Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Besimi në caktimin e Allahut

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Besimi në caktimin e Allahut on Mon Oct 12, 2009 7:24 am

QeNdRiM


.
.
Besimi në caktimin e Allahut është një nga bazat e akides. Çdo musliman është i obliguar të besojë në përcaktimin e Allahut dhe se çdo gjë që ndodh, e mirë apo e keqe, e këndshme apo e hidhur, ndodh me përcaktimin e Tij. Pasuesit e Sunetit dëshmojnë dhe besojnë se e mira dhe e keqja, dobia dhe dëmi janë me Caktimin e Allahut dhe me Përcaktimin e Tij. Ai caktim nuk kthehet, nuk mund t’i shpëtosh dhe nuk mund t’i shmangesh. Njeriun e gjen vetëm ajo që Zoti i tij ka shkruar për të. Argument për këtë është Fjala e Allahut të Lartësuar: “Nëse Allahu do të të sprovonte me ndonjë të keqe, atëherë s’ka kush që e heq atë përveç Atij dhe nëse do për ty ndonjë të mirë, s’ka kush që e kthen atë.” (Junus, 107)
Gjithashtu, argument është edhe hadithi i transmetuar nga Abdullah ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: “Një ditë isha pas të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, dhe ai më tha: “O djalosh! Unë do të të mësoj ty disa fjalë. Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty. Ruaje Allahun dhe ke për ta gjetur në anën tënde. Kur të kërkosh diçka, kërkoje prej Allahut dhe kur të kërkosh ndihmë, kërkoje prej Allahut. Dije se, sikur i gjithë populli të bashkohej për të të sjellë ty një të mirë, nuk do të munden të bëjnë veçse atë që Allahu e ka shkruar që më parë për ty, e nëse do të bashkoheshin për të shkaktuar një dëm, nuk do të mundnin të shkaktonin veçse atë që Allahu ka shkruar për ty. Lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë.” (Transmetuar nga Tirmidhiu dhe Ahmedi).
Allahu nuk i ka detyruar njerëzit që të dinë për vullnetin dhe përcaktimin e Tij, në mënyrë që t’u përshtaten atyre. Por i ka detyruar që t’i perceptojnë urdhrat dhe ndalesat e Tij, në mënyrë që të veprojnë sipas tyre.
Nuk duhet ta bëjmë kaderin e Allahut argument për të lënë urdhrat e Tij dhe për t’iu shmangur ndalesave të Tij, por duhet të besojmë dhe të dimë se Allahu me zbritjen e librit të Tij dhe ardhjen e të Dërguarve na ka sjellë argumente të cilat na vënë para detyrimeve. Allahu i Lartësuar thotë: “Ashtu që njerëzit pas dërgimit të të Dërguarve të mos kenë fakt para Allahut.” (En-Nisa, 165)
Allahu është në gjendje të krijojë njerëz që, sipas natyrës së tyre, të gjithë të bëhen besimtarë, ose t’i detyrojë që të gjithë të besojnë, por Allahu ka dashur t’i sprovojë njerëzit; i ka lënë plotësisht të lirë dhe u ka mundësuar të udhëzohen ose të shkojnë në rrugë të shtrembër. Ai do ta ndihmojë atë që zgjedh udhëzimin, ndërsa atë që zgjedh humbjen do ta lërë të devijojë dhe të verbohet. Dhe është bërë ashtu siç ka dashur Allahu.Njeriu që i beson kaderit e di se nuk ka mundur t’i shmanget asaj që i ka ndodhur dhe e di se edhe sikur e tërë bota të bashkohej, nuk do të mund të bënte asgjë përveç asaj që Allahu ka caktuar dhe e di se asnjë njeri nuk do të vdesë pa marrë atë që i takon nga kjo botë. Vetëm ky njeri lirohet plotësisht nga robëria ndaj njerëzve dhe kalon në robërinë ndaj Zotit të njerëzve.
Njeriu i cili beson në kaderin e Allahut gëzon edhe një dhunti të veçantë: është i lumtur në të gjitha situatat. Përse? Sepse e di se përcaktimet e Allahut zhvillohen sipas urdhrit të Tij dhe se ngjarjet ndodhin si fryt i urtësisë dhe i dëshirës së Tij. Allahu thotë: “Mund ta urreni një gjë, por ajo është e mirë për ju; e mund ta doni një gjë por ajo është e dëmshme për ju. Allahu e di e ju nuk e dini.” (El-Bekare, 216)

Muslimani beson se Allahu i Madhëruar është i Drejtë në Paracaktimin e Tij dhe në përmbushjen e atij paracaktimi. Ajo që Ai ka dashur, ka ekzistuar dhe ajo që Ai nuk ka dashur, nuk ekziston. Nuk ka ndryshim e as fuqi veçse me Allahun e Madhëruar!
Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë që Ne e kemi krijuar çdo gjë me Kader (Paracaktimi Hyjnor).” [El Kamer, 49]
“Asnjë fatkeqësi nuk bie në tokë ose mbi ju që të mos jetë e shkruar në Librin (El leuhu el Mahfudh), para se Ne ta sjellim atë në zbatim. Sigurisht që kjo është e lehtë për Allahun.” [El hadid, 22]
“Thuaj: “Kurrë nuk do të na ndodh gjë neve, përveç asaj që Allahu ka përcaktuar për ne. Ai është Ndihmuesi ynë dhe tek Allahu të mbështeten plotësisht besimtarët.” [Et Teube, 51]
“Dhe vetëm tek Ai janë çelësat e të fshehtës, askush nuk i di përveç Atij. Ai di gjithçka në tokë e në det; nuk ka asnjë grimcë në errësirën e tokës, asgjë të njomë ose të thatë që të mos jetë shkruar në Libër të qartë (El leuhu el Mahfudh).” [El Enam, 59]
“E ju nuk mund të dëshironi, vetëm nëse dëshiron Allahu.” [Et Tekvir, 29]
Profeti alejhi selam ka thënë duke përkufizuar imanin: “(Imani është) Të besosh në Allahun, në engjëjt e Tij, në Librat e Tij, në të Dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit dhe të besosh në Paracaktimin e Allahut, qoftë për të mirë apo për të keq.”
Besimi në Allahun e Madhëruar sjell edhe besimin në paracaktimin dhe përmbushjen e tij si dhe besimin në Urtësinë dhe Vullnetin e Allahut të Madhëruar.


_________________
_______________________
Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur" (Nisa, 101)


_______________________
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum