Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Pamja dhe tiparet e Pejgamberit

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Pamja dhe tiparet e Pejgamberit on Mon Oct 12, 2009 12:30 pm

QeNdRiM


.
.
Enes ibn Malik thotë se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kishte shtat mesatar, duke mos qenë as shumë i gjatë, as shumë i shkurtër.
Fytyrën e kishte mjaft simetrike, ndërsa flokët nuk i kishte shumë kaçurrela apo shumë të drejta. Pamja e tij ishte burrërorë.

Ibrahim ibn Muhamed ibn Ali ibn Ebu Talib thotë: "Zemra e tij ishte shumë më e dlirë se ajo e të tjerëve. Fjalët e tij ishin shumë më të vërteta se e të tjerëve.
Për nga natyra ishte shumë më i butë se të tjerët.
Në jetën shoqërore ishte më bujar se të tjerët.
Kushdo që e takonte, papritmas ndiente respekt për të.
Kushdo që e njihte nuk mund të mos e donte."
Treguesi i hadithit thotë se kurrë më parë nuk kishte parë dikë të ngjashëm me të.

Hindi thotë se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ishte i madh, në fakt ai ishte vet madhështia.
Fytyra e tij shëndriste si hëna e plotë.
Kishte peshë mesatarë, anonte nga gjatësia, por ishte më i shkurtër se njerëzit e gjatë.
Ecte lehtë dhe në mënyrë të sigurtë, sikur zbret nga një shkallë më të lartë në një më të ulët.
Sa herë që shikonte diçka, shikonte drejtë në të. Sytë e tij zakonisht ishin të ulur, më tepër të drejtuar nga toka se sa nga qielli.
Gjërat e kësaj bote i shikonte me bisht të syrit.
Pasuesit e tij i lejonte të ecnin përpara, ndërsa kur takohej me muslimanë të tjerë, i përshëndeste i pari.

Xhabir ibn Semureh thotë: Pejgamberi i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kishte gojë të gjërë. Sytë i kishte ngjyrë kafe e të ndritshme.
Njëherë e pashë Pejgamberin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në dritën e hënës, kishte hedhur mbi trup një mantel të kuq dhe unë me qëllim e pashë përballë hënës, ai mu duk më i bukur se vetë hëna.

Ebu Hurejre thotë se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kishte një pamje sikur të ishte bërë nga argjendi.

Ebu Bekri i tha Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) se megjithëse ishte në gjendje të mirë fizike, dukej i mplakur.
Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i është përgjigjur se ajetet e kanë plakur atë, pasi në ato (ajete) përshkruhet Dita e Gjykimit dhe xhehenemi. Atë e plakën ankthi dhe brenga për njerëzit.

Ebur Hurerja thotë se kurrë nuk kishte parë diçka më të bukur se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), nga fytyra e të cilit dukej sikur shëndriste dielli.
Ai nuk kishte parë asnjë më të shpejtë në të ecur sesa Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), pasi kur ai ecte, dukej sikur vet toka rrotullohej për të.
Shokët e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) mundoheshin të mbanin hapin e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi qofshin mbi të).


Shkëputur nga "Përmbledhje e haditheve nga Shemail" Tirmidhiut


_________________
_______________________
Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur" (Nisa, 101)


_______________________
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Create a forum on Forumotion | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Free forum