Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Tefsiri i Selefit

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Tefsiri i Selefit Empty Tefsiri i Selefit Sun Oct 11, 2009 12:12 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Tefsiri i Selefit
Imam Ibn Tejmije







Gjeja e pare qe duhet ditur eshte ajo se Pejgamberi(salallahu alejhi ue selam)ua ka shpjeguar domethenien e Kur`anit shoqeruesve te tij,sic ua mesoi atyre fjalet e tij(Kur`anit).

Urdheri hyjnor:"Ti duhet t`u shpjegosh njerezve se c`u eshte shpallur atyre, (16:44) therret per te paren ashtu sic therret per te fundit.

Abd el-Rrahman el-Sulemi ka thene:Kurdo qe njerezit te cilet ua mesuan atyre Kur`anin,Uthamn ibn Afan (r.a),Abdullah ibn Mes`ud (r.a)dhe te tjere,i mesonin dhjete vargje te Kur`anit nga Pejgamberi(salallahu alejhi ue selam), ata nuk vazhdonin me tutje,pervec nese e kuptonin se cfare qellimi dhe rregulla permbanin ato vargje.

Ata thoshin:"Ne mesuam tekstin e Kur`anit dhe i studiuam qellimet dhe urdhrat te gjitha se bashku".

Kjo shpjegon ate per cka ata shpenzuan aq kohe te gjate ne mesimin e nje kapine(sureje).

Enesi(r.a)ka thene:"Ne e cmonim shume lart ate i cili mesonte dy suret e Kur`anit:el-Bekare dhe Ali-Imran".

Ibn Umeri (r.a) shpenzoi disa vite,dhe sipas Malikut,tete vite te plota,ne mesimin e ketyre sureve.

Ne te vertete,shoqeruesit(sahabet)i nenshtroheshin urdherit te Allahut:



"Ky eshte nje Liber i bekuar.Ne ua zbritem juve ate qe te sodisni mbi te," (38-29)dhe


"A nuk menduan thelle ata mbi Kur`anin!"(47:24)dhe,



"A nuk medituan ata ne fjalet e Allahut!".(23:68)



Natyrisht se nuk mund te meditohet ne fjale nese nuk e kupton domethenien e tyre.

Per kete shkak, Allahu ka thene :


"Ne e kemi shpallur ate si nje Kur`an ne Arabisht,ashtu qe ta kuptoni"(12:22),



dhe te pervetesohet Kur`ani do te thote te kuptohet domethenia e tij.


Gjithkush e di se libri eshte per t`u kuptuar,jo vetem per t`u lexuar.Dhe kjo vlene edhe me shume per Kur`anin.

Askush asnjeherre nuk lexon nje liber mbi ndonje teme -mjekesi,matematike apo ndonje tjeter-pa u munduar qe ta kuptoje ate.

E njejta vlen edhe per Kur`anin,ne te cilen qendron mireqenia dhe lumturia jone,feja jone dhe jeta.

Kjo eshte ajo pre cka shoqeruesit e Pejgamberit(sallahu alejhi ue selam) dallonin paksa ne interpretimin e Kur`anit.

Pasardhesit e tyre(el-Tabi`in)ne krahasim me ta dalluan edhe me shume.

Sidoqofte,kur te krahasohen dallimet e tyre me ato te gjeneratave te mevonshme,ato dalin si te parendesishme.

Si nje rregull,sa me e mire gjenerata,aq me i thelle eshte te kuptuarit e saj dhe dituria e Kur`anit,dhe pajtimi i dijetareve te tyre eshte me i madh lidhur me interpretimin e tij.

Ne mesin e pasardhesve ka patur shume te atille qe kane mesuar Kur`anin me Sahabet.



Per shembull,Muxhahidi e studioi tere Kur`anin,ashtu sic thoshte edhe vete ai,me Ibn Abasin(r.a) e pyeti ate per secilin varg dhe i shenoi te gjitha komentet e tij.

Per kete shkak el-Theuri ka thene :"Nese e merrni komentin e Muxhahidit,kjo do te mjaftoje".

Kjo poashtu shpjegon ate perse el-Shafi`i,el-Buhari dhe dijetare te tjere,si dhe Imam Ahmedi dhe te tjeret te cilet e kane komentuar Kur`anin,i citojne fjalet e Muxhahidit me shume sesa fjalet e kujtdoqofte tjeter.

Dua qe te ve theksin ne ate se pasardhesit e mesuan interpretimin (tefsirin)e Kur`anit prej Sahabeve,ashtu sic ata mesuan hadithin e Pejgamberit(salallahu alejhi ue selam) prej tyre.

Kjo nuk do te thote se me kete mohohet se ata e ushtruan mendjen e tyre ne vargje te ndryshme dhe shprehen mendimet e tyre,ashtu sic vepruan ne lidhje me hadithe te ndryshme te Pejgamberit(salallahu alejhi ue selam).

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com