Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Kurbani

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Kurbani Empty Kurbani Sat Oct 10, 2009 3:17 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Nusret Abdibegović

Kurbani është një lloj ibadeti i cili nënkupton sakrificën e një lloji të caktuar të kafshëve, bagëtive ose gjedheve, në kohën e caktuar, me qëllim për t’iu afruar Allahut, xh.sh.
Ky lloj ibadeti është vaxhib, kurse është i themeluar në bazë të urdhrit të Kur’anit dhe të hadithit të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd! E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.” (El-Kevther, 1-3.)


“Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.” (El-Haxh, 37.)
“Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.” (El-En’am, 162.)

Ebu Rafi, r.a., transmeton se kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., blinte kurban, kërkonte që ta zgjidhte më të mirin, e kur mbaronte hytben në ditën e Bajramit, zgjidhte njërin prej dy kurbaneve të blerë dhe vetë e priste duke thënë: “Zoti im, ky është nga gjithë ummeti im, për çdo njërin që dëshmon se vetëm Ti je Një dhe që dëshmon për mua se e kam kumtuar Shpalljen”, pastaj merrte të dytin dhe vetë e therte duke thënë: “Ky është nga Muhammedi dhe nga familja e Muhammedit.”

Kur e pyetën të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., se çfarë paraqesin këto kurbane, ai është përgjigjur: “Sunnetin e babait tuaj, Ibrahimit, a.s.” Përsëri e pyetën: “E ç’dobi kemi ne prej tyre? Ai u tha: “Për çdo qime të kurbanit ju shkruhet nga një vepër e mirë.” E pyetën: “E çka nëse është lesh?” “Edhe për çdo qime leshi ju shkruhet nga një vepër e mirë”, u përgjigj i Dërguari, s.a.v.s.

”Kush posedon pasuri dhe nuk ka therur kurban, mos t’i afrohet vendit tonë ku falim namazin e Bajramit”.

“Askush le të mos ther kurbanin, gjersa nuk e fal namazin e bajramit.” (Buhari, Muslimi)


Urtësia e caktimit të dispozitës së kurbanit

Me këtë lloj ibadet arrihet:
a) zbatimi i urdhrit të Zotit, respektivisht ndjekja e praktikës së të Dërguarit të Allahut;
b) ripërtëritja e praktikës së Ibrahimit, a.s., dhe përkujtimi i gatishmërisë së tij për ta sakrifikuar atë që më së shumti e donte, djalin Ismailin, si dhe gatishmërinë e Ismailit, a.s., për të sakrifikuar jetën;
c) plotësimi i nevojave sociale të të ngushtuarve në bashkësinë islame, shqetësimi ndaj tyre që ditën e bajramit ta kalojnë në lumturi dhe kënaqësi të plotë, si dhe lidhja dhe forcimi i raporteve ndërmjet qarqeve familjare dhe miqësore.
d) falënderimi ndaj Allahut, xh.sh., për furnizimin dhe dhuntitë me të cilat na ka shpërblyer.

Llojet e kurbanit

Ekzistojnë më shumë lloje të kurbanit, dhe atë:
1) kurban i rregullt i cili theret për çdo vit, për lloj kurbani bisedohet në këtë tekst.
2) kurbani premtues, i cili theret pasi që të plotësohet premtimi i dhënë, si për shembull: “Do të ther kurban nëse më realizohet projekti.”; pasi që të jetë realizuar projekti, është obligative që të plotësohet premtimi dhe të theret kurban, ky lloj kurbani duhet patjetër të shpërndahet në tërësi.
3) kurbani sipas testamentit, çka do të thotë se nëse njëri apo të dy prindërit ua lënë si amanet fëmijëve të tyre ose përmendet në testamentin e vakifit që për to pas vdekjes së tyre të theret kurban; ky lloj kurbani, gjithashtu, shpërndahet në tërësi.
4) kurbani i cili theret në pajtim me rregullat e nijetit të haxhit temettu’, kiran (hedjun).

Kush obligohet që të ther kurban

Zekati dhe kurbani janë dy obligime fetare të cilat muslimanët jo vetëm që pak i njohin, por edhe shumë pak i praktikojnë. Sipas dispozitave islame, çdo musliman dhe muslimane të cilët posedojnë sasi të caktuar të pasurisë (nisab) në ditën e Bajramit janë të obliguar që njëherë në vit të therin kurban.

Çfarë mund të theret si kurban

Kurbani mund të jetë gjedhë (ka, dem (mëzat) ose lopë) dhe bagëti e imët (dash, dele, dhi ose cjap). Për gjedhen është kusht që t’i ketë mbushur dy vjet. Në këtë lloj të kurbanit mund që të marrin pjesë nga shtatë persona me kusht që të gjithë ta kenë bërë nijetin për kurban, gjersa bagëtitë e imta nuk mund të jenë më pak se një vit, përpos nëse nga dukja, sipas madhësisë dhe rëndësisë (kilogramit), i përgjigjet asaj që i ka mbushur një vit. Për çdo rast, gjatë blerjes dhe zgjedhjes duhet të kihet para sysh që kurbani të mos ketë mangësi dhe të meta të caktuara.
Për kurban nuk mund të theren kafshë të mëdha dhe të vogla të cilat janë të prekura nga këto të meta fizike:
- nëse është e verbër në të dy ose në njërin sy;
- nëse është e çalë dhe e dobët sa që të mos ketë mundësi të arrij deri te vendi i therjes;
- nëse veshin ose bishtin e ka gjysmë të prerë, mirëpo nëse është lindur kështu, atëherë mundet;
- nëse e ka bririn të thyer saqë i është lënduar edhe nervi cerebral;
- nëse është e sëmurë sa që s’ka shpresa se mund të mbijetoj;
- nëse nuk i ka dhëmbët, ose i ka të thyer, dhe nëse sisat i ka të prera, saqë s'mund ta ushqejë të voglin e vet.

El-Ber ibn Ajib, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Katër kafshë nuk vlejnë për kurban: e verbëta, me verbëri të qartë, e sëmura me sëmundje të qartë, e çala, e cila ka çalim të qartë dhe e dobëta (e holla), e cila nuk ka mundësi të qëndroj në këmbë”.
Aliu, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., e ka ndaluar që kurbani të jetë me vesh të dëmtuar, brirë të thyer më shumë se një të katërtën ose të mos t’i mungoj pjesa më e madhe e veshit dhe bririt.
Nëse pas blerjes vërehet njëra nga të metat e lartpërmendura atëherë besimtari është i obliguar që ta ndërroj kurbanin, mirëpo nëse nuk është në gjendje, për shkak të varfërisë, edhe kurbani i tillë është pranuar.

Koha e therjes së kurbanit

Koha e therjes së kurbanit fillon pas që të falet namazi i bajramit dhe zgjatë deri sa të perëndoj dielli i ditës së tretë të Bajramit.
Muhammedi, a.s., thotë: “Kush ther kurban para namazit të bajramit, atëherë ai është vetëm mish i cili i shpërndahet familjes së tij.” (Buhariu)
Xhundub ibn Sufjani ka thënë: “Njëherë pata falur namazin e bajramit pas të Dërguarit të Allahut dhe kur e mbaroi namazin, pa disa kurbane të therura, dhe tha: “Kush ka ther kurban para namazit, le ta ther kurbanin tjetër tash, ndërsa kush nuk ka ther deri më tani, le ta ther tani në emër të Allahut.” (Buhariu)

Mënyra e therjes së kurbanit

Më herët thamë se kurbani është një lloj ibadeti, andaj edhe është obligative që ai i cili ther kurban atë ta bëj personalisht, sikur që i bënë të gjitha ibadetet e tjera. Kjo është praktika e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., dhe ai personalisht e ka ther kurbanin për vete, familjen dhe për gjithë ummetin.
Xhabiri, r.a., transmeton: “Kur Muhammedi, a.s., e falte namazin e bajramit, e lexonte humben, dhe pastaj urdhëronte që t’i sillen kurbanet e tij, të cilat i therte duke u shprehur: “Në emrin e Allahut, Allahu është më i madhi! Ky kurban është për mua dhe për atë nga ummeti im, i cili nuk ka pasur mundësi të ther kurban.”
Aishja r.a., tregon se si Muhammedi e therte kurbanin: “Muhammedi, a.s., urdhëroi që t’i sillet kurbani në vendin në të cilin do ta ther. Kur iu soll një dash brinak, me bark dhe këmbë të zeza, sy të zi, kërkoi që t’i sillej një thikë e mprehtë mirë. Më pastaj e shtriu dashin dhe e shprehi këtë: “Në emër të Allahut, Zot im, prano këtë ibadet prej Muhammedit, familjes së tij dhe prej të gjithë ithtarëve të mi.”

Është e preferuar që gjatë therjes së kurbanit t’i lidhen këmbët, të shtrihet në anën ë majtë dhe të kthehet nga Kiblja, thika të mprihet mirë dhe me kujdes të madh veprohet. I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Allahu, xh.sh., ka urdhëruar që të sillemi me bamirësi ndaj çdokujt dhe secilës gjë, nëse diçkaje i merret jeta, bëni atë me mënyrën më të kujdesshme, nëse therni kurban, thereni atë me kujdes. Mprihni mirë thikat e juaja, lehtësone kurbanin dhe mos e mundoni.” (Muslmi)
Më se mirë është që njeriu me dorën vet ta bëj therjen, ndërsa nëse nuk ka mundësi apo frikësohet, atëherë kjo do t’i besohet personit përkatës dhe të devotshëm. Gjithqysh se do të jetë prezent gjatë kryerjes së aktit. I Dërguari i Allahut, s.a.v.s, i ka thënë Fatimës, r.a.: “Shko dhe prezanto kur të theret kurbani yt, sepse me çdo pik të gjakut të tij do të të falen gjynahet që i ke bërë!”
Gjatë therjes së kurbanit duhet të kihet kujdes që me thikën e mprehët t’i priten të dy enët kryesore të gjakut, gabzherri dhe laringu. Ebu Davudi transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., para se ta ther kurbanin i ka falur dy reqatë namaz nafile.

Shpërndarja e mishit të kurbanit

Në këtë lloj të ibadetit vihet në shprehje edhe momenti social, me të dëshirohet që t’u ndihmohet banorëve të ngushtuar në ditët e gëzimit dhe relaksimit.
Allahu i Lartësuar thotë: “(Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.” (El-Haxhxh, 28.)
Kurse i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., thotë: “Hani nga kurbani, mbani diçka për vete dhe shpërndani sadaka”. (Muslimi)
Në ajetin dhe hadithin e sipërcituar tregohet sasia e caktuar e cila ndalet për vete dhe familjen, sikur edhe sasia e cila shpërndahet. Mishi i këtij lloji të kurbanit ndahet në tre pjesë: një e treta i ndahet familjes, pjesa e dytë e së tretës iu ndahet miqve dhe tjetra nevojtarëve dhe të ngushtuarve.
Ibn Abbasi, r.a., transmeton se i Dërguari, a.s., ka thënë: “Me një të tretën njeriu le ta ushqej familjen e tij, me pjesën e dytë të së tretës le ta ushqej fqinjët dhe pjesën e tretë të së tretës le t’ua shpërndaj nevojtarëve, në atë ditë.”(Buhari, Muslimi)
Lejohet që të shpërndahet i gjithë kurbani, madje në raste të nevojës së madhe mund që të mbahet i tëri, mirëpo nuk lejohet që të shitet diçka prej tij. *

(Shtojcë)[1]

Ç’duhet bërë me lëkurën e kurbanit

Duhet ditur se nuk lejohet asgjë të shitet nga kurbani, madje as qimet dhe lëkura e tij. Lëkura mundet të mbahet për vete me kusht që, vlera e saj në të holla t'u jepet të varfërve. Lëkura e kurbanit mund t'u jepet edhe institucioneve dhe shoqatave humanitare, qëllimi i të cilave është ndihmesa e të varfërve, në rast se ka shoqata dhe institucione të tilla në atë vend. Lëkura e mbajtur për vete duhet të mbahet e pastër dhe të përdoret për falje.[2]

Tekbiri Teshrik

Nga namazi i sabahut, natën e kurban bajramit e deri në namazin e ikindisë të ditës së katërt të bajramit, për haxhinjtë e për ata që nuk kanë shkuar në haxh, për secilin mashkull e femër, në qoftë se të falet me xhemat, apo vetëm, pas namazeve farz, sa po të japë selam është vaxhib të lexojë një herë tekbirin teshrik.
Pas namazit të xhenazes nuk lexohet. Pasi të dalësh nga xhamia dhe pasi të flasësh nuk duhet të lexohet.
Nëse imami e harron tekbirin, xhemati nuk e braktis. Meshkujt mund ta këndojnë me zë të lartë. Gratë e këndojnë ngadalë.

Tekbiri teshrik bëhet në këtë mënyrë:

"ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER. LA ILAHE IL-LALL-LLAHU VALL-LLAHU EKBER. ALL-LLAHU EKBER VE LIL-LAHILHAMD".[3]

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com