Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Namazi i xhumas 1

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Namazi i xhumas 1 Empty Namazi i xhumas 1 Wed Sep 30, 2009 1:14 pm

Alban


.
.

Namazi i xhumasë (1)


Vlera e ditës së xhuma

Xhumaja është një ditë e shenjtë dhe festë për çdo musliman. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e xhumasë. Në këtë ditë është krijuar Ademi (alejhi selam), në këtë ditë është futur në xhenet, në këtë ditë është nxjerrë nga xhenneti dhe nuk do të bëhet kiameti vetëm se në këtë ditë.” Muslimi.

Gjithashtu, transmetohet nga Ibn Abasi se e ka dëgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Kush i pluhuros këmbët në rrugën e Allahut (në shkuarjen në namazin e xhumasë), Allahu do ta ruajë nga zjarri i xhehenemit.” Buhariu.

Ç’duhet të bëhet para namazit të xhumasë?

Pastrimi i trupit apo marrja gusël është obligim për çdo musliman që shkon për të falur xhumanë
Lidhur me këtë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Larja në ditën e xhuma është obligim për çdo moshërritur.” Buhariu dhe Muslimi.


Veshja e rrobave të pastra dhe parfumimi i trupit para shkuarjes në xhami për namazin e xhumasë

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Pastrimi në ditën e xhuma është obligim i çdo muslimani dhe atë ditë duhen veshur rrobat më të pastra. Dhe nëse ka parfum, le të parfumohet prej tij.” Ahmedi.

Shkuarja sa më herët në xhami

Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Në ditën e xhuma melekët qëndrojnë në dyert e çdo xhamie dhe i regjistrojnë një nga një (personat të cilët shkojnë për ta falur xhumanë). Kur imami ngjitet në minber, ata i mbyllin regjistrat dhe shkojnë të marrin pjesë në përmendjen e Allahut të Lartësuar. Ai që shkon më herët në xhuma, është sikur të ketë therur një deve, pastaj ai pas tij sikur të ketë therur një lopë, pastaj ai pas tij sikur të ketë therur një dele, ai pas tij sikur të ketë therur një pulë, ndërsa ai i fundit sikur t´i jetë falur një vezë.” Buhariu dhe Muslimi.

Dijetarët islamë kanë thënë se momenti i shkuarjes së hershme në ditën e xhuma fillon menjëherë pas zenitit të diellit (koha e fillimit të namazit të drekës) dhe përfundon me qëndrimin e imamit në minber.

Preferohet që të lexohet surja El-Kehf në ditën e xhuma. Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e lexon suren El-Kehf ditën e xhuma, e mbulon drita prej këmbëve e deri në kupën qiellore, dritë që do të ndriçojë në Ditën e Gjykimit, dhe i falen të gjitha mëkatet (e vogla) midis dy xhumave.” Hakimi.

Gjithashtu, preferohet që të shtohen lutjet në ditën e xhuma, sepse në atë ditë është një kohë kur Allahu i Lartësuar i pranon lutjet. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Me të vërtetë, në ditën e xhuma është një kohë në të cilën, nëse muslimanët e kalojnë duke iu lutur Allahut, Allahu me të vërtetë do t`u përgjigjet atyre.” Buhariu dhe Muslimi.

Në komentin e caktimit të kohës së këtij momenti në ditën e xhuma disa dijetarë islamë kanë thënë se kjo kohë është pas hytbes së parë e deri në përfundimin e namazit, ndërsa disa dijetarë të tjerë thonë se kjo kohë është pas namazit të ikindisë e deri në perëndimin e diellit.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com