Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Shkaqet e dënimit të varrit

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Shkaqet e dënimit të varrit on Mon Oct 12, 2009 7:24 am

QeNdRiM


.
.
Që nga tema e parë, ne jemi përqendruar në ndodhitë e Ditës së Kijametit. Ne urojmë dhe e lusim Zotin e madhëruar, që atë Ditë të jemi në shoqërinë e Profetit a.s dhe njerëzve të ndershëm. Atje do na jepet rasti të shohim vetë Zotin e madhëruar dhe të shijojmë kënaqësitë më të mëdha të xhenetit.
Në çdo temë, ne përpiqemi të përmendim ato gjëra të cilat na garantojnë shpëtimin në botën tjetër dhe fitimin e xhenetit të përjetshëm.
Thotë Profeti a.s në një hadith:"Kur Zoti i madhëruar krijoi gjithësinë, shkroi një mbishkrim i cili gjendet mbi Arshin e Tij:"Mëshira Ime ia kalon zemërimit Tim."
Në origjinë, Allahu i madhëruar është i mëshirshëm dhe mëshira e Tij përfshin të gjithë krijesat. Çdo njeri që ndëshkohet dhe vuan në botën tjetër, ai është i dëbuar dhe nuk e merriton mëshirën e Zotit të madhëruar.
Thotë Profeti a.s:"Askush tjetër nuk e pëlqen kërkesën për falje, siç e pëlqen Zoti."
Për këtë, Ai ka dërguar Profetë dhe të dërguar, me qëllim që t'i udhëzojnë njerëzit drejt më të mirës dhe të mos kenë arsye për t'u justifikuar.
Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:"Ne do t’i dënojmë dy herë e pastaj, do të kthehen në dënimin e madh (në Xhehenem)." (Teube 101)
Kështu, shohim që para ndëshkimit të madh në xhehenem, jobesimtarët dhe njerëzit e lig do të përjetojnë dhe një dënim të parë.
Thotë Zoti në Kuran mbi familjen e Faraonit:" Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kiametit), do të thuhet: “Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!” (Gafir 46)
Siç e shohim, ky dënim është para se të ndëshkohen në zjarrin e xhehnemit.
"Dhe, Ne do të bëjmë që të shijojnë një dënim më të lehtë, para dënimit më të madh, me qëllim që të kthehen në rrugën e drejtë." (Sexhde 21)
Dënimi i lehtë është dënimi i varrit, kurse dënimi i më i madh është ai i zjarrit të xhehnemit.
Profeti a.s i mësonte muslimanët dhe shokët e tij që t'i kërkojnë Zotit t'i mbrojë nga ndëshkimi i zjarrit.
Tregon Ibnu Abasi:"I dërguari i Zotit na e mësonte këtë lutje, ashtu siç na mësonte një sure nga të Kuranit. Ai lutej:"O Zot! Unë të lutem të më mbrosh nga dënimi i zjarrit, dënimi i zjarrit, nga fitneja e jetës, e vdekjes dhe fitneja e Dexhalit."
Një herë, tek Aisheja vajtën dy gra nga çifutët e Medines. Ato i thanë Aishese se njerëzit ndëshkohen edhe në varr, por ajo ua mohoi diçka të tillë.
Pasi dolën, Aisheja vajti tek Profeti a.s dhe i tha:"O i dërguar i Zotit! Dy plaka nga hebrenjtë e Medines, erdhën tek unë dhe pretendonin se njerëzit ndëshkohen edhe në varr.
Profeti a.s i tha:"O Aishe! Ata ndëshkohen në varr dhe ndëshkimin e tyre e dëgjojnë vetëm kafshët."
Një herë tjetër, mushka ku kishte hypur Profeti a.s hyri në një varrezë idhujtarësh. Me të hyrë, ajo u frikësua dhe gati e hodhi përtokë të dërguarin e Zotit.
Profeti a.s pyeti:"Të kujt janë këto varre:
Dikush i tha:"Janë të një populli pagan o i dërguar i Zotit."
Amr ibnu Dher thotë:"Nëse njerëzit e gjallë e dinin se ç'përmbajnë varret në brendësi, do i shtonin veprat e mira dhe do i pakësonin të këqijat."
Hasan El-basrij thotë:"Jeta jote o njeri përbëhet nga tre ditë: Dita që iku dhe të la, dita e nesërme që pret të vijë dhe ajo ditë në të cilën ndodhesh. Ajo që iku nuk e rikthen dot, të nesërmen nuk je i sigurtë nëse do e arrish, kështu të ka mbetur vetëm dita që po jeton. Prandaj shfrytëzoje për punë të mira."
Thotë Profeti a.s:"Një natë (në gjumë) më erdhën dy persona dhe më thanë:"Eja me ne!"
Unë u nisa me ta, derisa arrita në një vend ku pashë një burrë të shtrirë. Ai mbante në dorë një çengel, me të cilin tërhiqte hundën, sytë dhe gojën deri tek qafa. I habitur i pyeta shoqëruesit:"Kush është ky?!"
Ata më thanë:"Na ndiq, na ndiq!"
Vazhduam të ecëm derisa arritëm tek një burrë i shtrirë dhe një tjetër në këmbë. Ai që ishte në këmbë, e godiste burrin e shtrirë me një gur të madh mu në kokë. I tronditur nga kjo që shihja i pyeta shoqëruesit:"Kush janë këta?!"
Ata më thanë:"Na ndiq, na ndiq."
Vazhduam rrugën derisa arritëm tek një furrë e madhe dhe e ndezur, e mbushur me burra e gra lakuriqë. Flakët u vinin nga poshtë, gjë e cila i bënte të ulërasin nga dhimbja e padurueshme. I habitur pyeta:"Kush janë këta?!"
Shoqëruesit më thanë:"Na ndiq, na ndiq!"
Vazhduam rrugën derisa arritëm pranë një lumi gjaku. Në lum ndodhej një burrë që notonte. Sa herë që përpiqej të dalë në breg, një tjetër e gjuante me gurë duke e kthyer përsëri në lumin e gjakut.
I habitur pyeta:"Kush janë këta?!"
Shoqëruesit më thanë:"Na ndiq, na ndiq."
Vazhduam të ecim derisa arritëm tek një kopësht dhe lulishte të pafund. Aty e kuptova që ndodheshim në xhenet dhe nga larg dallova pallatin tim. Kur tentova të hyj brenda, më thanë:"Nuk ka ardhur koha akoma."
Atëherë i pyeta:"Gjatë këtij udhëtimi kam parë gjëra të çuditshme. Tani dua të më tregoni çfarë ishin ato që pashë."
Dy shoqëruesit iu përgjigjën:"Ato janë lloje dënimi të disa kategorive të njerëzve në jetën e varrit. Përsa i përket personit të parë, i cili me çengel çirrte fytyrën, hundën, gojën dhe sytë, është ai që nxjerr një gënjeshtër, e cila përhapet mes të gjithë njerëzve si e vërtetë.
Personi i dytë që ishte i shtrirë dhe një tjetër e godiste me gur në kokë, është ai njeri që Zoti i ka dhënë Kuranin, por që ditën nuk i zbaton porositë e tij. Gjithashtu, në kohën e namazit të sabahut, ai flen gjumë.
Kurse burrat dhe gratë që kishin mbushur furrën, janë ata që kryejnë marrëdhënie jashtërmartesore.
Ai që notonte në lum prej gjaku, është ai person që ushqehet dhe pranon para me kamatë."
Më pas, dy shoqëruesit më thanë:"Unë jam Xhibrili, kurse ky është vëllai im Mikaili
Thotë Profeti a.s:"Kur një rob i ligë vendoset në varr dhe të gjithë i kthejnë shpinën, ai i dëgjon hapat duke u larguar."
Më pas i vijnë dy melekë, ulen pranë tij dhe e pyesin mbi Zotin që ka adhuruar, fenë që ka ndjekur dhe profetin që ka besuar.
Edhe pse e din përgjigjen e saktë të këtyre pyetjeve, atë do e tradhëtojë gjuha në ato çaste. Kjo, pasi ky njeri i lig, nuk e ka adhuruar Zotin e madhëruar, nuk e ka besuar Profetin a.s dhe nuk i ka respektuar ligjet e sheriatit islam.
Përgjigja e vetme që do të thotë është:"Ah, ah! Kam dëgjuar të tjerët të thonin diçka dhe unë thoja si ata.
Melekët do i thonë:"Kurrë mos ditsh! Me dyshime ke jetuar, me dyshime vdiqe dhe me dyshime do të ringjallesh."
Pas kësaj, do të urdhërohet varri që të ngushtohet dhe t'a shtrëngojë. Brinjët do i thyen dhe do ndërthuren, ai vetë ulërin dhe bërtet, por askush nga njerëzit dhe xhindët nuk e dëgjojnë. Krijesat e vetme që e dëgjojnë janë kafshët.
Më pas i hapet një dritare prej ku shikon vendin e tij në zjarr. Gjithashtu ai e ndjen edhe aromën dhe avullin e nxjehtë të zjarrit.
I vjen dhe puna e tij e ligë, në formën e një njeriu të zi dhe të shëmtuar. Ajo i thotë:"Unë jam puna jote e ligë. Gjithmonë ke qenë i gatshëm për vepra të liga dhe i avashtë për vepra të mira. Mos të shpërbleftë kurrë Zoti me të mira!"
Do i hapet një dritare, ku do të shohë vendin e tij në xhenet, sikur të kishte jetuar me ndershmëri dhe nën hijen e porosive profetike.
Nëse dëshiron të mos jesh nga këta njerëz, atëherë pendohu dhe përpiqu sa të mundesh të distancohesh nga veprat e liga dhe të veprosh punë të mira.
Thotë Profeti a.s:"Urdhëresat e mia, i respektoni sa të mundni. Kurse nga ndalesat duhet të distancoheni."

Shkaqet e ndëshkimit në zjarr
1 – Gjuha e papërmbajtur. Një herë, Profeti a.s kaloi pranë dy varreve dhe u tha shokëve të tij:"Këta të dy, përjetojnë një dënim dhe kjo për diçka jo të madhe. Njëri prej tyre për shkak se fuste armiqësi me njerëzve. Kurse tjetri nuk ruhej gjatë urinimit."
2 – Mos respektimi i ligjeve të Sheriatit.
3 – Lënia e namazit.
4 – Përdorimi i kamatës.
5 – Imoraliteti.
6 – Vjedhja. Një nga luftëtarët musimanë, gjatë betejës mori pa leje një xhybe të cilën e pa mes plaçkës së luftës. Në fund, ai u gjet i vdekur. Profeti a.s u tha shokëve të tij:"Ajo plaçkë që mori, e ka mbështjellë me flakë në varr."
Ulu me veten o vëlla dhe deklaro pendimin tënd për gjithçka ke vepruar gjer më sot. Lute Zotin që të t'i falë dhe fillo një jetë të re.
Në fund, paqja e Zotit qoftë mbi ju!


_________________
_______________________
Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur" (Nisa, 101)


_______________________
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Forumotion.com