Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

PLANIFIKIMI FAMILJAR (Koment i një hadithi)

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 PLANIFIKIMI FAMILJAR (Koment i një hadithi) on Sat Oct 10, 2009 3:22 am

QeNdRiM


.
.
1. Hadithi
“Na ka rrëfyer Ebu-l-Jemane: Na ka lajmëruar Shuajbi, e ky nga Zuhriu të ketë thënë: Më ka lajmëruar Ibn Muhajrizi se e ka njoftuar Ebu Se’id el-Hudriu, r.a., se si duke qenë ulur në një rast me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ne fitojmë robëresha (si plaçkë pas luftës), vlerë që dëshirojmë ta ruajmë (në mënyrë që më vonë të mund t’i shesim), andaj ç’mendoni mbi “azlin” (hedhjen e spermës jashtë vaginës gjatë marrëdhënieve intime me bashkëshorten, në mënyrë që t’i iket mbarsimit)? Ai tha: ‘Pse ju nuk e bëni këtë? Nuk keni gjë të keqe në të. Është Allahu ai i cili cakton se cili shpirt njerëzor do lind.”


(Hadithin e shënon Buhariu në Sahih.)

2. Komenti i hadithit

Nga hadithi i sipërtheksuar vërehet qartë që bëhet fjalë për planifikimin familjar, si dhe lejimin e praktikimit të ‘azlit. Megjithatë, para se të kalojmë në mënyrë konkrete që ta komentojmë hadithin, mendojmë që duhet thënë disa fjalë në lidhje me një hadith tjetër në të cilin i Dërguari, s.a.v.s., për ‘azlin thotë: “Ky veprim konsiderohet mbytje e vogël (e fshehtë) e fëmijës”.

Këtë hadith Muslimi e shënon në “Sahihun” e tij, Ibn Maxhxhe në “Musned” dhe Ahmed ibn Hambeli në “Musnedin” e tij. Në shikim të parë ky hadith duket se është kontradiktor me hadithin e sipërtheksuar, për ç’arsye mendojmë se është i nevojshëm shpjegimi.

Kurtubiu në Tefsirin e tij, duke e komentuar ajetin 151., të sures el-En’am, thotë që disa në bazë të këtij ajeti dhe të hadithit që flet për ‘azlin si “mbytje e vogël e fëmijës”, ‘azlin e konsiderojnë si akt i urryer, e assesi si vepër e ndaluar rreptësisht. Po ashtu, sipas këtij dijetari, një mendim të këtillë përfaqësojnë edhe një grup prej sahabëve. Megjithkëtë, shprehet Kurtubiu, grupi tjetër i sahabëve, tabi’inëve dhe juristëve islam kanë qëndrimin se ‘azli lejohet, para së gjithash duke ftuar në hadithin, i cili lejon këtë akt. Vet Kurtubiu është ithtar i mendimit të atyre që lejojnë praktikimin e ‘azlit.

Qëndrim mbi ndalesën e praktikimit të ‘azlit, ndër të tjerë, kanë marr edhe Ibn Hazmi dhe Ibn Hibbani. Mirëpo, shumica e dijetarëve islam këta dy hadithe i kanë harmonizuar në njërën nga mënyrat vijuese, dhe atë në kuptim të lejueshmërisë se ‘azlit. Disa prej tyre do të pohojnë që hadithi i cili flet mbi ‘azlin si “mbytje e vogël e fëmijës”, tregon në qortimin e tij, e më pak në një akt rreptësisht të ndaluar. Një mendim të këtillë përfaqëson edhe komentuesi i “Sahihut” të Muslimit, Neveviu.

Ka mendime sipas të cilëve hadithi që flet mbi ‘azlin si “mbytje e vogël e fëmijës” është i deroguar. Kështu p.sh., Tahaviu thotë: “Është e mundur që ky hadith të ketë qenë në harmoni me praktikën e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., në fillim (të shpalljes) ku vërehej një respektim i disa parimeve hebraike dhe të krishtera, të cilat nuk binin në kundërshti me mësimin islam. Njëra nga ato parime bënte pjesë edhe trajtimi i tyre ndaj ‘azlit si “mbytje e vogël e fëmijës’. Por, Allahu i Madhërishëm pas kësaj e lajmëroi Pejgamberin, a.s., në dispozitën e drejtë për çështjen e ‘azlit (dispozitë që lejon atë).”

Imamu-l-Haramejni thotë: “’Azli mund të llogaritet i ndaluar atëherë kur ai praktikohet nga frika prej varfërisë, gjegjësisht nga frika se nuk do të kemi se me çfarë do ta përmbajmë familjen, e nëse ky nuk është shkaku i praktikimit të ‘azlit, atëherë nuk është i ndaluar.” Transmetohet se Ibn Abbasi, r.a., duke treguar në pathemelësinë e qëndrimit, sipas të cilit ‘azli është “mbytje e vogël e fëmijës”, thotë: “Sperma në fillim është ujë, pastaj bëhet gjak i ngjizur, pastaj tul mishi, dhe pastaj formohen kocit të cilët më pas mbështillen me mish, kurse ‘azli është para të gjithë këtyre.” Et-Tahaviu nëpërmjet Abdullah b. Adijj el-Hixhara, transmeton gjithashtu se të njëjtën e ka pohuar edhe Aliu, r.a.

Që ta vërtetojmë lejueshmërinë e praktikimit të ‘azlit do të sjellim edhe një hadith dhe atë nga Xhabiri, r.a., i cili thotë: “E praktikonim ‘azlin në kohën e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., ndërkohë që shpallej Kur’ani. Po të kishte diç të keqe në të, ai do të ndalohej me shpallje.” (Mut-tefekun ‘alejh)

Nga parimi i lejueshmërisë ka anuar edhe dijetari i shquar bashkëkohor musliman, Jusuf el-Karadavi, i cili thotë: “Nuk ka aspak dyshim që ekzistimi i llojit njerëzor është i pari dhe i vetmi qëllim i institucionit të martesës, për shkak se ekzistimi i llojit mundësohet nëpërmjet lindjeve të vazhdueshme. Islami shikon afirmativisht dhe duke anuar në numrin e lindjeve, me bekim të pasardhësve meshkuj dhe vajza. Megjithatë, kur për këtë ekzistojnë shkaqe të arsyeshme dhe nevoja të vërteta, islami u lejon muslimanëve planifikimin e lindjeve. Mjeti i përhapur, me anë të të cilit njerëzit i shmangeshin mbarësimit, ishte nxjerrja jashtë e organit gjenital të mashkullit nga organi gjenital i femër para hedhjes së spermës.” Ndër shkaqet që lejojnë planifikimin familjar, sipas Karadavit, bën pjesë edhe frika nga rënia në situata të vështira jetësore, të cilat mund të shkaktojnë dhe rëndojnë situatën edhe në planin fetarë, dhe t’i afrohet haramit apo të bëj atë që është e ndaluar për shkakun e fëmijëve. Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju.” (el-Bekare, 185.). Këtu mund të numërohet edhe frika nga përkeqësimi i shëndetit të fëmijës ose rënia e sjelljes morale të tyre.

3. Komenti i hadithit (vazhdim)

Shumica e dijetarëve islam do të pohojnë që për praktikimin e ‘azlit do të duhet pëlqimi i bashkëshortes (e cila është e lirë), që nuk është rast me robëreshën, pëlqimi i së cilës nuk është i nevojshme, para së gjithash duke u mbështetur ne hadithin që e transmeton Ahmed ibn Hambeli dhe Ibn Maxhe nga Omeri, r.a., i cili thotë: “Pejgamberi, s.a.v.s., ka ndaluar praktikimin e ‘azlit me gruan e lirë, përpos me pëlqimin e saj.”

Sot kemi mjete të ndryshme kontraceptive, të cilat bien në kategorinë e hukmit (dispozitës) të ‘azlit. Megjithatë, konsiderojmë që është e patjetërsueshme të potencojmë në një fakt. Dallimi midis mjeteve kontraceptive dhe abortuese është shumë i madh. Mjetet kontraceptive janë ato që pengojnë prekjen, gjegjësisht bashkimin e spermës së mashkullit me qelizën vezë të femrës. Këto mjete konsiderohen sikur hukmi i ‘azlit, domethënë janë të lejuara. Nga ana tjetër, mjetet abortuese janë ato që e mbysin jetën e filluar, qoftë menjëherë pas bashkimit të spermës së mashkullit me qelizën vezë të femrës, ose edhe pas ca muajsh, kur më fryti ka filluar të formohet. Mjetet e këtilla janë të ndaluara rreptësisht, sepse islami nuk lejon ndërprerjen e dhunshme të shtatzënisë pas që të ketë ndodhur ajo.

Edhe imam Gazali bën një dallim të qartë midis kontracepsionit dhe abortimit, duke thënë: “Kontracepsioni nuk është i njëjtë me abortin dhe mbytjen e fëmijëve të porsalindur. Aborti është akt kriminal kundër një qenie të gjallë. Për shkak se qenia e mbarësuar kalon nëpër disa faza. Faza e parë është të hedhurit e spermës së mashkullit në mitër dhe përzierja e saj me fshehtësitë e femrës. Pas kësaj, kjo përzierje është e gatshme të pranojë jetë. Ndërprerja e kësaj jete është akt kriminal. Kur kjo qenie të zhvillohet më tutje, ajo bëhet gjak i ngjizur (el-‘alek) i ngjitur për mitre dhe aborti në këtë rast është akt kriminal edhe më i madh. Dhe kur kjo qenie të pranojë shpirtin dhe formimi i saj të plotësohet, atëherë edhe më shumë rritet shkalla e krimit, ndërsa kur kjo qenie të shkëputet e gjallë prej nënës, në qoftë se atëherë ajo hidhet, krimi konsiderohet maksimalisht serioz (krim kapital, M. A).”

http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Forum free | Computers and Internet | Security | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum