Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Synimi për bërjen e veprës së keqe, është një e keqe

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM


.
.
Orhan Bislimaj

Imam Bezdeviu r.h. ka thënë: “Nuk ka mospajtueshmëri ndërmjet ymmetit se synimi për ta bërë veprën e keqe (edhe nëse nuk e vepron atë) është një e keqe, mirëpo megjithkëtë, sipas ehlus-sunneti vel xhemaatit, ajo konsiderohet e falur, përshkak të premtimit të Allahut të Madhëruar.”

Imam Bezdeviu[1] r.h. ka thënë: “Nuk ka mospajtueshmëri ndërmjet ymmetit se synimi për ta bërë veprën e keqe (edhe nëse nuk e vepron atë) është një e keqe, mirëpo megjithkëtë, sipas ehlus-sunneti vel xhemaatit, ajo konsiderohet e falur, përshkak të premtimit të Allahut të Madhëruar.” [2]

Hyrje

Në shumë raste ndodh që njeriu ‘synon’ ta bëjë një vepër të keqe, por për shkaqe të ndryshme, qofshin këto subjektive (të brendshme) apo objektive (të jashtme), nuk e vepron atë. Si qëndron çështja e këtij ‘synimi’?. A konsiderohet ky ‘synim’ për veprën e keqe, vepër e keqe edhe nëse nuk realizohet në vepër apo jo?! Nëse konsiderohet i tillë, a konsiderohet mëkat, për të cilin besimtari do të merret në përgjegjësi te Allahu dhe a ka nevojë të kërkuarit falje për të, apo nuk konsiderohet fare mëkat, pasiqë vepra nuk është realizuar?

Nga thënia e lartëcekur e Imam Bezdeviut r.a. duket qartë se ‘synimi’ për ta bërë veprën e keqe konsiderohet vepër e keqe. Kjo që e ka thënë ky imam, pa dyshim bartë një menquri të thellë dhe të gjerë, e cila reflekton, në radhë të parë rëndësinë e pjesës shpirtërore të njeriut; në radhë të dytë sistemin e përsosur të doktrinës islame e cila në përmbajtjen e vet bartë esencialisht një strategji të mirëfilltë në kalitjen e vetëdijes së njeriut për vepra të mira edhe nëpërmjet pengimin për mendime të liga; dhe në radhë të tretë mëshirën e Allahut ndaj besimtarit duke ia falur ato që nuk mund t’i kontrollojë në vetvete.

Domethënia gjuhësore dhe terminologjike e fjalës “el-hemmu”

Aktit të ‘synimit’ për bërjen e një vepre, pa marrë parasysh cilësinë e saj, nëse ajo është e mirë apo e keqe, i thonë ‘el-hemmu’ – synimi. Fjala ‘el-hemmu’, në aspektin gjuhësor është fjalë e gjuhës arabe dhe nënkupton aktin e synimit për të vepruar një vepër, të cilën megjithkëtë (për arsye të njohura apo të panjohura) nuk e vepron. [3] Ndërsa në aspektin terminologjik, nocioni ‘el-hemmu’, si term akaidi konsiston besimtarin i cili synon që ta bëjë një vepër të mirë apo të keqe, por që nuk mund ta realizojë për ndonjë arsye. Në këtë kontekst ekziston hadithi i Pejgamberit a.s., të cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibni Abbasi r.a. se Pejgamberi në atë që e transmeton nga Allahu i Madhëruar ka thënë:

“…Kush synon që të bëjë një vepër të mirë e nuk e vepron, Allahu tek Ai do ta shkruajë një vepër të mirë të plotë… Kush synon të veprojë një vepër të keqe e nuk e vepron, Allahu do ta shkruajë një vepër të mirë të plotë…” [4]

Dallimi ndërmjet nocioneve ‘el-hatretu’, ‘el-hemmu’ dhe ‘el-azmu’

Fakti se përcaktimi i saktë i fjalës ‘el-hemmu’, është pakësa i vështirë, ka bërë që kjo të diskutohet ndërmjet dijetarëve se çka në të vërtetë nënkupton fjala ‘el-hemmu’. Ka mendime që thonë se nocioni ‘el-hemmu’ është sinonim i fjalës ‘el-hatretu’ – mendimet që nuk zënë vend në zemër. Mirëpo, mendimi dominat është se ekziton dallimi ndërmjet fjalës ‘el-hemmu’ dhe ‘el-hatretu’. Gjersa me fjalën ‘el-hemmu’ - është për qëllim ajo që njeriu e planifikon me vetëdije të plotë dhe paramendim për ta vepruar, me fjalën ‘el-hatretu’ – është për qëllim ajo që vjen në mendje paparamendim, dhe nuk llogaritet mëkat aq sa nevojitet të kërkuarit falje për të dhe të vijë në shprehje ndëshkimi. [5] Përveç kësaj, po kështu fjala ‘el-hemmu’ ka një nuancë dallueshmërie me fjalën ‘el-azmu’, ndonëse që të dyja kanë një linjë të fokusimit.

Në bazë të vështrimit të përmbajtjeve të ajeteve, pastaj haditheve dhe fjalorëve të ndryshëm, mund të konstatojmë se nocioni ‘el-hemmu’ interferon ndërmjet fjalës ‘el-hatretu’ dhe ‘el-azmu’. E para, jo gjithherë mund të jetë pikënisja e saj, ndërsa e dyta shënon pikën e fundit në kapërcyll para aktit të kryerjes së një vepre të caktuar. Apo sipas një karakterizimi të përgjithësuar, fjala el-hatretu – referon imagjinatën e paformësuar të besimtarit për një veprim të caktuar, el-hemmu – referon mendimin e formësuar për një veprim duke inkorporuar synimin për të, ndërsa el-azmu – referon vendosmërinë e menduar për ta vepruar një veprim të caktuar. [6]

Poenta e çështjes

Është parim universal i Fesës Islame se doktrina e saj nuk karakterizohet vetëm me vlerat formale të njerut, sepse parasëgjithash, Feja Islame është besim (akide, akd), pra lidhja e fuqishme e njeriut për një objektiv të caktuar, në rastin konkret për Allahun e Madhëruar, e pastaj ajo karakterizohet me ligje dhe veprime praktike të të gjitha atyre obligimeve, qofshin të detyrueshme apo vullnetare, që dalin nga pranimi dhe deklarimi i atij besimi. Nisur nga ky parim, besimi islam insiston që në njeriun, përkatësisht në vetëdijen e tij dhe në shpirtin e tij, të instalojë kriterin themeltar sipas të cilit do ta veprojë çdo veprim të tij, pa marrë parasysh se kjo ka të bëjë me veprat e gjymtyrëve, apo me bindjet e brendshme të tij. Këtë, ia bënë të qartë duke i treguar se për të gjitha bindjet a mendimet që i pëshpëritë në shpirtë, janë të njohura dhe të ditura për Krijuesin e tij Allahun e Madhëruar, para të cilit do të dalë në llogari për të gjitha të bëmat e tij. [7] Mbase këtu qëndron edhe menquria e vërtetë, që përshkon denjësisht të gjitha metodat e Fesë Islame në edukimin e shoqërisë njerëzore, sikurse që po nga këtu fillon edhe përgjegjësia për të gjitha veprimet e tij, jo vetëm për veprimet e realizuara, por edhe për ato për të cilat ka vendosur për t’i vepruar, por për arsye të justifikueshme apo të pajustifikueshme nuk i ka realizuar.

Fakti se nuk është rasti i barabart si kur e synojmë një veprim për ta vepruar, si kur nuk e mendojmë fare një gjë të tillë, është një argument se ‘synimet’ për veprimin e një vepre të keqe, është një e keqe që shoqërohet me përgjegjësi te Allahu i Madhëruar. Kjo sepse, pikëpamjet e brendshme të besimtarit, të cilat në realitet përbëjnë trupin kotrollues dhe korrektues te veprimeve të tij në përgjithësi, duhet të jenë të prira për mendime të ndershme dhe të ndërgjegjshme. ‘Synimet’ e tij për të vepruar diçka, në shikim të parë, janë po ato që predestinojnë mundësitë e realizimit të veprës së caktuar. Ky është një rregull logjik. Secili që synon për ta vepruar një vepër, ai këtë e bënë sepse dëshiron që ta veprojë atë, përndryshe nëse nuk do të dëshironte, ai edhe nuk do të synonte fare për një gjë e tillë. Sërish, sipas kësaj teorie, besimtari që ‘syon’ për të bërë një të keqe, pa marrë parasysh se do të mund ta realizojë apo jo, ai faktikisht ka rënë në atë të keqe, sepse ka tentuar për ta bërë.

Këto dhe shumë arsye të tjera, bëjnë që dijetarët e ehlus-sunnetit vel xhemaatit, të deklarojnë se “vendosja për ta bërë veprën e keqe, konsiderohet vepër e keqe vetë ajo (vendosja), pavërësisht veprës së keqe, të cilën e ka synuar për ta bërë. [8] Pra ‘vendosja, është entitet në vete, kurse vepra e keqe është poashtu një entitet tjetër në vete.

Llojet e synimit për bërjen e veprës së keqe

Është shumë me rëndësi të bëjmë dallim ndërmjet llojeve të ‘synimit’ për të vepruar një vepër të keqe. Sepse, nuk mund të gjykojmë në total për të gjitha llojet e ‘synimit’, duke u bazuar në aparencë të formulës të cilën Imam Bezdeviu r.h. e ka artikuluar në thënien e tij. Në këtë aspekt, synimi për ta bërë veprën e keqe (el-hem-mu bis-sejjieti) është tre llojesh:
E para: Synimi për ta bërë veprën e keqe dhe lërja e tij për hirë të Allahut, e jo për hirë të dikujt tjetër;
E dyta: Synimi për ta bërë veprën e keqe dhe lërja e tij për hirë të njerëzve; dhe
E treta: Synimi për ta bërë veprën e keqe dhe pamundësia për ta vepruar atë për shkak të faktorëve të jashtëm.

Lërja për hirë të Allahut e ‘synimit’ për bërjen e veprës së keqe

Lërja e ‘synimit’ për bërjen e veprës së keqe, konsiston besimtarin, i cili megjithëse ka vendosur për të bërë një vepër të keqe, bën kthesë në vetevete dhe për hirë të Allahut, e braktisë atë ‘synim’, pra nuk e realizon në vepër. Për gjestin e këtillë, Allahu i Madhëruar do t’i shkruajë një të mirë të plotë. Mirëpo, për të qenë kjo e mirë kësisoji, ajo duhet që paraprakisht ta plotësojë një rregull të caktuar, të cilin e përmend Hittabiu, ku thotë:

“Shkruarja e veprës së mirë, vepër e mirë, për shkak të braktisjes së vepruari të ndonjë vepre të keqe, është që lërësi (et-taariku), parasëgjithash të ketë mundësi potenciale për ta vepruar atë vepër të keqe, e pastaj megjithkëtë mundësi, ai e lë atë dhe nuk e vepron. Sepse, vazhdon Hitabiu, njeriu nuk mund të quhet lërës përderisa nuk ka mundësi për ta vepruar akëcilën vepër. Kjo nënkupton rastin kur ndërmjet tij dhe dëshirës për ta vepruar një vepër paraqitet një pengesë (maani’un), që e privon nga mundësia, si për shembull, ai që shkon te një femër për të bërë zina (prostitucion), por rastësisht e gjen derën të mbyllur saqë nuk mund ta hapë atë e ta realizojë aktin.” [9]

Përpos këtij rregulli që është i përgjithshëm dhe përshkon secilin lloj të ‘synimeve’ që i përmendem më lartë, në anën tjetër, në mënyrë që braktisja për hirë të Allahut e ‘synimit’ për të vepruar një vepër të keqe të çertifikohet një e mirë e plotë te Allahu i Madhëruar, kushtëzohet nga tri kushte:
1. që lërja e synimit për vepër të keqe të ekzistojë krahas mundësive potenciale për ta vepruar atë;
2. që lërja e synimit për vepër të keqe të ndodhë vetëm për hirë të Allahu të Madhëruar dhe të askujt tjetër, dhe
3. që lërësi, mos të deklarojë me gojën e tij publikisht se ka ndërmend për ta bërë këtë vepër apo atë vepër tjetër të keqe.

Këto kushte kanë mbështetje në shumë hadithe të Pejgamberit a.s..

Transmeton Ebu Hurejre r.a., i cili ka thënë: ka thënë Pejgamberi a.s.:

إِنَّ اللَّهَ تَجَاوَزَ لِأُمَّتِي مَا حَدَّثَتْ بِهِ أَنْفُسَهَا مَا لَمْ يَتَكَلَّمُوا أَوْ يَعْمَلُوا بِهِ

“Allahu ia ka falur ymmetit tim atë që e flasin në vete, përderisa nuk e flasin publikisht dhe nuk e veprojnë” [10]

Sipas këtij hadithi, Allahu i Madhëruar “vendosjen për ta bërë veprën e keqe duke ekzistuar mundësia e saj”, e ka llogaritur vepër të keqe, mirëpo ajo konsiderohet e falur (e pa ndëshkueshme) në shenjë nderimi ndaj ymmetit të Muhamedit a.s. (سيئة مغفورة كرامة لهذه الأمة)[11]
Kjo, sepse, është shumë vështirë që njeriu t’i kontrollojë hidhërimet e tij apo gjendjet e tij emocionale, të cilat në raste specifike, imponojnë mendime të iritueshme. Nëse besimtari do të merrej në përgjegjësi për të gjitha këto, shpirti i tij do rëndohej me diçka që është e papërballueshme, sepse ai është i karakterizuar me cilësitë që me shumë vështirësi mund t’i dominojë, sikurse është hidhërimi, nervozizmi, xhelozia etj. Një shqetësim të këtillë e kanë shprehur edhe sahabët – shokët e Pejgamberit a.s. para Resulullahit s.a.v.s..

Imam Ahmedi transmeton prej Muxhahidit, i cili thotë: Hyra tek Ibni Abasi dhe i thashë: O baba i Abasit, isha tek Ibni Omeri e ai e lexoi këtë ajet dhe qau. Ai tha: Cilin ajet e lexoi. Unë i thashë: ajetin: “e për atë që e keni në shpirtin (veten) tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, Allahu do t’ju marrë në përgjegjësi (llogari)…” Ibni Abbasi tha: Kur u shpall ky ajet, sahabët u brengosën dhe u zemëruan shumë dhe thanë:O, i Dërguari i Allahut, u shkatërruam. Nëse përgjigjemi për fjalët që i themi dhe për veprat që i bëjmë, çdo gjë është në rregull, por zemrat nuk mund t’i dirigjojmë. I Dërguari a.s.v.s. u tha:”Thoni: Dëgjuam dhe respektuam”, e ata thanë: dëgjuam dhe respektuam. Tha ky ajet u shfuqizua nga ajetet vijuese: I Dërguari asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut…” deri te Fjalët e të Lartëmadhërishmit: “Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo ( ekeqe) që meritoi”. Kështu, ua fail atë që ua pëshpërit shpirti, ndërkaq do të përgjigjen për punë që i bëjnë.[12]

Këtë brengë që sahabët e kanë ngritur te Pejgamberi a.s., Allahu i Madhëruar nga mëshira e Tij, ua ka lehtësuar përmes faljes së Tij. Kjo falje nga Allahu, përpos që ka mbështetje në hadithin e sapotheksuar më lartë, ka mbështetje edhe në hadithin tjetër në vijim.
Në Hadithin, të cilin e përcjell Hem-mam bin Muneb-bih, e ky nga Ebu Hurejra r.a., se Resulullahi s.a.v.s. në atë që e transmeton nga Allahu i Madhëruar ka thënë:

قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ إِذَا تَحَدَّثَ عَبْدِي.... بِأَنْ يَعْمَلَ سَيِّئَةً فَأَنَا أَغْفِرُهَا لَهُ مَا لَمْ يَعْمَلْهَا فَإِذَا عَمِلَهَا فَأَنَا أَكْتُبُهَا لَهُ بِمِثْلِهَا وَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَتْ الْمَلَائِكَةُ رَبِّ ذَاكَ عَبْدُكَ يُرِيدُ أَنْ يَعْمَلَ سَيِّئَةً وَهُوَ أَبْصَرُ بِهِ فَقَالَ ارْقُبُوهُ فَإِنْ عَمِلَهَا فَاكْتُبُوهَا لَهُ بِمِثْلِهَا وَإِنْ تَرَكَهَا فَاكْتُبُوهَا لَهُ حَسَنَةً إِنَّمَا تَرَكَهَا مِنْ جَرَّايَ

“Allahu i Madhëruar ka thënë: Kur robi Im … flet në vete për të vepruar një vepër të keqe, përderisa nuk e vepron, Unë ia fali atë. E nëse e vepron atë, për të ia shkruaj një fishin (një të keqe) e asaj vepre. Pejgamberi a.s. tha: Melaikët thonë: O Zot, ky robi yt dëshiron të veprojë një vepër të keqe, ndërkohë është i vetëdijshëm për të keqen e saj. Ai (Allahu) thotë: vëni re (përcjillnie) nëse e vepron, atëherë shkruajini një vepër të keqe, e nëse e lë së vepruari, atëherë shkruajini një të mirë, nga që e ka lënë nga frika Ime…”[13]

Sipas këtyre haditheve tregohet qartë se lërja e veprës së keqe “kushtëzohet që të jetë për Allah. Ky person meriton një të mirë të plotë, ngase me lënien e punës së keqe, ka pasur për qëllim pëlqimin e Allahut.[14]

Lërja e ‘synimit’ për bërjen e veprës së keqe për hirë të njerëzve

Derisa lërja e ‘synimit’ për bërjen e veprës së keqe, për hirë të Allahut, konsiderohet një e mirë e plotë te Allahu, në anën tjetër besimtari ‘që e lë veprimin e punës së keqe, pasiqë ka vendosur ta veprojë atë, nga frika e njerëzve ose për lavdë, ai nuk meriton që për të, t’i shkruhet ndonjë e mirë. Madje thuhet se ai do të dënohet për lënien e punës së keqe për këtë qëllim, sepse ai i ka dhënë përparësi frikës së njerëzve ndaj frikës së Allahu, gjë e cila është haram. Po ashtu lënia e veprës për lavdi është haram.’[15] Këtë dukuri, Pejgamberi a.s. në një rast tjetër e ka llogaritur si politeizëm të vogël apo shirku i vogël.

Transmeton Imam Ahmedi nga Mahmud bin Lebid r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë:

إِنَّ أَخْوَفَ مَا أَخَافُ عَلَيْكُمْ الشِّرْكُ الْأَصْغَرُ قَالُوا وَمَا الشِّرْكُ الْأَصْغَرُ يَا رَسُولَ اللَّهِ قَالَ الرِّيَاءُ يَقُولُ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ لَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِذَا جُزِيَ النَّاسُ بِأَعْمَالِهِمْ اذْهَبُوا إِلَى الَّذِينَ كُنْتُمْ تُرَاءُونَ فِي الدُّنْيَا فَانْظُرُوا هَلْ تَجِدُونَ عِنْدَهُمْ جَزَاءً

“Unë për ju frikësohem më së shumti nga shirku i vogël (esh-shirkul asgar). Ata (sahabët) i thanë: O i dërguari i Allllahut çka është shirku i vogël? (Pejgamberi a.s.) tha: Është rijaja – të bërit e një vepre edhe për hirë të njerëzve. Allahu i Madhëruar do t’u thotë atyre në Ditën e Kijametit kur njerëzit do të shpërblehen për veprat që kanë bërë: shkoni në dynja te ata për të cilët keni vepruar dhe keni pasur kënaqësinë që t’u shohin, a mos do të gjeni ndonjë shpërblim!? [16]

Lërja e ‘synimit’ për bërjen e veprës së keqe për shkak të pamundësisë

Dijetarët nuk janë të një mendimi rreth çështjes së atij, i cili, ndonëse e ka synuar bërjen e veprës së keqe, por përshkak të faktorëve të jashtëm nuk mund ta bëjë.

Në shumë vende në Kur’an, Allahu i Madhëruar tërheq vërejtjen për gjërat e liga që i përkasin sferës së brendshme të njeriut, e që në një rast të mundshëm, mund të çojnë në realizimin e akteve të shëmtuara (mëkateve). Po në këto citate, janë konsideruar me përgjegjësi veprimet e zemrës apo të gjitha ato ‘synime’ që reflektojnë bërjen e një vepëre të keqe, por që për shkaqe të jashtme nuk mund të realizohen praktikisht. Besimtari i këtillë, jo se nuk është justifikuar, por përkundrazi është përmendur ta bartë përgjegjësinë e ‘synimit’. Le t’i përmendim disa prej këtyre citateve:

“Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër…”[17]
“O ju që keni besuar largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat…”[18]

Pastaj ajeti, të cilin e kemi përmendur më lartë:
“… E për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehetë, Allahu do t’ju marrë në përgjegjësi, e ia fal atij që do dhe e dënon atë që do..” [19] .

Në këto citate, Allahu xh.sh. ka përmendur përgjegjësinë për ato gjëra të liga që njerëzit i mbajnë në zemrat (shpirtërat) e tyre, duke precizuar se i deklaruan publikisht apo jo, përgjegjësia për to u bie njësoj. Mirëpo për cilët intriga është fjala? Mbase, sigurisht se jo për ato intriga të cilat njeriu i fsheh në zemrën e tij, por që nuk i vepron për hirë të Allahut, me gjithë mundësinë për t’i vepruar. E as për ato intriga, të cilat në mënyrë të pavetëllogaritshme (el-hatretu) interferohen në mendjen e njeriut, pa marrë parasysh se sa të rrezikshme mund të jenë ato nëse do të realizoheshin. Nëse jo këto, atëherë vërtetohet se qëllimi në ajetet e përmendura dhe në hadithet e shumta të kësaj natyre, mbase mund të jetë për ato qëllime të këqija, që ekzistojnë në shpirtin e njeriut, të cilat me vetëdije të plotë dhe vendosmëri (el-azmu) kontribuojnë për realizimin praktik të tyre. Për të tillat bindje, njeriu do të merret në përgjegjësi, pa marrë parasysh se i mban të fshehura ato, i publikon ato, apo i realizon në vepër. Për të gjitha, pa dallim ekziston pesha e përgjegjësisë te Allahu i Madhëruar në proporcion me peshën e rëndë të veprës së ligë potencialisht të mundur. Sepse është e qartë, vendosja dhe pastaj realizimi praktik i aktit të veprës së keqe, është më i rëndë se sa një akt që ngel vetëm në fazën e ‘synimit’ a ‘vendosjes’ dhe për shkaqe të jashtme penguese nuk arrinë të realizohet. Në këtë aspekt, argument e kemi hadithin e vërtetë të cilin e transmeton Buhariu nga Ahnef bin Kajs i cili thotë: Pejgamberi a.s. ka thënë:

إِذَا الْتَقَى الْمُسْلِمَانِ بِسَيْفَيْهِمَا فَالْقَاتِلُ وَالْمَقْتُولُ فِي النَّارِ قُلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ هَذَا الْقَاتِلُ فَمَا بَالُ الْمَقْتُولِ قَالَ إِنَّهُ كَانَ حَرِيصًا عَلَى قَتْلِ صَاحِبِهِ

“Kur dy musliman takohen me shpatat e tyre, atëherë mbytësi dhe i mbyturi janë në zjarr. I thash: O i Dërguari i Allahut, ky është vrasësi, por çka është puna e të vrarit? Pejgamberi a.s. tha: “Ai e kishte synuar vrasjen e shokut (vëllaut) të vet”.[20]

Megjithkëtë, le ta themi edhe këtë se, ekziston mendimi pragmatik i dijetarëve, që ‘synimet’ për bërjen e veprës së keqe (pa marrë parasysh se për çfarë arsye nuk ka mundur t’i relalizojë), të cilat nuk e marrin formën e prerë të vendosmërisë dhe përderisa pronari i tyre nuk i publikon, pra nuk i flet haptazi, të falen te Allahu i Madhëruar nëpërmejt formave të ndryshme përfshirë këtu bërjen e veprave të mira, largimin nga mëkatet e mëdha, pastaj kërkimin falje, pendimin etj.[21] Por, mbi të gjitha, kur jemi këtu, duhet respektuar dy kushtet kryezore: 1. mospublikimit e synimit të keq dhe 2. mosveprimin e asaj vepre të keqe të synuar, sipas hadithit të Pejgamberit a.s.

“Allahu ia ka falur ymmetit tim atë që e flasin në vete, përderisa nuk e flasin publikisht dhe nuk e veprojnë”.[22]

http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum