Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Duaja (lutja) në Kuran

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Duaja (lutja) në Kuran Empty Duaja (lutja) në Kuran Sun Oct 11, 2009 12:17 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Duaja (lutja) në Kuran


Është e vërtetë nga hadithi i Pejgamberit alejhi selam se “Duaja (lutja) është adhurim”. Transmeton Tirmidhiu 2370. Duaja është mënyra lidhëse në mes robit dhe Zotit të tij, ajo që e lidh muslimanin me Krijuesin. Thotë Allahu i Lartësuar: “Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem…” (Gafir, 60). Allahu e ka kushtëzuar përgjigjen që vjen nga Ai me kërkesën që bëhet nga ana e robit.

Rrënja e kësaj foljeje “ed-du’a”, do të thotë të kërkosh diçka, të kërkohet nga dikush veprimi i një gjëje. Kjo fjalë (ed-du’a) është përmendur në Kuran në më shumë se nëntëdhjetë vende, prej tyre 48 herë është përmendur si (emër), si p.sh. në ajetin 39 të sures Ibrahim: “Vërtet, Zoti im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.” Kurse në 44 vende është cekur si fojle, si p.sh.: “...e Allahu me mëshirën e Vet ju fton për në xhenet, për në shpëtim…” (El Bekare, 221)

Kjo fjalë (ed-du’a) në Kuran ka ardhur me kuptime të ndryshme. Prej tyre veçojmë:

- Du’a ka kuptimin adhurim, përulje. Thotë Allahu i Lartësuar: “Thuaj: “A pos Allahut të adhurojmë çka nuk na sjell as dobi as dëm…” (El-En’am, 71)
Pra, a të adhurojmë, t’i përulemi, t’i nënshtrohemi dikujt tjetër përpos Allahut, i cili nuk na sjell as dobi as dëm? Gjithashtu, Allahu i Madhëruar thotë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem…” (Gafir, 60)
Domethënë: Më adhuroni Mua dhe bëhuni të sinqertë në adhurimin Tim, Unë do të pranoj prej jush dhe do t’jua fal mëkatet tuaja.
Shpeshherë “ed-du’a” ka ardhur në Kuran me këtë kuptim, adhurim ndaj Allahut Fuqiplotë. Në suren El-A’raf, në ajetin 37 Allahu thotë: “Ku janë ata që pos Zotit i lutshit?” Edhe në suren Esh-Shuara, në ajetin 92 thuhet: “Dhe atyre u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit ju?”

- Du’a ka kuptimin thirrje, emërtim. Allahu Mëshirëplotë thotë: “Thirrjen e të Dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit…” (En-Nur, 63)
Pra, mos e thërrisni të Dërguarin siç thirrni njëri-tjetrin. Tregon Ibn Kethiri nga Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se njerëzit përpara e thirrnin Muhamedin alejhi selam me fjalët “O Muhamed, o Ebul Kasim”. Atëherë i ndaloi Allahu nga kjo, duke e ngritur dhe vlerësuar të Dërguarin e Tij, paqja dhe mëshira qofshin mbi të, për t’iu drejtuar me fjalët “O i Dërguar i Allahut, o Pejgamber i Allahut…” Transmeton Muxhahidi dhe Seid ibn Xhubejri.

- Du’a ka kuptimin ndihmë, mbrojtje, strehim. Thotë Allahu i Madhëruar: “Thuaju: “Nëse ju vjen dënimi nga Allahu ose ju vjen kijameti, më tregoni, nëse jeni të sinqertë, a do të thirrni kë pos Allahut (për ndihmë)?” (El-En’am, 40)
Pra, prej kujt kërkoni ndihmë? Kë lutni dhe te kush strehoheni nga kjo fatëkeqësi që ju godet? Gjithashtu, Allahu i Madhëruar thotë: “E kur ju kap ju paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbetet vetëm Ai (Allahu)…” (El-Isra’a, 67)
Kur keni nevojë për Të, i luteni dhe kërkoni nga Ai mbrojtje, se vetëm Ai është që shpëton. “Ai në vend të Allahut lut atë që nuk mund t’i bëjë as dëm as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pa mbarim.” (El-Haxhxh, 12)

- Du’a ka kuptimin lutje, pyetje. Thotë Allahu i Madhëruar: “Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë është ajo…” (El-bekare, 68)
Pra, pyete për ne Zotin tënd që të na sqarojë se si është ajo lopë, çfarë cilësish ka, çfarë ngjyre, çfarë lloji është etj.?

- Du’a ka kuptimin inkurajim, ofertë për të vepruar diçka. Thotë Allahu i Lartësuar: “Ai (Jusufi) tha: “O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua sesa ajo që ma ofrojnë ato mua…” (Jusuf, 33)
Domethënë: O Zot, për mua më mirë është burgimi sesa ajo në të cilën më fton kjo grua, që të bëj me të vepra të ndyra e të ndaluara.
Gjithashtu thuhet në Kuran: “Allahu thërret për në xhenet…” (Junus, 25)
Allahu i nxit robërit e Tij për vepra të mira, që të arrijnë qëllimin final për të hyrë në xhenet. “Dhe, o populli im, ç’është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarr?” (Gafir, 41)
Domethënë: Unë po ju stimuloj për punë të mira, për punë të cilat ju shpëtojnë nga dënimi i Allahut, ndërsa ju më thërrisni dhe më inkurajoni për punë që më fusin në zjarr.

- Du’a ka kuptimin dëshirë. Thotë Allahu i Lartësuar: “Për ata do të ketë aty fruta dhe çdo gjë që dëshirojnë.” (Jasin, 57)

- Du’a ka kuptimin fjalë. Thotë Allahu i Madhëruar: “Kur u erdhi atyre dënimi Jonë, s’kishin ç’të thonë tjetër vetëm të thonë: “Vërtet, ne ishim zullumqarë (të pranojnë gabimin).” (El-A’raf, 5)
Thotë Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë: “Nuk kishin fjalë, thënie tjetër kur u erdhi dënimi përveçse të pranojnë se ishin keqbërës.”

- Du’a ka kuptimin kërkesë. Thotë Allahu Fuqiplotë: “Atje do të keni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni.” (Fussilet, 31)
Domethënë: Çfarë të dëshironi e të kërkoni, do ta gjeni para duarve tuaja.

- Du’a përdoret edhe me kuptimin e prezencës së dëshmitarëve. Thotë Allahu i Lartësuar: “…thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotat) pos Allahut…” (El-Bekare, 23)
Domethënë: Thirrini të gjithë ata që i keni adhuruar për zota përveç Allahut, që ta shohim se çfarë mund t’ju ndihmojnë në çështjet tuaja në atë ditë kur do të dalin të gjithë para Allahut, Llogaritësit të shpejtë. Kështu thonë disa komentues të Kuranit dhe disa gjuhëtarë arabë.


Disa nga thirrjet (duatë) e përmendura në Kuran

Thirrja e Allahut për robërit e Vet: “Allahu thërret për në xhenet.”

Thirrja e Pejgamberit alejhi selam: “Thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë.”

Thirrja e besimtarëve në Ditën e Llogarisë: “E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e Allahut.”

Thirrja e Nuhit alejhi selam: “O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën.”

Thirrja e jobesimtarëve: “E lutja e jobesimtarëve (drejtuar pos Zotit) nuk është tjetër vetëm se dështim (kotësi).”

Thirrja e pasuesve të humbur: “Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr.”

Thirrja e Iblisit (djallit): “...ai e thërret atë grupin e vet vetëm për t’i bërë banues të zjarrit.”

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com