Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Argumentet Kur’anore mbi Sabrin (durimin)

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Argumentet Kur’anore mbi Sabrin (durimin) on Mon Oct 12, 2009 7:21 am

QeNdRiM


.
.
Ka thënë Imam Ahmedi (All-llahu e pas mëshiru): ka përmendur All-llahu xh.sh. durimin në Kur’an në nëntdhjetë lloje :

Urdhërimi me të :

Ka thënë All-llahu xh.sh : Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut. (En-Nahl : 127).

Ka thënë All-llahu xh.sh : Ti bën durim në vendimin e Zotit tend. (Et-Tur : 48).
Ndalimi me të :

Ka thënë All-llahu xh.sh : Ti (Muhammed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta (El-Ahkaf : 35).

Ka thënë All-llahu xh.sh. : E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë. (Ali-imran : 139).

Ka thënë All-llahu xh.sh. : E mos u bë si ai i peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur. (El-Kalem : 48).
Të shpëtuarit me durim :

Ka thënë All-llahu xh.sh : O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut. (Ali-imran : 200).
Njoftimi I dyfishimit të shpërblimit të durimtarit nga të tjerët :

Ka thënë All-llahu xh.sh : Atyre u jepet shpërblim i dyfishtë për arsye se bënë durim (El-Kasas : 54).

Ka thënë All-llahu xh.sh : Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjerë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Ez-Zumer : 10).
Lidhja e prijësfe në fe dhe besueshmëria e tyre :

Ka thënë All-llahu xh.sh : Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur. (Es-Sexhde : 24) .

Vetëm me durim dhe me bindje arritet besueshmëria në fe.
Ngadhnjimi :

Ka thënë All-llahu xh.sh : Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit. (El-Enfal : 46).

7) Me të vërtet i ka bashkuar All-llahu durimtaret në tri urdhëra që nuk I ka bashkuar të tjerët : 1. ibadet, 2. mëshir , 3.udhëzim.

Ka thënë All-llahu xh.sh : Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”! Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë. (El-Bekare : 155-157).
Me të vërtet All-llahu xh.sh I ka bër durimtaret me përkrahje dhe zgjuarsi dhe I ka urdhëruar të kërkojn ndihm :

Ka thënë All-llahu xh.sh : Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin). (El-Bekare : 45).
Me të vërtet All-llahu xh.sh e ka lidhur ndihmen me durim dhe me sinqeritet :

Ka thënë All-llahu xh.sh : Po, nëse jeni të qëndrueshëm e të matur, e ata (armiqtë) t'ju vinë tash në këtë moment, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë prej engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar. (Ali-imran : 125).

Ka thënë Pejgamberi a.s. : Dhe dije se me të vërtet ndihma vjen me durim (Trasmeton Tirmidhiu).
Me të vërete All-llahu xh.sh I ka mbrojtur durimtaret dhe te sinqertit prej kurthave të armikut :

Ka thënë All-llahu xh.sh : Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do t'u dëmtojë aspak. (Ali-imran : 105).
Vërtet All-llahu na ka lajmëru se Melaiket I përshendesin ata në Xhennet :

Ka thënë All-llahu xh.sh : (përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë. (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend. (Er-Rad : 23-24).
Me të vërete All-llhu .xh.sh I ka lejuar ti dënojn ata të cilët I kan dënu por durimi është më I mirë :

Ka thënë All-llahu xh.sh : Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni, pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë. (En-Nahl : 126).
All-llahu xh.sh e ka radhitur mëshiren dhe shpërblimin e madhë për durimtarët dhe pë rata të cilët bëjn vepra të mira :

Ka thënë All-llahu xh.sh : Përveç atyre, të cilët kishin durim dhe bënin vepra të mira, të tillët kanë falje (të gabimeve) dhe shpërblim të madh. (Hud : 11).
All-llahu e ka bërë durimtarin të sprovuar dhë të qënderuar:

Ka thënë All-llahu xh.sh : Kush bën durim dhe fal, s'ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm). (Es-Shura : 43).

Ka thënë All-llahu xh.sh : O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara. (Lukman : 17).


All-llahu xh.sh e ka lidhe dashurin e tij me durimtarët :

Ka thënë All-llahu xh.sh : E sa pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe as nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët. (Ali-imran : 146).
Me të vërtet te All-llahu dëshirojn te kthehen durimtarët :

Ka thënë All-llahu xh.sh : E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: “Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç të durueshmëve!”(El-Kasas : 80)

Ka thënë All-llahu xh.sh : Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë. (El-Fusilet : 35).
All-llahu lidhë durimin me kushtet e Islamit dhe kushtet e Imanit :

Ka thënë All-llahu xh. sh : Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, (El-Bekare : 45).

Ka thënë All-llahu xh.sh : Përveç atyre, të cilët kishin durim dhe bënin vepra të mira, të tillët kanë falje (të gabimeve) dhe shpërblim të madh. (Hud : 11).

Ka thënë All-llahu xh.sh : All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, (Jusuf : 90).

Ka thënë All-llahu xh.sh : Se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues. (Ibrahim: 5).

Ka thënë All-llahu xh.sh : Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm. (El-Asr : 3).

Ka thënë All-llahu xh.sh : E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë). (El-Beled : 17).

Ka thënë All-llahu xh.sh : Pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur. (Es-Sexhde : 24).

Ka thënë All-llahu xh.sh. : Të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, (El-Ahzab : 35).


_________________
_______________________
Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur" (Nisa, 101)


_______________________
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Forum create on Forumotion | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum