Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Dita e Ringjalljes dhe ora e llogarisë

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Dita e Ringjalljes dhe ora e llogarisë on Sat Oct 10, 2009 3:06 am

QeNdRiM


.
.
Prof. Dr. Muhamed Ratib Nabulsi

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve! Salevatet dhe selamet qofshin mbi zotëriun tonë Muhamedin, mbi Familjen e tij dhe gjithë shokët e tij! O Zoti ynë, na mëso atë që kemi dobi dhe bëre që të kemi dobi prej asaj që na mëson dhe na shto diturinë, o Zoti ynë!

Allahu i Madhërishëm në shumë ajete të Kur’anit Fisnik, besimin në Ditën e Ringjalljes e ka bashkëngjitur me besimin në Allahun Një.

Kjo është nga arsyeja se të besuarit në Ditën e Ringjalljes, në jetën e amshimit është pjesë plotësuese e besimit në Allahun Një, dhe e paluhatshmërisë në rrugën drejt të mirave.

Të besuarit në ringjalljen dhe në llogarinë konsiderohet, nga faktorët më kryesor për edukimin dhe paluhatshmërinë që Allahu i Madhërishëm përmes këtij besimi edukoi robin e Tij.

Ne, nëpërmjet këtij punimi të shkurtër dëshirojmë që të shpalosim dhe të shohim se besimi në ringjalljen si ndikon në edukatën dhe etikën e besimtarit musliman. Për të parë sa më qartë këtë ndikim do të bëjmë krahasime mes atyre që besojnë në Ditën e Ringjalljes dhe atyre që nuk besojnë në këtë, sepse vetëm përmes këtyre krahasimeve mund të ndriçohet e vërteta e ndikimit, apo e mungesës së besimit në Ditën e Ringjalljes në edukatën e secilit prej tyre besimtarit dhe jobesimtarit.

Jobesimtari (kafiri) i cili nuk beson në Ditën e Ringjalljes, këtë botë e sheh dhe e koncepton vetëm si rast të artë, andaj nuk guxon që nga ky rast të humbet as edhe një moment pa fituar dhe grumbulluar pasuri, pa shfrytëzuar kënaqësi, dëfrime dhe ahengje të jetës. Gjykohet kështu, ngase sipas tij kjo bëtë është materiale, dhe jeta kalon me shpejtësi, andaj patjetër të dëfrehet dhe kënaqet me të gjitha format e mundshme, sepse përndryshe do të jetë i humbur... Përndryshe, çka do ta bindë atë që t’i largohet të ndaluarës-haramit dhe të punoj sipas së lejuarës- hallallit? Çka do ta bindë atë që ta braktisë epshin dhe kënaqësitë e tij ? Cili do të ishte kompensimi i tij nëse i largohet nga kënaqësitë e kësaj jete, përderisa ai nuk beson në Ditën e Llogarisë?

Andaj çdo kusht që e kushtëzon atë dhe që i thotë ndalohu te ky kufi, në ndjenjën e tij konsiderohet pengesë, sepse koncepti i tij ndaj botës është se kjo botë, kjo jetë është rasti të cilin nuk guxon ta humbas, e në të kundërtën e konsideron veten e tij të çmendur (ahmak).

Kurse besimtari islam, që beson në Ditën e Ringjalljes dhe në llogarinë, sendet i sheh dhe i koncepton sipas realitetit të tyre që janë. Kjo botë sipas botëkuptimit të tij është vendbanim i përkohshëm dhe arenë sprovimi, kurse bota tjetër është vendbanimi i përhershëm.

Ejani të shohim me sytë tanë se si është zemra e besimtarit musliman që beson në Ditën e Ringjalljes. Si është ndjenja dhe edukata e tij pas besimit. Besimi i tij në Ditën e Ringjalljes dhe në llogarinë e këshillon duke i thënë:

Të respektosh dhe të veprosh sipas urdhrit të Allahut të Madhërishëm - është rruga që shpien për në Xhennet, kurse mosrespektimi i urdhrave të Allahut është rruga që shpien në Xhehenem, rrugë e keqe. Po, është e vërtetë se njeriu bënë gabime, sepse është njeri, por menjëherë pas gabimit kur heton se ka bërë gabim shpejton që përmes portës së pendimit të rikthehet te Allahu i Madhërishëm...

Allahu i Madhërishëm thotë: “Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (Allahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).” (El-Arafë, 201).

Besimtari musliman që e beson Ditën e Ringjalljes, nëse ecë rrugës së Allahut dhe zbaton ligjet e Tij, ndoshta nga njerëzorja e tij shpeshherë ndien ngushtesa në jetë, por këto janë para se të përqendrojë veten e tij në besim, e pasi të bëhet i paluahtshëm dhe të formojë lidhje me Krijuesin e tij, atëherë përfshihet në fjalën e Allahut të Madhërishëm ku thotë: “S’ka dyshim se ata që thanë: “Allahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde Xhennetin që u premtohej.” (Fussilet, 30). Pra ajeti na porositë duke thënë, ruanie paluhatshmërinë tuaj në mënyrë që të shijoni kënaqësinë e besimit.

Besimtari i vërtetë që të lirohet nga brengat e tij, nga ndjenjat e lakmueshmërisë së kësaj bote, patjetër duhet që vetes së tij t’i parashtrojë disa pyetje dhe t’iu përgjigjet atyre. Cila është më e mirë dhe më e bukur, më e këndshme dhe më e vlefshme, kënaqësitë e kufizuara të jetës së kësaj bote të mbushura plotë me lodhje dhe peripeci, sepse nëse asnjë lodhje tjetër nuk e ngacmon njeriun, mjafton ngacmimi i kalimit të jetës me shpejtësi, dobësimi dhe humbja e shëndetit dhe e pasuris etj.; Apo ndoshta më e mirë, më e këndshme është jeta e cila nuk ka fund, nuk ka ngushtime dhe shqetësime, porse njeriu gjithnjë është i kënaqur?

Cila është më e vërtetë që të veprohet për të? Cilën jetë duhet lënë për tjetrën? Cila ka përparësi më shumë se tjetra?

A ka përparësi kënaqësia e kësaj bote e cila zgjatë vetëm disa çaste dhe njeriu sërish kthehet në monotoninë, bezdisjen dhe lodhjen e kësaj jete... A ka kjo jetë më shumë përparësi, që në të të realizohen kënaqësitë e kësaj bote, dhe të lëmë pas dore dhe braktisim begatitë për të cilat Allahu i Madhërishëm thotë: “Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinim.” (Ankebutë, 64).

Andaj, është mirë që kur besimtari musliman hasë në ndonjë ndalesë, të përkujtojë ndjenjën e ndëshkimit nga Allahut për atë që nuk e rrespekton atë ndalesë, e pastaj të kthehet dhe të bëjë krahasime, cila ka më shumë përparësi, të largohet nga veprimi i ndaluar, pra të mos veproj ndalesën dhe të ballafaqohet me vështirësinë e ndalesës që ka mundësi të përballohet, apo të veproj përkundër ndalesës dhe të ballafaqohet me vështirësinë - dënimin e Allahut të Madhërishëm që nuk ka mundësi të përballohet dhe nuk përfundon kurrë. Vështirësitë me të cilat ballafaqohet njeriu në këtë jetë, sado që të jenë të rënda ato janë të kufizuara në kohë, por çka mendon njeriu për vështirësinë dhe dënimin e Allahut të Madhërishëm në jetën e botës tjetër për të cilën Allahu thotë:

“Eshtë e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t’i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. Allahu është i Plotëfuqishëm, i Drejtë.” (En-Nisa, 59).

Kështu qëndron çështja kur besimtari musliman përjeton çështjet sipas realitetit që janë, pra ai ka gadishmëri të ndalohet nga veprimet e ndaluara dhe të ballafaqohet me vështirësinë e ndalimit në jetën e kësaj bote dhe të bëhet i paluhatshëm në zbatimin e urdhrave të Allahut të Madhërishëm, sepse është i vetëdijshëm se kjo vështirësi si pasojë e ndalimit i kompensohet me nënshtrueshmëri dhe shpërblim të madh te Allahu Fuqiplotë. Në këtë formë ai vepron sipas porosisë hyjnore dhe ndien kënaqësi në veprimin e tij, pra nuk përjetonë vështirësi.

Ta marrim si shembull, njeriu është i detyruar të pasurohet vetëm sipas hallallit dhe të largohet nga harami, por jo vetëm kaq ai është i detyruar edhe me obligime konkrete nga pasuria e tij, pra ta shpenzojë atë në rrugën e Allahut të Madhërishëm dhe ai ndihet i kënaqur kur atë e shpenzon në rrugën e Allahut e nuk ndihet i sanksionuar për këtë arsye ai është dorëhapur dhe bujar gjithmonë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmë.

Pra, njeriu i cili beson në Ditën e Fundit, në Ditën e Ringjalljes, ai gjithnjë jeton me ato momente, ai gjithnjë jeton me faktin se gjendet para Allahut të Madhërishëm dhe do të japë llogari për çdo punë që e ka vepruar. Ai gjithnjë jeton me faktin se ata që rrespektuan urdhrin e Allahut do të jetojnë në begatitë e Allahut të Madhërishëm, kurse ata që vepruan kundër urdhrave të Allahut do të jetojnë në ndëshkimin e Allahut të Madhërishëm. Andaj, besimi në Ditën e Gjykimit është motiv që e motivon besimtarin musliman që veprimtaria e tij të jetë konform kënaqësisë së Allahut të Madhërishëm dhe të largohet nga veprimet që Allahu nuk është i kënaqur me to dhe të largohet nga ndëshkimi.

Nga këtu del se njeriu bën përpjekje që të përforcojë besimin dhe edukatën e tij, në mënyrë që tërë potenciali i tij të shpenzohet në përpjekjen që gjithë jeta dhe veprimtaria e tij të jenë në harmoni me atë që Allahu është i kënaqur me të dhe të fitojë kënaqësinë e Allahut të Madhërishëm si në jetën e kësaj bote ashtu edhe botës tjetër.

O Zoti ynë, na i prano neve veprimet tona dhe na bënë prej atyre që dëgjojnë fjalët dhe veprojnë sipas më të mirës! Amin!

http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Private forum on Forumotion | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum