Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Përkujtoju atyre ditët e All-llahut!

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Përkujtoju atyre ditët e All-llahut! Empty Përkujtoju atyre ditët e All-llahut! Sun Oct 11, 2009 12:27 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Përkujtoju atyre ditët e All-llahut!



Shuajbi alejhi selam duke e këshilluar popullin e vet që t’i lërë idhujt-tagutët dhe të kthehet në rrugën e vërtetë të shpallur nga Allahu i Madhëruar tha: “O populli im, kundërshtimi ndaj meje të mos u shpjerë (në mosbesim) që t’ju gjejë ajo që e gjeti popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. E populli i Lutit nuk është larg prej jush.”
(Hud, 89)

Ai u kujtoi atyre ndëshkimin e popujve të mëparshëm dhe ligjet kozmologjike të Allahut, ashtu siç u thoshte se i mençuri kupton nga shembujt e atyre që ishin para jush, nëse jeni që kuptoni.

Sunenet, ligjet e Allahut të Lartësuar, nuk njohin dallim ndaj askujt që kundërshton të Dërguarit e Allahut pasi atyre u ka ardhur udhëzimi dhe përfundimi është i njëjtë sikurse i atyre që ishin para tyre. Në ligjin e Allahut nuk do të gjesh ndryshime. Ai që mediton për historinë e së kaluarës e vëren këtë qartë.
Për këtë, secili i Dërguar i Allahut ia ka kujtuar popullit të vet ditët e Allahut dhe e ka përsëritur këtë gjë pandërprerë, që mos të kenë argument njerëzit para Allahut se të Dërguarit nuk ua kanë tërhequr vërejtjen. Thotë Allahu i Madhëruar: “Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë): “Nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e Allahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues.”
(Ibrahim, 5)


Thotë Imam Taberiu, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Predikoju atë që ka ndodhur me popujt e mëparshëm, përkujtojua ditët e Allahut, ditët e begatisë dhe të sprovës, nëse këshilla është e ndjerë, ajo ndikon më shumë. Thotë Allahu i Madhëruar: “E ju (mekas) me siguri kaloni atypari në mëngjes e në mbrëmje. Pra, a nuk mblidhni mend?”
(Es-Saffat, 137-138)


Pejgamberi alejhi selam shpeshherë u tregonte shokëve të tij lajmet e popujve të mëparshëm, pastaj vazhdonte tregimin e historisë së një populli që ishte plot mësime e dobi dhe kjo ndikonte në shpirtrat e sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Allahu i Madhëruar i ka urdhëruar robërit e Vet të ecin në tokë dhe të meditojnë rreth gjendjes së popujve para nesh, që të marrim mend e mësime prej tyre. Thotë Allahu i Lartësuar:
“A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë?” (Jusuf, 109). Gjithashtu thotë: “A nuk u arriti atyre lajmi i atyre që ishin më herët, si i popullit të Nuhut, i Adit, i Themudit, i popullit të Ibrahimit, i atyre të Medjenit dhe i të rrotulluarve (populli i Lutit).”
(Et-Tevbeh, 70)


“A nuk jeni të njoftuar me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos Allahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i venin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta dhe thoshin: “Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni.”
(Ibrahim, 9)

“A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharor.”
(El-Haxhxh, 46)


Disa prej njerëzve gabojnë kur meditojnë vetëm rreth popujve të mëparshëm, por i harrojnë ditët e Allahut për përkujtimin e njerëzve në ditët e sotme: “A nuk e kanë vërejtur ata se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës e të mirat e Allahut i përbuzin?”
(Ankebut, 67)


Ki kujdes o rob i Allahut, medito rreth ngjarjeve që kanë ndodhur në të kaluarën e sidomos për ato në kohën e sotme. Mjetet e informimit në Lindje dhe Perëndim transmetojnë në rrjetet e tyre pandërprerë goditje tërmeti si rezultat i të cilave po vdesin mijëra njerëz, tornado të fuqishme nga të cilat vdesin me qindra njerëz, shpërthime vullkanesh që shkatërrohen fshatra të tëra, uria e cila po vret popuj, kurse në anën tjetër luftëra që po shkaktojnë humbjen e popullsisë. E gjithë kjo vjen nga puna dhe duart e njerëzve.

Thotë Allahu i Lartësuar: “E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan. A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)? A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë paradite, kur ata ishin duke luajtur? A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të Allahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të Allahut pos njerëzve të humbur. A nuk e kanë të qartë ata që e trashëguan tokën pas banorëve të saj (që u shkatërruan) se, nëse dëshirojmë Ne i godasim (i dënojmë) për mëkatet e tyre, ua mbyllim zemrat e tyre, dhe ata nuk dëgjojnë (këshillat). Këto janë fshatra për të cilat po të tregojmë disa nga lajmet e tyre. Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente (me mrekulli), por ata nuk i besuan asaj të cilën më parë e kishin gënjyer. Ja, kështu vulos Allahu zemrat e atyre që nuk besojnë.”
(El-Araf, 96-101)


Lusim Allahun Mëshirëplotë të na mundësojë të kuptojmë nga ajetet e Tij dhe të marrim mësim prej historive që kanë ndodhur me popujt e mëhershëm! Allahu na bëftë prej atyre që janë në rrugë të drejtë, në rrugën e atyre me të cilët Ai është i kënaqur!

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com