Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

A e ke lexuar këtë hadith?

Go down  Message [Page 1 of 1]

1A e ke lexuar këtë hadith? Empty A e ke lexuar këtë hadith? Mon Oct 12, 2009 7:41 am

QeNdRiM

QeNdRiM
.
.

Transmeton Buhariu në Sahihun e tij (nr: 6640) nga Semureh bin Xhundub, radijallahu anhu, i cili ka thënë: "Prej gjërave të shpeshta që i bëntë Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ishte edhe ajo që u thonte shokëve të tij: A ka parë dikush ndonjë ëndërr? Dhe ashtu shumë njerëz ia rrëfenin tregimet e tyre.

Një ditë ai vet na tregoi: Natën e kaluar më erdhën dy vetë, më ngritën e pastaj më thanë: Nisu!

Unë u nisa me ata derisa arritëm te një njeri i shtrirë, dhe një tjetër i cili i rrinte afër me një gure të madh. U habita kur ky njeriu lëshoi gurin mbi kokën e tjetrit dhe ia çau kokën.

Guri rrotullisej deri në një vend dhe ky shkonte prap për ta marrur gurin, e gjatë kësaj kohe, koka e tjetrit u kthente në formën e parë.

Pastaj prap kthehej te ai dhe ia bënte ashtu siç i bëri herën e parë.

Iu thash atyre dyve: Subhanalla! ç'është kjo? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!

Vazhduam rrugën derisa arritëm te një njeri i mbështetur, ndërsa një njeri tjetër qëndronte pranë tij me kanxhë të hekurt, i cili e kapte njërën anë të fytyrës së tjetrit dhe ia shkoqte qoshen e gojës deri në qafë, fejzën deri në qafë dhe syrin deri në qafë.

Pastaj i dilte nga ana tjetër dhe vepronte ashtu si veproi me anën e parë. Posa e kryente anën e dytë, ana e parë u kthente në formë të rregulluar.

Ky, prap kthehej dhe vepronte ashtu si veproi herën e parë.

Iu thash: Subhanalla! ç'është kjo? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!

Vazhduam derisa arritëm te diçka që i përngjante furrës – tha (transmetuesi): më duket se thonte – dhe aty dëgjoheshin zëra dhe ushtimë. Tha: Shikuam aty. Aty kishte burra e gra të zhveshur. Atyre u vinte një flakë e madhe prej poshtë. Kur i arrinte flaka, britnin shumë.

Iu thash: Kush janë këta? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!

Vazhduam derisa arritëm te një lumë – tha (transmetuesi): më duket se thonte – i kuq sikurse gjaku. U habita kur në atë lumë pash një notues, ndërsa në breg të lumit kishte një njeri i cili kishte mbledhur shumë gurë.

Notuesi, notonte sa notonte, ndërsa ky që kishte mbledhur gurët ia hapte gojën dhe ia mbushte me gurë. Vazhdonte notimin dhe sërish u kthente te njeriu me gurë, çdo herë që u kthente, ai ia hapte gojën dhe ia mbushte me gurë.

Thash: Kush janë këta dy? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!

Vazhduam derisa arritëm te një njeri shumë i shëmtuar, apo njerinë më të shëmtuar që mundet ta paramendosh. Ky person e ndezte një zjarr dhe ecte rreth tij. Thash: Kush është ky? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!

Vazhduam derisa arritëm në një kopsht të pasur dhe të frytshëm. Aty kishte nga të gjitha llojet e luleve.

Në atë kopsht ishte një njeri i gjatë, nuk ia shihja kokën nga gjatësia që kishte. Përreth këtij njeriu kishte numër të madh të fëmijëve, aso tubimi skam parë kurrë.

Thash: ç'është kjo? Kush janë këta? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!

Vazhduam derisa arritëm në një kopsht të madh. Kopsht më të madh dhe më të bukur nuk kam parë.

Më thanë: Hy aty! Hyrëm aty dhe pamë një qytet të ndërtuar me tulla të arta dhe të argjendta. Iu afruam derës së qytetit dhe kërkuam leje për të hyrë. Leja na u dha dhe hyrëm brenda.

Aty na takuan disa njerëz, gjysma e trupit të tyre ishte sikurse gjëja më e bukur që ke parë, ndërsa gjysma tjetër sikurse gjëja më e shëmtuar që ke parë.

Këta dy (që ishin me mua) iu thanë atyre: Shkoni dhe hyni te lumi. Aty ishte një lumë i gjërë, rrjedhte dhe uji i tij ishte plotësisht i bardhë.

Shkuan, hynë në të dhe u kthyen sërish te ne, mirëpo iu kishte larguar e shëmtuara plotësisht.

Më thanë (ata dy): Ky është xheneti Adën dhe ajo aty është shtëpia yte.

Shikova përpjetë, aty pash një pallatë që ngjante sikurse retë e bardha. Më thanë: Kjo është shtëpija yte. Iu thash: All-llahu ju begatoftë, më lejoni të hy aty. Thanë: Do të hysh, por jo tani!

Iu thash: Që mbrëmë kam parë çudira, ç'është ajo që kam parë?

Më thanë: Tani do të tregojmë.

Njeriun e parë që e pe, të cilit iu çante koka, ai është njeriu i cili e merr Kur'anin, e refuzon dhe flenë në kohë të namazeve të obliguara.

Njeriun e dytë që e pe, të cilit i shkoqej qoshja e gojës deri në qafë, fejza deri në qafë dhe syri deri ne qafë, ai është njeriu i cili del prej shtëpisë së tij dhe gënjen gënjeshtra të cilat arrijnë anët e botës.

Ata burra dhe ato gra që ishin në atë gjë që i përngjante furrës, janë zinaxhitë dhe zinaqaret.

Njeriun që e pe duke notuar në atë lume dhe që iu mbushte goja me gurë, ai është që ka ngrënë kamatën.

Ndërsa njeriun e shëmtuar që e pe, i cili e ndezte atë zjarr dhe ecte rreth tij, ai është Maliku, rojtari i xhehenemit

Njeriu i gjatë që ishte në kopsht ishte Ibrahimi, alejhi selam.

Fëmijtë përreth tij, janë të gjithë ata fëmijë që vdesin në fitreh, disa besimtarë thanë: O i dërguar! A fëmijtë e mushrikëve?! Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, tha: Edhe fëmijtë e mushrikëve.

Ndërsa njerëzit, gjysma e trupit të të cilëve ishte e bukur dhe gjysma tjetër e shëmtuar, ata janë njerëzit që kanë bërë edhe vepra të mira edhe të këqija, e All-llahu ua falë".

http://nektariivulosur.tk

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Similar topics

-

» Një Hadith i bukur...

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com