Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Lotët më të shtrenjta (Të qajturit nga frika e Allahut)

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

nDeRiM


.
.
Nuk ka dyshim se të qajturit nga frika e Allahut është realitet. Kështu që kjo vepër e zbutë zemrën dhe i largon ndyrësirat e saj. Ka thënë Jezid ibn Mejserah, Allahu e mëshiroftë: “ Të qajturit bëhet prej shtatë shkaqeve: Të qajturit nga gëzimi, pikëllimi, panika, dyfaqësia, dhimbja, falënderimi dhe nga frika e Allahut.


Allahu xh.sh. i ka çmuar ata të cilët qajnë nga frika e tij dhe i ka lavdëruar në Kur’anin e tij ku thotë: “Thuaj: “I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hedhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde”. Dhe thonë: “I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është realizuar”.Dhe duke qarë hidhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur’anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut).“
[El-Isra: 107-109]

Vlera e të qajturit nga frika e Allahut:
Me të vërtetë të qajturit nga frika e Allahut ka një vlerë të madhe dhe të veçant. Allahu xh.sh. në Kur’an i ka përmendur disa prej të dërguarëve të tij dhe i ka lavdëruar duke thënë në fund të ajetit: "Këta (të përmendur) ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në sexhde dhe qanin."
[El-Merjem: 58]

Ka thënë Allahu xh.sh. për banorët e xhennetit: "Dhe njëri-tjetrit i qasen duke u pyetur (për punët e tyre në Dunja). (Këta) Thonë: “Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim. E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit. Ne më parë ishim ndër ata që e lutëm Atë, e Ai është bamirës, mëshirues”.
[Et-Tur: 25-28]

Kurse pejgamberi a.s. ka thënë në lidhje me këtë temë: "Nuk hyn në xhehennem ai njeri i cili ka derdhur lotë nga frika e Allahut, derisa të kthehet qumështi në mjelmin e vet!"
Me një tjetër hadith na ka treguar, që një prej atyre të cilët do të jenë nën hijen e Allahut xh.sh. në ditën e gjykimit, në atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër përveç hija e Allahut xh.sh., është ai person i cili e ka përmendur Allahun xh.sh. në vetmi, që është bërë sebep për rrjedhjen e lotëve të tij.


Gjithashtu ka thënë pejgamberi jonë a.s.: "Dy sy nuk ka mundësi zjarri me i prekë (djeg): Syri i cili ka lotuar nga frika e Allahut dhe syri i cili, ka kaluar natën duke ruajtur si rojtar në rrugën e Allahut xh.sh."
Gjithashtu Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk ka gjë më të dashur tek Allahu se sa dy pika, apo dy gjurmë, një pik e lotit që del nga frika e Allahut, dhe pika e gjakut që derdhet në rrugë të Allahut, ndërsa dy gjurmët janë, një gjurmë në rrugë të Allahut dhe një gjurmë për kryerjen e obligimeve (farzeve) prej obligimeve të Allahut.”
[Transmeton: Tirmidhiu]


Të parët e umetit islam ishin ata të cilët e vlerësonin lotin i cili del nga frika e Allahut xh.sh. Ndërsa për këtë e kemi shembulltyrë shokun e pejgamberit a.s., djalin e Omerit r.a., Abullahun i cili thoshte: "Të qajë nga frika e Allahut është më e dashur tek unë, sesa të japë lëmoshë një mijë dinar“


Ka thënë Ka’b El-Ahbari r.a.: "Të qajë nga frika e Allahut dhe pastaj të rrjedhin lotët tek unë edhe xhenneti, janë më të dashur tek unë, sesa të jap lëmoshë sa peshoj unë me ari".

Të qajturit e Pejgamberit alejhi selam:
Transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi r.a. i cili ka thënë: Më tha pejgamberi a.s.: "Lexom prej Kur’anit“ Unë i thash: O i dërguari i Allahut, ta lexoj ty kur’anin, kurse ty të është zbritur? Ai tha: „Unë kam dëshirë, që ta dëgjojë prej dikujt tjetër“ Kështu që fillova të lexoj nga Sureja En-Nisa, deri kur mrrita tek ajeti: "Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk të besuan)?“
[En-Nisa:41]

Atëherë më tha: „ Mjafton me kaq“ Kurse une pastaj e drejtova shikimin tim tek pejgamberi a.s., kur e pash se nga sytë e tij vetëm se kishin dalë lotët“.
[Transmeton: Buhariu dhe Muslimi]

Një ditë prej ditëve pejgamberi a.s. i pa shokët e tij duke e gërmuar një varr për ta varrosur një prej muslimanëve, u ndalë para varrit të tij pastaj qajti dhe tha: „Po, vëllezërit e mi, me një gjendje të tillë kemi me ardhë edhe ne, atëherë përgadituni!“.
Abdullah ibn Esh-Shikh-khiir r.a. thotë: Erdha tek pejgamberi a.s. dhe ai ishte duke falur namaz, kurse gjoksi i pejgamberit a.s. dhe gjoksi i gumezhinte si kazan (tenxhere) nga të qarit.


Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: "E ka vizituar pejgamberi a.s. varrin e nënës së tij dha ai qajti dhe i bëri të gjithë të tjerët që të qajnë."

Të qajturit e sahabëve:
E pamë një pjesë nga ana e pejgamberit a.s. se si ka qajtë nga frika e Allahut xh.sh. dhe shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur me ta, e kanë trashiguar këtë prej tij. Transmetohët nga Enesi r.a. i cili ka thënë: E mbajti pejgamberi a.s. një fjalim, që nuk e kam ndëgjuar asnjëherë një fjalim të tillë (me kuptim të madhë), ku tha:"Po ta kishit ditur ju atë që e di unë shumë do të kishit qajtur e pak do të kishit qeshur."


Othmani r.a. kur është ndalur para varrit, ka qajtë aq shumë, derisa ju ka lagur mjekrra e tij. Atëherë u thojshin të tjerët: Po e përkujton xhennetin dhe xhehennemit nuk po qanë, kurse prej varrit po të vjen me qajtë? Ai tha, që pejgamberi a.s. ka thënë: “ Varri është vendi i parë prej vendeve të ahiretit (jetës të amshueshme). Nëse shpëton prej tij, atëherë çka të vijonë pas tij do të jetë më lehtë dhe nëse nuk shpëton prej tij, atëherë çka të vijonë pas tij do të jetë më e vështirë.” Gjithashtu ka thënë Pejgamberi a.s.: “Nuk kam pa pamje (nga pamjet tjera), vetëm se varri ka qenë më i tmerrshëm se ajo.”


Ebu Hurejra r.a. ka qajtur kur është sëmur dhe ai u pyet pastaj pse qanë, kurse ai u përgjigj: “Sa më përket mua unë nuk jam duke qajtur për dynjanë e juve (që jeni duke jetuar), mirëpo për udhëtimin e largët që e kam dhe për furnizimin e pakët që e kam me veti. Kështu që unë jam duke u ngritur në një udhëtim (në këtë mbrëmje) për në xhenet ose xhehenem, nuk e di se tek cila do të shkoi.”


Dhe ka qajtur Muadhi r.a aq shumë sa që lotët i rrjedhshin nëpër mjekërr. E pyetën pastaj pse po qanë, ndërsa ai u përgjigj dhe tha: "Sepse Allahu xh.sh. i rrembenë njerzit me dy rrëmbime: një për në xhennet e një për në zjarrë dhe unë nuk e di se tek cila palë do të jem."

Transmetohet se biri i Aliut r.a. Hasani filloi një ditë prej ditëve me të qajtur dhe u pyet pse po qanë, kurse ai u përgjigje: “Kam frikë, që Allahu nesër (në jetën e amshueshme) të më futë në zjarr dhe ai nuk më merr parasysh për këtë”.
E pyetën edhe Hudhejfen r.a. për arsyen pse po qanë pasi që qajti shumë dhe ai ju përgjigj: “Nuk e di se si do ta takoi Allahun xh.sh., a do të jetë i kënaqur apo i hidhëruar?!”


Abdullah ibn Ravahai ishte i shtrirë në prehrin e gruas së tij duke qajtur pastaj edhe bashkëshortja e tij filloi me qajtë. Abdullahu e pyeti: Pse po qanë? Ndërsa ajo tha: Të pashë duke qajtur, atëherë fillova edhe unë. Vazhdoi Abullahu me i treguar bashkëshortës së tij se pse ka qajtë dhe i tha: "Ndërsa unë derdha lotë, sepse e kujtova ajetin që e ka zbritë Allahu xh.sh. në Kur’anin e tij fisnik ku na tregon: „Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t’i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.“ (El-Merjem:71) E unë nuk e di a do të shpëtojmë prej tij a jo.“



http://ankebut.com/

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum