Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Namazi i natës

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Namazi i natës Empty Namazi i natës Sat Oct 10, 2009 3:20 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit

Namazi i natës është prej ibadeteve më të dashura te Allahu i Lartësuar dhe që më së shumti shpërblehen dhe kanë vlerë. Ai që falë namaz nate përgatitet për ahiret dhe Zotin e tij e takon i gëzuar dhe i përgëzuar me xhenet.

I dërguari i Allahu na ka këshilluar shumë për të falur namaz nate dhe kjo për shkak të rëndësisë së madhe të tij dhe shpërblimit të madh për të. I dërguari ka thënë:

” O ju njerëz, përhapeni selamin, ushqeni nevojtarët, mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit tjerë flenë që të qetë të hyni në xhenet.” [1] Për ata që falen natën shpërblim i tyre është xheneti. Ata janë rob të dalluar në dynja dhe ahiret.

Në rreshtat vijues do të njihemi më hollësisht për namazin e natën dhe vlerën e tij:

Vlera e namazit të natës

Namazi i natës është i vlefshëm për shumë arsye. Në vijim po përmendim disa prej tyre:
1. Pastrimi i zemrës: Namazi i natës e pastron zemrën saqë adhurimi i Allahut mbetet synimi i vetëm. Ibën Kajimi thotë: “ Vërtetë dy njerëz mund të falen në një rresht-saf dhe pas një imami por në mes namazeve të tyre të ketë dallim sa në mes qiellit e tokës”. Kjo do të thotë se në zemrën e njërit ka synime të shumta kurse në zemrën e tjetrit synim i vetëm është adhurimi i Allahut dhe kënaqësia e Tij.

2. Realizimin e frikës ndaj Allahut xh.sh.: Kam pasur rastin të falem njëherë pranë një njeriu, i cili kur imami mori tekbirin fillestar filloi të qante. U çudita nga kjo sjellje e tij dhe me të përfunduar namazin e pyeta: Pse fillove të qaje ende pa filluar imami të lexoj Kur’an? E ai mu përgjigj: Kur imami tha “Allahu Ekber” ( Allahu është më i Madhi) u frikësova se mos po jem rrenacak, duke qenë në zemrën time dikush me i madh se Allahu xh.sh.


3. Fitimi i kënaqësisë së Allahut xh.sh.: Kur myslimani fal namaz nate ai me këtë bëhet i veçantë, dhe kjo për faktin se ata që falin namaz nate nuk janë të shumtë. Me të falurit natën myslimani i ofrohet Allahut dhe fiton kënaqësinë e Tij.
4. Falja natën është cilësi e robërve të Mëshiruesit. Allahu i lartësuar i ka veçuar për të mirë ata që ngrihen natën për adhurim, duke i quajtur robër të Mëshiruesit. Është i Lartësuari i Cili thotë:” E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë iu drejtohen injorantët, ata thonë:”Paqe!. Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen)“ (El-Furkan:63,64)

5. Falja natën është cilësi e besimtarit. Allahu i lartësuar thotë: ”Argumentet tona, i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra ( bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi. I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuri) atyre, ata japin.“[b] (Es-Sexhde:15,16)


6. Falja natën i jep falësit pozitë të lavdëruar. I Madhërishmi thotë:[b]” Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të(me Kur’anin-namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngjisë ty në një vend të lavdishëm” (El-Isra 79) . Pra askush nuk mund të jetë i barabartë me atë që fal namaz nate. Zoti xh.sh. thotë: ”(A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të ) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj:” A janë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim” (Ez-Zumer 9). Allahu i lartësuar çdo natë dërgon te dërguarit e Tij në qiellin e kësaj bote dhe i thërret njerëzit duke iu thënë:” A ka dikush që kërkon diçka tani e ti jap”. S’do mend se ai që nuk falet natën privohet nga tërë kjo e mirë.

7. Namazi i natës është nderi i besimtarit: Patë zbritur Xhibrili a.s. të Muhamedi a.s. dhe i patë thënë: “ Dije se nderi i besimtarit është namazi i tij i natës”.


8. Zakon i muslimanëve të mirë. Pejgamberi a.s. thotë:” U këshilloj më namaz nate sepse është traditë e të mirëve që ishin para jush, është afrim të Zoti juaj, falës e mëkateve dhe ruajtje nga të këqijat”. [2], në një transmetim tjetër:” ...dhe largim i sëmundjes nga trupi”. [3]

9. Përgatitje për Ahiret:” Vërtetë udhëtimi në botën tjetër është shumë i gjatë dhe pikërisht namazi i natës është përgatitje për këtë udhëtim. Ebi Dherri patë qëndruar njëherë afër Qabesë dhe u kishte thënë shokëve të tij:” A nuk është e vërtetë se kur dikush nga ju dëshiron të udhëtoj përgatitet për te? Po ashtu është, i thanë. Atëherë ai u patë thënë:” Udhëtimi i botës tjetër është shumë më i gjatë sesa udhëtimet që ju bëni në këtë botë”. Atëherë na këshillo si të përgatitemi për të, i kishin thënë ata. U ishte përgjigjur duke iu thënë:” kryeni haxhin për gjërat e mëdha që do të ndodhin, falini dy reqate namaz në natë të errët për vetminë e varrit dhe agjëroni një ditë të shumë të nxehtë për shkak të ditës së gjatë së tubimit.


10. Falja e namazit të natës është pasim i pejgamberit a.s.. Allahu xh.sh. thotë:” Ju kishit shembullin me te lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson ë shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shprese e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun”. (El Ahzabë: 21)
I Dërguari i Allahu na këshilluar shumë për të falur namaz nate duke thënë: ” Përhapeni selamin, ushqeni nevojtarët, mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit tjerë flenë, që të qetë të hyni në xhenet.”[4]

11. Muslimani është më së afërmi Zotit të tij kur ai është duke falur namaz nate, duke adhuruar Atë dhe duke kërkuar mëshirë dhe falje prej Tij. Pejgamberi a.s. thotë:”Robi më së afërmi Zotit është kur ai falet në pjesën e fundit të natës, andaj nëse mundesh të jesh prej atyre që përmendin Allahun në këtë kohë atëherë bëhu.”[5]

12. Me namaz nate fitohet përgëzimi. Allahu i lartësuar nga mesi i robërve të Tij ka dalluar disa me përgëzim në këtë botë. Këta janë pikërisht ata që falin namaz nate. Transmetohet nga Ebi Derdau se Pejgamberi a.s. ka thënë:” Tre njerëz Allahu xh.sh. i do dhe i përgëzon ata: ai i cili kur e kërkon nevoja lufton më tërë atë që ka vetëm për hir të Allahut, kështu që ose vritet (bie shehid) ose i mundëson Allahu të fitoj, dhe kjo i mjafton. E Allahu për të thotë:”Shihni se si ky rob bëri durim për hir Timin”. Ai i cili ka grua të mirë dhe shtrat të butë e të rehatshëm, por përkundër kësaj ai ngrihet dhe fal namaz nate. E Allahu xh.sh. për të thotë:” I braktisë dëshirat e tij dhe më përkujton Mua, e sikur të donte do të flinte”. Dhe ai i cili është në udhëtim e udhëtarët që janë më të rrinë zgjuar e edhe flenë ndërsa ky rri zgjuar kur është lehtë e edhe vështirë.



Namazi i natës i Pejgamberit a.s.

Sahabët kanë përshkruar si ka qenë namazi i natës së Pejgamberit a.s. në mënyrë që edhe ne ta pasojmë atë kur falemi natën. Nga ky përshkrim i tyre do të veçonim:

- Patë ardhur një njëri të Aisheja r.a. dhe i pat thënë:” Oj nënë e besimtarëve, më trego gjënë më interesante që e ke parë në pejgamberin a.s.. “E cila gjë nuk ka qenë interesante te ai”, i pat thëne ajo duke iu përgjigjur:” Njëherë erdhi pejgamberi a.s. dhe u fut me mua nën jorgan dhe më tha:” Me lejo te adhuroj për një çast Zotin tim”, e unë i thash: E dua praninë tënde afër meje dhe më është e dashur (por shpreha pohimin tim) U ngrit, filloi të falej dhe të qante, pashë se si lotët ia lagnin gjoksin., duke qarë bëri rukunë, e edhe sexhden dhe kështu vazhdoi deri ne mëngjes. Kur erdhi Bilali për namaz të sabahut dhe e pa duke qarë e pyeti:”Pse po qanë o i Dërguar i Allahut? Pejgamberi a.s. iu përgjigj:”E si të mos qaj o Bilal kur sonte më zbriti ky ajet uranor:’’ Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës e ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye e intelekt. Për ata që Allahun e përmendin në përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë, dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit.” (Ali Imran 190,191)

- Transmetohet se pejgamberi a.s. falej natën aq shumë saqë edhe këmbët iu ënjtnin, ndërsa Aisheja r.a. njëherë i patë thënë:’’ O i Dërguar i Allahut (pse falesh kaq shumë ) a nuk ti ka falur ty Allahu të gjitha mëkatet,’’ ndërsa Pejgamberi a.s. i patë përgjigjur: ”A të mos jem rob falënderues?”

- Ibni Abbasi r.a. patë bujtur njëherë të tezja e tij Mejmuneja r.a. e cila ishte gruaja e Pejgamberit a.s. Thotë:” Unë u shtriva në gjerësinë e dyshekut që kishin kurse Pejgamberi a.s. dhe familja e tij u shtrinë në gjatësinë e tij. Pejgamberi a.s. fjeti deri në gjysmën e natës apo pak para gjysmës. Pastaj u zgjua, u ul dhe me duar fërkonte fytyrën për ta larguar gjumin. Pastaj lexoi dhjetë ajete (nga fundi i kaptinës Ali Imran), dhe u ngrit e falej. Unë bëra njëjtë si ai dhe u ngrita pranë tij, e ai vendosi dorën e tij mbi kokën time dhe ma drodhi veshin e djathtë që të më largohej kota. Pastaj fali dy reqate, pastaj prapë dy, prapë dy, prapë dy, prapë dy dhe pastaj fali namazin e vitrit ( fali një reqate vitër) , pastaj u shtri derisa erdhi myezini për namaz, u ngrit, fali dy regate të shkurta dhe doli e fali namazin e sabahut.[6]

- Transmeton Safvan Bin El’Muatal Es’Selmij duke thënë:” Isha njëherë më Pejgamberin a.s. në një udhëtim dhe doja të shihja se si falej pejgamberi natën. Fjeti pasi fali namazin e jacisë, dhe diku nga mesi i natës u ngrit dhe lexoi dhjetë ajetet e fundit të kaptinës Ali Imran. Pastaj pastroi dhëmbët me misvak, mori abdes dhe fali dy reqate, nuk e di cili ishte më i gjatë qëndrimi në këmbë, rukuja apo sexhdeja. Pastaj shkoi dhe fjeti. Pastaj prapë u ngrit dhe lexoi dhjetë ajetet e fundit të kaptinës Ali Imran. Pastaj pastroi dhëmbët me misvak, mori abdes dhe fali dy reqate, nuk e di kush ishte më i gjatë qëndrimi në këmbë, rukuja apo sexhdeja. Pastaj shkoi dhe fjeti. Pastaj prapë u ngrit dhe bëri po të njëjtën gjë, dhe kështu vazhdoi të bënte si bëri herën e parë derisa fali namazin e sabahut.

Gjëra që preferohen për atë që fal namaz nate.
Adabet e namazit të natës

1) Para se të bije në gjumë ta bëjë nijet për tu ngritur për namaz nate, kështu që edhe nëse nuk mund të ngrihet të shpërblehet sikur të jetë falur. Pejgamberi a.s. thotë:” Vërtetë veprat shpërblehen sipas qëllimit dhe secilit i takon ajo për të cilën ka vendosur”.

2) Pasi të jetë zgjuar të marr abdes dhe ti pastroj dhëmbët me misvak.


3) Të filloj namazin e natës më dy reqate të shkurtra pas të cilave mund të fala sa të dojë.

4) Të falet aq sa ka mundësi, për faktin se Allahu xh.sh. thotë:”Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij.”(El-Bekare:286), dhe nëse e rëndon gjumi atëherë duhet lënë namazin dhe duhet fjetur me qëllim që mos të bëhen gabime gjatë leximit të Kur’anit në namaz.


5) Të lutet me lutjen me të cilën lutej Pejgamberi a.s kur falte namaz natë:” O Zot bëj dritë në zemrën time, dhe në të parët tim, në të dëgjuarit tim, në anën time të djathtë, në anën time të majtë, bëj dritë mbi mua dhe përpara meje, dhe më jep mua një dritë të madhe”.



Koha e namazit të natës

Lejohet falja e namazit të natës në cilëndo kohë prej pas namazit të jacisë e deri në fillimin e kohës së namazit të sabahut, por preferohet vonimi i tij në treshin e fundit të natës.
Numri i reqateve të këtij namazi: I dërguari a.s. falte njëmbëdhjetë reqate namaz nate. Aisheja r.a. transmeton duke thënë:” Pejgamberi a.s. nuk falte më shumë se njëmbëdhjetë reqate namaz nate as në muajin ramazan e as jashtë tij kuptimi).

Preferohet falja e këtij namazi në mënyrë të vazhdueshme(çdo natë) dhe kjo për faktin se kur është pyetur pejgamberi a.s. se cilat janë veprat më të dashura te Allahu xh..sh. ka thënë:” Janë ato që kryhen rregullisht (vazhdimisht) edhe nëse janë pak”. [7]

Adhuruesit e Allahut natën

1) Abbad ibu Besher: I dërguari a.s. patë kërkuar prej Abbad Ibën Besherit r.a. tu bënte rojë muslimanëve në njërën prej betejave. Gjatë kohës sa ai ruante filloi të falë namaz nate dhe ndërkohë njëri prej armiqve e goditë atë më shigjetë në krahun e tij. Ai e nxjerr shigjetën nga krahu dhe vazhdon namazin. Pastaj prapë goditet në krahun tjetër e ky prapë e nxjerr shigjetën dhe vazhdon namazin. Kur goditet për të tretën herë bënë ruku, sexhde dhe pasi që jep selam e zgjon njërin prej shokëve, i cili pastaj edhe e pyet:”Pse nuk më zgjoje më herët?” Abbadi i përgjigjet:” Në namazin tim isha duke lexuar një sure prej sureve të Kur’anit, leximi i së cilës është më i dashur për mua sesa vetë jeta ( dalja e shpirtit-të rënurit shehid).

2) Omer Ibën Hattabi r.a.: Omeri r.a. kishte dy vija të zeza nën sytë ( në faqe) e tij nga lotët e dalë gjatë namazit të tij të natës.


3) Ibën Mes’udi: Transmetohet se kur vinte nata dhe flinin njerëzit Ibën Mes’udi r.a. falej dhe nga ai dëgjohej gumëzhimë (ushtimë) si gumëzhima e bletëve.

4) Enes Ibën Maliku r.a.: Njihet se Enes Ibën Maliku natën e ndante në tri pjesë: Në pjesën e parë falej vetë pastaj e zgjonte gruan tij për tu falur në pjesën e dytë e cila pastaj e zgjonte vajzën e tyre të falej në pjesën e tretë të natës. Pastaj natën tjetër gruaja zgjohej e para e cila pasi falej në pjesën e parë të natës e zgjonte Enesin r.a. të falej në pjesën e dytë, i cili pasi përfundonte e zgjonte vajzën e tyre për tu falur në pjesën e tretë, kështu që gjatë tërë natës falej namaz në shtëpinë e Enesit r.a.


Kanë thënë për namazin e natës:

1) Hasen Ibën Aliu r.a.: “ Nëse nuk mund ta falesh natën dhe të agjërosh ditën dije se nga të mirat je i privuar dhe se ke shumë mëkate.

2) Shërbëtorja e Hasen El-Basriut r.a.: Hasen El-Basriu r.a. kishte një shërbëtore të cilën e kishte dërguar të shërbente diku tjetër. Pas një kohe i ishte kthyer duke i thënë:” Më kthe te ti o zotëria im, më ke dërguar të njerëz qe nuk po falnin namaz nate, ata po falnin vetëm pesë kohët e obliguara.


3) Njëri nga Tabiinët: Kam parë në ëndërr një grua dhe cilën e pyeta: Kush je ti? Më tha:”Jam HURI e xhenetit. I thashë: A pranon të martohemi, e ajo mu përgjigj:” Më fejo së pari o zotëria im”, e unë e pyeta: E cili është kushti juaj? Më tha:” Namazi i shumtë i natës”.

4) Omer ibën Hatabi r.a. “ Nuk ka mbetur nga kënaqësia e kësaj bote gjë pos tri gjërave:” Falja e namazit të natës, takimi me vëllezër muslimanë, dhe falja e namazit me xhematë”.


5) Fudajl ibën Ajad: “ Gëzohem kur të perëndoj dielli e të vije nata, që njerëzit të flenë e unë të mbetem vetëm më Allahun e madhëruar(duke falur namaz nate).

6) Hasen El’Basriu r.a.: Është pyetur Hasen El’Basriu r.a. se pse ata që falin namaz natë janë njerëzit me fytyrat më të bukura? Është përgjigjur:” Sepse ata vetmohen me Allahun në namaz nate e Ai u jep atyre dritë nga drita e Tij”.


7) Djaloshi besimtar: I është thënë një djaloshi që falej tërë natën:” Çka të shtynë ta bësh këtë? Është përgjigjur:” Kur të përmendet xhehenemi më shtohet frika prej tij e kur të përmendet xheneti më shtohet dëshira për të hyrë në të, kështu që nuk mund të fle.”

Cool Suhejbi, djalosh nga Basra. Tregohet se një djalosh nga Basra që quhej Suhejb falej tërë natën. Zonja e tij te e cila shërbente i thotë:” Falja jote tërë natën të pengon në punët e ditës, e ky i përgjigjet:” Nuk me vije gjumi(nuk mund të fle) kur të përkujtoj zjarrin e xhehenemit.


9) Njëri i nga njerëzit e devotshëm: Është pyetur njëri nga tabi’inët e devotshëm: Si i ke punët me natën? Është përgjigjur: “Në momente jam në mes dy gjërave: I gëzohem natës kur vijë dhe mërzitem kur vijë agimi kështu nuk jam plotësisht i gëzuar asnjëherë.

10) Një tjetër thotë:” Sikur Allahu i Madhëruar atyre që falen natën të ua kompensonte shpërblimin, me kënaqësinë që ata ndjejnë gjatë faljes kjo do të ishte më e madhe sesa vetë shpërblimi.


11) Disa dijetarë thonë:” Në këtë botë nuk ka momente që u përngjajnë kënaqësive të banorëve të xhenetit përveç asaj që ndiejnë namazlinjtë në zemrat e tyre gjatë natës nga biseda e ëmbël që bëjnë.


Gjëra që na ndihmojnë për të falur namaz nate.
Si të përgatitemi për namaz nate

Në vazhdim do të paraqesim disa gjëra konkrete të cilat ndihmojnë për të falur namaz nate:

1) Mos ngrënia e ushqimit të tepërt natën. Një njëri i devotshëm patë thënë:” O rob të Allahut, mos hani shumë e pastaj të pini shumë e të flini shumë e pas vdekjes të pendoheni shumë”.

2) Mos mundimi i tepërt gjatë ditës, nëse gjatë ditës e mundon vetën shumë më punë nuk do të kesh mundësi të zgjohesh natën për tu falur.
3) Largimi nga mëkatet: Sufjan Thevriju thotë:” Nuk kam mundur të fal namaz nate pesë muaj rresht për shkak të një mëkati që kam bëtë. I është thënë:”E çfarë mëkati ke bëtë? Është përgjigjur:”E kam parë një njeri dukë qarë dhe kam thënë për të se po qanë për sy e faqe”.

4)Falja e namazit të natës në mënyrë graduale: Kur filloni me namaz nate mos u falni përnjëherë gjysmë nate ose një të tretën e saj, por këtë bëjeni gradualisht. Pejgamberi a.s. thotë:” Vërtetë kjo fe është e fortë (solide) andaj thellohuni në të ngadalë”.

5) Gjumi i shkurtër pas drekës ( El’Kajluletu): Transmetohet se Haseni r.a. kur hynte në treg dhe dëgjonte bisedat dhe zhurmat e njerëzve thoshte: Mendoj se nata e këtyre njerëzve ka qenë e pa begatë sepse këta nuk flenë pas dreke.

6) Ngrënia e paktë e ushqimit: Disa të devotshëm kanë thënë:” E sa ushqime pengojnë namazin e natës, e sa shikime pengojnë leximin e një kaptine nga Kur’ani. Vërtetë robi han një lloj ushqimi apo kryen ndonjë vepër e këto e pengojnë të fal namaz nate. Dhe ashtu siç ndalon namazi nga të këqija njashtu edhe të këqijat ndalojnë nga namazi dhe punët tjera të mira”.

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com