Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Fatkeqësitë e pastrojnë besimtarin nga mëkatet

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

sara


.
.
Ebu Seid Huderiu dhe Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se e kanë dëgjuar Resulullahun (salallahu alejhi ue selem) të ketë thënë: “Nuk goditet besimtari me ndonjë vuajtje, shqetësim, sëmundje dhe pikëllim, derisa edhe nëse ndonjë brengë e brengosë e që Allahu me të mos t’ia shlyejë me të mëkatet”. Shënon Muslimi.

Koment i hadithit

Gjendja e muslimanit e tëra është e mirë për të, nëse goditet me ndonjë të mirë, e për këtë e falënderon Allahun shpërblehet. Gjithashtu nëse goditet me ndonjë të keqe e bën sabër (durim), ai për këtë ka shpërblim.

Allahu i Lartësuar thotë: “A mos menduat ju se do të hyni në xhenet e Allahu pa i ditur (pa u vërtetuar në praktikë) se cilët prej jush kanë sakrifikuar (dhënë mundin) dhe pa u ditur cilët prej jush ishin të durueshëm?” Ali Imran, 142.

Jeta e njeriut në këtë botë nuk mbetet në një moto dhe gjërat nuk rrjedhin në një formë gjithmonë, në të ka gëzim dhe hidhërim, shëndet dhe sëmundje, begati dhe fatkeqësi, pasuri dhe varfëri, lumturi dhe mjerim.

Dhe nuk ka asnjë besimtar i cili goditet me diçka nga kjo, e që bënë durim duke llogaritur, e që Allahu mos t’ia shlyejë me atë mëkatet dhe t’ia shtojë shpërblimet, derisa edhe nëse shpohet nga gjembi e që Allahu mos t’ia shënojë me këtë një shpërblim dhe t`i shlyhet një mëkat. Kjo është mëshira e Allahut me të cilën Ai ia kompenson besimtarit, i cili goditet me vështirësi.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t'ju sprovojmë me nga pak frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: ‘Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!’ Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”. Bekare, 155-157.

Dobitë e hadithit:

1. Kjo botë është vend i sprovimeve, kurse bota tjetër është vend i shpërblimeve dhe të mirave.

2. Nuk ka shpërblim vetëm se pas sprovimit dhe se durimi i cili është i kërkuar nga besimtari është gjatë përplasjes së parë.

3. Gjendja e besimtarit e tëra është e mirë për të, nëse goditet me ndonjë e mirë e falënderon Allahun, kurse nëse e godet ndonjë e keqe duron dhe kjo është e mirë për të.

4. Allahu është i Butë me robërit e Tij dhe i Mëshirshëm me krijesat.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Forumotion.com