Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Shkaqet e dobesimit te imanit

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Shkaqet e dobesimit te imanit on Mon Oct 12, 2009 6:48 am

QeNdRiM


.
.
Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon.

Njëri prej principeve më të rëndësishme të Akides (Besimit) të Ehli Sunetit uel Xhematit është se imani (besimi) shtohet dhe pakësohet. Imani (besimi) është diç që besohet në zemër, flitet me fjalë dhe vihet në vepër. Imani shtohet me nenshtrueshmëri dhe pakësohet me mos nenshtrueshmëri.

Një argument i shkurtër për këtë gjendet në këtë ajet:

E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre. Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin. Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme. [Surah Al-Anfal 8:2-4]

Dhe në suren El-Fet’h:

Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahu është shumë i dijshëm dhe shumë preciz. [Surah Fet’h 48:4]

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: 'Kush nga ju sheh një të keqe le ta ndryshojë me dorë (me veprim), e nëse nuk mundet këtë ta bëjë-atëherë me gjuhën e tij (duke fol), e nëse nuk mundet këtë ta bëjë-atëherë me zemrën e tij (duke ndier se ajo nuk është në rregull), porse ky është imani më i dobët.'"[Buhariu, Fe’th, 1/51]

Dhe është transmetuar se ai sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:”Kushdo që donë për Allah, urren për Allah, jep për Allah dhe refuzon për Allah në të vërtet ka një iman të përkryer. [Ebu Davud 4/220, Silsileh Es-Sahihah 1/658]”

Abdullaah Ibn Mas’udi e ka pas zakon të thotë në duat e tij: “O Allah ma shto imanin, bindshmërin dhe të kuptuarit.”

Kur ta dijë se imani shtohet dhe pakësohet, ne duhet të thellohemi që ti shohim shkaqet e shtimit dhe pakësimit. Por shumë prej neve, e dimë se imani shtohet me vepra të nenshtrueshmërisë, sidoqoftë por disa prej nesh priremi të jemi injorantë apo i harrojmë shkaqet e pakësimit të imanit, për këtë është me rëndësi që ti dimë disa prej këtyre shkaqeve në mënyrë që të jemi të kujdesshëm që mos të biem në ato. Siç është transmetuar prej Hudhejfeh ibn El-Jemenit (radi Allaahu ‘anhu) se ka thënë:”Njerëzit e kishin zakon që ta pyesin të Dërguarin e Allahut për të mirën por unë e kam pas zakon që ta pyes atë për të ligat në mënyrë që mos të më merrnin ato.” [Buhari, Nr. 7084]



Dhe ja këtu është një listë e shkurtë për disa prej shkaqeve të dobësimit të imanit, që janë të bazuara në librin e Shejh Muhamed Salih el-Munexhid e quajtur “Dobësimi i imanit”

Të qëndruarit larg ambientit të mbushur me iman për një kohë të gjatë

Një person i cili qëndron larg ambientit të mbushur me iman për një kohë të gjatë për shkak të punës, apo studimeve jashtë vendit ka për ti munguar ambienti i imanit prej të cilit zemra e tij e merrte fuqinë. Nëse imani yt është i dobët dhe ti gjendesh në një ambient të mbushur me iman, është lehtë që ta shtosh atë duke i bërë disa të mira, p.sh. duke u takuar me vëllezërit dhe duke i dhënë njeri tjetrit këshilla të sinqerta, duke kërkuar dituri në një hallkë të studimit, duke recituar dhe duke mësuar Kuran, duke dhënë sadaka, duke urdhëruar në të mirë dhe duke ndaluar prej të keqes, etj.

Hasan el-Basriu (Allahu e pastë mëshiruar) ka thënë:”Vëllezërit tanë janë më të dashur se familjet tona, se familjet tona na përkujtojnë dynjanë, ndërsa vëllezërit tanë na e përkujtojnë botën e ardhshme.”

Umar ibn el-Hattab (radi Allaahu anhu) e ka pas zakon të ju thotë shokëve të tij:”Eja, që ta shtojmë imanin tonë.”

Dhe kjo e sqaron ndryshimin e zemrës te një personi i cili udhëton në vendin tjetër apo vendoset për shkak të punës apo studimeve, për arsye se ai e kanë lënë ambientin e mbushur me iman prej të cilit zemra e tij e merrte fuqinë për në një ambient që është i mbushur me mëkate.

Të jetosh në një ambient që është i mbushur me mëkate

Pra e sheh një person duke dëgjuar muzikë, tjetrin duke pirë cigare, një tjetër duke fyer dhe mallkuar, tjetrin duke shpifur dhe duke fol prapa shpinës apo duke biseduar për ndeshjen e fundit futbollistike, subhan Allah nuk ka fund prej tyre.

Disa ambiente sot vetëm na e kujtojnë dynjanë. Takimet tona janë të mbushura me biznes, tregti, para, teknologjinë e fundit, funksione, etj. Bisedat e dynjasë kanë marrë përparësi në mendjet dhe fjalët e shumicës së njerëzve, ue la haula ua la kuete ilah bilah.

Dhe është me rëndësi që të vrojtosh se kënd po e merr si Halil (shok të ngushtë) për arsye se ai Halil ka për të ndikuar në imanin, sjelljen dhe edukatën e ndonjërit. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: ”Njeriu është në fenë (mënyrën e jetës) e halilit të tij (shoqëruesit të tij të ngushtë), pra secili duhet shikuar se kenë po e merr për halil.” [Et-Tirmidhiu 4/589, El-Hakim 4/171 – hadithi është hasen.]

Sufjan Eth-Thauri ka thënë: “Asgjë s'mund të jetë më ndikues në korruptimin apo në përmirësimin e një individi se sa shoku.”

Të preokupuarit me këtë dynja, kështu që zemra robërohet prej saj

I Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Ai është i mallkuar, robi i dinarit dhe rob i dërhemit” (Buhariu, nr. 2730) dhe “E tërë ajo që është e mjaftueshme për cilindo prej jush në këtë botë është furnizimi i udhëtarit” [el-Tabarani ne el-Kebir, 4/78; Sahih el-Xhemi’, 2384] – që donte të thotë diç prej çdo gjëje që do ti ndihmoj atij që ta arrin destinacionin.

Të jesh rob i dinarit dhe dërhemit (monedha të asaj kohe) është bërë e dukshme në kohën tonë ku lakmia materiale dhe pasioni i njerëzve që të fitojnë më shumë të mira prej dynjasë të pavlerë janë bërë të përhapura. Sot ti mund ti shohësh njerëzit se si vrapojnë pas tregtisë, teknologjisë së fundit, ndaj mallrave më të shtrenjta, dhe ndaj punësimit me paga të larta dhe në të njëjtën kohë duke e lënë anash adhurimin e tyre ndaj Er-Rezakut (Furnizuesit – njëri prej emrave të Allahut) duke e lënë namazin e xhumasë, apo duke shitë ushqim haram, apo duke bashkëpunuar në mëkat dhe në kalim të kufijve.

Të jesh i preokupuar me pasurin, gruan dhe fëmijët tuaj

Allahu thotë (interpretim i domethënies): “Dhe, dijeni se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi i madh.” [Surah el-Anfal 8:28] dhe “Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi” [Surah Ali ‘Imran 3:14].

Domethënia e këtij ajeti është se nëse dashuria ndaj këtyre gjërave e veçanërisht ndaj grave dhe fëmijëve, pra nëse i jepet përparësi mbi nenshtrueshmërin ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, atëherë kjo konsiderohet të jetë e keqe, por nëse kjo dashuri ndaj këtyre gjërave është brenda kufijve të sheriatit, i ndihmon njeriut që ti bindet Allahut atëherë në këtë rast kjo është e lavdëruar. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Në këtë botë, gratë dhe parfumi i mirë janë bërë të dashura për mua, por më i dashuri prej të gjithëve për mua është namazi.” [Ahmedi, 3/128; Sahih el-Xhemi’, 3124]. Shumë prej burrave i pasojnë gratë e tyre në bërjen e harameve, dhe i lejojnë fëmijët e tyre që ti hutojnë prej adhurimit të Allahut.

Kjo nuk donë të thotë se nuk duhet martuar apo mos të kesh fëmijë, çka nënkuptohet është se duhet të jesh i kujdesshëm mos të preokupohesh me ato dhe të lejosh që ato ta dërgojnë që të bësh harame.

Në lidhje me sprovën e pasurisë, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: ”Çdo popull e ka fitnen e vetë (test apo sprovë), dhe fitnja e Umetit tim është pasuria.” [Tirmidhiu, 2336; Sahih el-Xhemi’, 2148].

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: ”Pasha Allahun, nuk është varfëria që e kam frikë për ju, por kam frik që dynjaja do të përhapet për ju njashtu si qe përhapur për ata para jush dhe pastaj ju do të garoni për atë sikurse që garuan ata dhe pastaj ju do të shkatërroheni ashtu siç u shkatërruan ata.” [Buhariu 6/258 dhe Muslimi 4/2273]

Të shpresosh për jetë të gjatë

Alia (radi Allahu anhu) ka thënë: “Çka kam frikë për ju është se do ti pasoni epshet dhe do të shpresoni për jetë të gjatë, se ai i cili i pason epshet ajo do ta bënë injorant prej të vërtetës, dhe të shpresuarit për jetë të gjatë e bënë atë që ta harroj botën e ardhshme.” [Fet’h el-Bari, 11/236].

Shkaqet tjera të dobësimit të imanit dhe fortësisë së zemrës janë të hash shumë, të flesh shumë, të qëndrosh deri vonë zgjuat, të flasësh shumë dhe të përzihesh shumë me njerëz

Të hash shumë e ngadalëson trurin dhe e rëndon trupin, ku e pengon personin prej adhurimit të Allahut dhe e bënë të lehtë për shejtanin që ti bënë atij fitne- ta sprovojë atë.

Të qeshurit e shumtë e thanë jetën prej zemrës. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë në një hadith sahih: “Mos qeshni shumë se të qeshurit e pa masë e vdes zemrën.” [Ibn Maxheh, 4193; shiko njashtu Sahih el-Xhemi’].

Shkaqet e dobësimit të imanit janë të shumta, dhe është e pamundshme që të numërohen të gjitha, sidoqoftë muslimani duhet të arrijë dituri që ti dijë gjërat që e bëjnë atë që të afrohet tek Allahu duke e shtuar besimin e tij dhe të jetë i kujdesshëm prej asaj që e largon prej Allahut që rezulton në pakësimin e imanit.

Siç ka thënë Sufjan Eth-Theuri: “Nuk ka ndonjë vepër më të mirë pas farzeve se sa kërkimi i diturisë.” [Hiljet el-Eulija’ 6/361]

E lusim Allahun që të na pastroj zemrat tona dhe të na mbroj neve prej të ligës të shpirtit tonë dhe që të na dhuroj dituri të dobishme.

Dhe në fund lutja jonë është El-hamdulilahi Rabil ‘Alemin, ues-salallahu ‘ala Muhamedin ue‘ala alihi ue sahbihi exhme’in.


_________________
_______________________
Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur" (Nisa, 101)


_______________________
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum