojë, vetëm ata janë synimi i krijimit. Krijesat e tjera janë krijuar për ta, për përfitimet e tyre, janë trajtësuar dhe janë përgatitur si pretekste dhe udhëzues për provimin e tyre. Sa për të sprovuarit, këta janë krijuar për adhurim ose për ekzistencën esenciale të tyre, ashtu që të mundin të sigurojnë disa rezultate që do të bëheshin pretekst për t’u lavdëruar ose për t’u sharë si dhe që, në të dy rastet, do të kishin të bënin me atë vetë. Nuk ka dyshim se individualiteti i Krijuesit është i pastër nga këto qëllime që i përkasin krijesës, sepse i krijuar si nevojtar dhe i përgatitur me vetëdijen e dallimit të nevojave të veta si dhe të përcaktimit të rrugëve për t’i realizuar ato nevoja, nuk është Krijuesi, por ata vetë.

f) Është edhe një grup që thotë se “Allahu i Lartë nuk e ka krijuar të tërën (tërësinë e krijesave) në bazë të një shkaku të caktuar”. Sepse jashtë të tërës nuk mund të gjendet diçka tjetër që mund të përbëjnë një shkak. Në këto kushte, Allahu i Lartë vetëm disa gjëra i ka krijuar në vartësi të shkaqeve. Kjo i përngjet krijimit brenda të njëjtit vend të përgjithshëm, pasi edhe “vendi” (mekan) ekziston brenda “së tërës” (kul-l). Kjo do të thotë se Zoti i ka krijuar disa gjëra për disa të tjera gjëra. Gjithsesi, marrëdhëniet baba-bir si dhe lidhja shpërblim-ndëshkim (që e bëjnë të domosdoshme aktet, mbështeten në këtë parim.

g) Husejn (b. Muhammed en-Nexhxhar), në përgjigjen e kësaj pyetje ka thënë kështu: Gjithësia është krijuar për qëllime të caktuara, si p.sh, për të qenë udhërrëfyes dhe argument për të evidentuar ekzistencën e Allahut, për të përbërë shembull dhe këshillë, mirësi dhe mëshirë, për të shërbyer si ushqim dhe lëndë e parë, për t’u bërë pretekst për plotësim nevojash. Gjithësia është krijuar në mënyrë të tillë që, ndërsa diçka përbën mirësi për dikë, për dikë tjetër përbën fatkeqësi. Ai ka thënë edhe kështu: Po qe se Allahu do ta krijonte qenien në fillim vetëm për qëllim përfitimi (maslahat) dhe dobie, (menfa’at) në vetvete, krijimi i asnjë gjëje nuk do të mund të bihej para çastit të krijimit të saj ose të lihej për më pas; veçanërisht asnjë gjë nuk do të trajtësohej para se të krijoheshin qeniet që do të viheshin në provim (imtihan), asnjë gjendje nuk do të transformohej në një gjendje tjetër, nuk do të prodhohej asnjë tepricë (zijade) ose mangësi (noksan). Me që Allahu ka trajtësuar shumë e shumë krijesa që nuk mund t’i rrokë mendja dhe që nuk mund t’i njohë syri, atëherë, siç u parashtrua më lartë, do të kuptohet se krijimi nuk mbështetet në përfitim, por se çdo gjë është vënë në vendin e vet në përputhje me qëllimin e krijimit të vet dhe se gjërat dhe evenimenti ndërrojnë vend midis dobisë (menfa’at) dhe dëmit (darar).

h) Juristi Ebu Mansur el-Maturdi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë kështu: Thelbi i atyre çka u thanë gjer këtu, është ky: Me që-siç thonë ata- për Allahun nuk është e mundur diçka tjetër përveç asaj që Ai bën, atëherë, asgjë s’mund të jetë superiore ndaj asaj që bën Ai, sepse me çdo veprim të kryer , Ai ka lënë prapa cilësinë e paurtësisë . Përsëri sipas këtij opinioni, gjërat që ka krijuar i Lartmadhëruari, nuk i ka krijuar me vullnet, sepse, po që se do të nxirrte në shesh (krijonte) diçka tjetër nga çka krijuar, kjo do të bëhej pretekst për ngatërresë (fesad). Kështu do të ndodhte që Allahu do të mbetej i paaftë për të bërë të dobishme e të mbarë atë diçka në tjetër të ndryshme nga krijimi i tij. Mirëpo kjo s’është gjë tjetër veç momentit të fundit të cilësisë përbuzje (dhemm).

Ashtu siç pretendohet, nëse për Allahun e Lartë do të ishte e pamundur diçka tjetër veç asaj që ka krijuar në fakt, atëherë Ai, me ato krijesa të krijuara në fakt, do të kishte siguruar dobi si dhe, për t’u bërë i denjë për famë dhe lavdërime, do të ndodhej në pozicionin e nevojtarit ndaj tyre. Sepse personi që s’është i denjë për famë dhe lavdërim në vetvete, por me anë të diçkaje tjetër, për të fituar të drejtën e këtij lavdërimi është absolutisht nevojtar ndaj saj, është i detyruar ta siguroj atë. Sipas opinionit të kundërshtarëve tanë, vepra e Allahut është jashtë individualitetit të Tij dhe, ashtu siç Ai e ka të pamundur ta braktisë atë vepër, nuk është as e pranueshme të bëjë diçka tjetër veç asaj, sepse ajo diçka tjetër,e ndryshon nga vepra, ia ul nivelin Atij, e çon në mungesë urtësie. Në këto kushte, sipas pretendimit të kundërshtarëve tanë është konstatuar se Zoti me të bëmat e tij siguron përfitim dhe se vepra e Tij është jashtë individualitetit të Tij. Kurse kjo, sipas botëkuptimit të njerëzve me mend në kokë, s’është gjë tjetër veç karakteristikës së të qenit nevojtar.

Mjeshtri tha prapë kështu: Nuk ka dyshim se Allahu i Lartë është krijues si domosdoshmëri e individualitetit të Vet. Sepse “te krijuarit” është një koncept lavdërimi dhe lartësimi; është e pamundur që Allahu i Lartë të bëhet i denjë për këtë karakteristikë që do t’i siguronte përfitim, vetëm si pasojë e një shkaku tjetër si dhe krijues (autori i veprës) i kushtëzuar në këtë mënyrë, do të thotë se është nevojtar ndaj një tjetri. Me që u konstatua se Allahu i Lartë është krijues si domosdoshmëri e individualitetit të vet, atëherë nuk mund të mendohet që Ai të mos jetë krijues. Sipas kësaj edhe të pyesësh “përse” është krejt pa vend, identikisht sikur të pyesje “Pse është i aftë (muktedir), pse di?.

Fuqia dhe administrimi i përkasin vetëm Allahut!....


_____________
Fragment i shkëputur nga vepra “Hyrje në Kelam”, me autor Prof. Dr. Bekir Topaloğlu, Aruçi 1, Prishtinë, 2002., fq. 267-270.

http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Forumotion