Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

XHEHENEMI - All-llahu na ruajt nga ai!

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 XHEHENEMI - All-llahu na ruajt nga ai! on Mon Oct 12, 2009 7:16 am

QeNdRiM


.
.




Ah, sikur ta dinte populli im se ς’është Xhehenemi?!
Zjari, Allahu na ruajtë nga ai!

Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] shpesh lutej dhe thoshte:”Allahu im, kërkoj prej Teje Xhennetin dhe at që më afron te ai, qoftë fjalë ose vepër, strehohem te Ti nga zjarri dhe nga ajo ςka më afron te ai, qoftë fjalë ose vepër. Të lus që ςdo caktim që e ke bërë për mua të jetë mirë për mua”.

Malik ibën Dinari thoshte: “po të gjeja ndihmëtar, do t’i shpërndaja anë e mbanë botës që të thërrasin: O ju njerëz, kujdesuni nga zjarri, kujdesuni nga zjarri!”.

Tavusit i shtrohej shtrati, dhe rrotullohej në te ashtu siς rrotullohet kokra në tavë. E pastaj ngritej,e drejtohej nga kibleja deri në mëngjes dhe thoshte: “Përkujtimi i Xhehenemit e largoj gjumin nga ata që i frikësohen atij”.

Zjarri, vallë e dini se ςka është zjarri?!

Transmeton Imam Muslimi nga Abdullah ibën Mesudi [radijallahu anhu], i cili tregon se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Do të sjellin atë Xhehenemin, i cili do t’i ketë shtatëdhjetë mijë frerë, secilin fre do ta kapin shtatëdhjetë mijë melekë për ta tërhjekur”.

1-Nxehtësinë më të madhe ose acarinë më të madhe që e ke përjetuar ndonjëherë në jetën tënde dije se ajo është vetëm një frymëmarrje e Xhehenemit.

Ebu Hurejre [radijallahu anhu] tregon se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Është ankuar zjarri te Zoti i tij dhe ka thënë: Zoti im, njëra pjesë më han tjetrën. Atëherë Allahu i lejoi që të ketë dy frymëmarrje: një në dimër dhe një në verë. Kjo është kur ndieni nxehtësinë më të madhe dhe acarinë më të madhe të zemherit"(Buhariu dhe Muslimi).

Abdullah ibën Omeri [radijallahu anhu] tregon se Pejgamberi [salallahu alejhi sel-lem] ka thënë: “Kur të shtohet të nxehtit, namazin falne kur të ftohet, sepse të nxehtit e madh është nga zierja e Xhehenemit"(Buhariu dhe Muslimi).


2-Zjarri i dynjasë është një pjesë e shtatëdhjetë pjesëve të saja.

Ebu Hurejre [radijallahu anhu] tregon se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:”Ky zjarri juaj, të cilin e dhez biri i Ademit është një pjes e shtatëdhjetë pjesëve të zjarrit të Xhehenemit”. I thanë: O i Dërguar i Allahut, edhe kjo mjafton. Tha:”Ajo është edhe më e nxehtë për gjashtëdhjetë e nëntë pjesë, secila pjes është e nxehtë sikurse nxehtësia e saj”(Buhariu dhe Muslimi).

3-Vështirësitë dhe telashet më të mëdhaja që i përjetoni nuk krahasohen me një fundosje në te.

Enes ibën Maliku [radiallahu anhu] tregon se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ”Do të sjellin njeriun që më së shumti është kënaqur, mirpo që është banor i Xhehenemit, Ditën e Kijametit, dhe do ta fusin njëher në Xhehenem,e pastaj do t’i thonë: Biri i Ademit, a ke parë ndonjëher të mira? A të ka kaluar ndonjë kënaqësi? Do të thotë: Jo, Vallahi, o Zot! Pastaj do të sjellin njeriun që më shumti ka vuajturnë dunja, mirpo që e meriton Xhennetin, do ta fusin njëherë në Xhennet, e do t’i thonë:Biri i Ademit! A ke parë ndonjëherë të keqe? A ke kaluar ndonjë vështirësi? Do të përgjigjet: Jo, vAllahi, o Zot! Nuk kam parë asnjëherë vështirësi, a të keqe” (Muslimi).


4-Dënimi më i lehtë

Ebu Seid Hudriu [radiallahu anhu] tregon se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Njeriu nga banorët e zjarrit me dënim më të vogël është ai që vishet me këpucë të zjarrta, nga nxehtësia e tyre i vlojnë trutë” (Buhariu).


5-Në te do të hyjnë edhe njerëz pa llogari

Ebu Hurejre [radiallahu anhu] tregon se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ”Do të del nga zjarri një qafë, e cila ka dy sy që shohin, dy veshë që dëgjojnë dhe gjuhë që flet, e do të thotë: Jam autorizuar për tre lloj njerëzish: për secilin tiran kryeneς, për secilin që i lutet tjetërkujt përveς Allahut dhe për vizatuesit (piktorët)" (Ahmedi dhe Tirmidhiu).


6-Xhehenemi është shumë i thellë

Utbe ibën Gazvani transmeton nga Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem]: “Një shkëmb i madh do të hudhet nga buza e Xhehenemit, e do të fluturon në te shtatëdhjetë vjet pa arritur në fund” (Tirmidhiu).
Kurse Enesi tregon një hadith merfu: “Po qe se hidhet një gurë sa shtatëdhjetë vite, pa arritur në fund” (transmeton Ibën Henadi). Na shpëto o Zot, na shpëto!


7-Xhehenemi nuk ngopet

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “(Përkujto) Ditën kur Ne Xhehennemit i themi: “A je mbushur?” E, ai thotë: “A ka ende?"(Kaf: 30).

Enes ibën Maliku [radijallahu anhu] tregon se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Do të vazhdohet të hidhen njerëz në Xhehenem, kurse ai vazhdimisht thotë:”a ka ende”, gjersa ta vendon mbi te Zoti i Krenarisë këmbën e vet, e ajo të mbledhet palë palë e të thotë: Mjaft më, mjaft më, pasha Krenarinë dhe Bujarinë tënde! Kurse në Xhennet do të mbetet edhe më tej tepricë, për të cilën Allahu do të krijoj krijesa, të cilat do t’i banojë në tepricën e Xhennetit” (Buhariu dhe Muslimi).


8-Xhehenemii ka shtatë dyer

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “E s’ka dyshim se Xhehenemi është vendpremtimi i të gjithë atyre. Ai (Xhehenemi) i ka shtatë dyer, ςdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë)"(El-Hixhër: 43,44).


9-Ushqimi i banorëve të Xhehenemit është zekuni. Vallë a e dini se ς’është zekuni?!

Ibën Abasi [radijallahu anhu] tregon se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Po qe se një pikë e zekumit pikon në këtë botë, do t’ua prishte njerëzve tërë jetën e tyre, vallë si është puna e atij, që këtë e ka ushqim?!” (Tirmidhiu).

Ebu Derda [radijallahu anhu] tregon se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Banorët e Xhehenemit do të uriten. Harrojnë dënimin në të cilin gjinden dhe kërkojnë ndihmë në ushqim, e u jepet ndihma ushqim nga barishte me fera helmues, i cili as nuk trashë e as nuk ngop. Sërish kërkojnë ushqim, e u jepet ushqim nga therrat. Ju kujtohet se në dynja ata ushqimin e dërgonin teposhtë me ujë, andaj kërkojnë ujë, atëhere u jepet valë e nxehtë, e cili u derdhet nga kazanat e hekurt, e kur u afrohet fytyrës ua djeg fytyrën, e nëse u depërton në ushqim ua bën barkun copë copë. Atëher thonë: Lutuni, Thirrni mbikqyrësit e Xhehenemit, kurse ata do t’u përgjigjen: A nuk ju erdhën Pejgamberët me fakte. Do të thonë: Gjithsesi. Atëherë do tu thonë: Lutuni e lutja e pabentarëve është e kotë. Do të thonë: Thërritne Malikun. Do t’i drejtohen atij duke i thënë: Malik le të na shkatërron Zoti yt. U përgjigjet: Ju do të mbeteni këtu!”.

A’meshi tregon: Më ka ardhur lajmi se mes litjes së tyre dhe përgjigjes së Malikut kalojnë një mijë vjet. Do t’u thuhet: Lutne Zotin tuaj, sepse askush s’është më i mirë se sa Zoti juaj. Atëherë do të thonë: “Zoti ynë. Na zotëroi fatkeqësia jonë, e ishim popull i lajthitur. Zoti ynë, na nxjer nga kjo, e nëse kthehemi atëherë jemi zullumqarë. Atëherë u përgjigjet Allahu: ‘Heshtni e mos flitni’. Në këtë moment u humbin të gjitha shpresat nga ςdo e mirë dhe fillojnë të vajtojnë, mjerohen dhe t’ju vjen keq” (Tirmidhiu).


Vëllezër! ςka pastaj?!

A nuk duhet nxituar në pendim para se të vdesim që të garantohemi nga e keqja e Xhehenemit?

Vëlla! Qaj për mëkatin tënd sot, para se ta qojsh nesër më gjak. Ebu Musa [radijallahu anhu] tregon se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Banorët e zjarrit do të qajnë, saqë edhe anija mundet të lundrojë në lotët e tyre. Ata do të qajnë me lotë gjaku” (Hakimi).

Vëllezër! Keni kujdes nga zjarri, sepse nuk e dini se sa vështirë është atje!

Ruajuni nga zjarri duke bërë mes jush edhe zjarrit pengesë! Ofroni flijime tani para se të ikë mundësia! Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Bëni mes jush dhe zjarrit pengesë, po qoftë se edhe me një gjysmëhurme” (Taberaniu).

Mos të mendoj ndokush se do të hudhet në xhehennem e do të vdes dhe do të përfundoj qështja e tij, assesi Allahu [subhanehu ve teala] sa her që u digjen lëkurat atyre do t'ua ndëroj lëkurat, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i Xhehenemit. Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t’i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. Allahu është i Plotfuqishëm, i Drejtë. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t’i fusim në Xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme"(En-nisa: 55-57).

O rrob i Allahut nënshtrojuni urdhërave të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, faleni namazin, jepni zekatin, dhe zbatoni urdhërat tjerë të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, sepse përndryshe Vallahi, Vallahi është duke ju pritur një dënim i dhembshëm, ku Allahu [subhanehu ve teala] thotë:
“O bijtë e Ademit, juve ju vijnë të dërguar nga mesi juaj, ju përkujtojnë faktet e Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe përmirësohet, për ta s’ka as frikë as s’kanë përse të pikëllohen. E ata që i konsideruan të rreme faktet Tona dhe kryelartësi u larguan prej tyre, ata janë banues të zjarrit dhe në të janë përjetë (El-A’raf: 35-37).


Mos ju frigësoni askujt për kryerjen e obligimeve të juaja ndaj Allahut [subhanehu ve teala], po edhe nëse kërcënoheni, sepse edhe të dërguarit dhe pasuaesit e tyre jan kërcënuar, mirëpo Allahu [subhanehu ve teala] pë rata që i binden urdhërave të Tij ka përgadit xhennete, kurse pë rata që kundërshtojn urdhërat e Tij, xhehennem, Allahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Ata që mohuan të dërguarit e vet thanë: Për Zotin, Ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë! E atyre (të dërguarëve) Zoti u shpalli; Ne gjithqysh do t’i shkatërrojmë zullumqarët. Dhe pas tyre Ne do t’ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim. Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa ςdo kryelartë idhnak pësoi dështim. E pas tij (kryelartit) është Xhehennemi, në të cilin i jepet ujë të ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura). Përpiqet ta përbijë, po nuk mund ta gëltis atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë. Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh"(Ibrahim: 13-18).


_________________
_______________________
Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur" (Nisa, 101)


_______________________
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum