Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Ajete që flasin për xhenetin

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Ajete që flasin për xhenetin on Sun Oct 11, 2009 12:51 am

QeNdRiM


.
.
Të nderuar lexues!
Këtu janë përmbledhur disa prej ajeteve kuranore që flasin për xhenetin dhe për disa cilësi të banorëve të tij. E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë prej banorëve të xhenetit!


1- “E, përgëzoji ata që besuan dhe bënë vepra të mira, se ata do të jenë në xhenete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: "Ky është që me të u ushqyem edhe më parë". Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.” (Bekare, 25)

2- “Thuaj: "A t'ju kumtoj për diçka shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e dynjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhenete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra e gëzojnë edhe kënaqësinë e Allahut. Allahu është i kujdesshëm për robërit.” (Ali Imran, 15)

3- “Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhenet nën të cilin burojnë lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” (Nisa, 57)

4- “Besimtarëve dhe besimtareve Allahu u premtoi xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj, në to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhenetin e Adnit, edhe një disponim nga Allahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh.” (Tevbe, 72)
5- “E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre, për shkak të besimit të tyre i udhëzon në xhenete të begatshme në të cilët rrjedhin lumenj. Lutja e tyre aty është: "I lartë je, o Allah!", e përshëndetja e tyre është: "Selam!" dhe lutja e fundit e tyre: "Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve!” (Junus, 9-10)

6- “Ata janë të cilët e zbatojnë besën e dhënë Allahut dhe nuk e thyejnë zotimin. Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën Allahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë. Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë. (përfundimi i mirë është) Xhenete të Adnit (vende të përjetshme), ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë. (U thonë) “Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin, sa përfundim i lavdishëm është ky vend. Shembulli (atributi) i xhenetit që u është premtuar të devotshmëve është: që nën (pallatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. Ai është përjetim i lumtur i atyre që ishin të ruajtur, e përfundimi i jobesimtarëve është zjarri.” (Rad, 21-35)

7- “E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhrin e Zotit të tyre u vendosën në xhenete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është "Selam" - paqe.” (Ibrahim, 23)

8- “Të tillët e kanë vendin në xhenetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekullueshëm është dhe sa vend i bukur është ai.” (Kehf, 31)

9- “(do t'i presin) Xhenete të Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atij që është pastruar nga mosbesimi.” (Taha, 76)

10- “E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Allahu i vendos në xhenete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrathë të artë e me xhevahire, e petkat e tyre janë të mëndafshta.” (Haxh, 23)

11- “dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë, dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre. Të tillët janë mu ata trashëgimtarët, të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë.” (Muminun, 8-11)

12- “Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (xhenet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit. Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.” (Furkan, 75-76)

13- “Xhenetet e Adnit janë që do të hyjnë në to, aty do të stolisen me rrethorëza nga ari e margaritari, e petkat e tyre janë të mëndafshta. E ata thonë: "Falënderuar qoftë Allahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës".I cili nga mirësia e Tij na vendosi në vendin e përjetshëm, ku nuk do të na prekë ndonjë mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjë molisje.” (Fatir, 33-35)

14- “Ndërkaq, ata që u ruajtën për hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Premtim i Allahut, e Allahu nuk e thyen premtimin.” (Zumer, 20)

15- “E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xheneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: "Selamun alejkum" - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë. E ata (të xhenetit) thanë: "Falënderuar qoftë Allahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e xhenetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejt". E do t'i shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit, e madhërojnë me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: "(prej të gjithëve) Falënderuar qoftë vetëm Allahu, Zoti i botëve!"(Zumer, 73-75)

16- “E, s'ka dyshim se ata që thanë: "Allahu është Zoti ynë", dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhenetin që u premtohej. (u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!” (Fussilet, 30-32)
17- “(Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet Tona dhe ishin muslimanë. Hyni në xhenet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar! Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t'u dëshirojë shpirti dhe t'u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë. E ky është xheneti që u është dhënë për atë që keni punuar. Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani.” (Zuhruf, 69-73)

18- “Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta. Janë në xhenete e në burime që rrjedhin. Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë. Ja kështu, edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri). Aty kërkojnë t'u sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurt. Aty nuk do ta përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në dynja. Ata i shpëtoi (Allahu) prej vuajtjeve të xhehenemit. (Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh.” (Duhan, 51-57)

19- “Ai (Allahu) ua falë mëkatet tuaja, ju shpie në xhenete nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në xhenetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh.” (Saf, 12)

20- “E s'ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (në xhenet). Të mbështetur në kolltukë vështrojnë. Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve. U jepet të pinë pije në enë të mbyllura. Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën. Dhe përzierja e asaj pije është me tesnim (uji më i mirë). Krua nga i cili do të pinë më të afërmit e Zotit. Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan. Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë tyre (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur. Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thoshin: "S'ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur!" Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si roje të atyre (besimtarëve). E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët. Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar. A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po)” (Mutafifin, 22-36)


_________________
_______________________
Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur" (Nisa, 101)


_______________________
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum