Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Rreziku nga keqpërdorimi i vakëfit

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Rreziku nga keqpërdorimi i vakëfit Empty Rreziku nga keqpërdorimi i vakëfit Sat Oct 10, 2009 3:09 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Themelimi i institucionit të vakëfit paraqet formën më të lartë të humanizmit dhe altruizmit njerëzorë, dhe si i tillë akti i kontratës së themelimit të këtij institucioni, për dallim nga kontratat tjera, në vete ngërthen edhe bartjen apo tjetërsimin dispozitiv esencial të pronës, për të cilën është bërë lidhja e kontratës së vakëfit, ngase nga momenti i themelimit të kontratës së vakëfit, prona e tillë përfiton dispozitën e shenjtërisë dhe kjo normë ngelë për këtë pronë derisa të ekzistojë kjo botë.



Nga kjo kontratë, përveç se nënkuptohen të drejtat e menaxhimit dhe të shfrytëzimit të saj, ajo paraqet edhe detyrime që sipas normave të besimit dhe etikës islame, mosrespektimi i këtyre normave paraqet akt të shëmtuar dhe djallëzor për të cilat njeriu doemos duhet të mbajë llogari dhe përgjegjësi para Krijuesit të tij, kurse sipas rregullave juridike praktike islame mosrespektimi apo përdhunimi i këtyre të drejtave dhe detyrimeve paraqet jo vetëm akt të shëmtuar por edhe veprim penal për të cilën parashihen sanksione.

Shenjtëria e pronës përmes kontratës së vakëfit, pronës i dhuron një atribut përmes së cilit dallohet nga pronat dhe pasuria e rëndomtë si në aspektin dispozitiv ashtu edhe në aspektin e menaxhimit të saj. Me qenë se përmes kontratës së vakëfit, besimtari islam-vakëflënësi ka shprehur gatishmëri sakrifikimi të pronës së tij për hir të Allahut xh.sh, duke hequr dorë nga e drejta e tij pronësore, dhe të njëjtën ta dedikoj në shërbim të shoqërisë, për të ndihmuar kategori të ndryshme sociale siç janë skamnorët, jetimët, udhëtarët, nxënësit, studentët, punëtorët e arsimit dhe të thirrjes islame, të sëmuarve dhe shumë kategori tjera, kjo pronë me automatizëm përfiton statusin e shenjtërisë.

Arsyeja që kjo pronë përfiton statusin e shenjtërisë qëndron në faktin se kjo pronë e nxjerrë nga pronësimi i individit, e përcaktuar për shfrytëzimin e kategorive të rrezikuara sociale, për dallim nga pronat tjera të rëndomta kjo pronë e shenjtë frytet e saja janë dubluara, ngase në jetën e kësaj bote dhuron fryte për nevojtarët duke i ndihmuar ata në sfera të ndryshme, kurse për vakëflënësin e saj konsiderohet sadeka rrjedhëse që pa ndërprerë në konton e tij rrjedhin shpërblime edhe pas vdekjes së tij.

Këtë e vërteton hadithi i Pejgamberit s.a.v.s. ku ka thënë: ”Kur të vdes njeriu veprimtaria (për të cilën shpërblehet) e tij ndërpritet, përveç tri gjërave; sadeka rrjedhëse (nëse len pas vete), dituri të dobishme dhe fëmij të mirë i cili i lutet (Allahut) për te“. Shenjtëria e pronës së vakëfit fshihet pikërisht në faktin se ky veprim para së gjithash dhe mbi të gjitha konsiderohet adhurim ndaj Allahutxh.sh., si dhe në urtësinë e pavdekshmërisë së saj Akti i shenjtërisë së pronës së vakëfit është akt që e njeh dhe respekton jo vetëm e drejta islame, porse akti i shenjtërisë së pronës së vakëfit njihet dhe pranohet edhe nga e drejta ndërkombëtare pozitive.

E drejta e menaxhimit

Heqja dorë nga e drejta pronësore dhe e drejta shfrytëzimit të dobive të saja, si dhe dhurimi i kësaj të drejte të tjerëve në emër të Allahut, paraqet aktin e shenjtërisë së saj, akt ky i cili vetvetiu ndërpret të gjitha manipulimet dhe keqpërdorimet e kësaj prone nga individ dhe palë të caktuara. Pikërisht nga akti i dhurimit dhe mbylljes së saj si pronë vakëfi, detyron personat juridik dhe administratorë të cilët menaxhojnë me pronën e vakëfit që të jenë të kujdesshëm dhe të drejtë në menaxhimin e tyre.

Në shoqërinë ku ka funksionuar e drejta islame, përgjegjësinë për menaxhimin dhe përkujdesjen e vakëfit e kanë bartë gjykatësit apo gjykatat e veçanta të formuara për vakëfit përmes drejtorive të veçanta të vakëfit. S’do mend se menaxhimi meremetimi dhe mirëmbajtja e pronave të vakëfit sistemohet nga të ardhurat e veta pavarësisht se një çështje e tillë është porosi apo jo e vakëflënësit, sepse nëse nuk meremetohet dhe nuk menaxhohet atëherë prona e tillë shkon drejt likuidimit të saj fizik dhe e humb karakterin e saj të përhershmërisë që është në kundërshtim me qëllimin e lënies së vakëfit.

Menaxhuesit dhe administratorët e vakëfit nuk kanë obligim vetëm ruajtjen e esencës së saj, por njëkohësisht me menaxhim të drejtë kanë për obligim që edhe të bëjnë rritjen dhe shtimin e saj sipas rregullave të lejuara islamikisht. Nisur nga fakti se për përkujdesjen dhe menaxhimin e vakëfit në shoqërinë islame ku funksionojnë ligjet islame përgjegjësinë dhe përkujdesjes e barte drejtpërdrejt gjykata, len të nënkuptojmë se në rastet kur paraqiten shkelje apo keqpërdorim të vakëfit gjykata në bazë të ligjeve dhe rregulloreve përcaktonte edhe masa sanksionuese ndaj dhunuesve.

Në shoqërinë ku jetojnë myslimanët, por që ajo shoqëri nuk funksionon sipas ligjeve islame, të drejtën e menaxhimit dhe administrimit të vakëfit e bartë bashkësia fetare e cila njëkohësish bartë edhe përgjegjësinë e përgjithshme për zhvillimin dhe ruajtjen e jetës fetare islame në atë vend. Ky institucion, konsiderohet pronar juridik i vakëfit i cili ka për detyrë të menaxhojë dhe administrojë me pronën e vakëfit. Ky institucion krahas shumë përgjegjësive tjera, koncentrim të vëmendshëm duhet përkushtuar ruajtjes së vakëfit duke bërë përpjekje maksimale për shfrytëzimin e saj për çështje të dedikuara nga vakëflënësi, për menaxhimin e drejtë dhe rritjen e saj.

E drejta pronësore juridike e vakëfit që e bartë institucioni i cili përkujdeset për çështjet e përgjithshme fetare islame në vend, përfshinë të drejtën e menaxhimit dhe të ruajtjes, por kjo nuk nënkupton se dikush posedon të drejtën e pronsimit individual të tij, në mënyrë që me automatizëm të posedojë edhe të drejtën e tjetërsimit të saj. Të drejtën e shuarjes së vakëfit nuk e posedon askush si dhe e drejta e tjetërsimit të vakëfit nuk është e drejtë e askujt, me përjashtim në rastet specifike kur paraqiten nevoja të domosdoshme një grup i dijetarëve islam kanë lejuar tjetërsimin dhe ndërrimin e një prone të vakëfit me një pronë tjetër, por me kusht që ky tjetërsim në asnjë mënyrë të mos jetë në disfavor të vakëfit.

E drejta e pronësimit si dhe metodat dhe mënyrat e arritjes së kësaj të drejte sipas parimeve dhe ligjeve të sheriatit islam janë mirë dhe në mënyrë precize të rregulluar, andaj çdo arritje e subjektit deri te pronësimi i një prone jashtë dispozitave dhe normativës islame ia merr të drejtën pronësoro juridike. Sipas mësimeve islame të mbështetura në parimet e përgjithshme juridike të bazuara mbi burimet autentike islame, çdo arritje e pasurisë në mënyrë jo legjitime konsiderohet jolegjitime dhe atak ndaj së drejtës dhe pronës së tjetrit, andaj edhe në legjislacionin islam ky veprim konsiderohet veprim penal për të cilën parashihen sanksione diskrecionale. Uzurpimi dhe marrja me pa të drejtë dhe me dhunë e pronës së tjetrit, apo keqpërdorimi i saj, jo vetëm që sipas kodit islam konsiderohet veprim penal për të cilën parashihen sanksione, por për dallim nga kjo dhe ligjet tjera pozitive ky veprim bartë përgjegjësi edhe para Gjykatësit suprem Allahut xh.sh. në botën tjetër. Pikërisht për këtë arsye sistemi islam, përmes normave që sistemojnë të drejtën pronësoro juridike në mënyrë precize rregullon këtë materie duke mos e liruar keqpërdoruesin as nga përgjegjësia në jetën e kësaj bote e as në jetën e botës tjetër. Parimi i përgjegjësisë së dyfishtë është veçori dhe specifikë që e dallon të drejtën islame nga e drejta pozitive, dhe në këtë formë siguron edhe garancë të dyfishtë në shoqërinë islame, sepse besimtari islam i cili eventualisht ka bërë një veprim të tillë dhe i ka shpëtuar përgjegjësisë dhe dënimit të kësaj bote, sigurisht se nuk do ti shpëtojë përgjegjësisë dhe dënimit në jetën e botës tjetër. Kur themi se i ka shpëtuar përgjegjësisë dhe dënimit të jetës së kësaj bote, kemi për qëllim dënimit direkt të tij, por në këtë nuk përfshihen edhe pasojat që pasojnë nga ky veprim i ndaluar. Pra, sipas të gjitha kritereve islame, keqpërdorimi, apo uzurpimi i pasurisë së tjetrit me të gjitha format e saja konsiderohet krim i rëndë që dëmton shoqërinë islame dhe sjell pasoja në kontinuitet.

Pasojat nga keqpërdorimi i vakëfit

Besimtarët islam të vetëdijshëm nga fakti se prona e vakëfit, që nga momenti i themelimit të saj, përfiton statusin e shenjtërisë dhe amanetit hyjnor, i ka detyruar ata që gjatë gjithë historisë islame të kenë qëndruar me rreptësi ndaj këtij amaneti hyjnor. Mësimet islame kanë arritur që te besimtarët islam të formojnë bindjen se edhe ruajtja e vakëfit është shenjtëri sikurse vet prona e vakëfit, andaj përkujdesja ka qenë gjithnjë në nivel të duhur, dhe vetëm në këtë formë është arritur që vakëfet e lëna shekuj me radhë të arrijnë gjer tek ne pa pësuar ndryshime në entitetin tyre. Nuk ka dilemë në faktin se ruajtja e vakëfit nga shuarja apo keqpërdorimi i tyre është detyrim dhe përgjegjësi e personave të emëruar për këtë çështje, porse kjo nuk i liron nga përgjegjësia për ruajtjen e vakëfit mbarë myslimanët, sepse po të mos ishte kështu atëherë do të fitoj përshtypja se për ruajtjen e vakëfit duhet bartin përgjegjësi vetëm një grup njerëzish, kurse për shumicën dërmuese të popullatës lejohet keqpërdorimi dhe përdhemini i tij, përshtypje kjo që tërësisht kundërshtohet me islamin burimor dhe parimet e tija.

Shoqëria islame janë të vetëdijshëm se shoqëria e cila ka shkelur këto norma islame rreth vakëfit, fundi i asaj shoqërie apo shkelësve të amanetit ka qenë dhe do të jetë i dhimbshëm dhe me pasoja të pa parashikuara në jetën e kësaj bote. Dijetar islam si shembull të kësaj kanë sjellur shembullin e devesë së Salihut a.s. e cila nuk ishte pronë e askujt, por vetëm një lloj malli i vakëfit i ofruar njerëzve nëpërmjet të dërguarit Salih a.s. që të përfitojnë prej saj. Pronari i saj ishte Allahu xh.sh. por populli i tërbuar i Salihut a.s. e vrau devenë duke shkelur atë amanet dhe si përfundim u shkatërrua.

Shembulli tjetër që argumenton këtë është kërcënimi i trumcakut që i bëri të dërguarit të Allahut Sulejmanit a.s. për shkatërrimin e mbretërisë së tij. Kur Sulejmani a.s. e pyeti trumcakun duke i thënë: Ku ke ti fuqi për të ma shkatërruar mua mbretërinë ?. Trumcaku tha: “ Shkojë në ndonjë ujë, i lag krahët dhe pastaj shkoj në tokën e vakëfit, dhe dheun e ngjitur në krahët e mi e lëshoj mbi çatinë e pallatit tënd. Kështu që dheu i vakëfit mjafton për ta shkatërruar mbretërinë tënde.

Nga ky rast nënkuptojmë se për të shkatërruar mbretëri mjafton vetëm pluhuri i dheut të vakëfit mjafton për shkatërrimin e mbretërive, tani shtrohet pyetja se si mund që një shtëpi, familje apo edhe e tërë në shoqëri të jetë stabile dhe e qetë kur tërë shtëpinë apo mbretërinë e ka ngritur mbi tokën e vakëfit?!. Ky shembull mjafton për besimtarët islam që të kenë kujdes dhe të tmerrohen nga pasuria e vakëfit, sepse në të kundërtën nuk do të mund ti largohen pasojave që vijnë nga kjo vepër e shëmtuar si në jetën e kësaj bote ashtu edhe në jetën e botës tjetër.

Një nga shokët e Pejgamberit a.s. i quajtur Beu Talha r.a. kur kishte lexuar ajetin “Kur nuk mund të arrini mirësinë e vërtetë pa dhënë nga gjërat që i doni më shumë“ nën ndikimin e kuptimit të këtij ajeti kishte vendosur që menjëherë të lë vakëf kopshtin e tij që ishte ë i dashur tek ai. Shkoi te Pejgamberi s.a.v.s.dhe i tha: O i dërguari i Allahut, që nga ky çast unë kopshtin tim po ia lë Allahut dhe të dërguarit të Tij (vakëf). Shpresoj se Allahu xh.sh. më çon te mirësia e vërtetë dhe ma bënë atë ushqim për jetën tjetër.

Nga ky tekst nënkuptohet se Beu Talha, kopshtin e tij më të dashur e kishte themeluar vakëf. Pastaj pas këtij akti shkoi te kopshti i tij dhe atje gjeti bashkëshorten ku po pushonte nën hijen e një hurme, por nuk hyri brenda sepse tani ishte vakëf, dhe kishte kujdes të mos shkel mbi dheun e vakëfit. Shoqja e tij kur e pa i tha: çka po pret atje, pse nuk po hyn brenda?. Beu Talha i tha: Unë nuk mund të hyj brenda por edhe ti mblidhi plaçkat dhe dil jashtë. Gruaja iu përgjigj, pse o Beu Talha, a nuk është bahçe e jona ?!. Beu Talha i tha: Jo, tani kjo bahçe është e të varfërve të Medinës. Në këtë rast bashkëshortja i tha: Allahu qoftë i kënaqur me ty Beu Talha, edhe unë kur i shihja të varfëritë rreth nesh po këtë e mendoja pos s’kisha guxim të ta thoja! Allahu na e pranoftë mirësinë tonë. Ja tek po dal edhe unë.

Ky është vetëm një nga rastet se si e kishin kuptuar sahabët dhe besimtarët e mirëfilltë vakëfin rëndësinë dhe rolin e tij si dhe pasojat nga keqpërdorimi i tij.

Në anën tjetër nëse kemi parasysh vakëfnamet, si akte juridike që dëshmojnë për institucionin e vakëfit, gjejmë se në to përveç kritereve juridike që rregullojnë statusin juridik të asaj prone ka edhe lutje dhe mallkime, ku në disa prej tyre thuhet: Mbi atë që e prisë ose i ndryshon kushtet e vakëfit rëntë mallkimi i Allahut, i profetëve, i engjëjve, i njerëzve dhe i të gjitha krijesave”.Këto lloje mallkimesh që ndodhen nëpër vakëfnamet ose aktet e dhurimit, janë një lloj kërcënimi moralo shpirtërorë.

Shkelja mbi pronën e vakëfit me pa të drejtë nuk sjell pasoja vetëm në jetën e kësaj bote porse edhe në jetën e botës tjetër ku Allahu xh.sh. thotë: “Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehenemit”. En-Nisa:10.

Në ajetin tjetër Allahu xh.sh. thotë: ”Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë)”.El Bekare : 188.

Nga këto dy ajete shihet qartë se cili është dënimi i atyre që keqpërdorin pasurinë e tjetrit me pa të drejtë duke përdorur metoda të ndryshme edhe pse bëhet fjalë për pasurinë e cila nuk ka statusin e shenjtërisë, atëherë dënimi për keqpërdorimin e pasurisë së vakëfit është edhe më i rpndë.

Duke marrë parasysh këto fakte dhe shumë tjera dijetarët islam kanë thënë: Ruhuni nga vavet (nga shkrona v, nga betimi i kotë në Vall-llahi, nga pozita e valiut qeveritarit të papërgjegjshëm, nga të qenët vasi trashëgimtar që nuk i zbaton të drejtat e të tjerëve dhe nga malli i vakëfit të shpenzuar jo sipas qëllimit, (që sjell një dënim të rëndë) dhe nga papërgjegjësia.


______________

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com