Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Eleganca rrugë deri te zemrat e njerëzve

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Eleganca rrugë deri te zemrat e njerëzve on Mon Jan 04, 2010 2:49 am

QeNdRiM


.
.
Eleganca rrugë deri te zemrat e njerëzve

Thirrëseja nuk duhet të jetë simbol i shkujdesit dhe kaosit në pamjen e sajë të dukshme. Sepse, jo të gjithë njerëzit thirrjen e marin nga goja e sajë. Disa njerëz thirrjen e marin nga pamja dhe dukja e përgjithshme. Andaj dukja e mirë dhe kujdesi për elegancën personale dhe pamjen e përgjithshme është mënyrë për tu pranuar fjala dhe thirrja e sajë.

Për këtë përgaditja e pamjes duhet të parakalojë përgaditjen e fjalive.

Medoemos duhet të jetë e përgaditur në pamjen dhe formën e sajë të përgjithshme, sepse ai që u jep njerëzve këshilla duhet të jetë e përgaditur në fjalimin e sajë që ta pranojnë njerëzit.

Kjo temë ka disa boshte:

Një: اka kemi për qëllim me elegancën personale.

Dy: Rëndësia e elegancës personale dhe raporti i sajë me thirrjen.

Tre: Rregullat e elegancës personale.


Boshti i parë


اka është qëllimi me elegancën personale


Qëllimi me elegancë është pamja e jashtme, të cipën e përcjell njeriu.

Flasim në këtë temë për elegancën e përfituar. Domethënë për atë që e kërkon sherijati në drejtim të përmirësimit të pamjes, formës dhe pastërtisë dhe të gjitha veprave që shpiejnë në afrim të njerëzve dhe mosrefuzim të tyre.

Andaj përmirësimi i pamjes së jashtme në veshmbathje, flokë, erë dhe pastërti, nëse thirrëseja i ban për hirë të All-llahut dhe ka për qëllim ngritjen e fesë, përfaqësim të plotë të Islamit, mllefosje të armiqëve, të cilën nuk i gëzon pamja e muslimanëve krenar, por të nënçmuar në pamjen dhe vetveten e tyre. Nëse këtë e bënë me këtë qëllim, fiton shpërblim te All-llahu. Shndërrohet thirrëse në rrugë të All-llahut me veshmbathjen e sajë, me erën, flokët dhe pamjen e mirë të sajë. Mjetet kanë vendimin e qëllimit. Nëse qëllimi është i lartë dhe i ndershëm, e që është thirrja në rrugë të All-llahut, poashtu edhe mjetet duhet të ngriten që të arrijnë gradën e qëllimit.

Ashtu sikurse njeriu me veshmbathje të parregulluar, me pamje të keqe dhe me flokë të pakrehura i largon njerëzit nga feja pa vetëdije, sepse ata që nuk e njohin fenë kujtojnë se prej fesë është kjo pamje, andaj nuk i afrohet nga trishtimi prej kësaj pamje.


Boshti i dytë


Rëndësia e elegancës dhe raporti i sajë me thirrjen


Pamja dhe dukja e thirrëses fiton rëndësi të qartë në mesin e cilësive të thirrëses, pasiqë është porosi nga thirrëseja deri te secila që e sheh. Sidomos, kur e kemi parasysh faktin, se ajo që ndërlidhet me mendjen e njeriut nuk është nga dëgjimi dhe leximi, por nga ajo që e sheh. Shumica e shoqërisë shikojnë pamjen e thirrëses dhe dukjen e sajë, ndoshta edhe ndikohet nga ky element dhe në bazë të këtyre gjërave gjykon thirrjen e sajë.

Këtu nuk dëshiroj të më kalon sqarimi i rëndësisë së shembëlltyrës, e cila është një mënyrë e daves. Kurse pamja e përgjithshme është një pjesë kryesore e thirrjes me shëmbëlltyrë. Pra, pamja e thirrëses është mjet për të tërhjekur njerëzit, duke e konsideruar të afërt dhe rënditen në thirrjen e sajë.

Rëndësia e pamjes së thirrëses dhe dukjes së sajë të mirë del në shesh në këtë që vijon:

- Pamja e thirrëses është elementi i parë që u bjer në sy njerëzve, të cilët thirren. Gjëja e parë që u mbetet në mend njerëzve është forma e thirrësit. Pasiqë pamja e thirrëses dhe bukuria e dukjes së sajë i tërhjekin njerëzit. Sepse shiprtërat janë të krijuara që ta dojnë të bukurën dhe pamjen e mirë.

- Shumica e njerëzve, kur u flet një thirrëse për gabimet që ndodhin te ata, ata përnjëher këto i kërkojnë te pamja e thirrëses dhe zbatimi i urdhërave të sherijatit të cilat munden të shihen në moment. Ata psh shikojnë pamjen e sajë të jashtme, sasinë e pasimit të udhëzimit të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Këtu medoemos duhet të sinjalizoj rëndësinë e vërtetësisë së thirrëses, që del në shesh nëpërmjet të pamjes së jashtme e cila është nën ndikim të mësimeve islame.

- Përqëndrimi psikologjik i realizohet një thirrëses aq sa ma shumë që kapet për sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Në udhëzimin e Pejgamberit [alejhis-selam] ka plotësi dhe rregullim të çdo gjëje, saqë edhe në pamjen e jashtme, të cilën duhet ta përvehtësojë thirrëseja ma shumë që mundet.

Dallimi i thirrëses në pamjen e sajë i siguron shpëtim në moralin dhe veprat e saja.

- Kjo bisedë na shpien deri te biseda e raportit mes pamjes së jashtme dhe pamjes së brendshme. Sepse shkujdesi i thirrëses ndaj pamjes së jashtme t sajë në përgjithësi është gabim, ashtu sikurse kujdesi për te në dëm të veprave tjera është gabim. Bukuria e pamjes së thirrëses nuk është qëllim në vehte, për të cilin qëllim të dëmtojë çeshtjet tjera më të rëndësishme të davetit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

"إن الله لا ينظر إلى صوركم وأموالكم ولكن إنما ينظر إلى أعمالكم وقلوبكم".

“All-llahu nuk shikon fotografitë dhe pasurinë e juaj, por shikon veprat dhe zemrat e juaja”. (Muslimi).

Andaj përmirësimi i pamjes së brendshme ndikon në pamjen e jashtme të njeriut. Thirrëseja nëse kujdeset për përmirësimin e brendësisë, kjo është rruga me e mirë për ta përmirësuar pamjen e jashtme të sajë.

E mira ndikon në pamjen e njeriut.

Abdull-llah ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] thotë:

"إن للحسنة ضياء في الوجه ونوراً في القلب وسعة في الرزق وقوة في البدن، ومحبة في قلوب الخلق، وإن للسيئة سواد في الوجه، وظلمة في القلب ووهناً في البدن ونقصاً في الرزق وبغضة في قلوب الخلق".

“E mira posedon shkëlqim të fytyrës, dritë të zemrës, zgjërim të rizkut, forcim të trupit, dashuri në zemrat e njerëzve, kurse e keqeja ka errësirë në fytyrë, zymti në zemër, dobësim të trupit, pakësim të rizkut dhe urrejtje në zemrat e njerëzve”.

Kurse Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] në librin e tij “Reudatul-Muhibbin” thotë:

“Bukuria ndahet në dy pjesë: bukuri e brendshme dhe bukuri e jashtme. Bukuria e brendshme është e dashur subjektivisht, e ajo është bukuria e diturisë, mendjes, bujarisë, nderit, trimërisë. Këtë bukuri të brendshme e shikon All-llahu, siç thotë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

"إن الله لا ينظر إلى صوركم وأموالكم ولكن ينظر إلى قلوبكم وأعمالكم".

“All-llahu nuk shikon fotografitë dhe pasurinë e juaj, por shikon veprat dhe zemrat e juaja”. (Muslimi).

Kjo bukuri e brendshme e zbukuron edhe pamjen e jashtme edhe në qoftëse nuk është e bukur, e i jep këtij njeriu bukuri, dinjitet dhe ëmbëlsi, aq sa i ka firuar shpirti i tij këto cilësi. Besimtarii i jepet prestigj dhe ëmbëlsi sipas imanit të tij, ashtuqë ai që e sheh e nderon dhe ai që përzihet me te e do”.


Boshti i tretë

Rregullat e elegancës


Këto rregulla dalin në shesh me dy gjëra:

Një: Zbatimi i rregullave të pastërtisë natyrore.

Dy: Respektim i rregullave që kanë të bëjnë me veshmbathjen.


E para: Zbatimi i rregullave të pastërtisë natyrore.

Kjo cilësi konsiderohet prej cilësive kryesore të një thirrëseje. Gjëra në të cilat i ka krijuar All-llahu, udhëzim i pejgamberëve, [alejhimus-selam] dhe urdhër i tyre. Thirrëseja duhet të kujdeset për to në shenjë zbatimi dhe pasimi të sunnetit të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Duhet ditur se shumë cilësi të vlefshme në pamjen e thirrëses kthehen në respektimin e sunneteve të pastërtisë natyrore (sunnetul-fitreti). Gjëra në të cilat ka nxitur sherijati. Këto sunnete mundet t’i ndajmë në dy grupe:

1) Sunnete që kanë të bëjnë me pastërtinë dhe bukurinë e dukshme, siç është misvaku dhe prerja e thonjëve.

2) Sunnete që kanë të bëjnë me pastërtinë dhe bukurinë e brendshme, siç është shkulja e qimeve të ndërsjetullave, etj.

Këtu do të përmendi gjërat që kanë të bëjnë me pamjen e thirrëses, prej tyre janë:

a) Misvaku. ثshtë prej sunneteve të cilat Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i zbatonte vazhdimisht. Ai kur hynte në shtëpi puna e parë që fillonte ishte misvaku edhe kur ngritej natën, i lante dhëmbët me misvak.

Ka rëndësi të dukshme në pamjen e thirrëses, e sidomos në aspektin që ka të bëjë me pastërtinë dhe bukurinë e jashtme të sajë. Poashtu ka të bëjë edhe me pastërtinë e brendshme, në aspektin e erërave të këqija. Goja është mjeti nga i cili njerëzit e marrin thirrjen, ata vazhdimisht e shikojnë gojën e thirrëses, i afrohet asaj, sidomos gjatë thirrjes individuale.

Andaj kujdesi i thirrëses për misvak është shkak për afrimin e njerëzve dhe mosikjen prej sajë, e pastaj edhe për dëgjimin e sajë.

b) Pastërtia e trupit. Pastërtia e trupit është prej qëllimeve të sunneteve të fitres dhe është prej gjërave kryesore. All-llahu e ka përligjur abdestin për namaz dhe guslin, gjëra të cilat vazhdimisht e shtyejnë njeriun të kujdeset për pastërtine e trupit. Andaj era e këndshme e njeriut dhe pastërtia shkaktojnë afrim kah thirrësi.

c) Flokëet. Janë prej gjërave të dukshme në pamjen e thirrëses. Thirrëseja duhet të kujdeset për to dhe ti rregullon, sepse është prej plotësimit të pamjes së mirë. Duhet larguar nga çdo gjë që është imitim i kafirave, qoftë prerja ose ngyrosja, gjëra që bien ndesh me sherijatin. Në këtë hynë edhe kujdesi për flokët. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka parë një njeri me flokë të pakrehura dhe të shpërndara, e i ka thënë:

"أما كان هذا يجد ما يسكن شعره؟" (رواه أبو داود وصححه الألباني).

“A nuk ka ky njeri me çka të qetëson flokët e tija”. (Ebu Davudi. Albani e konsideron sahih).

Sepse thirrëseja është person që shikohet dhe përcjellet nga të tjerët, nga ata që e dëgjonë thirrjen e sajë.


Dy: Respektim i rregullave që kanë të bëjnë me veshmbathjen.

Përmirësimi i veshmbathjes konsiderohet nga plotësimi i përmirësimit të pamjes, sepse veshmbathja paraqet pjesën dërmuese të pamjes së jashtme të thirrëses. Pamje e parregulluar zakonisht domethënë veshmbathje e parregulluar.

Veshmbathja e mirë është prej bukurisë dhe zbukurimit, gjëra në të cilat ka nxitur Islami, sidomos në vendet ku mblidhen dhe takohen njerëz. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

{يا بني آدم خذوا زينتكم عند كل مسجد}. [الأعراف: 31].

“O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)”. (El-A’raf: 31).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

"إنكم قادمون على إخوانكم فأصلحوا رحالكم وأصلحوا لباسكم، حتى تكونوا شامة في الناس، فإن الله لا يحب الفحش ولا التفحش".

“Jeni duke shkuar te vëllezërit e juaj, përmirësoni shalat dhe veshmbathjet e juaja, që të jeni shejth në mes të njerëzve, sepse All-llahu nuk i do fjalët e këqija e as keqësinë”. (Ebu Davudi).

Ibn Ethiri thotë: “domethënë: jeni me veshmbathje dhe pamje më të mirë kur të dilni para njerëzve dhe të shikojnë në ju ashtu sikurse shikojnë në shejth, e jo në pjesën tjetër të trupit”. (“En-Nihaje”; 2/ 436).

Andaj thirrëseja duhet të ketë para sysh këto rregulla:

Një: Eliminimi i gjërave të ndaluara fetarisht.

Thirrëseja është shembëlltyrë për të tjerët, kurse njerëzit ate e pasojnë, e nëse vjen ndesh me sherijatin në veshmbathjen e sajë, kjo bëhet shkas që edhe tjerët ta paosjnë në këtë gjë. Citatet e sherijatit kanë ardhur për të ndaluar nga disa lloje të veshmbathjes, që kanë të bëjnë me formën ose qëllimin e asaj që i vesh. Ato mundemi t’i rrumbullaksojmë në këtë që vijon:

1- Mendjemadhësia.


Nëse veshmbathja thërret në mendjemadhësi, atëherë taë veshmbathje duhet lënë. Për këtë thirrëseja duhet ta kontrollon zemrën e sajë dhe ta pastrojë shpirtin e sajë nga mendjemadhësia dhe kryelartësia. Mirëpo veshmbathja e mirë dhe dashuria e tyre nuk aludon në mendjemadhësi, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

"الكبر بطر الحق وغَمْط الناس". (رواه مسلم).

“Mendjemadhësi është refuzimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve”. (Muslimi).

Shevkaniu ka thënë: “Ky hadith tregon se dashuria e veshjes së rrobave të mira, këpucëve të mira, zgjedhaj e rrobave të bukura nuk është prej mendjemadhësisë. Në këtë nuk ka divergjencë, sipas asaj që e di”. (“Nejlul-Evtar”; 2/ 115).

2- Israfi- harxhimi i tepruar.

Israfi është shoqërues i mendjemadhësisë dhe kryelartësisë. Nëse rrobat e saja nuk kanë epitetin e mendjemadhësisë, atëherë në to nuk ka edhe israf.

Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] thotë:

"كل ما شئت والبس ما شئت ما أخطأتك اثنتان سَرَف أو مخيلة".

“Ha çka të duash, vesh çka të duash, nëse nuk ia shoqëron dy gjëra: israfin dhe mendjemadhësinë”.

3- Veshmbathje për tu lavdëruar.

Prej gjërave të ndaluara në veshmbathje është nëse veshmbathja është për tu lavdëruar.

Kjo veshmbathje është aj me të cilën një njeri dallohet maksimalisht prej tjerëve me qëllim të lavdërimit ose me qëlim të lavdërimit dhe mendjemadhësisë.

Thirrëseja në këtë duhet të përputhet me udhëzimin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e ajo është veshja e gjërave që i ka në pronësi.

Shejh Ibn Uthejmini [rahimehull-llah] ka thënë:

"ولا شك أن الإنسان إذا كان بين أناس رفيعي الحال يلبسون الثياب الجميلة؟ وليس دونهم فإن هذا يعد لباس شهرة". (شرح رياض الصالحين 7/337).

“Nuk ka dyshim se nëse njerëzit kur gjinden para njerëzve me autoritet veshin rroba të bukura, e kur takohen me të tjerët nuk i veshin ato rroba, kjo konsiderohet nga veshmbathja për lavdatë”. (“Sherhu Rijadus-Salihin”; 7/ 337).


Dy: Kujdesi për interesin.

Lërja pas dorë të pamjes së jashtme nuk është në interes të thirrjes. Ai që përzihet me njerëz dhe duron në dëmet e tyre është më i mirë se ai që nuk përzihet me njerëz dhe nuk duron në dëmet ëe tyre. Përzierja me njerëz kërkon pamje të bukur të thirrëses, sepse pamja e bukur i tërhjek zemrat, kurse mirësia e dukshme është rrugë deri te mirësia e brendshme.

Thirrëseja nuk duhet të vishet me rroba luksoze nëse kjo ndikon në njerëzit që i thërret, sidmos nëse janë të varfur.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë:

"ولبس الدنيء من الثياب يذم في موضع ويحمد في موضع، فيذم إذا كان شهرة وخيلاء، ويمدح إذا كان تواضعاً واستكانة، كما أن لبس الرفيع منها يذم في موضع ويحمد في موضع، فيذم إذا كان تكبراً وفخراً وخيلاء، ويمدح إذا كان تجملاً وإظهاراً لنعمة الله". (زاد المعاد 1/146).

“Veshmbathja e rrobave të ulta qortohet në disa raste dhe lavdërohet në disa raste. Qortohet nëse është për lavdatë dhe mendjemadhësi dhe lavdërohet nëse është për modesti dhe përulje. Ashtu sikurse veshmbathja e lartë qortohet në disa raste dhe lavdërohet në disa raste, qortohet nëse është për mednjemadhësi, lavdatë dhe kryelartësi dhe lavdërohet nëse është për zbukurim dhe publikim i dhunitve të All-llahut [subhanehu ve teala]”. (“Zadul-Mead”; 1/ 146).

Nga kjo nuk kuptohet që thirrëseja ta shpërfillë elegancën e sajë e të bëhet e parregulluar, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka mohuar një gjë të tillë Malik ibn Nedles [radijall-llahu anhu].

قال مالك: أتيت رسول الله فرآني رث الهيئة فقال لي: هل لك من مال؟ قلت: نعم، قد أتاني الله عز وجل من كل ماله من خيله وإبله وغنمه ورقيقه. قال: "فإذا آتاك الله مالاً فلير عليك نعمته". (رواه أبو داوود وصححه الألباني).

Maliku tha: Erdha te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e ai më pa të parregulluar, e më tha: “A ke pasuri?”. I thashë: po. All-llahu më ka dhënë nga e gjith pasuria e tij, nga kuajtë, devetë, dhentë, robër, etj. tha: “Nëse All-llahu të ka dhënë pasuri, le të shihen gjurmët e pasurisë sate në ty”. (Ebu Davudi, Albani e konsideron sahih).

Duhet cekur edhe një gjë me rëndësi. Nëse një thirrëse e le një veshmbathje edhe pse ka mundësi që ta posedon, kjo vepër duhet të jetë me qëllim të shëndoshë, e mos ta lë atë veshmbathje nga kopracia, ose për të shfaqur asketizëm, e të thuhet se është modeste.

Shejh Muhamed ibn Uthejmini [rahimehull-llah] thotë:

Nëse një njeri jeton në mesin e njerëzve me buxhet mesatar, që nuk kanë mundësi të veshin rroba të shtrenjta, tregohet modest dhe vesh rroba të njejta sikur të tyre, që mos tu prishet zemra atyreve dhe që mos të lavdërohet para tyre, me këtë vepër fiton shpërblim të madh. Mirëpo nëse jeton në mesin e nejrëzve të pasur që veshin rroba të shtrenjta, që nuk janë të ndaluara, më mirë është të vishet sikur ata, sepse All-llahu është i Bukur dhe e do Bukurinë”. (“Sherhu Rijadus-Salihin”; 2/ 336).

Andaj thirrëseja nuk duhet të jetë koprace ndaj vetvetes, nëse All-llahu i ka dhënë pasuri, ta shfrytëzoj këtë si forcë për respekte ndaj Tij dhe si mjet prej mjeteve të daves.

Pasiqë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

"إذا آتاك الله مالاً فلير أثره عليك" (رواه أبو داود).

“Nëse All-llahu të ka dhënë pasuri, le të shihen gjurmët e pasurisë sate në ty”. (Ebu Davudi, Albani e konsideron sahih).

Ibn Haxheri [rahimehull-llah] thotë: “Të veshë rroba që i takojnë gjendjes së tij, në aspektin e vlerës dhe pastërisë, që ta njohin nevojtarët e të kërkojnë prej tij, duke u kujdesur për qëllimin dhe duke e lërë pas dore israfin”. (“Fet’hul-Bari”; 10/ 26).


Tre: Mestaria dhe maturia në veshmbathje.

Mestaria është prej veçorive të këtij ummeti, i cili është mesatar në të gjitha çeshtjet e tija.

Më së miri del në shesh kjo në pamjen e thirrëses, seps eme këtë realizon suksesin e thirrjes.

Kuptimi i vërtetë i mesatarisë në veshmbathje dhe pamje kërkohet nga çdo kush, e sidomos nga thirrëseja, sepse ajo konsiderohet kriter për të tjerat, është nën shikimin e të gjithëve. Shumë gra në bazë të pamjes i marin edhe qëndrimet e tyre.

Nuk thuhet se urdhërimi i thirrëses që të ketë veshmbathje të mirë se kjo është në kundërshtim me zuhdin, sepse zuhdi, siç e ka definuar Shejhul-Islam është:

"هو ترك ما لا ينفع في الآخرة، وهو فضول المباح التي لا يستعان بها على طاعة الله" أ.هـ

“Lërje e asja që nuk të bën dobi në ahiret, e që është e lejuara e tepruar, me të cilën nuk ndihmohesh në respekte ndaj All-llahut”. (Fetava; 21/ 511).

Nuk është prej zuhdit të vishen rroba të papastërta ose të shfaqim pamje të parregulluar në mes të grave me veshmbathje të shtrenjtë, po ashtu edhe veshmbathja e rrobave të pavlerë në kohë dhe vend ku njerëzit vetëm rroba të mira veshin.

Për tërë këtë që thamë, thirrëseja duhet të kujdeset për pamjen e sajë të jashtme në përputhje me rregullat e sherijatit islam, duke i lërë gjërat e urrejtura dhe të ndaluara, sepse thirrëseja është shembëlltyrë për të gjithë dhe duhet ta dijë se nuk ka rrugë për ti ndaluar zbukurimet të cilat All-llahu i ka nxjerur për besimtarët, nëse nuk e largojnë nga adhurimi i Tij ose nëse nuk e shpiejnë në gjëra të ndaluara. Nëse është rrugë dhe shkak për të mirë dhe për tu dhënë njerëzit pas sajë, ajo është e pëlqyer ndoshta edhe e obliguar, disa herë.


Nevval Tajjar


_________________
_______________________
Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur" (Nisa, 101)


_______________________
Njeriu jeton me nje stoli, ai është turpi...
http://nektariivulosur.tk

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | © PunBB | Free forum support | Contact | Report an abuse | Forumotion.com