Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Përdorimi i tespiheve (Imam Xhemaluddin es-Sujuti)

Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Ka një kohë të gjatë që parashtrohet pyetja në lidhje me përdorimin e tespiheve, prandaj në këtë fetva kam tubuar hadithe dhe tradita (ethere) ta cilat kanë të bëjnë më këtë temë, kurse Allahu, xh.sh., është ndihmës i mjaftueshëm.


Ibn Omeri, r.a., ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., se si bënte tespih më gishtërinjtë e tij”. (Ibn Ebi Shejbe, Ebu Davud, Et-Tirmidhi, En-Nesai dhe El-Hakimi, i cili mban qëndrimin se ky transmetim është autentik).

Busejra, njëra nga muhaxhiret, transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Bëni (o ju gra) tespih, tehlil dhe takdis dhe mos jini shpërfillëse që ta harroni tevhidin! Dhe numëroni me gishtërinjtë tuaj, sepse do të pyeten (edhe gishtërinjtë) dhe ato do të përgjigjen!” (Ibn Ebi Shejbe, Ebu Davudi, Et-Tirmidhi dhe El-Hakimi).

Safija, r.anha, ka treguar: “Njëherë tek unë hyri i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ndërsa pra meje gjendeshin 4.000 koci nga hurmat me të cilat kam bërë tespih, e më pyeti: ‘Ç’është kjo, oj bija e Hujejës?’ Unë u përgjigja: ‘Me to bëj tespih!’ Pejgamberi, a.s.,: ‘Që kur u largova prej teje, unë më shumë tespih kam bërë nga kjo!’ I thash: ‘Mësomë me të, o i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., e ai tha: ‘Thuaj: Subhanallahi adede ma haleka min shej’in – Qoftë i madhëruar Allahu aq herë sa edhe janë krijesat e Tij!” (Et-Tirmidhi, El-Hakimi dhe Et-Taberani).

Sa’d ibn Vekkasi, r.a., ka hyrë me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., tek një grua para së cilës janë gjetur koci ose gurës të imë me të cilët ka bërë tespih, e i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., asaj i ka thënë: “A dëshiron të të lajmëroj për diçka që të është më e lehtë dhe më e vlershme nga kjo?” Thuaj: “Subhanallahi adede ma haleka fi‘s-semai‘; Subnahallahi adede ma haleka fi‘l-erdi; Subhanallahi adede ma bejne dhalike ve Subhanallahi adede ma Huve halikun – Qoftë i madhëruar Allahu me numrin e krijesave në qiej! Qoftë i madhëruar Allahu me numrin e krijesave në tokë! Qoftë i madhëruar Allahu me numrin e krijesave ndërmjet tyre! Qoftë i madhëruar Allahu me numrin e krijesave që do t’i krijoj! Pastaj: Allahu është më i madhi (Allahu ekber) në të njëjtën mënyrë; pastaj: Falënderimi i takon Allahut (El-hamdu lil-lah) në të njëjtën mënyrë; dhe pastaj: Nuk ka zot tjetër përveç Allahut (La ilahe il-lallah) në të njëjtën mënyrë; dhe: Nuk ka forcë dhe as fuqi përveçse me Allahun, (La havle ve la kuv-vete il-la bil-lah) në të njëjtën mënyrë.” (Ebu Davud, Et-Tirmidhi, i cili thotë që hadithi është hasen (i mirë), En-Nesai, Ibn Maxhe, Ibn Hibban dhe Hakimi, i cili mban qëndrimin se hadithi është autentik.)

Ebu Safijjes, r.a., shërbëtorit të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., iu soll tepih nga lëkura dhe enë me gurrëz të imë me të cilët bëri tespih gjerë në drekë, dhe pastaj tespihet dhe enën ia hoqën. Ndërsa, kur Ebu Safijja, r.a., e fali namazin e iqindisë, përsëri ia kthyen ato dhe ai bëri tespihe me to gjerë në aksham. (El-Begavi, Mu’xhemu’s-Sahabe; Ibn Asakir, Tarih.)
Nëna e Junus ibn Ubejdit ka thënë: “E kam parë Ebu Safijjen, njërin nga as’habët e Pejgamberit, a.s.,- ndërsa ishte komshiu ynë- se si bënte tespih me guralecë”. (Ahmed, Ez-Zuhd).
Ibn Sa’d shënon nga Hakim ibn Ed-Dejlemiu se Sa’d ibn Vekasi, r.a., ka bërë tespih me guralecë, gjersa Ibn Ebi Shejbe, në Musannafin e tij, nga shërbëtori i Sa’dit, transmeton se Sa’d ibn ebi Vekkas ka bërë tespih me guralecë ose me koci prej hurmave.
Ibn Sa’di në veprën e tij “Et-Tabekat”, thotë: Na ka lajmëruar ne Ubujdullah ibn Musa se i ka thënë Isra’ili prej Xhabirit se si një grua i ka transmetuar që Fatimja, e bija e hazreti Husejnit, ka bërë tespih në pe, në të cilin ka pasur kokrra”.

Abdullahi, djali i imam Ahmedit, në veprën “Zevaidu’z-zuhd” transmeton prej Nuajm ibn Muharriz ibn Ebi Hurejres, se gjyshi i tij Ebu Hurejre, r.a., ka pasur perin në të cilin kanë qenë 2.000 kokrra dhe nuk ka rënë të flejë gjersa me to nuk e ka shqiptuar tespihun.

Imam Ahmedi në veprën “Zuhd”, thotë: “Na ka përcjellur ne Miskin ibn Nekir se i ka thënë Sabit ibn ‘Axhlan se si El-Kasim ibn Abdurrahmani ka thënë: “Ebu Derda, r.a., mbante koci prej axhve (hurmave të thara) në qese, dhe kur e falte namazin e sabahut, i nxirrte një nga një duke bërë me to tespih, gjersa nuk kishte nevojë për to.”

Ibn Sa’di transmeton nga Ebu Hurejre, r.a., se ai ka bërë tespih me koci bardh e zi, gjysmë të qorruara (nuva muxhezza’).
Ed-Dejlemiu me zinxhirin e tij të transmetuesve transmeton në mënyrën merfu’ se Aliu, r.a., ka thënë: Tespihu është mjetë i mrekullueshëm për manifestimin e dhikrit”.

Ibn Ebi Shejbe shënon që Ebu Seid el-Hudriu, r.a., ka bërë tespih me koci. Gjithashtu, edhe prej Ebu Nedreasë, shënon se i ka treguar një njeri nga Taifi se si në një rast kanë qenë mysafir tek Ebu Hurejreja, r.a., ndërsa ai kishte qesen (torbën – M. A.) në të cilën gjendeshin guralecë ose koci që me to bënte tespih. Po ashtu, transmeton edhe nga Za’zana se ka thënë: “I mora nga nënë e Ja’furit tespihet e saj, e kur erdha te Aliu, r.a., më tha: “Ktheja tespihet nënës së Ja’furit!”

Kam hasur në librin Tuhfetu-l-ibadi një kapitull të mrekullueshëm në të cilin, ndër të tjerash, qëndron: “Disa dijetarë janë të mendimit se bërja e tespiheve me gishtërinj, për shkak të hadithit të Ibn Omerit, është më i vlefshëm. Por, mund të themi që kjo vlen për atë i cili është shumë i sigurt se nuk do të gaboj gjatë numërimit, ndërsa për atë që nuk është i sigurt, më mirë është që atë ta bëj me tespihe.”

Tespihet i kanë shfrytëzuar kolosët, mbi të cilët mbështetet dhe prej të cilëve pranohet praktika, sikur Ebu Hurejreja, r.a. Ai ka pasur perin në të cilin janë gjendur 2.000 kokrra, dhe nuk ka fjet gjersa nuk i ka shqiptuar 12.000 tespihe, siç pohon Ikreme.

Ebu Davudi në Sunenin e tij shënon traditën (etherin) në të cilin Ebu Nadre el-Giffari tregon si në vijim: “Më ka treguar një njeri i moshuar nga Taifi: ‘Erdha në Medine dhe kërkova strehim tek Ebu Hurejreja, r.a. – ndërsa në jetë nuk kam takuar ndonjë që më mirë t’i pranojë dhe gostis misafirët sesa ai. Një ditë, gjersa kam ndenjur tek ai, ai ishte në shtratin e tij pran të cilit gjendej qesja me guralecë ose koci. Poshtë tij ishte ulur shërbëtorja e tij, e cila ishte zezake. Bënte tespih, dhe kur e mbaroi gjithë atë çka ishte në qese, ia hodhi qesen shërbëtores, ndërsa ajo gjithë kocit i ktheu në qese dhe përsëri ia dha që të vazhdonte të bënte tespih.”

El-Hafiz Abdulgani në veprën e tij El-Kemal, duke shënuar biografinë e Ebu Derdasë, r.a., thotë që ky as’hab në ditë ka lexuar nga 100.000 tespihe, kurse prej Seleme ibn Shebibit transmetohet se ka thënë: “Halid ibn Ma’dani, përveç asaj që ka lexuar nga Kur’ani, në ditë ka lexuar nga 40.000 tespihe. Kur e kanë shtruar për t’i dhënë gusël (gjatë përgatitjes së xhenazes, M.A.) gishtërinjtë i ka pasur në atë formë sikur që i ka mbajtur tespihet”. Ndërsa dihet që 100.000 dhe 40.000, po edhe më pak nga kjo, nuk të numërohen në gishtërinj, kështu që, për shkak të kësaj, Ebu Derdaja, r.a., dhe Halidi tespihet i kane shfrytëzuar si mjet, kurse Allahu e di më së miri.

Ahmed ibn Halikan në veprën e tij “Vefajetul-e’ajan” shënon ngjarjen se si disa njerëz një ditë prej ditësh, kur në dorën e Xhunejdit vërejtën tespihet, dhe e pyetën: “A edhe ti, për karshi autoritetit tënd, mban në dorë tespihe?!” Ndërsa ai u përgjigj: “Rrugën me të cilën i jam afruar Zotit asnjëherë nuk do ta lëshoj.”
Hasan el-Basri është pyetur: “O, mësues, a edhe për karshi madhërisë tënde dhe manifestimit të bukur të ibadetit, me tespihe ne duar?” Është përgjigjur: “Atë që e kemi vepruar në fillet tona nuk do ta lëmë as në përfundimet tona!”

Sikur që të mos kishte leje dhe arsye tjetër për përdorimin e tespiheve përveç pajtueshmërisë dhe praktikës së të parëve, edhe ajo do të ishte e mjaftueshme. Megjithatë, përsërisim që tespihet janë mjet të cilat na nxitin që ta kujtojmë Allahun e Lartësuar (mudhekkiratun bil-lahi teala), ashtu që me të drejtë i kanë njohur disa prej të parëve në rrugë të drejtë (selef-i salih), sepse, gati se të gjithë ata që i shohin tespihet, kujtojnë në Allahun, xh.sh., çka është edhe dobia më e madhe e tyre.

Gjithashtu, tespihet, ne na ndihmojnë që te jemi gjithnjë në dhikër. Kur njeriu i sheh tespihet, e dinë se ato janë mjet për përmendjen e Allahut, xh.sh., prandaj edhe e nxisin për dhikër. Disa tespihet i kanë emërtuar si hablu’l-vasli (litari i cili të lidh me Allahun), ndërsa disa të tjerë si rabitatu’l-kulub (lidhja zemërore me Allahun).

Më ka treguar një person, në rrëfimin e të cilit nuk dyshoj aspak, se ka qenë në karvanin për në Bejtul-Makdis, kur i kanë takuar një grup plaçkitës të cilët kanë urdhëruar që gjithçka të gropohet. Kur e kanë gropuar atë dhe kur ia marrin turbanin nga ai bien tespihet. Me të parë tespihet, thirrën: “Ky është poseduesi i tespiheve, ktheni gjërat e tij!” Dhe kështu u shpëtua pasuria e tij.
Vëlla i nderuar, shih këtë mjet të bekuar dhe të ndritur i cili sjell mirësi në këtë dhe në botën tjetër. Nuk transmetohet nga dijetarët e hershëm dhe të mbramë se e kanë ndaluar përdorimin e tespiheve, madje shumica e dijetarëve i kanë përdorë tespihet dhe nuk kanë parë gjë të keqe në to.

Është pyetur njëri nga dijetarët: “A Allahut i numëron?”, dhe është përgjigjur: “Jo, por numëroj për Të.
Esenca e kësaj qëndron në atë se dhikri i shumtë i përmendur në sunnet nuk mund të numërohet më gishtërinj, por edhe në qoftë se do të mund të numëroj, kjo lexuesin do ta largonte nga përkulshmëria, kurse arritja e përkulshmërisë është njëra nga qëllimet e dhikrit, ndërsa Allahu e di më së miri!

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com