Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Nënshtrimi i krijesave ndaj Allahut

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Nënshtrimi i krijesave ndaj Allahut on Mon Oct 12, 2009 7:12 am

QeNdRiM


.
.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Robërimi i krijesave ndaj Allahut ndahet në tre kategori:

1. Robërimi (nënshtrimi) në aspektin e përgjithësim. Në këtë kategori marrin pjesë të gjitha krijesat; të mirët dhe të këqijtë, besimtarët dhe jo besimtarët. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Çdo gjë që është në qiej e në tokë atë ditë do t’i vijë Mëshiruesit si rob (i nënshtruar)." Merjem, 93.

Ky është robërimi i nënshtrimit, të gjitha krijesat janë robër të Allahut të nënshtruar ndaj tij.

2. Robërimi (nënshtrimi) në aspektin e veçantë. Ky është robërimi (nënshtrimi) adhurimit, pra robërimi që i kushtojnë Allahut robërit e mirë dhe në këtë lloj robërimi hyn çdokush që e adhuron Allahun me atë që Ai ka ligjëruar. Allahu ka thënë: "Dhe robërit e Allahut janë ata të cilët ecin nëpër tokë të qetë." Furkan, 63.

Ndaj për këtë i bashkëngjiti ata tek emri i Tij, kjo për të treguar se ata kanë arritur në këtë gjendje si shkak i mëshirës së Tij dhe kjo bashkëngjitje është në shenjë nderimi.

3. Robërimi në aspektin më të veçantë se ajo para saj. Edhe ky është robërimi (nënshtrimi) i adhurimit. Ky lloj është i veçantë për profetët dhe të dërguarit të cilëve nuk i afrohet askush në adhurimin që ata kryejnë. Allahu ka thënë: "Dhe ti përkujto robërit Tanë (të dërguarit)." Sad, 45.

Allahu ka thënë për Nuhun (alejhi selam): "Ai ka qenë rob falënderues." Isra, 3.

Për Daudin (alejhi selam): "Dhe përkujto robin Tonë Daudin, të fuqishmin (në fe e trup). Vërtet, ai gjithnjë i drejtohej Allahut." Sad, 17.

Ndërsa për Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabesë) gjer në Mesxhidi Aksa (Kudsit)." Isra, 1.

Po ashtu ka thënë: "Dhe se kur u ngrit robi i Allahut ta adhurojë Atë." Xhin,19.


_________________
_______________________
Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur" (Nisa, 101)


_______________________
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum