Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Surja Fatiha dhe lumturia e njeriut

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Surja Fatiha dhe lumturia e njeriut on Sun Oct 11, 2009 12:42 am

QeNdRiM


.
.
Surja Fatiha dhe lumturia e njeriut

Shkoqitur nga el-Feuaid i Ibn el-Kajjim


Njeriu ka dy potenciale: njërin që ka të bëjë me dijen teorike dhe tjetri që është praktikimi i vullnetshëm. Lumturia e njeriut qëndron pikërisht në plotësimin dhe përsosmërinë e këtyre dy potencialeve, dijen dhe praktikën.

Potenciali i dijes përsoset duke njohur Krijuesin, Zotin e gjithësisë, emrat dhe cilësitë e Tij, rrugën që të çon për tek Ai, shkarjet që të largojnë prej Tij. Po ashtu, njeriu duhet të njohë vetveten me dobësitë dhe gabimet që ka. Me anë të këtyre pesë njohurive, arrihet përsosmëria e potencialit të dijes. Dhe njerëzit më të ditur, janë ata që më së miri i njohin këto gjëra dhe i kuptojnë ato.

Potenciali i praktikës dhe vullnetit nuk mund të përsoset vetëm se duke vënë në jetë detyrimet që njeriu ka ndaj Zotit me vërtetësi, sinqeritet, përkushtim, ndrojtje dhe pranim se nuk ia ka dhënë Krijuesit të tij hakun që i takon dhe e meriton. Njeriu duhet ta pranojë se nuk mundet t'i përsosë këto dy potenciale, përveçse me ndihmën e Allahut. Ai ka nevojë së tepërmi që të udhëzohet në udhën e drejtë, në udhën që ecën eulijatë dhe njerëzit e Zotit. Njeriu ka nevojë për ndihmën e Allahut, që të mos shkasë nga udha e drejtë me shkatërrimin e potencialit të dijes dhe, për rrjedhim, rënien në humbje, apo me shkatërrimin e potencialit praktik dhe, për rrjedhim, rënien në zemërimin e Allahut.

Përsosmëria e njeriut dhe lumturia e tij, plotësohet vetëm duke mbledhur të gjitha këto aspekte, të cilat mjaft bukur janë përshkruar në suren el-Fatiha.

Fjalët e Allahut:

“Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, Zotin e të gjitha botëve. I Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. I Vetmi Mbisundues i Ditës së Shpërblimit (Ditës së Ringjalljes)” (Sure el-Fatiha: 1-3),

përmbajnë elementin e parë, që është njohja e Zotit, emrave, cilësive dhe veprimeve të Tij. Emrat e Allahut të përmendur në këtë sure, përbëjnë bazën e emrave të bukur të Allahut, e ata janë: Allah, Zot dhe i Gjithëmëshirshëm.
Emri Allah, tregon cilësitë hyjnore të Zotit dhe adhurimin që krijesat duhet t'i kushtojnë Atij. Emri Zot, tregon cilësitë që kanë të bëjnë me Plotfuqishmërinë dhe Zotërimin Absolut të Tij.
Emri 'i Gjithëmëshirshëm' tregon cilësitë e Mirësisë dhe Bujarisë së Zotit. Kuptimet e të gjithë emrave të Allahut, vërtiten rreth këtyre tre emrave.

Fjalët e Allahut:

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë” (Sure el-fatiha: 4),

tregojnë njohjen e rrugës që të shpie për tek Allahu, e cila nuk është gjë tjetër veçse adhurimi i vetëm i Tij, ashtu siç Ai dëshiron dhe është i kënaqur. Dhe kjo arrihet me ndihmën dhe përkrahjen e Tij.

Fjalët e Allahut:

“Përforcona (drejtona) në Rrugën e Drejtë.” (Sure el-Fatiha: 5),

tregojnë se njeriu nuk mund ta arrijë lumturinë, përveç duke iu përmbajtur rrugës së drejtë, dhe nuk mund t'i përmbahet kësaj gjëje, përveç me anë të udhëzimit që i jep Zoti i tij, ashtu siç nuk e kryen dot adhurimin, përveç me ndihmën e Tij. Ndaj, gjithçka varet nga udhëzimi i Allahut.

Fjalët e Allahut:

“Jo në (rrugë) të atyre që e merituan Zemërimin Tënd mbi vete dhe as në (rrugë) të atyre të cilët e humbën veten.” (Sure el-Fatiha: 7),

tregojnë dy llojet e shmangieve nga rruga e drejtë. Njëra shmangie shpie në humbje dhe vjen si rezultat i padijes dhe besimit të gabuar, ndërsa shmangia tjetër shpie në zemërimin e Allahut dhe vjen si pasojë e qëllimit të keq dhe punës së padobishme.

Fillimi i sures el-Fatiha trajton Mëshirën e Allahut, mesi i saj Udhëzimin dhe fundi Mirësinë e Tij. Njeriu do të përfitojë nga kjo mirësi aq sa ai është i udhëzuar, dhe ai është i udhëzuar aq sa është mëshiruar nga Allahu. Pra, e gjithë çështja vërtitet rreth Mirësisë dhe Mëshirës së Allahut.

Mëshira dhe Mirësia janë atribute që vijnë si rrjedhojë e Plotfuqishmërisë dhe Zotërimit Absolut të Allahut. Ai nuk mund të jetë vetëm se i Mëshirshëm dhe Mirëbërës, cilësi këto që rrjedhin nga Hyjnia e Tij; Ai është i Adhuruari i Vërtetë, edhe nëse nuk e pranojnë Atë ateistët, apo i bëjnë ortak politeistët.

Kushdo që kupton dhe vë në jetë përmbajtjen dhe kuptimet e sures el-Fatiha,
do të arrijë përsosmërinë më të madhe dhe adhurimi i tij ndaj Allahut do të arrijë gradën e njerëzve të veçantë, të cilët qëndrojnë shumë më lart sesa adhuruesit e thjeshtë. Allahu na ardhtë në ndihmë!
__________________

http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Forumotion.com | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum