Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Deri sot e paparë Supernova në shpërthim shumë të ndritshëm

Go down  Message [Page 1 of 1]

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Deri sot e paparë Supernova në shpërthim shumë të ndritshëm 1zbb500Illustrationi i një Supernovas

Nasa-Illustrationi i një Supernovas Astronomët kanë përcjellur gjatë dy muajve një shpërthim gjigant të yjeve të ashtuquajtur Supernova- deri tash më i ndritshmi që deri sot është parë.

"Kjo pamje ka qenë shumë spektakulare, me 100 herë më tepër energji, sesa te Supernovat tipike që është parë deri më sot." - tha Nathan Smith nga Universiteti i Kalifornisë në Berkely, i cili udhëheq timin vëzhgues të Astronomëve.

"Kjo d.m.th. se ylli i eksploduar ndoshta ka qenë aq i madh sa vetëm një yll gjigant mund të jetë, përafërsisht 150 herë më i madh se Dielli ynë. Këtë gjë ende deri sot nuk e kemi parë“. Vazhdon ai.

Nga të dhënat e vëzhguesve mendohet se ky yll – Supernova, përafërsisht 240 million vjet drite larg nesh u zbulua në vjeshtë të vitit të kaluar dhe më tepër se dy muaj u vëzhgua – një kohëzgjatje jo normale për një eksplozion të yjeve.



A pritet një spektakel edhe më i madh?

Shkencëtarët e Nasa-s janë në dyshim dhe pyesin se mos ndoshta në të ardhmen e afërt edhe ndonjë Spektakël Qiellor tjetër duhet të pritet në afërsi të Tokës. Pasi ylli, që prodhoi Supernovan me emër SN 2006gy u hetua nga ekspertët nga eksplozioni i një mase të madhe – nga i njëjti proces, ku u vëzhgua ylli Eta Carinae në Rrugën e Qumështit që është 7500 vjet Drite larg nesh.

Nga kjo mundësohet të themi se ndoshta edhe ky yll një ditë si një Supernovë do të eksplodojë.

Në vazhdim thuhet: “Ne nuk dimë sigurisht se Eta Carinae së shpejti do të eksplodojë, por ne do ta mbajmë nën vëzhgim të mëtutjeshëm“, thotë Mario Livio nga Institucioni i Shkencave në Gjithësi në Baltimore. „Eksplozioni i Eta Carinae mund të jetë më e mira pamje e spektaklit yjor në historinë e civilisacionit të tashëm njerëzor“.



Përkthyer nga gazeta e përditshme Gjermane:
„Tages anzeiger“ - 08 Maj 2007



Sqarim:

- Supernova është një term, i cili përdoret kur një yll shpërbëhet nga një shpërthim i fuqishëm. Një yll gjigant, me anë të një shpërthimi të frikshëm asgjëson vetveten dhe po me një shpejtësi tmerrësisht të madhe përhapet në hapësirë. Drita e cila rrezatohet nga ky shpërthim është mijëra herë më e fortë se drita e tyre normale. Këta luajnë rol të rëndësishëm në formimin e universit gjithashtu ndihmojnë në transportimin e materieve në pika të ndryshme të universit. Pastaj nga kjo formohen edhe yje të reja ose sisteme të reja të yjeve.

-Një vit drite është i barabartë me shpejtësinë e dritës që është 300 000 km/sek.

Për më tepër lexoni Kur’anin Kerim ku All-llahu xh.sh përshkruan shumë bukur çdo gjë në gjithësi:

„ S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve por shumica e njerëzve nuk e dinë“ [Gafir, 57]

Sqarimi i marrur nga libri: “Krijimi i universit“ - Harun Jahja



http://ankebut.com/

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com