Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Ç'farë thotë Kur`ani për të fshehtën (gajbin)?

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM


.
.
Ç'farë thotë Kur`ani për të fshehtën (gajbin)?



Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshiëbërësit!



“Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.).”
[2:3]

(Zoti) Tha: “O Adem, njoftojë ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!” E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: “A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë.”


[2:33]

“Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete.”
[3:44]

"Allahu nuk është që t’i lë besimtarët ashtu siç jeni, pa dalluar të keqin nga i miri. Allahu nuk ju zbulon juve të fshehtat (e të dini se ç’mbajnë në zemrat e tyre). Por Allahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fshehtë). Prandaj, besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshit dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh.
[3:179]

“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që Allahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i larti, më i madhi.”
[4:34]

“O ju që besuat, Allahu do t’ju sprovojë me diçka nga gjahu që e arrijnë duart ose ssihjetat tuaja, për t’u dalluar te Allahu ai që i frikësohet Atij në heshtje (në bazë besimi). E kush i shkel (dispozitat pas këtij (sqarimi), ai ka dënim të dhembshëm.”
[5:94]

“Thuaj: “Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e Allahut (e t’ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t’ju tregoj se kur do t’ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: “A janë baras i verbëti dhe ai që sheh?” A nuk mendoni?”
[6:50]

“Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Levhi - Mahfudh).”
[6:59]

“E Ai është që krijoi qiejt dhe tokën me qëllim të caktuar, e (ruajuni dënimit) ditën kur thotë: “Bëhu”! Ajo bëhet. Fjala e Tij është e njëmendtë dhe Atij i takon sundimi ditën kur i fryhet “Surit” (kjo është hera e dytë). Ai e di të fshehtën dhe konkreten, është më i urti që di për çdo gjë në hollësi.”
[6:73]

“Thuaj: “Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do Allahu. Sikur ta dija të fshehtën, do t’i shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë.”
[7:188]

“Kur të ktheheni te ata, ata do t’ju kërkojnë falje, thuaju: “Mos u arsyetoni, ne nuk ju besojmë, për gjendjen e juaj na ka njoftuar Allahu. Veprën tuaj
do ta shohë Allahu dhe i dërguari i Tij, e pastaj ju do të ktheheni te Ai që i di të fshehtat dhe të dukshmet, e Ai do t’ju lajmërojë për atë që keni
vepruar.”
[9:94]

“Dhe thuaj: “Veproni, Allahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t’ju njoftojë për atë që vepruat”.
[9:105]

“Dhe thonin: “Përse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” Po ti thuaj: “E fshehta është (çështje) vetëm e Allahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po pres!”
[10:20]

“Unë nuk u them juve se tek unë janë depot e Allahut, as nuk u them se unë e di të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll, as nuk u them atyre që sytë tuaj i nënçmojnë, se Allahu nuk u dhuroi atyre të mira. Allahu e di më së miri se çka në shpirtrat e tyre, pse atëherë unë konsiderohem zullumqar.”
[11:31]

“Këto janë disa nga rrëfimet e panjohura (për ty), që po t’i shpallim ty, e që para këtij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.”
[11:49]

“Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm Atij, pra adhuroje Atë, mbështetu tek Ai, se Zoti yt nuk është i panjohur për atë që veproni.”
[11:123]

“Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova tinëzisht dhe së vërtet Allahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve.”
[12:52]

“Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: “O at yni, djali yt vodhi, ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje!”! [12:81] “Këto janë nga ato lajme të panjohura, e Ne po t’i shpallim ty (Muhammed), se ti nuk ke qenë pranë tyre kur ata vendosën çështjen e tyre (hudhjen e Jusufit në bunar etj.) dhe kur bënin dredhi.”
[12:102]

“Ai është që di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është i madhëruari e i lartësuari.” [13:9] “Vetëm Allahut i takon (ta dijë) fshehtësia e qiejve dhe e tokës! Cështja e katastrofës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. Allahu është i gjithfuqishëm për çdo send.”
[16:77]

“Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: “Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thonë: “Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre”, kjo ishte hamendje, po edhe thonë: “Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!” Thuaj: “Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos pyet për ta.”
[18:22]

“Thuaj: “Allahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Cfarë (i çuditshëm) është të pamurit e Tij dhe çfarë është
të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t’i përzihet askush.” [18:26] “Ato janë xhennetet e Adnit, që
Mëshiruesi u pat premtuar robve të vet, pa i parë ata (i besuan pa i parë), e premtimi i Tij është i kryer.”
[19:61]

“A thua ka zbuluar fshehtësinë, a mos ka marrë prej Allahut ndonjë premtim?
[19:78]

“Të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk e shohin dhe ata të cilët ia kanë dronë kijametit.”
[21:49]

“Ai e di të fshehtën e të dukshmen, Ai është larg atyre që ata ia shoqërojnë.”
[23:92]

“Thuaj: “Askush veç Allahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e dinë se kur ringjallen!”
[27:65]

“Ai është njohës i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i gjithëfuqishmi, mëshirëbërësi”
[32:6]

“E ata që nuk besuan thanë: “Nuk do të na vijë neve kijameti!” Thuaj: “Po, pasha Zotin tim që e di të fshehtën, patjetër do t’ju vijë ai juve. Atij nuk mund t’i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë”.
[34:3]

“E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.”
[34:14]

“Kur ata më parë e mohuan atë dhe prej së largu thoshin me hamendje (s’ka ringjallje, s’ka përgjegjësi etj.)”
[34:53]

“Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit, po edhe nëse mëkatari
thërret ndonjë për t’ia bartur atë, ajo nuk do t’i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij. Ti mund t’ua tërheqësh vërejtjen vetëm atyre
që i kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk shohin dhe që e falin namazin. E kush pastron veten, ai ka bërë pastrimin për të mirën e vet, se vetëm te All-
llahu është e ardhmja.”
[35:18]

“Nuk ka dyshim, Allahu e di të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai është që e di se çka mbajnë gjoksat.”
[35:38]

“Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetëson Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij për falje dhe shpërblim të mirë.”
[36:11]

“Thuaj: “O Allah, Krijues i qiejve e i tokës, Njohës i të fshehtës dhe i të dukshmes, Ti je që gjykon mes robërve Tu për atë që ata kundërshtoheshin.”
[39:46]

“S’ka dyshim se Allahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, Allahu sheh atë që punoni ju.”
[49:18]

“Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë.”
[50:33]

“A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?
[52:41]

“A mos është që tek ai ka njohuri për të fshehtën (çështjen e dënimit në Ahiret) dhe ai po e ditka?
[53:35]

“Ne i dërguam të dërguarit Tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t’u ditur tek Allahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim se Allahu është i fuqishëm, mbizotërues.”
[57:25]

“Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!”
[59:22]

“Thuaj: “S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t’ju njoftojë me atë që keni punuar”.
[62:8]

“Eshtë i gjithëdijshmi i të fshehtës e i të dukshmes, është ngadhënjyesi, i urti.”
[64:18]

“Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh.”
[67:12]

“A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej aty trumbetojnë (se janë të mirë)? [68:47] “Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt.”
[72:26]

“Dhe ai nuk është që në të fshehtën (shpalljen) ka dyshim (ose ua lë mangu).”
[81:24]
[center]


__________________

Robi i Mbretit të Qiejve dhe Tokës
"Kurrë nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim derisa të mos e jepni më të dhembshmen e pasurisë suaj. Çkado që jepni, All-llahu atë e di." (Kur’ani, 3:92)

Le të jetë nga ju një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja

http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Forumotion.com | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Forumotion.com