Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Argumentet për domosdoshmërinë e ndjekjes së Sunetit

Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Imam Shafiu

Shafiu ka thënë: Zoti e ka vënë të dërguarin e Tij – në lidhje me fenë, urdhrat dhe librin e Tij – në një pozicion që është bërë i qartë nga Ai, si një standard dallues i fesë së Tij, duke caktuar detyrimin e bindjes ndaj Tij, si dhe duke ndaluar mosbindjen ndaj Tij. Ai i ka bërë meritat e Tij të qarta duke e lidhur besimin tek i dërguari i Tij me besimin tek Ai. Zoti, më i madhi, ka thënë:


Besojeni pra Allahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. Allahu është vetëm një Allah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. (Kuran 4:171)

Dhe:Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut dhe të dërguarit të Tij, dhe kur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij. (Kuran 24:62)


Pra Zoti ka urdhëruar se fillimi i përsosur i besimit, prej të cilit të gjitha gjërat e tjera varen, duhet të jetë besimi tek Ai dhe pastaj tek i dërguari i Tij. Sepse nëse një person beson vetëm tek Ai, jo tek i dërguari i Tij, ai nuk do ta arrijë asnjëherë besimin e përsosur (d.m.th Islamin) derisa ai të besojë dhe tek i dërguari i Tij.

Prandaj profeti shpalli Sunetin për të provuar besimin e çdo njeriu (siç e tregon tradita e mëposhtme):

Malik ibn Enesi ka treguar nga Hilal b. Usama, ky nga Ata b.Jaser, ky nga Umer b al-Hakam, i cili ka thënë: "Shkova tek i dërguari i Allahut me një robëreshë dhe e pyeta: \\\'Jam zotuar se do të liroj një rob; mund ta liroj atë?\\\' \\\'Ku është Zoti?\\\' e pyeti atë i dërguari i Zotit. \\\'Sipër në qiell\\\', u përgjigj ajo. \\\'Kush jam unë?\\\' pyeti ai përsëri. \\\'Ti je i dërguari i Zotit\\\', u përgjigj ajo. \\\'Mund ta lirosh\\\', tha profeti.

Shafiu ka thënë: Zoti u ka caktuar një detyrë njerëzve, që t\\\'u binden urdhrave të Tij hyjnorë si dhe Sunetit të të dërguarit të Tij. Ai ka thënë në librin e tij:

Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiri i tyre të dërguar që t’u lexojë atyre ajetet Tua, t’u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t’i pastrojë (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S’ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi. (Kuran 2:129)

Dhe:(Sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t’u lexojë ajetet Tona, t’ju pastrojë, e t’ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t’ju mësojë atë që nuk e dinit. (Kuran 2:151)

Eshtë e vërtetë se Allahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kur’anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur. (Kuran 3: 164)

Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’ua lexojë ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme. (Kuran 62:2)

Përkujtoni të mirat e Allahut ndaj jush edhe atë që ua shpalli Kur’anin dhe dispozitat e sheriatit (urtësinë) me të cilat ju udhëzon. (Kuran 2:231)

Allahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin (urtësinë), të mësoi çka nuk dije. Dhuntia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe. (Kuran 4:113)

Pra Zoti përmendi librin e tij, që është Kurani, dhe Urtësinë, që kam dëgjuar se ata që kanë dije për Kuranin mendojnë se Urtësia, është Suneti i të dërguarit të Zotit. Por ashtu si ka thënë vetë Zoti: Zoti e di më së miri! Por fillim përmendet Kurani, pastaj Urtësia; pastaj Zoti përmendi të mirat e Tij për njerëzimin duke u mësuar Kuranin dhe Urtësinë. Prandaj këtu nuk mund ta quajmë asgjë tjetër Urtësinë, përveç Sunetit të të dërguarit të Allahut. Urtësia lidhet ngushtë me librin e Allahut dhe Ai ka urdhëruar që t\\\'i bindemi të dërguarit të Tij, dhe Ai i ka urdhëruar njerëzit t\\\'u binden urdhrave të tij. Prandaj nuk lejohet të konsiderohet diçka si detyrim, me përjashtim të asaj që është parashtruar në Kuran dhe në Sunetin e të dërguarit të Tij. Suneti i të dërguarit e bën të qartë atë që thotë Zoti (në tekstin e librit të Tij) duke treguar urdhrat e tij të përgjithshëm dhe të veçantë. Ai e lidhi Urtësinë e Sunetit me librin e Tij, por ai vjen pas Kuranit. Zoti nuk e ka bërë asnjëherë këtë gjë për ndonjë prej krijesave të Tij, me përjashtim të të dërguarit të Tij.

Shafiiu ka thënë: Zoti ka thënë:

Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës. (Kuran 33:36)

Dhe:O ju që besuat, bindjuni Allahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te Allahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë. (Kuran: 4:59)

Disa dijetarë janë të mendimit se "përgjegjësit nga ju" u referohet komandantëve të ushtrisë së të dërguarit. Këtë e kanë thënë më shumë se një komentues. Por Zoti e di më së miri! (Tabari shton se mund t\\\'u referohet drejtuesve në çështjet e fesë dhe të ligjit.)

Kjo është në përputhje me atë që ka thënë Zoti, sepse arabët, të cilët kishin qenë rreth Mekës nuk dinin asgjë për urdhrin dhe mendimi se një pjesë duhet t\\\'i nënshtrohej urdhrit të të tjerëve, ishte i padurueshëm për ta. Megjithatë ata iu nënshtruan autoritetit të të dërguarit, por nuk mendonin se ky autoritet duhet të ishte në duart e dikujt tjetër përveç të dërguarit. Prandaj ata u urdhëruan t\\\'u binden atyre që janë "përgjegjës" – atyre të cilët i kishte caktuar i dërguari, me bindje të kushtëzuar dhe jo absolute, në lidhje me të drejtat dhe detyrat e tyre. Megjithatë Zoti ka thënë: "Nëse diskutoni për ndonjë gjë, kthejuni Zotit", d.m.th në rast mosmarrëveshjeje.

Shafiu ka thënë: "Kuptimi i nënkuptuar në urdhrin e fundit është se nëse ka grindje, ata (njerëzit) dhe drejtuesit, të cilëve ata janë urdhëruar t\\\'u binden, duhet t\\\'ia parashtrojnë çështjen Zotit dhe të dërguarit të Tij për të gjetur një zgjidhje në bazë të asaj që ka thënë Zoti dhe i dërguari i Tij, nëse kanë dije. Nëse nuk e dinë se cilët janë urdhrat e Zotit, duhet t\\\'i drejtohen pejgamberit, ose ndonjërit që mund ta bëjë këtë. Sepse ky është një detyrim për të cilin nuk duhet të ketë mosmarrëveshje, sepse Zoti ka thënë:

Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. (Kuran 33:36)

Për sa u përket grindjeve që ndodhën pas vdekjes së profetit, çështja u vendos sipas gjykimit të Zotit (të deklaruar në Kuran) dhe pastaj sipas të dërguarit të tij (të deklaruar në Sunet). Por nëse një tekst nuk ishte i zbatueshëm, çështja zgjidhej sipas analogjisë, sipas forcës së një precedenti të kërkuar, ose në Kuran, ose në Sunet. Zoti ka thënë:

E kushdo që i bindet Allahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata! (Kuran 4:69)

Dhe:O ju që besuat, respektojeni Allahun dhe të dërguarin e Tij. (Kuran 8:20)

Zoti urdhëron që t\\\'i bindemi të dërguarit të Tij

Shafiu ka thënë: Allahu thotë:

Ata që të zotohen ty, në të vërtetë ata i zotohen Allahut, se dora e Allahut është mbi duart e tyre. E kush e thyen (zotimin), ai e thyen vetëm në dëm të vetin, e kush e zbaton atë që i është zotuar Allahut, Ai do t’i japë atij shpërblim të madh. (Kuran 48:10)

Dhe:Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht. (Kuran 4:65)

Ky ajet është shpallur në lidhje me një konflikt për tokën mes al-Zubayr dhe një burri tjetër, për të cilin profeti mori një vendim në favor të Zubayrit. Ky vendim është një sunet i caktuar nga i dërguari, jo një urdhër në tekstin e Kuranit.

[Shënim i përkthyesit: Jahja b. Adam, në Kitab el-Harexh e tregon këtë rast si vijon: "Njëri prej ndihmësve nga Benu Umeje pati një konflikt me el-Zubejr në lidhje me një përrua në harra dhe profeti tha: \\\'Ujite tokën o Zubejr dhe pastaj lëshoje ujin\\\'. Burri nga Benu Umeja tha: "Mbaj drejtësi o profet edhe pse ai është djali i të afërmve të tu". Fytyra e profetit ndryshoi dhe ai e kuptoi se ajo që kishte thënë e kishte lënduar profetin. Pastaj profeti tha: \\\'O Zubejr prite ujin derisa të arrijë tek kyçi këmbës\\\', ose ka thënë \\\'deri sa të arrijë gardhin, pastaj lërë ujin të rrjedhë\\\'. Pastaj u shpall ose ai tha: \\\'Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre..."

Kurani tregon atë që sapo kam deklaruar, pra nëse ky vendim do të ishte vendim kuranor, do të ishte shkruar në tekstin e librit të Zotit.

Por nëse njerëzit nuk arrijnë ta pranojnë një vendim të bazuar në një tekst të qartë të librit të Zotit, ata nuk janë më besimtarë, sepse po refuzojnë një vendim të bazuar në legjislacionin hyjnor. Sepse Zoti ka thënë:

Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit. Allahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët. (Kuran 24:63)

Dhe:E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj. Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt. A thua janë të sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë (në të dërguarin) ose mos frikësohen se Allahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojnë padrejt kundër tyre? Por jo, ata vetë janë zullumqarë. Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te Allahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!” Të tillët janë ata të shpëtuarit. Kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën Allahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do ta arrijnë atë që dëshirojnë. (Kuran 24:48-52)

Nëpërmjet këtij komunikimi, Zoti i ka udhëzuar njerëzit që kërkimi i ndihmës tek i dërguari, për të gjykuar mes tyre është një kërkim i gjykimit të Zotit, sepse i dërguari është gjykatës mes tyre dhe kur ata e pranojnë gjykimin e tij, ata veprojnë ashtu, vetëm sepse Zoti i ka urdhëruar.

Dhe ai i ka udhëzuar ata se gjykimi i profetit është gjykimi i Tij, sepse gjykimi i profetit bëhet sipas Tij – duke e ruajtur atë nga gabimet dhe duke dëshmuar se Ai e udhëzon atë dhe ai i bindet urdhrit të Tij.

Pra Zoti ua ka bërë detyrim krijesave të Tij që t\\\'i binden profetit dhe i ka udhëzuar se bindja ndaj tij është bindje nga Zotit.

Obligimi i Zotit është i qartë për krijesat e Tij

Shafiu ka thënë: Zoti i tha të dërguarit të Tij:

O ti Pejgamber, qëndro i fortë në besnikëri ndaj Allahut, e mos i përfill jobesimtarët dhe hipokritët, se vërtet Allahu është i gjithëdijshëm, i di çështjet në hollësi. Dhe ti vepro sipas asaj që po të shpallet nga Zoti yt; Allahu është i njohur shumë mirë me atë që ju veproni. (Kuran 33:1-2)

Dhe:

Ti (Muhammed) praktiko atë që t’u shpall nga Zoti yt. S’ka Zot, përveç Tij. Largohu prej idhujtarëve. (Kuran 6:106)

Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë. (Kuran 45:18)

Pra Zoti e informoi të dërguarin e Tij se e ka favorizuar atë me dijen e Tij të shpallur dhe se do ta ruajë atë nga njerëzimi, sepse Ai ka thënë:

O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revalatën-risalen). Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). (Kuran 5: 67)

Shafiu ka thënë: Zoti e vërtetoi besimin e fortë të profetit për atë që e kishte urdhëruar, si udhëzim për të dhe për ata që e ndjekin atë. Ai ka thënë:

Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur’ani) as ç’është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë. (Kuran 42:52)

Dhe:

E sikur të mos ishte dhuntia e Allahut dhe mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të humbte ty, por ata nuk humbin tjetër, pos vetes së tyre. Ty nuk mund të dëmtojnë asgjë. Allahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije. Dhuntia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe. (Kuran 4:113)

Pra Zoti deklaroi se ai e kishte urdhëruar profetin t\\\'u bindej urdhrave të Tij dhe vërtetoi atë që ai kishte deklaruar në emër të Tij. Ne gjithashtu e vërtetojmë atë për t\\\'iu afruar Zotit me besimin tonë për Të dhe ne i lutemi Atij duke besuar tek fjalët e Tij. Abd el-Azizi ka treguar nga Amr b. Ebi Amr – skllavi i liruar i el-Mutalibit- ky nga el-Muttalib b.Hantab se i dërguari i Zotit ka thënë:

Nëse Zoti ju ka dhënë një urdhër unë jua kam transmetuar atë urdhër dhe nëse Zoti e ka bërë diçka të ndaluar unë jua kam thënë atë gjë të ndaluar.

Shafiu ka thënë: Ajo me të cilën Zoti na ka informuar nga dija e Tij dhe gjykimi i Tij përfundimtar dhe i pakthyeshëm është se Ai i ndaloi ato të cilët e përpoqën ta largojnë profetin nga udha e drejtë dhe e informoi atë se ata nuk mund ta dëmtonin atë.

Për të vërtetuar se profeti e udhëzon njerëzimin në rrugë te drejtë, në rrugën e Zotit dhe se ai transmeton mesazhin e Tij dhe u bindet urdhrave të Tij dhe duke urdhëruar që t\\\'i bindemi atij dhe duke e theksuar gjithë këtë në transmetimet hyjnore të cituara më lart, Zoti i ka dhënë njerëzimit fakte se ata duhet ta pranojnë gjykimin e të dërguarit dhe duhet t\\\'u binden urdhrave të Tij.

Shafiu ka thënë: për ato që profeti ka deklaruar se nuk bazohen në urdhër tekstual nga Zoti, ai e ka bërë këtë sipas urdhrit të Zotit. Zoti na ka informuar:

Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë. Në rrugën e Allahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë me vullnetin e Allahut. (Kuran 42:52-53)

I dërguari ka lënë një sunet për çështjet për të cilat nuk ka një tekst në librin e Zotit dhe për të tjerat, të cilat nuk kanë tekst specifik. Atë që ai e ka lënë në Sunet, Zoti na ka urdhëruar t\\\'i bindemi dhe Ai e konsideron bindjen tonë ndaj tij si bindje ndaj Zotit, dhe kundërshtimin tonë për t\\\'iu bindur atij, si mosbindje ndaj Zotit, për të cilën asnjë njeri nuk do të falet, dhe nuk ka justifikim për mosbindjen ndaj të dërguarit për shkak të asaj që kam deklaruar më sipër dhe sepse vetë profeti ka thënë:

Sufjan b. Ujejne ka treguar nga Selim Ebu Nadri – skllav i liruar i Umer b. Ubejd-Allah – i cili dëgjoi Ubejd-Allah b. Abi Rafin të tregojë nga i ati se i dërguari ka thënë:

Të mos rrijë asnjëri prej jush i qetë dhe kur të përballet me një urdhër lejimi ose ndalimi nga unë të thotë: "Unë nuk e di (nëse kjo është e detyrueshme apo jo); ne do të ndjekim vetëm atë që është në librin e Zotit".

Shafiu ka thënë: Suneti i të dërguarit të Allahut bashkë me transmetimet e librit të Allahut ndahen në dy kategori: E para, për çdo transmetim tekstual në Kuran, i dërguari ka caktuar një (sunet të ngjashëm) në përputhje me transmetimin hyjnor. E dyta, për çdo urdhër që kuptohet në dy mënyra, i dërguari ka caktuar në emër të Zotit një sunet që sqaron kuptimin e nënkuptuar nga Zoti dhe specifikon çfarë detyrimi caktohet, nëse është i përgjithshëm apo i veçantë dhe si duhet ta zbatojë njeriu. Në të dyja kategoritë profeti ka ndjekur librin e Zotit.

Shafiu ka thënë: Nuk njoh asnjë dijetar që nuk është dakord se suneti i të dërguarit ndahet në tre kategori, për dy prej të cilave është rënë dakord unanimisht. Këto dy kategori përputhen për disa çështje dhe ndryshojnë për disa të tjera.

E para, ato veprime për të cilat ka legjislacion tekstual në librin e Zotit, i dërguari vetëm ka specifikuar në mënyrë të qartë atë që është në tekstin e Kuranit. E dyta, për sa u përket transmetimeve të kuptuara në dy mënyra në Kuran, profeti ka specifikuar kuptimin me të cilin e ka thënë Zoti. Këto janë dy kategoritë për të cilat bien dakord dijetarët.

Kategoria e tretë përbëhet nga ajo që i dërguari ka formuluar në sunet, për të cilat nuk ka asnjë tekst në Kuran.



Disa dijetarë kanë thënë: "Zoti e ka autorizuar profetin të japë sunete për (çështjet) për të cilat nuk ka tekst në Kuran". Disa të tjerë kanë thënë: "Suneti nuk jepej nga profeti nëse nuk kishte bazë për të në Kuran, si suneti që specifikon numrin e namazeve dhe mënyrën e faljes, duke u bazuar tek detyrimi i përgjithshëm i faljes. Në këtë mënyrë profeti ka formuluar sunete, në lidhje me shitjen e pasurisë e te tjera. Zoti ka thënë:

Mos e shpenzoni kot pasurinë tuaj.

Dhe:

Allahu e ka lejuar shitjen dhe e ka ndaluar kamatën. (Kuran 2: 271)

Disa të tjerë kanë thënë se profeti merrte një mesazh nga Zoti që i konfirmonte sunetin me anë të një urdhri nga Ai.

Përsëri disa të tjerë kanë thënë: "Profeti ishte i frymëzuar për gjithçka që ka thënë. Suneti është urtësi hyjnore e frymëzuar nga Zoti. Abd el-Aziz ka treguar nga Amr b. Ebi Amr, ky nga el-Muttalib, i cili ka treguar se profeti ka thënë:

Shpirti i besueshëm (Xhibrili) më ka frymëzuar me mendimin se asnjë shpirt nuk do të vdesë pa marrë furnizimin e tij të plotë. Prandaj jini te matur në kërkesën tuaj.

Shafiu ka thënë: "Prej gjërave me të cilat profeti është frymëzuar është suneti i tij. Ky sunet është urtësia që Zoti e ka përmendur në librin e Tij dhe gjithçka që Ai i ka zbritur atij është një libër – libri i Zotit – të gjitha këto i janë dhënë atij si të mira nga Zoti dhe nga vullneti i Tij. Këto të mira personifikohen në një të mirë (d.m.th tek mesazhi) ose marrin forma të ndryshme. I lutemi Zotit të na ruajë nga gabimet dhe suksesi.

Çfarëdolloj forme që të mirat mund të marrin, Zoti e ka bërë të qartë se Ai na ka urdhëruar t\\\'i bindemi të dërguarit dhe nuk na ka dhënë asnjë justifikim për të kundërshtuar urdhrin e të dërguarit të Zotit. Zoti ka bërë që njerëzit të kenë nevojë për të, për të gjitha çështjet e fesë dhe ai e ka dhënë provën për këtë, duke siguruar se suneti i të dërguarit i bën të qarta detyrat e caktuara në librin e Tij, prandaj duhet të dimë se suneti në çdo formë, përfaqëson urdhrin e Zotit dhe është në përputhje të plotë me atë të profetit. Kjo është vërtetuar nga i dërguari në traditën e Abi Rafit që është cituar më lart.

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com