Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Dobitë e futjes së lëndës Edukata Fetare, në shkollat publike

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

nDeRiM


.
.
Vallë a mund të pres rinia jonë deri sa të pensionohen apo të vdesin njerëzit me ide të tilla çoroditëse. Ide të cilave bota e qytetëruar u ka dhënë lamtumirën dhe i ka varrosur që moti.

Nga: Jeton Jetishi, Inxhinier i Kimisë

Të paktë do të ishin intelektualët në vendin tonë të cilët nuk do të dinin për rëndësinë dhe rolin e edukatës fetare në shkollat tona, qofshin këta mësimdhënës, politikan, a po diç tjetër. Por kjo nuk do të thotë se të njëjtit do të ishin përkrahës të kësaj nisme por mos të thënë kundërshtarë edhe pse nuk do të kisha dashur të paragjykojë një gjë të tillë megjithatë ky shkrim i imi bazohet kryesisht në sfidat dhe telashet pasi që mendojë se e njoh sado pak problemet në arsim në atë fillor dhe të mesëm. Prandaj ky qëndrim i imi le të kuptohet kryesisht nga BIK-ja respektivisht nga ideatorët e kësaj nisme të qëlluar e të cilën unë e përkrah pa rezervë.

Në disa shkrime të ditëve të kaluara për të njëjtën temë janë cekur mjaftë gjëra të rëndësishme siç edhe është thënë se e kaluara e errët në të cilën kaloi populli ynë, veçmas gjurmët e sistemit komunist me pasojat e të cilit po përballemi edhe sot e tutje si shoqëri e Kosovës në përgjithësi dhe si rini në veçanti.

Bëjë pyetje: Vallë a mund të pres rinia jonë deri sa të pensionohen apo të vdesin njerëzit me ide të tilla çoroditëse. Ide të cilave bota e qytetëruar u ka dhënë lamtumirën dhe i ka varrosur që moti. Prandaj edhe ne nuk duam gjë tjetër pos të jemi pjesë e këtij qytetërimi, pra ti respektojmë të drejtat dhe lirit e njeriut, e cila gjithashtu është kërkesë e vetë BE-së dhe parakusht për integrimin e vendit tonë në BE dhe strukturat euro-atlantike.

Duke marr parasysh vetëm disa sqarime të sipër përmendura atëherë BIK dhe bashkësitë tjera fetar që kanë parashtruar këtë kërkesë duhet të jenë të vëmendshme në ndërmarrjen e hapave të mëtejmë edhe pse jam shumë i bindur se lënda fetare më në fund do të jetë pjesë e korikulave në shkollat publike por vetëm faktori kohë është në pyetje.

Në asnjë mënyrë nuk duhet ndalur së kërkuari këtë të drejtë elementare legjitime e cila nuk është vetëm kërkesë e bashkësive fetare të Kosovës por e shumicës absolute të popullit e veçanërisht e prindërve dhe nxënësve .

Bashkësitë fetare të Kosovës duhet të intensifikojnë aktivitetin e tyre në sensibilizimin e kësaj çështje nëpër simpoziume shkencore, debate publike e forma tjera, duke paraqitur fakte se pse duhet lënda e Edukatës Fetare të futet në plan-programet mësimore dhe për një gjë të tillë nuk duhet ndalur dhe pasur frikë fare pasi që e drejta ligjore dhe faktet janë në anën e palës të interesuar për vendosjen e kësaj lënde.
Pra duhet sqaruar fillimisht se sukseset e zbatimit të kësaj lënde nuk shkojnë xhirollogari të (hoxhës, priftit) mësimdhënësit përkatës .


Suksesi do ti atribuohej para se gjithash programit Hyjnorë, ngadhënjimtarë dhe të vetëm përball këtij realiteti fatkeq, shqetësues dhe sfidues për të gjithë ne. Pra duhet kuptuar një herë e mirë se me një Edukatë Fetare nuk humb askush. Të gjithë fitojmë, - nuk humbin madje as kundërshtarët e shprehur, pasi që këta nxënës fundja janë edhe fëmijët e tyre dhe ne vetëm duam që këta fëmijë të jenë e ardhmja e ndritur e vendit tonë.

Dhe për të aplikuar sa më parë lëndën e Edukatës Fetare në shkollat publike do të kisha propozuar që parashtruesit zyrtarë të kërkesës (bashkësitë fetare të Kosovës) dhe MASHT të gjejnë një formulë të përbashkët mirëkuptimi. Pikërisht për këtë arsye për të filluar që nga shtatori i viti të ardhshëm do të kisha propozuar që kuadër të lëndëve zgjedhore të futet edhe kjo lëndë .

Për fund do të ishte e mjaftueshme të përmendim vetëm disa dukuri negative që po ndodhin në shkollat tona :
- pirja e alkoolit
- narkomania
- huliganizmi (brenda dhe jashtë objekteve shkollore ),
- mos respektimi i prindërve dhe gjithashtu pafuqia e tyre për ti mirëkuptuar,
- lakuriqësia
- prostitucioni
- mos respektimi i mësimdhënësit
- rrahja, therjet me thikë të profesorëve e shumë dukuri të tjera negative, të cilat dukuri do to luftoheshin dha parandaloheshin me një efikasitet të lartëve me futjen e kësaj lënde në plan-programet shkollore.

Sa pak investime kërkohen dhe sa shumë përfitime ofrohen !!!

Pa dashur të fyej askënd e aq më pak autoritetin vendim marrës të institucioneve megjithatë më duhet të them se sukseset në luftën kundër krimeve të ndryshme dhe të keqes që do të sillte zbatimi i kësaj lënde në vendin tonë do të ishte shumë më i lartë se të gjitha investimet e bëra gjerë më tani nga aparaturat tona shtetërore. Nëse gjërat lëvizin me ritmin e gjer tanishëm , një sukses i dëshiruar (pa këtë lëndë) vështir se do të arrihej edhe për 100 vitet e ardhshme, konform synimeve dhe vullnetit politik të popullit tonë, për një jetë sa më njerëzore dhe dinjitoze. Ky popull megjithatë i ka thënë jo të keqes, por të gjithë jemi dëshmitarë se e keqja qarkullon, vepron, pengon dhe është e pranishme kudo rreth nesh ....
http://www.forum-islamik.com

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Forumotion.com | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum