Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Njohuria me e lartë është njohja e Allahut

Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Që në të kaluarën, po ashtu edhe në të tashmen, njerëzit kanë patur zell të madh për dituri dhe njohuri. Ata kërkojnë nëpër gërmadha dhe shpella, për të njohur ngjarjet e popujve të kaluar dhe gjendjet e tyre. Studiojnë profecitë që flasin për të fshehtën, që të njohin ngjarjet që do të ndodhin. Shpikin satelitë për të njohur yjet dhe planetet, madje kanë dërguar anijet kozmike, të cilat ecin në hapësirë për të mbajtur njerëz apo mjete, që të zbulojnë universin dhe të sqarojnë atë që nuk dihet rreth tij. Njerëzit kanë hulumtuar tokën, malet, kodrat, shtresat e tokës. Janë zhytur në dete, për të njohur kafshët dhe sekretet, që gjënden në ta. Kanë studiuar përbërjen e njeriut, bimëve dhe kafshëve. Ata kanë përpiluar libra, për të regjistruar njohuritë, që kanë marrë gjatë kohëravë dhe kanë shkruajtur shkencat e ndryeshme, si historinë, gjeografinë, astronominë, kiminë, fizikën, mjekësinë etj..
Përderisa lartësia e njohurisë, është sipas lartësisë së të njohurës, atëherë padyshim njohuritë që na bëjnë të njohur Zotin tonë, janë njohuritë më të larta. Ai që ka dituri dhe njohuri rreth Allahut, është më i mirë se ai që ka njohuri rreth yjeve, shtresave të tokës, njerëzve, kafshëve e tjerë.
Ka thënë Ibnul Arabi (Allahu e mëshiroftë): "Lartësia e dijes, është sipas lartësisë së të diturës. Krijuesi është më i larti i gjërave të ditura, si rrjedhojë dituria rreth emrave të Tij, është dituria më e lartë.".
Islami i fton pasuesit e Tij për dituri, vëzhgim dhe hulumtim në univers. Por ai i shan ata që dituria e tyre, qëndron në kufijt e jetës dhe nuk i kalon kufijt e jetës, për të njohur Krijuesin e jetës dhe për të kuptuar qëllimin e krijimit të jetës dhe gjallesave.
Allahu i Lartësuar ka thënë: Ata dinë vetëm pamjen e jashtme të jetës së kësaj bote dhe janë krejt të pavëmendshëm, për fundin e punëve në Jetën e Përtejme.” [Err-Rrum: 7]
Nëqoftëse njohuritë fetare, janë njohuritë më të mira dhe më të larta, padyshim se njohuria, që na bën të njohur Zotin tonë, është më e larta ndër të gjitha njohuritë. Prandaj ajetet, që na japin njohuri rreth Allahut, emrave dhe cilësive të Tij, janë ajetet më të mira të Kur’anit. Ajeti El Kursij, sikurqë është përcjellë në hadith të saktë, është ajeti më i mirë në librin e Allahut. Sureja Ihlas, është e barabartë me një të tretën e Kur’anit. Këta ajete nuk janë madhëruar, përveçse nga fakti që bëjnë fjalë, për Allahun, të Adhuruarin e vetëm me të drejtë.

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | Computers and Internet | Computers | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com