Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Format e njohjes së Allahut

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Format e njohjes së Allahut on Mon Oct 12, 2009 7:19 am

QeNdRiM


.
.
Format e njohjes së Allahut
E para: Argumentet që i shikojmë në krijesat e Tij të cilat argumentojnë për Krijuesin. Sepse kjo gjithësi me tërë këtë precizitet nuk mund jetë e krijuar nga vetvetiu. As nuk mund të jetë e krijuar nga vet natyra, sepse natyra nuk posedon cilësi dhe aftësi krijuese, e ajo e cila nuk posedon këto si ka mundësi të japë diçka?

Pra, forma e parë e njohjes së Allahut është meditimi në krijesat e Tij. Dhe çdo herë që njeriu e shton dijen dhe zbulon fshehtësinë e krijesave të Tij, i shtohet bindja edhe më shumë. Gjithashtu, ai i cili lexon librin e Allahut e sheh qartë se si Allahu kërkon nga ne në hulumtimin dhe meditimin e krijesave të Tij.

E dyta: Njohja e Allahut përmes Pejgamberëve të Allahut.

Njohja e Allahut përmes Pejgamberëve është rruga më e mirë e cila të shpie në njohjen reale të Krijuesit tënd. Sepse ata janë misionarët e Allahut në tokë.

Pastaj shumë nga cilësitë e Krijuesit tonë nuk kemi mundësi që ti dimë, përveç përmes rrugës së pejgamberëve të Allahut, të cilët e argumentuan pejgamberllëkun e tyre me mrekullitë e tyre që i ndihmoi Allahu.

Besimi në Allahun e udhëzon njeriun në rrugën e drejtë e në rrugën e lumturisë. Lumturia e vërtetë në këtë botë është kur njeriu njeh Krijuesin e vet.

Besim i mirëfilltë nuk është që vetëm të themi se e njohim Zotin apo vetëm të themi me gjuhët tona fjalën la ilahe il Allah, apo vetëm ta njohim Zotin si Krijues, por njohjen e Allahut duhet ta pasojmë me vepra të mira me bindje dhe nënshtrim ndaj urdhrave të Tij, si faljen e namazit dhe kryerjen e urdhrave të tjera. Nëse njeriu e kupton se besim në Allahun është vetëm ta njohim atë si Krijues, Furnizues dhe si Rregullues i çështjeve, ai e ka kuptuar besimin në formë të gabuar. Ai nuk e ka kuptuar domethënien e fjalës la ilahe il Allah, sepse kuptimi i saj i vërtetë është se nuk ka Zot që meriton të adhurohet përveç Allahut.

Ky është dallimi mes nesh dhe atyre që kanë qenë para neve prej muslimanëve të sinqertë. Besimi në Allahun tek ata ka bë çudira dhe kthesa të mëdha në jetën e tyre, ndërsa ne nuk jemi të tillë. Ne e quajmë veten besimtarë dhe se e njohim Allahun, ndërsa kur vjen në shprehje kryerja e urdhrave të Allahut, kur vjen namazi, nuk i përgjigjemi thirrjes së tij. A thua kjo është njohje reale e Allahut?

Nëse besimi dhe njohja e Allahut nuk ndryshon në personalitetin tënd, nuk lë gjurmë në familjen tënde, në vendin ku punon, në shoqërinë ku jeton, nuk ka vlerë një besim i tillë.

Njohja e Allahut ndihmon dhe ndikon pozitivisht në personalitetin e njeriut. Besimi e kthen njeriun prej një njeriu injorant në një njeri që e njeh Allahun dhe i përgjigjet urdhrave të Tij. E kthen njeriun prej një njeriu mendjemadh në një njeri modest, prej një njeriu të prishur në një njeri që përpiqet jo vetëm veten ta përmirësojë, por edhe të tjerët. Prej një njeriu me moral dhe sjellje të çoroditura, në një njeri me moral të lartë islam; prej një njeriu gënjeshtar dhe tradhtar, në një njeri besnik; prej një njeriu të pa vlerë në një njeri me vlerë dhe me pozitë. Besimi e nxjerr njeriun prej errësirave dhe injorancës së ndryshme në dritën dhe realitetin e kësaj bote.

Për këtë kemi rastin më të mirë tek shokët e të Dërguarit të Allahut se si prej njerëzve më të këqij u kthyen në njerëz që e tërë bota i ka lakmi. Umeri aq shumë kishte zili ndaj Islamit dhe Pejgamberit sa që mori guxim që të dalë dhe t’ia presë kokën të Dërguarit të Allahut me shpatën e tij. Ndërsa pasi që e njohu Allahun, hyri në Islam dhe u bë njeriu më i dashur tek Allahu.

Njohja e Allahut ndihmon dhe ndikon pozitivisht në familje.

A ka familje më të qetë dhe më të rehatshme se ajo familje e cila marrëdhëniet e veta i ndërton mbi njohjen e Allahut, mbi besimin në Të. Nëse jetën në familje e programojmë në bazë të njohjes dhe frikës ndaj Allahut, shumë probleme familjare dhe bashkëshortore që sot ekzistojnë do të ishin eliminuar. Sepse kur njeriu e njeh Allahun dhe ia ka frikën Atij, e di përgjegjësinë e tij që ka në familje dhe e kupton se ajo është një amanet që Allahu e ka ngarkuar me të. Ai e llogarit gruar e tij si një shok të jetës së tij që i ndihmon në jetën e tij dhe ne tejkalimin e situatave familjare. E jo sikur veprojnë ata të cilët nuk e njohin Allahun me familjet e tyre.

Po ashtu, edhe gruaja kur e njeh dhe e beson Allahun ia ka frikën Atij e di se ajo është një edukatore në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo mban një përgjegjësi të madhe për edukimin e fëmijëve të saj.

Po ashtu besimi nuk është një çështje që njeriu e mban për vete, por ai dëshiron që ta fusë atë edhe në familjen e tij.

Për këtë kemi tregimin e Ebu Hurejres,i cili shkoi duke qarë tek i Dërguari i Allahut që të lutet ai që nëna e tij të bëhet muslimane.

Njohja e Allahut dhe frika ndaj Tij, ndikon edhe në ata që udhëheqin. Umeri kur ishte në udhëheqjen e muslimanve tha: “Vallahi, kam frikë se Allahu do të më pyes edhe nëse delja e vret këmbën e saj nëpër rrugët e Bagdatit se pse nuk ia kam ofruar edhe asaj kushtet e duhura.”

Besimi në Allahun ndikon edhe në përmirësimin e shoqërisë. Sikur njerëzit ta njohnin mirë Allahun do zvogëloheshin shumë problemet që janë në shoqëri. Shoqëria do të kishte pas mundësi të jetojë një jetë më të lumtur dhe më të sigurt. Njohja dhe besimi i Allahut ndikon në shoqëri pozitivisht në zvogëlimin e konflikteve, vrasjeve, keqpërdorimeve, dhunimeve, vjedhjeve, plaçkitjeve, etj. Sepse njeriu kur e njeh Allahun mirë dhe ia ka frikën Atij, nuk i vepron këto gjëra. Për këtë, numri më i vogël i vjedhjeve vrasjeve, dhunimeve, keqpërdorimeve, janë në vendet ku jetojnë shumica muslimane. Pra, besimi përfshin të gjitha fushat e jetës.


_________________
_______________________
Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur" (Nisa, 101)


_______________________
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum on Forumotion | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Forumotion.com