Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Këta i do All-llahu i Lartësuar!

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Këta i do All-llahu i Lartësuar! on Mon Oct 12, 2009 7:20 am

QeNdRiM


.
.
Falënderimi i takon All-llahut të botrave, e falënderoj për gjërësinë e mëshirës së Tij dhe fisnikërinë e faljes së Tij, me falënderim nënshtrues që tregon Madhërinë e Tij dhe falënderues i dhuntive të Tij. Salavatet dhe selamet qofshin mbi atë që është dërguar mëshirë për njerëzimin dhe zotërinë e pejgamberëve, Pejgamberin tonë dhe shembullin tonë. Udhëzuesin tonë, mësuesin e të gjitha të mirave dhe treguesin e udhëzimit dhe devotshmërisë, Muhamed ibën Abdullahu, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Më Pas:
Ka prej muslimanëve disa lloje të njerëzve që i don All-llahu, subhanehu ue teala, dhe e zbret ndaj tyre pëlqimin e Tij. Lum për të dashurit e All-llahut dhe lum për ata që kanë fat ta kenë këtë lumturi në takimin e tij.
Për këtë vendosa ta shkruaj këtë temë e ndoshta lexuesit e pasojnë këtë dhe bëhen prej atyre, të cilëve hynë nën mëshirën dhe pajtimin e Zotit të tyre dhe u jep atyre dashurinë e Tij, xhele xhelaluhu, ngase ajo dashuri dhe kënaqësi është qëllimi i çdo besimtari dhe dëshirë e çdo adhuruesi.
Nëse e marrim dhe shfletojmë Librin e All-llahut, subhanehu ue teala dhe i mendojmë ajetet e Tij dhe sunetin e të Dërguarit të Tij [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] do të kuptojmë se kush janë ata, që meritojnë dashurinë e All-llahut dhe që t'i duan edhe Melaqet me të, dhe t’iu bënë pranimin atyre në tokë.
Siç është Transmetuar Nga Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur me të) nga i Dërguari [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë: "Nëse e do All-llahu ndonjë rob e thërret Xhibrilin dhe i thotë se unë e dua filanin e duaje edhe ti! Pastaj e do edhe Xhibrili dhe thërret banorët e qiellit dhe u thotë se All-llahu e do filanin, andaj duane edhe ju! Pastaj e dojnë atë edhe banorët e qiellit pastaj bëhët i favorizueshëm në tokë." [Transmeton Imam Buhari]
Cilësitë e të dashurve dhe të afërmve te All-llahut janë të shumta në librin e Tij (Kuranin) dhe në Sunetin e të Dërguarit alejhi selam. Ne, po i përmendim vetëm disa si shembuj e jo për të thënë se janë vetëm këto në vijim.

All-llahu subhanhu ue teala do nga robërit e tij:



1. Penduesit: (Ai që pendohet-bënë tewbe):
Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s’ka dyshim All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues."
Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: "Selamun alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues."
Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë." [Furkan, 70]
Nga Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se ka thënë: "Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]: "Kush pendohet para se të lind dielli nga perendimi, All-llahu ia pranon pendimin e tij." [Transmeton Muslimi]
E Argument për dashurin e All-llahut ndaj penduesve është edhe fjala e All-llahut subhanehu ue teala: "All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme" [El-Bekare, 222]

Për t'u pranuar pendimi tek All-llahut, dijetarët kanë cekur disa kushte, të cilat janë:
1. Të jet pendimi i sinqert ndaj All-llahut, subhanehu ue teala.
2. Të jetë Pishman për atë që ka kaluar në mëkate.
3. Të heqë dorë nga mëkati menjëher, ngase nuk pranohet pendimi duke vazhduar në mëkate.
4. Të vendos që mos të kthehet në të ardhmën përseri në atë mëkat.
5. Të jet pendimi para përfundimit të kohës. D.m.th para lindjes diellit nga perendimi apo para prezantimit të daljes shpirtit.
6. Nëse është mëkati në lidhshmëri me robërit si : Marrja e pasurive pa dëshiren e personave duhet t'u kthehet atyre gjërat e tyre. E nëse është mëkati si: Përgojim apo bartje fjalëve duhet që t'u merret hallall dhe të bëjë dua në fshehtësi për ata që i ka përgojuar dhe përmendja e të mirave në ato vende ku i ka përmendur për të keq.


2. Pasuesit e Sunetit të Pejgmaberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:
E këta janë ata të cilët i pasojnë gjurmët e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në të gjitha çështjet e jetës. Si në ngënie, në pirje, në veshje, në pamje, në adhurim, në marrdhëniet shoqërore dhe ato familjare. Medituesit në historin e tij alejhi selam për të gjetur kërkesën e tij në përballim të kësaj bote dhe çka gjindet në të prej gëzimeve, brengave, lumturive dhe mërzirave.
Transmeton Enesi (All-llahu qoftë i kënaqur me të) se erdhen tre persona tek shtepiat e grave të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për t'i pyetur ato për adhurimin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Kur u njoftuan, u dukej atyre se ata bëjnë pak. Dhe thane: "Ku jemi ne me Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur dihet që atij ia ka falur All-llahut mëkatet e mëparshmë dhe ato mëvonshme?" Tha njëri prej tyre: "Unë do të falëm tërë natën." Tha tjetri: "Unë do të agjëroj për çdo ditë." Tha i fundit: "Unë do të distancohem nga gratë dhe nuk do të martohem." Kur erdh Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: "A jeni ju ata, që keni thënë këtë dhe këtë? Pasha All-llahun, unë ia kam frikën All-llahut më shumë se ju dhe ruhem më shumë se ju nga të këqijat dhe unë herë agjëroj dhe herë jo (v.p: agjërim vullnetar jashta ramazanit), falëm dhe pushoj dhe martohem me gra. E kush nuk e do sunnetin tim, ai nuk është prej meje." [Transmeton Muslimi]
Argument për dashurinë e All-llahut, subhanehu ue teala, ndaj atij që e pason të Dërguarin, alejhi selam është fjala e Tij, subhanehu ue teala: "Thuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë." [Ali Imran, 31]


3. Të Drejtit:
Ata janë të cilët bëjnë drejtësi në të gjitha çështjet me veten dhe me të tjerët dhe argument për dashurinë e All-llahut ndaj tyre është ajeti Kur'anor: "All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë." [Mumtehine, 8]


4. Ata që bëjnë mirë:
Të cilët shpenzojn për veten e tyre dhe për të tjerët duke shrpesuar vlerat e All-llahut subhanehu ue teala dhe shpërblimet e tija dhe nuk e permendin atë që e japin me të mirë e as me të keq.
Argument për dashurinë e All-llahut ndaj tyre është fjala e All-llahut subhanehu ue teala: "Dhe jepni për në rrugë të All-llahut e mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit." [El-Bekare, 195]


5. Ata që dëshirojn takimin e All-llahut subhanehu ue teala:
Kush e dëshiron takimin e All-llahut e do edhe All-llahu takimin e tij, nuk dëshiron vdekjen e tij, por njeriu besimtar kur t'i ofrohet përfundimi (exheli) i tij dhe fillon të jap shpirtin në këtë moment përgëzohet për pajtimin e All-llahut dhe e do takimin e All-llahut subhanehu ue teala dhe e do All-llahu takimin e tij. Ndërsa njeriu jobesimtarë (qafir) kur t'i vie përfundimi dhe fillon dalja e shpirtit lajmërohet për urrejtjen e All-llahut ndaj tij dhe e urren takimin e All-llahut dhe All-llahu e urren takimin e tij.
Argumenti i kësaj është hadithi i Transmetuar nga Ubade ibn Samit (All-llahu qoftë i kënaqur me të) nga i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë: "Kush e dëshiron takimin e All-llahut, All-llahu e dëshiron takimin e tij, dhe kush e urren takimin e All-llahut dhe All-llahu e urren takimin e tij. Aishja [radijallahu anha] tha apo disa prej grave tij, me të vërtet se ne se duam vdekjen. Ka thënë: "Nuk është ajo, por besimtarit nëse i afrohet vdekja përgëzohet me pajtimin e All-llahut dhe fisnikërinë e Tij e nuk ka asgjë më të dashur para Tij dhe e dëshiron takimin e All-llahut dhe e dëshiron All-llahu takimin e tij, dhe se jobesimtari (qafiri) nëse i ofrohet vdekja lajmërohet me dënimin e All-llahut dhe nuk ka gjë më të urrejur para tij se sa ajo që urren takimin e atij denimi dhe e urren All-llahu takimin e tij." [Transmeton Buhari]


6. Ata që ofrohen te All-llahu me adhurime nafile dhe ata që përmendin All-llahun shumë:
Me të vërtet se gjëja më e mirë që kalon nga koha është ajo kohë që janë të angazhuar zemra dhe gjymtyrët dhe gjithë trupi në përmendjen e All-llahut, subhanehu ue teala, në çdo moment dhe në çdo gjendje. Ngase ata që përkujtojnë All-llahun, All-llahu i përmend dhe i përkujton ata.
Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni!" [El-Bekare, 152]
Transmeton Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë: "Ka thënë i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Thotë All-llahu subhanehu ue teala: "Unë jam aty ku më kujton robi mua, dhe unë jam me të kur më përmend, e nëse më përmend në veten e tij, e përmendi në vetën time. Nëse më përmend në ndonjë grup e përmendi në grup më të mirë se ai. E nëse ofrohet te unë një pëllëmbë, ofrohem te ai një krah. Nëse ofrohet te unë një krah, ofrohem te ai një pash. E nëse më vjen duke ecur unë i vij duke shpejtuar-vrapuar." [Transmeton Buhari]
Pra, afrimi te All-llahu subhanehu ue teala bëhet me nafile prej adhurimeve si Namazi, Agjërimi, Dhënia e lëmoshës, përmendja e All-llahut subhanehu ue teala me falënderim dhe madhërim dhe kërkim të faljes.


7. Kërkimi i diturisë islame:
Me të vërtet se All-llahu subhanehu ue teala nëse pajtohet me robin e tij dhe e do atë ia lehtëson atij rrugën e kërkimit të diturisë.
Siç është Transmetuar nga Muawije (All-llahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin alejhi selam duke thënë: "O Zot, s’ka ndalim në atë që e ke dhënë, dhe s’ka dhënës në atë që e ndalon, dhe nuk bënë dobi as një pasuri vetem prej All-llahut është dobia e cila sjell dobi. Kujt ia donë All-llahu të mirën ia mëson njohuritë e fesë." [Transmeton Imam Ahmedi Në Musnedin e tij]
E nëse All-llahu subhanehu ue teala ia lehtëson kërkuesit të diturisë rrugën për dituri ia lehtëson atij edhe rrugën për në Xhennet.
Siç është transmetuar nga Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur me të) ku thotë: Ka thënë i dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kush ia heq besimtarit një vështirësi prej vështirësive të kësaj bote, All-llahu ia heq atij një vështirësi prej vështirësive të Ditës se Gjykimit. E kush ia lehtëson ndonjërit ndonjë rëndësi, All-llahu ia lehtëson atij në dynja dhe ahiret. Dhe kush e mbulon muslimanin (nuk ia tregon të këqijat) e mbulon atë All-llahu në dynja dhe ahiret. Dhe All-llahu është në ndihmë të robit derisa është robi në ndihmë të vëllait të tij. E kush e merr një rrugë që kërkon në të dituri ia lehtëson All-llahu atij me të rrugën për në Xhennet. Një popull që mblidhet në një shtëpi prej shtëpive të All-llahut, lexojnë Librin e All-llahut dhe e mësojnë atë në mes veti, atyre u zbret një kënaqësi, dhe i kaplon mëshira dhe i mbulojnë melaqet dhe i përmend All-llahu tek ata që janë te Ai." [Transmeton Imam Muslimi]
Pra, prej dashurisë së All-llahut ndaj robit të tij, është të pranuarit e tij për të qen prej kërkuesve të diturisë (Talebe) dhe shumimi i veprave të mira.


8. Dashuria për hirë të All-llahut:
Me të vërtet se ata që duhen për hirë të All-llahut i thirr All-llahu ata dhe ai e din më mirë gjendjen e tyre dhe ua zbret atyre pajtimin e tij dhe mirësinë dhe fisnikërinë dhe i mbulon nën hije Ditën e Kiametit, atë ditë kur s’ka hije pos hija e tij, subhanehu ue teala.
Transmeton Ebu Hurejre (All-llahu qoftë i kënaqur me të): "Thotë All-llahu Ditën e Kiametit: "Ku janë ata të dashurit për Madhërinë Time t'i mbuloj nën hijen Time ditën kur s’ka hije pos hijes Sime." [Transmeton Muslimi]


9. Të Pastërtitë dhe ata që zbukurohet për All-llah:
Pastërtia është heqja e papastërtisë nga trupi dhe rrobet dhe vendet e adhurimit të All-llahut subhanehu ue teala. Pra, i do robërit e pastër siç thotë subhanehu ue teala: "Aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit." [Et-Tevbe, 108]
Ndërsa zbukurimi duhet të jetë për All-llah pa mendje madhësi dhe pa i nënçmuar robërit e All-llahut.
Siç është transmetuar nga Abdullah Ibën Mesudi (All-llahu qoftë i kënaqur me të) nga i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë: "Nuk do të hyjë në Xhennet kush ka në zemrën e tij një grimcë prej mendjemadhësisë. Tha një njeri: Po njeri dëshiron që të jetë veshja e tij e bukur dhe mbathja e tij e bukur. Tha i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Me të vërtet se All-llahu është i bukur dhe e do bukurinë. Mendjemadhësia është mospranimi i hakut dhe nënçmimi i njerëzve." [Transmeton imam Muslimi]
E All-llahu subhanehu ue teala na ka urdhëruar që të zbukurohemi për çdo namaz apo shkuarje në xhami për adhurim, siç ka thënë: "O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë shkapërderdhin." [El-Arafë, 31]


10. Personat që përdorin misuakin:
Përdorimi i Misuakut është sunet i të Dërguarit tonë, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Ai, kur u zgjonte nga gjumi ka filluar me Misuak e kur hynte në shtëpi fillonte me misuak.
Transmeton Aishja (All-llahu qoftë i kënaqur me atë) nga i Dërguari i All-llahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Misuaki është pastrues i gojës dhe pajtim kënaqësi për Zotin." [Transmeton imam Buhari]
Nga Ebu Umame (All-llahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Përdorni misuakun se misuaku është pastrues i gojës dhe kënaqësi për Zotin, çdo herë që ka ardhur Xhibrili tek unë me porosiste për misuakun derisa u frikësova se do të obligohet ndaj meje dhe ndaj umetit tim. Sikur mos të kisha frikë se e rëndoj umetin do t’ia kisha obliguar atyre misvakun. Unë përdori misuakun derisa kam frik se po e fshijë përparësen e gojës." [Transmeton Imam Ibn Maxheh në Sunenin e tij]


11. Të Ofruarit te All-llahu me kryerjen e obligimeve dhe përkujdesjen ndaj tyre:
Prej fisnikërisë së All-llahut ndaj robërve të Tij, të cilët e adhurojnë vetëm Atë duke mohuar të tjerët, se ai i donë ata të cilët i përgjigjen urdhërave të Tij dhe i bëjnë obligimet që u janë obliguar atyre vazhdimisht dhe i veprojnë ata pa përtaci.
Nga Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur me të) thotë: Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Vërtet All-llahu i Madhërishëm ka thënë: "Kushdo që tregon armiqësi ndaj mikut (velij) Tim, unë do t'i shpall luftë. Me asgjë robi Im nuk mund më mirë të më afrohet, pos me atë me çfarë Unë e kam obliguar. Dhe vazhdimisht robi Im më afrohet me vepra të mira (nafile), derisa ta dua. E kur ta dua, bëhem veshi i tij, me të cilin dëgjon; syri i tij me, të cilin sheh; dora e tij, me të cilën sulmon fuqishëm; këmba e tij, me të cilën ec. I këtilli nëse më kërkon diç, do t'ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbrojë atë"." [Transmeton Buhari (Rijadusalihin)]


12. Të devotshmit
Ata të cilët kanë frikë All-llahun dhe janë të devotshëm në fshehtësi dhe në dukuri dhe të cilët vendosin ndërmjet tyre dhe dënimit të Zotit tyre mburojë duke pasuar urdhërat e Tija dhe largimi nga ndalesat e Tija.
Thotë Subhanehu ue teala: "Jo, (nuk është ashtu si thonë ata) po kush e përmbush amanetin e vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, s’ka dyshim, All-llahu i do ata që ruhen." [Ali Imran, 3:76]


13. Durimtarët:
E durimtarët janë banorë të Xhennetit, atyre u është përgatitur Xhenneti. Janë përmendur durimtarët në Kuranin Famëlartë në shumë vende dhe në Sunetin e të dërguarit alejhi selam. Ngase edhe ai ka bërë durim nga të gjitha që e kanë kapluar atë në thirrjen e tij për ne fenë e All-llahut subhanehu ue teala. All-llahu subhanehu ue teala i ka lëvduar durimtarët në rrugë të tij dhe iu ka premtuar atyre Xhennetin dhe pajtimin e tij.
Thotë subhanehu ue teala: "E sa pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe as nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët." [Ali Imran, 146]


14. Ata që mbështeten në All-llahun subhanehu ue teala:
Mbështetja në All-llahun është si rezultat i një imani të madh dhe një shpirti të ngritur, ngase çdo herë që është besimtari më i fort dhe më i mbështetur në All-llahun në të gjitha çështjet e tija, tregon kjo për besimin e fort të tij dhe lidhshmërin e tij me Zotin.
E për këtë është shpërblimi i kësaj që të meritoj dashurin e All-llahut subhanehu ue teala.
Argument kemi fjalën e tij subhanehu ue teala ku thotë: "Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten." [Ali Imran, 159]
Pra, këta ishin disa cilësi që i do All-llahu subhanehu ue teala në robërit e tij. Andaj, mos vallë na duken shumë për vetën tonë që të cilësohemi me një cilësi prej këtyre cilësive e të kemi për qëllim afrimin te All-llahu subhanehu ue teala e të fitojmë kënaqësinë e Tij dhe të na arrij dashuria e Tij edhe neve?!
Edhe pse kjo është e domosdoshme për ne që te jemi të cilësuar me të gjitha këta cilësi.
All-llahu na furnizoftë mua dhe ty me dashurinë e Tij dhe lusim Atë që të zbret ndaj nesh pajtimin dhe kënaqësinë e tij dhe t'na bëjë prej atyre që i bëjnë obligimet e Tij vazhdimisht, dhe ti bëjnë këta vepra me sinqeritet për hirë të Tij, ngase Ai është që sheh dhe dëgjon dhe përgjigjet.
Falënderimi i takon All-llahut subhanehu ue teala, Saletet dhe Selamet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.


_________________
_______________________
Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur" (Nisa, 101)


_______________________
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Forumotion.com | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum