Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

20 hadithe nga Imam Neveviu (30-50)

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 20 hadithe nga Imam Neveviu (30-50) on Sat Oct 10, 2009 3:27 am

QeNdRiM


.
.
31. Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejre r.anhuma përcillet se Pej¬gam¬be¬ri s.a.v.s. ka thënë: “Çkado që e godet muslimanin, qoftë lo¬dhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatkeqësi, madje edhe të shpuarit e ferrës - me cilëndo prej këtyre, All-llahu ia shlyen mëkatet atij”. (Muttefekun alejhi)

32. Nga Ebu Hurejre r.a. përci¬llet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kujt dëshiron All-llahu t'i japë të mira, do të sprovohet nga Ai (në trup, në pasuri, apo në të dashurit”. (Buhariu)

33. Nga Enesi r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Assesi askush prej jush mos ta dëshirojë vdekjen e vet për shkak se e ka goditur ndonjë e keqe. E nëse është i detyruar, atëherë le të thotë: O Zoti im, më le të jetoj përderisa jeta të jetë për mua më e dobishme, kurse më vdis nëse vdekja është për mua më e dobishme”. (Muttefekun alejhi)


34. Trans¬me¬tohet nga Ebu Ab¬dull-llah Habbab ibn el-Eret'ti r.a. që thotë: “Iu ankuam Të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. (për per¬se¬ku¬timet nga mushrikët) derisa ai ishte i mbështetur nën hije të Qa’besë në burdën e tij që e kishte bërë jastëk, e ne i thamë: “A nuk bënë të kërkosh ndihmë për ne, a nuk do të na bësh lutje (dua)? Ai na tha: “Më parë (para jush), për shkak të fesë e merrnin njeriun, e hapnin një gropë, e vendosnin në të, e pastaj e merrnin sharrën dhe ia vendosnin në kokë dhe e përgjysmonin, pastaj ia rrjepnin mishin dhe lëkurën me krehër hekuri, por as kjo nuk e largonte nga feja e tij. Pasha All-llahun, All-llahu do ta plotësojë këtë fe ashtu që kalorësi do të shkojë prej Sana-së deri në Hadramevt e nuk do të frikësohet prej askujt tjetër përveç prej All-llahut, dhe prej ujkut për kopenë e vet, mirëpo ju po nguteni”. (Buhariu)
Në një transmetim shtohet ky citat: “Ai e pat vendosur burdën si jastëk, kurse neve mushrikët ashpër na per¬sekutonin”.

35. Nga Enesi r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur All-llahu i dëshiron një robi të vet diç të mirë (hajr), Ai ia shpejton dënimin në këtë botë, ndërsa kur All-llahu dëshiron që një rob të vet ta qëllojë e keqja (sherr), Ai ia lë mëkatet e pafalura në këtë botë, ashtu që të vijë me mëkate në Ditën e Gjykimit (dhe aty e gjen e keqja)”. Pej¬gam¬be¬ri s.a.v.s. po ashtu ka thënë: “Vërtet, madhë¬sia e shpërblimit është sipas ma¬dhësisë së vështirësisë (fat-ke¬që¬si¬së). Vërtet, All-llahu kur e do një popull, Ai e sprovon me fat¬ke¬që¬si¬. Kush është i kënaqur me All-llahun në fatkeqësi (bela), edhe All-llahu është i kënaqur me të, ndërsa kush hidhërohet për këtë, edhe All-llahu hidhërohet me të”. (Tirmidhiu thotë se është hadith hasen)

36. Nga Ebu Hurejre r.a. përci¬llet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk është trim ai që fiton në (mundje), por trim është ai që e përmban veten nga zemërimi”. (Muttefekun alej¬hi)

37. Nga Sulejman ibn Sured r.a. përcillet se ka thënë:”Isha ulur me Pej¬gam¬be-rin s.a.v.s. kurse dy njerëz grindeshin ndërmjet veti. Njëri prej tyre u skuq prej zemërimit dhe iu frynë damarët e qafës. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Vërtet unë e di një fjalë që nëse e thotë do t'i kalojë ajo që e ka gjetur. Nëse thotë: E udhu bi-l-lahi minesh-shejtanirr- rraxhim (I mbështetem All-llahut nga djalli i mallkuar), do t’i kalojë ajo që e ka kapluar”. Të pranish¬mit i thanë: “Pej-gam¬be¬ri s.a.v.s. ka thënë që t’i mbështetesh All-llahut nga djalli i mallkuar”. (Muttefekun alejhi)

38. Nga Muadh ibn Enesi r.a. përcillet se Pej¬gam¬be¬ri s.a.v.s. ka thënë: “Kush e përmban zemë¬ri¬min e tij atëherë kur ka mundësi t’ia kthejë (personit që e ka zemëruar), All-llahu i Madhë¬rishëm në Ditën e Gjykimit do ta ftojë që para të gjitha krije¬sa¬ve ta zgjedhë cilën të dojë nga hyri¬të”. (Ebu Davudi dhe Tirmi¬dhiu thonë se është hadith hasen)

39. Nga Ebu Hurejre r.a. trans¬me¬tohet: “Një njeri i tha Të Dër¬guarit të All-llahut s.a.v.s.: “Më porosit diçka (më përudh)”. I Dërguari tha : “Mos u zemëro!” Ky e përsëriti pyetjen disaherë. I Dërguari sërish tha: “Mos u zemëro!”. (Buhariu)

40. Nga Ebu Hurejre r.a. për¬ci¬llet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtarit dhe besim¬tares nuk i pushojnë së godituri fatkeqësitë në ve¬tveten e tij, në fëmijët e tij dhe në pasurinë e tij, derisa të takohet me All-lla¬hun e madhërishëm kur në të nuk do të mbetet asnjë mëkat”. (Tirmi¬dhiu thotë: hadith hasen sahih)

41. Nga Ebu Ibrahim Abdull-llah ibn Ebi Evfa r.anhuma përci¬llet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. në një prej ditëve kur e pritte taki¬min me armikun deri në fillim të perëndimit të diellit, u ngrit dhe të pranishmëve u tha: “O nje-rëz, mos e dëshironi përleshjen me armikun, luteni All-llahun për shëndet, por kur të përlesheni me armikun, atëherë bëhuni të qëndru¬eshëm dhe di¬jeni se Xhenneti është nën hije të shpatave”. Pastaj Pej¬gam¬be¬ri s.a.v.s. tha: “O Zoti im, që je Shpallës i Librit, Lëvizës i reve, Mundës i aleatëve, mundi ata dhe neve na ndihmo ndaj tyre!” (lutja u bë në Luftën e Hendekut). (Mu¬ttefekun alejhi)
Ndihma dhe suksesi janë nga All-llahu xh.sh..
- Besimi i fortë dhe i sinqertë
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“O besimtarë, frikësojuni All-llahut dhe jini me ata që janë të sinqertë!” (et-Tewbe, 119)
“.. Edhe të sinqertëve e të sinqertave.” (el-Ahzab, 35)
“.. Do të ishte më mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut”. (Muhammed,21)

Kurse prej haditheve mbi këtë temë janë edhe këto:

42. Nga Ibni Mes’udi, r.a. për¬cillet se Pej¬gam¬be¬ri s.a.v.s. ka thënë: “Sinqeriteti (sidk) shpie në mirësi, kurse mirësia shpie në Xhennet. Vërtet njeriu i cili vazhdimisht është i sinqertë (në besim dhe në të folur), tek All-llahu shkruhet besimtar i vërtetë (siddik). Gënjeshtra shpie në prish¬je (morale), kurse prishja shpie në Xhehennem. Njeriu që gënjen vazhdimisht, më në fund tek All-llahu shkruhet gënjeshtar”. (Muttefekun alejhi)

43. Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Ali ibn Ebi Talib r.a. përcillet se ka thënë: “Kam mba¬jtur në mend se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Largohu prej gjithçkaje që është e dyshimtë, kurse përmbaju asaj që nuk është e dyshimtë. Vërtet sinqe¬ri¬teti në be¬sim është siguri, kurse gënjeshtra është dyshim”. (Tir¬mi¬dhiu thotë se është hadith sahih)

44. Nga Ebu Thabiti, e është thënë nga Ebu Seidi, e është thënë edhe nga Ebu-l-Velidi, Sehl ibn Hunejfi që ishte pjesëmarrës i Luftës së Bedrit thuhet se Pej-gam¬be¬ri s.a.v.s. ka thënë: “Kush dëshiron dhe kërkon sinqerisht nga All-llahu që të jetë shehid, All-llahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet”. (Muslimi)
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“I cili të sheh kur ngrihesh të kryesh faljen, namazin, me të tjerët”. (esh-Shuara, 2l8-2l9)
“Ai është me ju, kudo qof¬shi”. (el-Hadid, 4)
“Për All-llahun nuk ka asgjë të fshehur,as në tokë e as në qiell”. (Ali Imran, 5)
“Sepse Zoti yt është njëmend në pritë”. (el-Fexhr,l4)
“Ai e di ç’fshehin sytë mashtrues dhe ç’fshehin kraharorët”. (el-Mu’minu, l9)
Ajetet e Kur’anit mbi këtë temë janë të njohura dhe të shumta, kurse prej haditheve po i thekso¬jmë disa:

45. Trans¬me¬tohet nga Umer ibn Hattabi r.a. se ka thënë: “Një ditë ishim duke ndenjur tek I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zeza. Në të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njohëm.U ul pranë Pej¬gam¬be¬rit s.a.v.s. duke i mbështetur gjunjtë e vet në gjunjtë e tij, i vendosi duart e veta në kof¬shën e tij dhe tha: “O Muhammed, më trego ç’është Islami?” I Dër¬gu¬a¬ri i All-llahut s.a.v.s. tha: “Islami është të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muham¬medi është i dërguar i All-llahut, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh Ramazanin, ta vizitosh Qa’benë, nëse ke mundësi ta bësh këtë!” Ai tha: “Të vërtetën e the”. Ne u çuditëm: Po e pyet dhe po ia vërteton. Ai tha: “Më trego, ç’është imani? (Pej¬gam¬be¬ri) Tha: “Të besosh All-llahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dër¬guarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të të mirës dhe të keqes”. Tha: “Të vërtetën e the”. Tha: “Më trego ç’është ihsani?” (Pej¬gam¬be¬ri) Tha: “Ta adhurosh All-llahun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty”. Tha: “Më trego ç’është çasti (i fundit, Dita e shka¬të¬rri¬mit)?” (Pej¬gam¬be¬ri) Tha: “Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai që pyet”. Tha: “Më trego mbi shenjat e tij?” (Pej¬gam¬be¬ri) Tha: “Kur robëre¬sha t’i lind vetes zo¬njushë, kur të shihen barinjtë kem¬bëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e godi¬nave të mëdha”. Pastaj shkoi, kurse unë mbeta një kohë. Pastaj (I Dërguari) tha: “O Umer, a e di kush ishte pyetësi?” Thashë: “All-llahu dhe I Dërguari i Tij më së miri e dinë”. Tha: “Vër¬tet ishte Xhibrili, erdhi t’ua mësojë fenë tuaj”. (Muslimi)

46. Nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunadeh dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli r. anhuma trans¬me¬tohet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ki ndër¬mend (frikësohu) All-llahun kudo që të jeshë. Të keqen përcille me të mirë, ajo do ta fshijë të keqen. Dhe me njerëzit bëhu i moralshëm-me moral dhe sjellje të mira”. (Tir¬mi¬dhiu thotë se është hadith hasen)

47. Trans¬me¬tohet nga Ibni Ab¬basi r.a. i cili ka thënë: “Isha pas Pej¬gam¬be¬rit s.a.v.s. një ditë, kur më tha: “O vogëlush, unë po t’i mësoj disa fjalë: Ruaje All-llahun (duke i kryer urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalimet e Tij), dhe Ai ty do të ruajë, ruaje All-llahun dhe Ai do të jetë me ty (do të mbrojë dhe ndihmojë), nëse dikënd e lut, atëherë lute vetëm All-llahun, nëse kërkon ndihmë, atëherë kërko vetëm prej All-lla¬hut, dije se sikur mbarë populli të mblidhet për të ndihmuar në diçka, ata nuk mu¬nd të të ndihmojnë as¬gjë më tepër se sa që të ka për¬caktuar All-llahu. Po edhe sikur të mblidhen për të dëmtuar diçka, ata nuk do t’ia dalin të të dëmtojnë përveç asaj që All-llahu të ka për¬caktuar. Lapsat (për shënimin e përcaktimeve) janë ngri¬tur, kurse ngjyra e shkrimit (të fatit) është tharë. (Don të thotë:nuk mund të shlyhet dhe të ndryshohet përcak¬timi)”. (Tirmidhiu thotë se është hadith hasen sahih)

Kurse në një transmetim tjetër të këtij hadithi shënohen edhe këto fjalë: “Ruaje All-llahun, do ta gjesh përpara teje, njihe All-llahun (duke e respektuar) në rehati, e Ai ty do të njohë (me ndihmën e Tij) në vështirësi, dije se ajo prej të cilës ke shpëtuar nuk ka mundur të të godasë, dhe asaj që të ka goditur nuk ke mun¬dur t’i shpëtosh, dije se fitorja arrihet me durim, kurse suksesi me mundim dhe se pas vështirësive vjen lehtësimi.”

48. Trans¬me¬tohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “Vërtet ju i bëni disa punë të cilat në sytë tuaj janë më të vogla se qimja e flokut, kurse ne në kohën e Të Dërguarit të All-lla¬hut s.a.v.s. i numëronim dhe kon¬sideronim prej ga¬bimeve (mëkat¬eve) më të mëdha”. (Buhariu)

49. Nga Ebu Hurejre r.a. përci¬llet se Pej¬gam¬be¬ri s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar është xheloz. Xhelozia e All-llahut vjen në shprehje kur njeriu i bën ato vepra të cilat i ka ndaluar All-llahu”. (Muttefekun alejhi)

50. Nga Ebu Hurejre r.a. përci¬llet se e ka dëgjuar Pej¬gam¬be¬rin s.a.v.s. duke thënë: “Tre njerëz nga Beni Israilët, All-llahu xh.sh. dëshiroi t’i sprovojë. Njëri prej tyre ishte zgjeban, i dyti qelan kurse i treti i verbër. All-llahu ua dërgoi një engjëll i cili së pari i vjen zgjebanit dhe i thotë: “Ç’ki¬she dëshiruar më së shum-ti?” Tha: “Më së shumti kisha dëshiruar të kem ngjy¬rë dhe lëkurë të mirë dhe të çlirohem nga kjo për shkak të së cilës më urrejnë njerëzit”. Engjëlli e fërkoi me dorë dhe prej tij ranë krejt zgjebet dhe e fitoi ngjyrën e mirë (të tru¬pit). (Pastaj engjëlli) Tha: “Cilën pasuri më së shumti e dëshiron?” Tha: “Devetë - ose lo-pët” (nuk i kujtohet sakt trans¬me¬tu¬esit), ai ia jep një deve barsë dhe i thotë: “All-llahu të bekoftë me të!” Pastaj shkoi te qelani dhe i tha: “Ç’kishe dëshiruar më së shumti?” (Qelani) Tha: ”Flokë të bukura dhe të largohet prej meje ajo prej së cilës njerëzit neveriten nga unë.” Engjëlli e fërkon dhe ai shërohet e i jipen flokë të bukur. (Engjëlli) Tha: “Cilën pasuri e dëshiron më së shumti?” (Qelani) Tha: “Lopët”. Engjëlli ia jep një lopë barsë dhe i thotë: “All-llahu të bekoftë me të”. Engjëlli i shkon të verbërit e i thotë: “Ç’kishe dëshiruar më së shumti?” (I ver-bëri) Tha:” Të ma kthejë All-llahu të pamurit, që t’i shoh njerëzit”. Engjëlli e fërkon dhe All-llahu ia kthen të pamurit. (Engjëlli) Tha:” Cilën pasuri e dëshiron më së shumti?” (I verbëri) Tha: “Dhen¬të!” Engjëlli ia jep një dele që lind. Te të tre pasuria u shtua e u rrit kështu që njëri (zgjebani) e bëri një luginë me deve, i dyti (qelani) e bëri një luginë me lopë dhe i treti (i verbëri) e bëri një lu¬gi¬në me dele. Pas kësaj engjëlli i vjen zgjebanit në formën dhe pam¬jen e tij të mëparshme e i thot¬ë: “Unë jam një njeri i mjerë, më janë këputur lidhjet në këtë udhëtim timin, andaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveç All-llahut, e pastaj ti, andaj po të lutem në em¬rin e Atij që të ka dhënë ngjyrë dhe lëkurë aq të bukur dhe që të ka dhënë kaq deve, të më japësh një deve që të mund ta va¬zhdoj rrugën”. (Ish-zgjebani, tash pasa¬nik) Tha: “Jo, unë kam shumë ob¬li¬gime (borxhe). (Engjëlli) I tha:”Sikur po të njoh unë ty, a mos ke qenë një zgjeban nga i cili neveriteshin njerëzit, një i varfër të cilin All-llahu e ka pasuruar! “Tha: “Unë këtë pasuri e kam trashëguar nga të parët e më¬dhenj”. (Engjëlli i) Tha: “Nëse po gënjen, le të të kthejë All-llahu në atë gjendje në të cilën ke qenë”.
Engjëlli pastaj i shkon qelanit - por në formën dhe pamjen e tij të mëparshme e i thotë ashtu siç i tha zgjebanit, por edhe ky i përgjigjet ashtu siç iu pat përgjigjur zgje¬bani. (Engjëlli) Tha: “Nëse po gënjen le të të kthejë All-llahu në atë gjendje në të cilën ke qenë!”

Pastaj engjëlli i shkon ish të verbërit, por në formën dhe pam¬jen e tij të mëparshme dhe i thotë: “Unë jam i mjerë dhe udhëtar, më janë këputur lidhjet në këtë udhëtim timin, andaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveç All-llahut, pastaj ti. Të lutem me atë që të ka kthyer të pamurit, më jep një dele, që (të ndihmohem me të e) të vazhdoj rrugën”. (Ish i verbëri) Tha: “Vërtet unë kam qenë i ver¬bër, por All-llahu ma ka kthyer të pamurit, merr vëlla çka të duash dhe lë çka të duash! Pasha All-lla¬hun, asgjë sot nuk të ndaloj të marrësh në emër të All-llahut të Gjithëfuqishëm e të Madhërishëm. (Engjëlli) Tha: “Mbaje krejt pasurinë, ju vetëm keni qenë të sprovuar. All-llahu është i kënaqur me ty, kurse është i hidhëruar me dy shokët e tu”. (Muttefekun ale¬jhi)

Në transmetimin e Buhariut qëndron: “Nuk të falënderoj nëse lë diçka që të nevojitet”.

http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum