Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Bidatet gjatë Xhenazeve

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Bidatet gjatë Xhenazeve Empty Bidatet gjatë Xhenazeve Mon Oct 12, 2009 7:08 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Për të plotësuar dobinë e këtij libri, pashë të arsyshme që të shtoj në fundin e tij një kapitull të veçantë për bidatet në xhenaze, me qëllim që muslimani të ruhet prej tyre dhe puna e tij të jetë në pajtim me Sunetin. Një poet I urtë thotë:

E mësova të keqen, jo për të bërë keq, por që t’I ruhsha,

Nëse nuk e njeh të mirën nga e keqja, bie pre e se keqes.

Hudhejfe Ibn Jemani tregon: “Njerëzit pyesin Profetin për të mirën, ndërsa unë e pysja për të keqen, nga frika se mos ajo më zinte mua.”

Sikur të mos e kasha të gatshme materialin e këtij kapitulli, nuk do të kasha kohë tani grumbullpja dhe t’ia bashkangjitja librit, por ai ka qenë gati.

Ky kapitull është pjesë e një materiali të gjerë, yë cilin kam filluar ta mbledhiprej më shum se një viti. Ai do të përfshihet në një libër që përmbledh bidate të ndryshme fetare, I cili mund të jetë edhe si fjalor për to. Bidatet I kam nxjerrë nga dhjetëra libra.

Më kanë mbetur edhe disa libra për të lexuar dhe studiuar, ngaqë kam qenë I zënë me punë të tjera. Tani, shfrytëzova këtë rast dhe nxora këtë kapitull.

Para se të filloj me renditjen e tyre, duhet patjetër që të përmenden parimet mbi të cilat është ndërtuar struktura e këtij kapitulli.

Bidati, që ligjvënësi (Muhamedi) e ka quajtur humbje, është:

1.Çdo fjalë, çdo vepër dhe çdo besim që kundërshton Sunetin. Edhe sikur burimi I tyre të jetë mendimi I ndonjë dijetari (ixhtihadi).

1.Çdo gjë që bëhet për t’u afruar tek Allahu, por që Profeti a.s. e ka ndaluar.

1.Çdo gjë që nuk mund të bëhet fetarisht e ligjshme me dëshmi nga Kur’ani dhe Suneti, por edhe nga ndonjë sahab.

1.Zakonet e jomuslimanëve të ndërfutura në adhurim.

1.Gjërat për të cilat disa dijetarë, sidomos këta të kohëve të fundit, thonë se janë të pëlqyshme (mustehab), por që janë të pafakturara nga Sheriati.

1.Çdo adhurim I padëshmuar fetarishtapo I dëshmuar nga hadithe të dobëta ose të trilluara.

1.Çdo adhurim që Sheriati nuk e ka Përkufizuar, por për kryerjen e të cilit njerëzit kanë përcaktuar vende, kohë, forma ose numra.

Shkoqitja më e gjerë e këtyre parimeve do të bëhet në librin e posaçëm për këtë temë, në dashtë Allahu I Lartësuar. Është e dobishme që së bashku me këto baza, të lexosh edhe parathënien e “Bidateve të Haxhit, Umres dhe vizitës” në fundin e librit tim të botura “Hixhetun Nebijji (sal Allahu alejhi us sel-lem) Kema Ruaha Anhu Xhabir” ose në fundin e broshurës time: “Menasikul Haxhi Uel Umreh.” Ajo tani është në botim për herë të tretë, sepse ajo është parathënie e rëndësishme dhe e dobishme.



Dhe tani,le të fillojmë me renditjen e bidateve :

Bidatet para vdekjes

1.besimi se ati qe ështe duke dhënë shpirt I vijen shejtanet ne formen e prinderve te tij, me veshje qifuti ose krishteri, për ti paraqitur ati Çdo fe tjetër dhe qe ta humbin.

2.Vendosja e Kur’anit te koka e atij që jep shpirt.

3.Diktimi I te vdekurit që te pohojë profetin dhe dijetaret e ehli bejtit ( familjes se pejgamberit ),paqja e Alluhut qoft mbi ta ( sipas pretendimit te shiiteve ).

4.Leximi I sures Jasin ati që është duke dhëne shpirt.

5.Kthimi kah kibla personit qe është duke dhënë shpirt.

Pas vdekjes

Thenja e shiiteve : “ njeriu behet i papaster me vdekjen e tij, pervëq (gjoja) te pagabueshmit*, shehidit dhe pervëq ati qe ( sipas sheriatit) është breë detyr te vritet , prandaj ky I fundit lahet para se te ekzekutohet”.

7) Nxerrja e gruas me menstruacione nga dhoma ku ndodhet I vdekuri.

Cool Lenia e punes derasi te kalojn 7 dit, nga ana e atyre qe kan qenë te pranishem kur te vdekurit I ka dalë shpirti.

9) Besimi se shpirti I te vdekurit vjen rrotull vendit ku ka vdekur .

10) Lenia e qiriut ndezur pran te vdekurit naten e vdekjes,deri ne agim.

11) Vendosja e një dege te gjerbert ne dhomen ku ka vdekur.

12) Leximi I Kur’anit pran te vdekurit, derisa te filloj larja e tij .

13) Prerja e thonjeve te te vdekurit dhe pastrami I vendit te turpshem te tij nga qimet.

14) Futja e pambukut ne Anus, ne grykë dhe hunden e te vdekurit.

15) Vendosja e dheut ne sytë e te vdekurit dhe thenja kur I vendos dheun “nuk e mbush syrin e birit te Ademit, veq se dheut.”

16) Lenja e te ngrenit nga familja e te vdekurit, derisa te perfundoj varrimi I tij.

17) Caktimi i drekave dhe I darkave per te qarë rregullishtë.

18) Grisja nga burri e rrobave te Babait dhe te vellait.

19) Mbajtja zi per te vdekurin një vit te plotë,gjatë te cilit grat nuk ngjyrosin floket me kenë,nuk veshin rroba te bukura dhe nuk ven stoli.pasi kalon viti, keto Gra vazhdojn perseri me zakonet e tyre,duke u zbukuruar me ngjyra te ndryshme dhe duke bere tatuazhe.keto gjera I bejnë edhe grat e tjera qe I kan shoqruar ne mbajtjen e zisë.veprimin e tyre pas nje viti zije e quajnë heqje te zis.

20) Lenia e mjekrres ne shenjë pikllimi ndaj te vdekurit.

21) Permbysja e qilimave, tapetave, sexhadeve dhe mbulimi I pasqyrave e abazhueve.

22) Mos perdorimi I ujit te bucelave, fuqive apo te enëve të tjera te shtepisë, duke e menduar kete ujë sit e piset.sepse , sipas tyre, kur shpirti I te vdekurit del, futet ne keto enë.

23) Nese dikush teshtit gjatë ushqimit ( pas nje vdekjeje ), I thonë: “ foli filanit ose filanes,prej te gjallevë qe I do”, qe gjoja te mos vdes edhe Ai.

24) Mos ngrenja e kerrries Japoneze 232 dhe peshkut gjatë periudhes se siz .

25) Mosngrënia e mishit dhe e melqive të pjekura.

26) Besimi I sufistëve se ,kush qan për të vdekurin, ka dal nga rruga e ehlul maarifit.(sipas sufistëve këahtu quhn ata njerëz që janë në një shkallë më të latrë se të tjerët.)

27) Mos larja e të vdekurit deri ne ditën e tretë, duke supuzuar se kjo gjë largon nga ai ndeshkimin e varrit.

28) Besimi se ndeshkimi ne varr I ati qe vdes diten ose natën e gjuma, është vetëm një orë, pastaj ai I nderpritet deri ne diten e kijametit.

29) Besimi se jo muslimanit I largohet dënimi I varrit tinën e gjuma dhe muajin e Ramazanit, për hir të pozitës së lartë te profetit (Alejhi selam)

30) Lajmërimi mbi minaret për vdekjen e dikujt.

31) Thënja e njerëzve kur lajmëron për vdekjen e ndokujt “ El fatihan për shpirtin e filanit “.

Inshallah do ta vazhdojm kete shkrim

Marr Nga Libri :Xhenazja Nga Imam Albani.

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com