Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Adhurimi është dashuri, nënshtrim dhe përulje për të dashurin

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

QeNdRiM


.
.
Adhurimi është dashuri, nënshtrim dhe përulje për të dashurin; pra kush do diçka ose i nënshtrohet asaj, atëherë zemra e tij e ka adhuruar atë, madje adhurimi është shkalla e fundit e dashurisë. Ndërsa shkalla e parë e saj është lidhja, e cila është quajtur kështu për lidhjen që bëhet ndërmjet atij që do dhe të dashurit. Pastaj është një shkallë tjetër e dashurisë që është drejtimi i zemrës drejt atij që do dhe pas asaj është shkalla ku dashuria bëhet e nevojshme, që nuk mund t’i shmangesh dot siç thotë Allahu i Lartë: “S’ka dyshim se vuajtja në të (xhehenem), është e pashmangshme”. Furkan, 65.

Pastaj është ekstremiteti në dashuri që quhet ishk, me të cilin nuk mund të cilësohet Zoti i Lartësuar dhe nuk shprehet ashtu për të. Gradë tjetër e dashurisë është dëshira, e ajo është udhëtimi i zemrës për tek i dashuri, gjë e cila është shprehur për Allahun e Lartësuar, siç shihet nga hadithi i Amar Ibn Jasirit, i cili fali njëherë namazin dhe e zgjati shumë atë. E pyetën për këtë dhe tha: “Bëra disa lutje me të cilat lutej Profeti (alejhi selam):
“O Allahu im! Të kërkoj me dijen tënde të fshehur, me fuqinë tënde mbi krijesat, më lër të jetoj, nëse jeta është hajër për mua dhe më vdis, nëse vdekja është hajër për mua!

O Allahu im! Kërkoj frikën time ndaj teje në fshehtësi dhe haptas! Të kërkoj të them fjalën e vërtetë në zemërim dhe kënaqësi! Të kërkoj të mesmen në varfëri dhe në pasuri! Të kërkoj një begati që nuk mbaron! Të kërkoj një qetësi që nuk ndërpritet! Të kërkoj freskinë e jetës pas vdekjes! Të kërkoj shijen e shikimit në fytyrën tënde! Të kërkoj mallin e takimit me ty, nëpërmjet asaj që nuk është dëm që dëmton dhe as ngatërresë që të humb!

O Allah! Na zbukuro me bukurinë e imanit dhe na udhëzo!”

Në një hadith të transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, Profeti (alejhi selam) thotë: “Kush do takimin me Allahun, Allahu e do takimin me të.”

Në lidhje me thënien e Allahut: “E kush shpreson takimin me Allahun, s’ka dyshim se afati i Allahut do të vijë patjetër” është thënë se duke ditur Allahu i Lavdëruar dëshirën e madhe të të dashurve të tij për takimin me Të dhe që zemrat e tyre nuk qetësohen pa takimin me të, iu caktoi një afat dhe një kohë takimi me Të, në të cilin qetësohen shpirtrat e tyre.

Jetesa më e mirë dhe më e lezetshme, në mënyrë absolute është jetesa e atyre që e duan Allahun dhe që kanë mall për Të. Jeta e tyre është jeta më e mirë e në të vërtetë, s’ka jetë më të mirë dhe më të begatë se sa kjo për zemrën. Ajo është jeta e përmendur në thënien e të Lartësuarit: “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtar, Ne do t’i japim një jetë të mirë.” Nahl, 97. Nuk është për qëllim këtu jeta e përbashkët ndërmjet besimtarëve dhe qafirëve, apo të bindurve dhe të prishurve, nga ushqimi i mirë i saj, veshmbathja, pija, martesa etj, mbase ndoshta armiqtë e Allahut kanë më shumë nga këto se sa të dashurit e Allahut. Allahu e siguron çdokënd që bën vepra të mira se do t’i japë një jetë të mirë e Ai është realizues i premtimit që nuk e thyen atë. A ka jetë më të mirë se sa jeta e atij në të cilin janë mbledhur të gjitha interesat e është formuar një i vetëm: Kënaqësia e Allahut! Zemra e një njeriu të tillë nuk ka degëzime, por është drejtuar vetëm nga Allahu. Janë mbledhur dëshirat e tij, mendimet e tij të cilat ishin të ndara në çdo vend dhe janë bërë dhikër për të dashurin e tij më të Lartë, dashuri për Të dhe dëshirë për takimin me Të. Ndërsa endja për të qenë afër Tij, është ajo që i vijnë rrotull interesat e tij, dëshirat, qëllimet. E nëse hesht, hesht me Allahun; nëse flet, flet me Allahun; kur dëgjon, dëgjon me Të; kur shikon, shikon me Të; me Të ecën; me Të lëviz; me Të jeton; me Të ngjallet me Të vdes; me Të ringjallet.

Siç thuhet në sahihun e Buhariut nga Profeti (alejhi selam) i cili transmeton se Zoti i tij i Lartësuar ka thënë: “Nuk më afrohet robi im sikundër më afrohet me kryerjen e atyre që ia kam bërë farz dhe vazhdon robi im të më afrohet me nafile, derisa ta dua atë. E kur ta dua atë, atëherë unë jam dëgjimi i tij që dëgjon, shikimi i tij që shikon, dora e tij me të cilën vepron, këmba e tij me të cilën ecën, (d.m.th me mua shikon, me mua dëgjon, me mua ecën). Nëse më kërkon një gjë unë ia jap, nëse më kërkon mbrojtje unë e mbroj. E nuk kam hezituar në ndonjë gjë që kam bërë, sikundër hezitoj në marrjen e shpirtit të robit tim besimtar që e urren vdekjen, e Unë urrej t’i bëj keq atij, por kjo duhet të bëhet për të”.

Ky hadith kaq i bukur, kaq domethënës, kuptimin e të cilit nuk mund ta shijojë ai, zemra e të cilit është gurëzuar, i përmbledh shkaqet e dashurisë së Tij ndaj robit të vet në dy çështje: në kryerjen e farzeve; dhe në afrimin e tij me Të me nafile.
Allahu i Lartësuar tregon se kryerja e farzeve është gjëja më e dashur tek Allahu, me të cilën i afrohesh Atij dhe se vazhdon të shtojë nafilet derisa Allahu ta dojë atë. Dhe kur arrin të fitojë dashurinë e Krijuesit të tij, atëherë zemra e tij është e zënë me këtë dashuri dhe nuk ka vend për mendime dhe interesa që nuk kanë lidhje me të dashurin e tij. Ajo është dashuri që sundon shpirtin e tij, ndërsa përmendja dhe përkujtimi i të Dashurit më të lartë të robit bëhet sundues i rrahjeve të zemrës së tij. Prandaj nuk ka dyshim që ky njeri i dashuruar, nëse shikon, shikon me të dashurin e tij. Ai është në zemrën e tij, Ai është qetësuesi i tij, Ai e shoqëron atë. Pra kur thuhet që ai dëgjon me të, shikon me të, (me Allahun), ecën me të (d.m.th e shoqëron), Allahu është me të në çdo gjendje.

Në hadith theksohet: shikimi, dëgjimi, dora dhe këmba, sepse këto janë mjetet e perceptimit dhe të veprimit. Dëgjimi dhe shikimi i transmetojnë zemrës dëshirën dhe pëlqyeshmërinë dhe i sjellin asaj dashuri dhe urrejtje. Kështu që vihen në përdorim dora dhe këmba. Pra, nëse dëgjimi i robit është me Allahun dhe po ashtu shikimi i tij, atëherë ai është i ruajtur, për sa i përket mjeteve të perceptimit, pra është i ruajtur në dashurinë dhe në urrejtjen e tij e, gjithashtu, në fuqinë dhe në ecjen e tij. Por. mendoni pak: Ai i Larti është mjaftuar me përmendjen e dëgjimit dhe shikimit, dorës dhe këmbës, duke lënë mënjanë gjuhën. Përse? Sepse nëse perceptimi me anë të dëgjimit dhe shikimit ndodh herë me zgjedhjen tënde, herë jo (d.m.th pa dashje) dhe po kështu edhe lëvizjet e dorës dhe të këmbës, atëherë ç’ndodh me gjuhën, e cila nuk lëviz përveçse me një qëllim të caktuar? Dhe kur Allahu i Lartë thotë: “Unë jam dëgjimi i tij me të cilin dëgjon, shikimi i tij me të cilin shikon, dora e tij me të cilën vepron dhe këmba e tij me të cilën ecën”, vërteton atë që Allahu i Lartësuar është me robin e tij dhe që ai është me Allahun në perceptimin e tij dhe në lëvizjet e tij. Siç thotë edhe një hadith tjetër: “Unë jam me robin tim, sa herë që ai më kujton mua dhe lëviz buzët për mua.”

Ky shoqërim është ai shoqërim i veçantë tek fjala e Allahut të Lartësuar: “Ti mos u mërzit, sepse vërtet Allahu është me ne.” Teube, 40.
Dhe fjala e Profetit (alejhi selam): “Kur ti mendon se janë dy veta, Allahu është i treti.”, si edhe sërish fjala e Allahut të Lartësuar:
“Dhe vërtet, Allahu është me mirëbërësit.” Ankebutë, 69.

Dhe: “Vërtet, Allahu është me ata që janë të devotshëm dhe me ata që janë bamirës.” Nahl, 128.

“Dhe duroni, pa dyshim, Allahu është më durimtarët” Enfalë, 46. “

Dhe kur u panë të dy grupet, shokët e Musait thanë: ‘Me siguri na zunë.’ Ai Musai tha: ‘Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë.” Shuara, 62-63.

Si edhe thënia e Allahut ndaj Musait dhe Harunit: “Unë, vërtet, jam me ju të dy, dëgjoj dhe shikoj.”Ta ha, 46.

Pra fjala “me” shpreh kuptimin e shoqërimit dhe nuk mund ta fitojë robi durimin, sinqeritetin dhe mbështetjen, shkallën e adhurimit, përveçse me këtë shoqërim (d.m.th. kur Allahu të jetë me të). Dhe pikërisht, atëherë kur robi është me Allahun, i lehtësohen vështirësitë dhe frika i kthehet në siguri. Me Allahun lehtësohet çdo vështirësi, afrohet çdo gjë e largët, me Allahun largohet çdo mërzitje, çdo brengë. S’ka mërzitje e brengosje kur je me Allahun përveçse nëse bie kuptimi i këtij shoqërimi. E kur ndodh kjo, atëherë zemra e robit bëhet si ai peshku që është në të thatë e kërcen dhe rrotullohet, derisa të kthehet sërish në ujë.

Kur vjen koha që krijohet një dashuri e tillë ndërmjet robit dhe Zotit të tij, atëherë ka ardhur koha që Allahu i Lartësuar bie dakord për plotësimin e nevojave dhe të kërkesave të robit të tij dhe thotë:
“E nëse me kërkon diçka, unë patjetër ia jap atë, e nëse më kërkon mbrojtje unë patjetër e mbroj.” D.m.th. siç ra dakord robi me Mua që t’i kryejë urdhrat dhe të më afrohet, duke fituar dashurinë Time edhe Unë bie dakord me të në dëshirat dhe nevojat e tij, që t’ia plotësoj ato.

Subhanallah! Aq e madhe bëhet dashuria ndërmjet dy palëve, saqë arrihet tek hezitimi i Zotit për ta bërë të vdekur robin e Tij, ngaqë atij nuk i pëlqen vdekja, kështu që Allahut të Lartë nuk i pëlqen t’i bëjë keq atij. Pra Ai, nga njëra anë, gjykon që të mos e bëjë të vdekur atë, mirëpo, nga ana tjetër, pikërisht në vdekjen e tij, qëndron e mira e tij. Sepse Allahu nuk e vdes atë, përveçse për ta ringjallur, Allahu nuk e sëmurë, përveçse për ta shëruar, nuk e bën të varfër, përveçse për ta bërë të pasur, nuk i ndalon asgjë, përveçse për t’i dhënë dhe nuk e nxori nga xheneti, nga shtylla kurrizore e babait të tij, përveçse për ta rikthyer përsëri në të. Pra, ja, ky është vërtet Ai që e meriton dashurinë dhe askush tjetër përveç Tij.


_________________
_______________________
Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur" (Nisa, 101)


_______________________
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Forumotion