Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Vlera e te permendurit Allahun

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Vlera e te permendurit Allahun on Mon Oct 12, 2009 7:38 am

QeNdRiM


.
.
Ebu Musa el Esh’arij transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Shembulli i atij që përmend Zotin e tij dhe atij që nuk e përmend është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit.” (Buhariu)

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me rrespekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bën prej atyre që nuk kanë kujdes.” (A’raf – 205), poashtu thotë: “… përmendenie shpesh Allahun ashtu që të gjeni shpëtim.” (Xhum’a – 10), dhe ajeti “O ju që besuat, përmendni Allahun shumë, dhe madhëronie Atë mëngjes e mbrëmje.” (Ahzab- 41,42)

Përmendja e Allahut (dhikri) ndahet në tre lloje: përmendje me gjuhë që nënkupton “fjalët që përmbajnë madhërim (tesbih), falenderim dhe lartësim. Përmendje me zemër që nënkupton “meditimi në gjërat që argumentojnë ekzistimin e Zotit siç janë argumentet kosmologjike dhe ato legjislative të sheriatit – urdhërat dhe ndalesat e Zotit – që të depërtojë në kuptimin e tyre dhe të thellohet në fshehtësitë që mbajnë ato”, dhe përmendja me trup që nënkupton “angazhimi i trupit në rrespektimin e fjalës së Allahut.”

Pra, vlera e dhikrit nuk përkufizohet në fjalët e gjuhës siç janë madhërimi, falenderimi, lavdërimi i Zotit porse çdo vëpër që e urdhëron Allahu [subhanehu ve teala] zbatimi i saj është dhikër siç ka thënë Seid ibën Xhubejri [rahimehull-llah] dhe dijetarë të tjerë.

Atai [rahimehull-llah] ka thënë: “ ndejet e dhikrit janë ndejet ku shtjellohen temat e gjërave të lejuara dhe tw ndaluara, rregullat e shitblerjes, faljes, agjërimit, martesës, shkurorëzimit, haxhit dhe të ngjashme.

Dhikri më i mirë është ai që bëhet më gjuhë dhe me zemër e nëse bëhet vetëm me njërën atëherë ai me zemër është më me vlerë. Pra nuk duhet që të lihet dhikri me gjuhë dhe me zemër njëkohësisht nga frika e veprës që behët për sy e faqe porse duhet me të dy pjesët të përmendish Allahun [subhanehu ve teala] dhe të kesh për qëllim arritjen e kënaqësisë së Tij.

Nga hadithi i lartëpërmendur mësojmë për vlerën e madhe të dhikrit. Aty përngjasohet ai që përmend Allahun [subhanehu ve teala] dhe ai që nuk përmend me të gjallin dhe të vdekurin që ka kuptimin “ se tek i gjalli ka dobi për atë që e miqëson dhe dëm për atë që e armiqëson gjë që nuk e gjejmë tek i vdekuri.”

Dhikri ka dobi të shumta, prej tyre:

-ata që shumë përmendin Allahun [subhanehu ve teala] janë nxituesit në të mira që arrijnë grada të larta, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “ua tejkaluan të veçuarit (mufridun)!ata pyetën: kush janë të veçuarit o i dërguar i Allahut? Ai u përgjigj: ata dhe ato që shumë përmendin Allahun.” (Muslimi)

- dhikri është fortifikatë e fortë për njeriun, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “çdo njëri që në mëngjes apo në mbrëmje thotë tre herë: -Në emërin e Atij që me emrin e Tij nuk mund të të dëmtoj asgjë që është në qiell apo në tokë, Ai është Gjithëndëgjues dhe i Gjithdijshëm- nuk mund ta dëmtoj atë asgjë.” (Tirmidhiu), për këtë vërejme se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na urdhëron që të përmendim Allahun, ai thotë: “ju urdhëroj të përmendni Allahun sepse ai që përmend Allahun i përngjan atij që e ndjekin pas armiqtw, e ai duke ikur strehohet në një fortifikatë dhe siguron veten prej tyre, njëashtu njeriu nuk mund ta siguroj vetveten prej djallit vetëm se duke përmendur Allahun.” (Tirmidhiu i cili thotë: hadith hasen sahih garib)

-me dhikër zgjidhen nyjet e djallit siç ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] “kur njeriu shtrihet të flejë, djalli ia lidh në kokën e tij tre nyje, kur ai zgjohet, nëse përmend Allahun i zgjidhet një nyje, nëse merr abdes i zgjidhet nyja e dytë dhe nëse falet i zgjidhet edhe nyja e tretë dhe ndihet i freskët dhe zemërbardhë, në të kundërtën bëhet zemërzi i poshtër.” (Buhariu)

- ai që përmend Allahun, Allahu e përmend atë, e kjo mjafton për t’u kuptuar vlera e dhikrit: “Më përmendni që t’ju përmend” (Bekare – 152)

- dhikri është ushqimi i zemrës dhe shpirtit, pa të njeriu e humb dritën dhe qwllimin e jetës dhe bëhet sikur gërmadhë.

- dhikri e shton dashurinë ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe është shkak që Allahu ta don atë njeri.

- dhikri shkakton ndjenjën e madhërimit të Allahut.

- dhikri është shkak për zbritjen e qetësisë në zemër “pra, me të përmendurit e Allahut qetësohen zemrat” (R’ad – 28)

- dhikri është shkak për shpëtim “përmendenie Allahun shumë që të gjeni shpëtim” (Xhum’a 10)

Ka shumë argumente që flasin rreth vlerës së fjalëve të ndryshme të dhikrit mirëpo nuk po i përmendim këtu pwr tw mos e zgjatur, e ai që don të dijë më gjërësisht le të konsultoj librat që flasin rreth dhikrit.

Sa i takon etikës së dhikrit, po përmendim si vijon:

- ai që përmend Allahun duhet të jetë në gjendje më të mirë, nëse është ulur, i drejtuar kah kibla, i përkulur dhe i qetë kjo është më mirë por nëse bën dhikër edhe duke mos qenë në këtë gjendje lejohet vetëm se e ka lënë atë që është më mirë.

- duhet që vendi ku bën dhikër të jetë i pastër, sepse me këtë tregon rrespekt ndaj dhikrit dhe Atë që e përmend, për këtë preferohet dhikri në xhami apo vende tjera të pastra.

- duhet që goja e tij të jetë e pastër, nëse nuk është e tillë, e pastron me misvak apo me ujw. Mos pastrami I gojws pwr tw bwrw dhikwr wshtw vepwr jo e pwlqyer, mirwpo nuk wshtw e ndaluar.

- preferohet dhikri në çdo kohë dhe gjendje përveç nëse është duke kryer nevojën apo duke kryer aktin seksual etj.

- qëllimi i dhikrit është prania e vetëdijes, pra duhet që të jetë i vetëdijshëm dhe të meditojë rreth fjalëve që i thotë si dhe t’i kuptojë ato.

- duhet që ai i cili është i angazhuar me ndonjë punë gjatë ditës apo natës dhe i kalon dhikri, ta kompenzojë atë nëse i mundësohet.


_________________
_______________________
Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur" (Nisa, 101)


_______________________
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum