Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Mirësit e agjërimit dhe dobitë e tij

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Mirësit e agjërimit dhe dobitë e tij on Mon Oct 12, 2009 7:28 am

QeNdRiM


.
.
Agjërimi është një ndër veprat më të mëdha që robi afrohet tek Allahu teala,me agjërimin e ramazanit falën mëktate e kaluara,me agjërim bëhet penges në mes njeriut dhe xhehennemit, me agjërim muslimani e meriton hyrjen në xhennet në një derë të veqant e cila është përgaditur vetëm për agjëruesit,dhe me agjërim muslimani gëzohet kur ta takoj Allahun teala.

1-Transmetohet nga Ebu Hurejre radijAllahu anhu se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:Ka thënë Allahu teala:"Gjitha punët e birit të Ademit janë për të,përveq agjërimit,agjërimi është I Imi dhe Unë pë të shpërblej,agjërimi është mbrojtje,nëse dikush prej jush agjëron le ti ndalë mardhënjet e jashtme e mos të bërtas e nëse dikush e shanë apo dëshiron të rrihet le të thotë:unë jam agjërueshëm (dy herë),pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti i Muhamedit era e gojës së agjëruesit është më e mirë në ditën e Kiametit tek Allahu se sa era e parfumit,agjëruesi gëzohet me dy gëra:Gëzohet kur bën iftar,dhe gëzohet me agjërimin e tij kur të takoj Zotin e tij" (transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi).

2-Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejre radijAllahu anhu se Pejgmaberi alejhi selam ka thënë:"Kush e agjëron ramzanin duke shpresuar në shpërblimin e Allahut teala,i falen mëkatet e kaluara" (transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi)

3-Nga Ebu Seid El-Hudrij transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:"Nuk ka ndonjë ditë që robi agjëron për hirë të Allahut,përeq se Allahu e largon fytyrën e tij nga zjarri i xhehennemit për shtatëdhjetë vite" (transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi)

4-Transmetohet nga Sehl bin Seid se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:"Vërtetë në Xhennet është një derë që quhet Rejjan ,hynë në te agjëruesit në ditën e Kiametit e nuk hynë askush tjetër përveq tyre,thuhet:Ku janë agjëruesit ? Ngriten dhe nuk hynë në këtë derë askush përveq agjëruesve,kur të hynë në të mbyllet dera dhe nuk hynë më askush tjetër në të" (transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi).

Agjërimi është dy lloje:

1-Agjërimi obligim (vaxhib)

2- Agjërimi nafile

Agjërimi obligim (vaxhib) është tri lloje:

1-Agjërimi i domosdoshëm dhe në kohë të caktuar, a ky është agjërimi i muajit të ramazanit

2-Agjërimi për shpagim

3-Agjërimi të cilin njeriu ia obligon vetës së tij:E ky është agjërimi i betimit

Agjërimi i Ramazanit

Agjërimi i ramazanit është obligim për qdo musliman të shëndosh,dhe është kusht ngs kushtet e islamit ,për të cilin argumenton Kur'ani , sunneti , dhe ixhmai.

Argumente nga Kur'ani:

Thotë Allahu teala:"O ju që besuat,agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush,kështu që të bëheni të devotshëm.

(Jeni të obliguar për) Ditë të catuara,e kush është i sëmur prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëron) atëherë ai (le të agjëroj) më vonë aq dit.e ata që i rëndon ai (nuk mundë të agjërojnë) , janë të obliguar për kompenzim,ushqim (ditor),i një të varfëri,ai që nga vullneti jep më tepër,ajo është aq më e mirë për te.Mirëpo,po qe se e dini,agjërimi është më i miri për ju.

(Ato ditë të numruara janë) Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani,që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra).E kush e arrin prej jush këtë muaj le të agjëroj,ndërsa kush është i sëmur ose në udhëtim le ta agjëroj aq ditë nga ditët e mëvonshme.Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju,e nuk dëshiron vështirsim për ju.(Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin,ta madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni. (bekare 183-184-185)

Argumente nga sunneti:

1-Transmeton Talha bin Abdullah radijAllahu anhu se një arab fshatar (bedevi) erdhi tek i Dërguari i Allahu alejhi selam dhe i tha:Tregom qka më ka obliguar Allahu ? Pejgamberi alejhi selam i tha: Me agjërim.

2-Transmeton Ibni Omeri radijAllahu anhu se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Është ndërtuar islami mbi pesë shtyllaëshmia se nuk ka Zot tjetër përveq Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i tij,falja e namazit,dhënja e zekatit,haxhi dhe agjërimi i ramazanit" (transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi).

3-Hadithi i Xhibrilit alejhi selam që është i njohur ku thotë: Ka thënë(xhibrili):Qka është islami? Ka thënë (Pejgamberi alejhi selam) : Islami është të adhurosh Allahun duke mos ti bësh shok në adhurim,të falësh namazin,të japësh zekatin,dhe të agjërosh ramazanin….." (transmeton Imam Buahriu dhe Muslimi).


_________________
_______________________
Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur" (Nisa, 101)


_______________________
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Private forum on Forumotion | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum