Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Vlera e mësimit të Imanit dhe frytet e tij

Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Vlera e mësimit të Imanit dhe frytet e tij
Bismilahi Rrahmani Rrahim

Mësimi i Imanit është prej çështjeve më të rëndësishme për arsye se dituria rreth Imanit ka të bëj me njohjen e Allahut të Madhëruar dhe veçimi i Allahut me ibadet ( Adhurim ) duke e mohuar çdo gjë që adhurohet përveç Allahut subhanehu ve teala.

Besimtarë të nderuar vlera dhe mësimi i Imanit në Allahun azewexhel është prej diturive më të rëndësishme në përgjithësi, për arsye se me mësimin e Imanit në Allahun e Madhëruar ti do ta gjesh jetën e qetë dhe të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër dhe do të jesh fitimtarë në këtë botë dhe do të jesh në kënaqësi të përjetshme në botën tjetër do të kesh jetë të lumtur në këtë botë dhe do të shpëtosh nga dënimet e varrit dhe dënimet e botës tjetër. Allahu thotë në Kur`an : Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë... Nahl 97

Dhe thotë Allahu azewexhel në Kur`an

Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)".E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër. Ai (që nuk besoi) do të thotë: "Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?"Ai (All-llahu) thotë: "Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot". Ta ha 123-126


Vëllezër dhe motra nëse ndalemi në ajetet e Allahut azzewe xhel do të shohim se Allahu atyre që besuan u ka premtuar premtime të mira në këtë dynja ( botë ) dhe në botën tjetër si p.sh. Jetë të qetë, udhëzim, krenari , shpëtim, mbrojtje prej qafirave dhe se do t`ju ndihmoj ndaj qafirave dhe i ka premtuar se nuk do ti sundojnë qafirat muslimanët kurrë me një sundim të plotë. Këto premtime nga ana e Allahut vazhdojnë të jenë tek secili i cili i qëndron në besë Allahut xh.sh derisa ta trashëgojnë këtë botë dhe çka ka në të ata që Allahu azewxhwl është i kënaqur.

Lexues të nderuar ju thirri që ti lexoni këto ajete të Kur`anit të madhëruar dhe të mendoni në kuptimin e këtyre ajeteve.

Allahu azewexhel robërve të Tij të cilët besuan, ju ka premtuar jetë të qetë për këtë Allahu i madhëruar thotë në Kur`an: Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë... Nahl 97


Allahu azewexhel u ka premtuar se do ti udhëzoj në rrugën e drejtë, për këtë Allahu thotë në Kur`an : E All-llahu patjetër do t'i udhëzojë ata që besuan. Haxh 54

Allahu azewexhel atyre që besuan i ka premtuar krenari dhe se do t`ju bëjë prani në tokë, për këtë Allahu thotë në Kur`an : Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë. Munafikun 8

Dhe thotë Allahu i Madhëruar :.
Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit. Nur 55


Nga Allahu Fuqiplote atyre që besuan u ka premtuar se do t`ju ndihmoj dhe do ti mbron nga jobesimtarët për këtë Allahu Fuqiplotë thotë në Kur`an: All-llahu është mbrojtës i besimtarëve. Ali Imran 68

Dhe thotë Allahu Fuqiplotë: Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët. Err-rrum 47

Dhe thotë Allahu Fuqiplotë: E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë, edhe ata që besuan. Ja kështu, është detyrë e Jona, t'i shpëtojmë besimtarët. Junus 103

Dhe thotë: Allahu Fuqi Fortë: All-llahu kurrsesi nuk iu mundëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët. En-nisa 141

Lexues të nderuar këto ishin vetëm disa premtime që Allahu azewexhel u ka premtuar robërve të Tij besmitarë në këtë dynja ndërsa sa i përket asaj se çka ka përgatitur Allahu për robërit e Tij besimtar në botën tjetër mjafton ajeti Kur`anor ku Allahu i Lartë Madhëruar thotë: E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre, për shkak të besimit të tyre i udhëzon në xhennete të begatshme në të cilët rrjedhin lumenj. Lutja e tyre aty është: Lutja e tyre aty është: "I lartë je o All-llah!", e përshëndetja e tyre është: "Selam!" dhe lutja e fundit e tyre: "Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!" Junus 10

Dhe thotë Allahui Madhëruar :

S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë Xhennetet e Firdevsit. Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t'u ndryshohet). Suretu. El- Kehf 107-108

Ndërsa vëllezër musliman këto premtime që Allahu azewexhel u ka premtuar besimtarëve, dhe po i shohim se nuk janë të realizuara në kohën e sodit krejt kjo është për shkak të Imanit të dobët dhe dobësia e Imanit do të vazhdon deri atëherë kur Muslimanët nuk i kthehen Kur`anit Librit të Allahut dhe Sunnetit të Pejgamberit alejhi selam, kur të kthehen besimtarët në Kur`an dhe të kapen për të dhe për rrugën e Pejgamberit alejhi selam atëherë Allahu azewexhel do t`ua mundëson Muslimanëve që ti arrijnë këto premtime në këtë botë dhe në Botën tjetër.


E lusim Allahun e Madhëruar që të na mundëson që ti realizojmë ato vepra që Allahu është i kënaqur dhe ato punë që na dërgojnë në kënaqësinë e Allahut dhe ti përjetojmë të mirat e Allahut në këtë botë dhe në botën tjetër. Mos na harroni në duan tuaj. Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com