Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Shënjat e Ditës së Ringjalljes

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Shënjat e Ditës së Ringjalljes Empty Shënjat e Ditës së Ringjalljes Tue Oct 13, 2009 1:58 pm

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Shënjat e Ditës së Ringjalljes 110zq85 Përshkrimi që All-llahu u bën mekanizmave të Ditës së Ringjalljes

Të gjitha falënderimet i takojnë vetëm All-llahut [subhanehu ve teala], ndërsa paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi vulën e Pejgamberëve, Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur’an thotë:

وَاللَّهُ الَّذِي أَرْسَلَ الرِّيَاحَ فَتُثِيرُ سَحَابًا فَسُقْنَاهُ إِلَى بَلَدٍ مَّيِّتٍ فَأَحْيَيْنَا بِهِ الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا كَذَلِكَ النُّشُورُ

“All-llahu është Ai që i lëshon erërat , e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja kështu është Ringjallja”. [sure Fatir, 9]

Në këtë ajet të Kur’anit Famëlartë, All-llahu i Gjithëfuqishëm përshkruan në detaje mekanizmat e Ditës së Ringjalljes, duke u shprehur si vijon:



1). All-llahu do t’i shfrytëzon erërat për ti dërguar ato te një tokë e vdekur;

2). Rëniet e shiut nga këto re do të përdoren për Ringjallje; dhe

3). All-llahu i Gjithfuqishëm jep një analogji (ngjashmëri) të qartë mes rritjes së bimëve nga fara dhe asaj të Ringjalljes në Ditën e Gjykimit.

All-llahu i Plotfuqishëm gjithashtu në Kur’anin Famëlartë thotë:



وَاللَّهُ أَنبَتَكُم مِّنَ الْأَرْضِ نَبَاتًا {17} ثُمَّ يُعِيدُكُمْ فِيهَا وَيُخْرِجُكُمْ إِخْرَاجًا {18

17. “Dhe All-llahu ju nxorri (shpiku) juve prej tokës si bimë.

18. Pastaj ju kthen në të dhe padyshim ju nxjerr sërish”. [sure Nuh 17, 18]

Në këto ajete All-llahu [subhanehu ve teala] na bën të ditur se si Ai e nxorri njeriun nga toka edhe atë saktësisht sikurse rritja e bimëve dhe drunjve.

Diskutimi i ardhshëm dëshmon se si kjo analogji (ngjashmëri) është e mundshme dhe shqyrton shenjat e Ditës së Ringjalljes.



Bashkëlidhja mes trupit të njeriut dhe bimëve dhe drunjve

Figura në vijim tregon një krahasim mes strukturës (përbërjes) së brendshme të drurit dhe ashtit njerëzor.





Tabela në vijim tregon përbërjen dhe krahasimin mes gjakut të njeriut dhe ujit të tokës që shfrytëzohet nga bimët dhe drunjtë:





Në bazë të këtyre dy shembujve, krahas shumë shembujve tjerë, është padyshim e qartë analogjia (ngjashmëria) mes njerëzve nga njëra anë, dhe bimëve e drunjve nga ana tjetër. Një analogji tjetër që lidhet drejtpërsëdrejti me Ditën e Ringjalljes, është ajo se pas vdekjes dhe varrosjes së njeriut, trupi dhe eshtrat e tij shpërbëhen në dhé, përveç një pjeseje nga eshtrat e quajtur kërbisht* (lat. coccyx). Ky asht ka një formë shumë të ngjashme me atë të farës së bimëve, siç mund ta shihni edhe në figurën në vazhdim:







Sqarimi i mekanizmave të Ditës së Ringjalljes

Kjo analogji mes njerëzve, bimëve dhe drunjve të jep një pamje të qartë të Ditës së Ringjalljes dhe të asaj se si do të ndodh ringjallja e njerëzve, e që sqarohet në hapat e dhënë në vijim:

Hapi i parë:

Ajo çka mbetet prej njerëzve pasi ata të vdesin dhe eshtrat e tyre të shpërbëhen në dhé, është një pjesë ashti e quajtur kërbisht (coccyx). Kështu njerëzit pas vdekjes së tyre do të duken sikur fara të shpërndara nëpër tokë.

Hapi i dytë:

Pastaj All-llahu [subhanehu ve teala] do t’i përdorë erërat për t’i tubuar retë e më pas shiu do të bie në tokë, dhe siç pamë më lartë në tabelë uji i tokës është i ngjashëm me gjakun e njeriut.

Kështu në këtë etapë kemi skenën (vijuese):

Kërbishtë njerëzish në varre të shpërndara si fara bimësh dhe të rëna shiu duke i furnizuar ata (kërbishtët) me ‘gjak’.

Hapi i tretë:

Sidoqoftë, për të ritur apo ringjallur kërkohet një energji trupore e cila do të kryente këtë detyrë. All-llahu [subhanehu ve teala] e përshkruan këtë burim energjie në Kur’anin Famëlartë në kaptinën Nuh ku thotë: “Dhe All-llahu ju shpiku juve prej tokës…”. Pra, burimi i kësaj energjie vjen prej tokës (energjia dridhëse e fushës së gravitetit të tokës mundëson këtë energji për rritje dhe ringjallje).

Nëse e simulojmë këtë energji duke depërtuar nëpër farë apo kërbisht njerëzor do të fitonim këtë pamje të rrjedhjes së energjisë:



Kjo trajtë e rrjedhjes së energjisë është e ngjashme me atë të eshtrave (strukturës skeletore të njerëzve) siç është treguar në figurën në vijim:





Shenja e Ditës së Ringjalljes

Urtësia e All-llahut [subhanehu ve teala] në shpalosjen (zbulimin) e mekanizmave të Ditës së Ringjalljes është që t’ua tregojë njerëzve këtë shenjë të bukurisë dhe fuqisë së Tij.

Ringjallja e njerëzve është e lehtë për All-llahun sikurse është e lehtë edhe rritja e një fareje të vendosur në dheun e tokës, andaj kur shohim çdo ditë rritjen e bimëve, në realitet shohim ringjalljen para syve tanë!



Sikurse All-llahu [subhanehu ve teala] thotë në Kur’anin Famëlartë:

وَاللّهُ أَنزَلَ مِنَ الْسَّمَاء مَاء فَأَحْيَا بِهِ الأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا إِنَّ فِي ذَلِكَ لآيَةً لِّقَوْمٍ يَسْمَعُونَ {65

“All-llau lëshoi prej qiellit ujë (shi) dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes së saj. Në këtë është një argument i fortë për ata që me vëmendje dëgjojnë ( e kuptojnë). " [sure En-Nahl, 65]


http://ankebut.com/

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com