Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Mosagjëruesit dhe Dispozitat e tyre

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Mosagjëruesit dhe Dispozitat e tyre on Mon Oct 12, 2009 7:29 am

QeNdRiM


.
.
Mosagjëruesit e ramazanit janë tre llojë::

1-Lloji i parë janë ata që ju lejohet mosagjërimi gjithashtu u lejohet agjërimi

2-Lloji i dytë janë ata që ju obligohet mosagjërimi

3-Lloji i tretë janë ata të cilëve nuk ju lejohet mosagjërimi

1-Në llojin e parë bëjnë pjesë:

1- I sëmuri: Janë të një mendimi të gjithë dietarët se është e lejuar për atë që është i sëmur të mosagjëroj,e pastaj kur të shërohet të kompenzoj duke u bazuar në fjalën e Allahut teala ku thotë: "..Kush është i sëmur apo në udhëtim,le të agjëroj aq ditë nga ditët e mëvonshme.." (bekare-185)

Qështja e të sëmurit është tri gjendje:

1-Nëse është sëmundja e leht dhe nëse nuk agjëron i sëmuri nuk ndikon diqka në përmirsim gjithashtu nëse agjëron nuk e dëmton si psh;gripi , kokëdhimbja etj atëherë për të tillin nuk lejohet të mos agjëroj.

2-Nëse të sëmurin e mundon sëmundja dhe e lodhë atë mirëpo nuk i shtohet sëmundja më tepër nëse agjëron ,për këtë është e pëlqyer të mos agjëroj ndërsa është e urrejtur nëse agjëron

3-Nëse agjërimi e dëmton të sëmurin shumë dhe ia shton sëmundjen shumë atëherë ky e ka haram të agjëroj duke u bazuar në fjalën e Allahut teala ku thotë: "Mos e mbytni vetën tuaj" (nisa 29).

Shtrohet pyetja se a e ka me të drejtë ai që nuk agjëron përshkak të frikës se I shtohet sëmundja ?.

Pëgjigjja e kësaj pyetje është ,Po është e pëlqyer dhe e drejtë për atë që friksohet se i shtohet sëmundja të mos agjëroj duke u bazuar në fjalën e Allahut teala ku thotë: "Mos e mbytni vetën tuaj" (nisa-29).

Gjithashtu Allahu teala thotë: "Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju e jo vështirsim" (bekare-185)

Poashtu Allahu teala thotë: " ..Nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirsi.." (haxhxh-78).

Ndërsa Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Nëse ju urdhëroj me ndojnë qështje,ju punoni prej sajë aq sa mundeni" (transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi)

2- Udhëtari :A është më mire të agjëroj udhëtari apo të mosagjëroj ?

Ka mospajtime në mes të dietarëve për agjërimin e udhëtarit.

Qështja e udhëtarit është tri gjëndje:

1-Nëse agjërimi e mundon udhëtarin dhe e pengon nga punët e mira: Për këtë është më mirë të mosagjëroj ,ngase është Transmetuar nga Xhabir se ka thënë: "Ka qenë Pejgamberi alejhi selam në udhëtim dhe gjatë udhëtimit pa një njeri që ishte strehuar në një vendë të ngusht dhe tha Pejgamberi alejhi selam: "Qka është kjo kështu ? I thanë sahabët :Është agjërueshëm, pastaj Pejgamberi alejhi selam tha: "Nuk është prej mirësis agjërimi gjatë udhëtimit" (transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Ndërsa transmetohet nga Ebu Said el-Hudrijj se Pejgamberi alejhi selam ju ka thënë Sahabëve përderisa ishin në luftë : "Ju nesër në sabah do të përballeni me armikun,mosagjërimi është më I mirë për ju ngase jeni më të fuqishëm" (transmeton Imam Muslimi).

2-Nëse nuk e mundon agjërimi dhe nuk e pengon nga punët e mira: Për këtë është agjërimi më I mirë se prishja e tij duke u bazuar në fjalën e Allahut teala ku thotë: "..Agjërimi është më I mirë për ju.." (bekare-184)

Transmetohet nga Ebu Derda se ka thënë: "Një herë ishim me Pejgamberin alejhi selam gjatë udhëtimit në ditët e nxeta,saqë një njeri e vedosi dorën e tij mbi kokë prej nxetit,e nuk kishte në mesin tonë asnjë agjërues përveq Pejgamberit alejhi selam dhe Ibni Revaha" (transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi)

Transmetohet nga Aishe radijAllahu anha se Hamza bin Amr i tha Pejgamberit alejhi selam:A të agjëroj gjatë udhëtimit ? ,ndësa ai ishte që agjëronte shumë tha Pejgamberi alejhi selam: " Nëse dëshiron agjëro,nëse dëshiron mos agjëro" (transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi).

3-Nëse agjërimi e dëmton udhëtarin me një dëm të madhë: Për të tillin është obligim të mos agjëroj, ndërsa është haram për të nëse agjëron,sikurse është transmetuar në hadithin e Xhabirit se :Pejgamberi alejhi selam kur hyri në Mekke në ditën e qlirimit dhe njerëzit ishin me te, ai kërkoi ujë dhe piu,kurse disa sahabi i thanë se disa njerëz janë duke agjëuar sot, Pejgamberi alejhi selam tha : "Ata janë mëkatar,ata janë mëkatar " .

Kohët kur i lejohet udhëtarit ta prish agjërimin:

E para: Nëse është nisur për udhëtim para agimit të mëngjesit,apo ka aguar mëngjesi duke qenë në udhëtim,të tilit i leohet mosagjërimi me pajtimin e gjithë dietarëve.

E dyta:Nëse është nisur në udhëtim pas agimit pra në mes të ditës,gjithashtu i lejohet mosagjërimi.

E treta:Të niset në udhëtim agjërueshëm, e pastaj gjatë udhëtimit i lejohet ta prish agjërimin.

3-Pleqët e shtyer në moshë dhe I sëmuri I cili nuk prêt shërim

Janë të një mendimi të gjithë dietarët se Pleqëve të shtyer në moshë u lejohet mosagjërimi dhe nuk ju obligohet kompenzimi,ndërsa Imam Maliku ka thënë: Është e pëlqyer për pleqët që nuk agjërojn të ushejnë për qdo ditë nga një të varfër.

4- Shtatëzëna dhe gjidhënsja:Nëse ajo që është me barrë friksohet për fëmiun e sajë,apo gjidhënsja friksohet se i paksohet qumshti,nuk ka dyshim se për të dy rastet lejohet mosagjërimi,duke u bazuar në thënjen e Pejgamberit alejhi selam: "Vërtetë Allahu teala e ka lejuar dhe lehtësuar për udhëtarin shkurtimin e namazit,dhe për udhëtarin,shtatëzënen,dhe gjidhënsen agjërimin" (hadithi është i mirë , transmeton Imam Ahmedi )

Mirëpo ka mospajtime mes dietarëve se qka i obligohet shtatëzënes dhe gjidhënses nëse nuk agjërojnë gjatë ramazanit :

E para: U obligohet që ta kompenzojë agjërimin pas Ramazanit dhe të ushqejnë për qdo ditë nga një të varfër

E dyta:U obligohet vetëm kompenzimi

E treta:U obligohet vetëm ushqimi Iinjë të varfëri për qdo ditë e jo kompenzimi

E katërta: i obligohet kompenzimi shtatëzënes ,ndërsa i obligohet ushqimi i një të varfëri për qdo ditë gjidhënëses

E pesta: Nuk duhet të kompenzojnë e as të ushqenë të varfër




Marrë nga libri:Sahihu Fikhu Es-Sunneh


_________________
_______________________
Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur" (Nisa, 101)


_______________________
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Make a forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum