Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Kushtet e fjalës “La ilahe il lall-llah”

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Kushtet e fjalës “La ilahe il lall-llah” on Mon Oct 12, 2009 7:26 am

QeNdRiM


.
.
Kushtet e fjalës “La ilahe il lall-llah”

- Dija: Ta dish kuptimin se cfarë mohon dhe cfarë pohon kjo fjalë, duhet ta dijë zemra se cfarë shqipton gjuha.
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dije se s’ka zot tjetër” (Muhammed: 19) dhe thotë: “Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë shefaat) përvec kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dine.” (Ez Zuhruf: 86)I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush vdes duke e ditur se nuk ka Zot tjetër, përvec Allahut, hyn në xhennet.” (Muslimi)

- Bindja: Të bindet zemra plotësisht për vërtetësinë e kësaj fjale dhe largimi nga cdo dyshim. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të Dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan, për hir të Allahut luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.” (el-Huxhurat. 15)

- Sinqeriteti: Është bërja e cdo vepre vetëm për hir të Allahut dhe largimi nga shirku (politeizmi) Allahu i Lartësuari ka thënë: “Vini re! Adhurimi i sinqertë është vetëm ai për Allahun.” (Ez zumer: 3) dhe ka thënë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij.” (El Bejjine: 5)
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Njerëzit më të gëzuar me ndërmjetësimin tim ditën e kijametit janë kush ka thënë Lailahe il lall llah me sinqeritet nga zemra, apo shpirti i tij” (Buhariu)

- Dashuria: Ta duash këtë fjalë dhe atë që udhëzon kjo fjalë, dhe të ndihesh i kënaqur me këtë.
Allahu i Lartësuar ka thënë: “E nga njerëzit ka aso që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun, po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e forte.” (El Bekare: 165)
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë:
“Tri gjëra kush i posedon e ka gjetur ëmbëlsinë e imanit (besimit): Të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij për të më të dashur tek ai se cdo gjë tjetër, ta dojë njeriun vetëm për hir të Allahut, dhe të urrejë të kthehet në kufër pasi që e ka shpëtuar Allahu prej tij, sikur që urren që të hidhet në zjarr.” (Muttefekun Alejhi)

- Vërtetësia: E cila mohon cdo përgënjeshtrim. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t’i dallojë dhe gënjeshtarët.” (El Ankebut: 3) Dhe thotë: “E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë, të tillët janë ata të ruajturit.” (Ez Zumer: 33)

- Dorëzimi: Nënshtrimi ndaj kësaj fjale me zemër dhe vepër, të bëhen veprat me sinqeritet duke kërkuar kënaqësine e Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përulnjuni Atij” (Ez Zumer: 54) Dhe ka thënë: “Kush i dorëzohet tërësisht Allahut dhe është mirëbërës, ai është kapur pas lidhjes më të sigurtë” (Llukman: 22)

- Pranimi: Ta pranosh dhe mos ta refuzosh, ndoshta e thotë ai që e din këtë fjalë por nuk pranon atë në të cilën bën thirrje kjo fjalë si shkak i mendjemadhësisë. Allahu i lartësuar ka thënë: “… sepse, kur atyre u thuhej se nuk ka Zot tjetër, përvec Allahut, ata e mbanin veten lartë.” (Es Saffat: 35)


_________________
_______________________
Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur" (Nisa, 101)


_______________________
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum