Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Google hallall për surfuesit besimtarë

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Google hallall për surfuesit besimtarë on Sat Oct 10, 2009 4:03 am

QeNdRiM


.
.


Firma holandeze “AZS Media Group”, kohë më parë ka lëshuar për muslimanët veb-portalin e parë për kërkim “ImHalal”.

ImHalal tregon nëse fjala e cila kërkohet është e papërshtatshme fetarisht dhe faqja e dëshiruar a është në përputhje me normat fetare apo jo.

Faqja punon në bazë të ndihmesës së filterëve, të cilët vlerësojnë sesa është fjala e shënuar në kundërshtim me normat islame. Ekzistojnë tre shkallë të paralajmërimit.

“Në këtë ide erdhëm pasi që miqtë tanë ankoheshin sesi Google, apo Yahoo, të cilët çdo herë i orientonin në faqe të cilat kishin përmbajtje seksuale”, thotë Reza Sardeha, themelues i AZS Media Group.

Puna për ndërtimin e faqes ka zgjatur shtatë muaj, ndërsa kërkimi mund të realizohet në pesëmbëdhjetë gjuhë, arabisht, kinezisht, turqisht, anglisht, etj...

Reza Sardeha thekson faktin që faqja do të duhej të përsoset edhe më shumë. “Në faqe ekziston “feedback-button”, nëpërmjet të cilit shfrytëzuesit kanë mundësinë që të na shkruajnë sugjerimet dhe kritikat përderisa paraqitet diçka e kontestuar.”

Pas disa ditës, pasi lëshimit të veb-portalit, blogjet nisën debatet. Disa nga to pohojnë që faqja e këtillë është një lloj i censurës. Mirëpo Serdah u përgjigjet kështu: “Kjo është diçka që arrihet sipas dëshirës, kushdo që dëshiron ndonjë përmbajtje të veçantë, për atë mund të përdor ndonjë portal tjetër për kërkim.”


Adresa e portalit kërkues për muslimanët:


http://imhalal.com/

http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | Computers and Internet | Security | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum