Nektari Islam
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendrim Husaj , Nderim Haxhiaj


You are not connected. Please login or register

Gjumi

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Gjumi Empty Gjumi Tue Oct 13, 2009 2:03 pm

nDeRiM

nDeRiM
.
.

Gjumi O7prsw

Gjumi - Një argument prej argumenteve të ekzistimit të Allahut të Lartësuar –
Thotë Allahu i Lartësuar: “nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon” [Err- Rrum, 23]

S’ka dyshim se gjumi është një gjë e mirë, i ëmbël, të cilit nuk ia din vlerën përpos atyre, të cilët shtrihen mbi krevatet e tyre e rrotullohen, ngase iu është vështirësuar relizimi i tij. Në atë moment një fenomen i paqartë e përfshin atë. Sa mirë është të shtrihemi mbi shtretër, t`i mbyllim sytë e pastaj të kalojmë prej botës së vërtetë e të errët në botën e ëndrrave të përditshme ku relizohet ajo ç’ka shpirtrat tonë rreshqisnin në të prej shpresave të cilat nuk i kemi realizuar në kohën kur ishim zgjuar. Ndërsa në disa raste tjera e gjejmë vehtën në situata kritike, prej të cilave nuk na "shpëton" vetëm zgjimi nga gjumi ... gjithëashtu shohim, dëgjojmë, qeshim, qajmë, e krejt kjo ndodh kurse ne jemi të fjetur në shtreterit tonë.
Ç’farë është gjumi, kjo gjë e çuditshme prej së cilës s’mund të ngopemi dhe që atë e përserisim çdo natë? Dhe, a flejnë gjallesat e gjalla ashtu siç flejmë ne?
Këto janë disa pyetje, të cilat sillen në mendjet tona menjëherë pas përmendjes se çfarëdo njohurie rreth gjumit apo edhe vetëm me dëgjimin e fjalës "gjumë".
Para se të zhytemi në këtë temë, do të dëshiroja të të përkujtoj ty vëlla i dashur musliman se gjumi konsiderohet prej begative më të mëdha, me të cilat Allahu i Lartësuar e begatoi gjallesën e gjallë, bile ai në realitet ështe fakt, që si afrohet asnjë dyshim në ekzistimin e Allahut të Lartësuar.
Pra, gjumi është një proces, i cili kryhet duke mos patur njeriu kurrfarë ndikimi e as mbizotrimi. Në një moment të caktuar, forcat e njeriut fillojnë të zvogëlohen dhe atëherë i vjen një gjëndje e përgaditjes për gjumë, e pas kësaj gjumi është në realizim të patjetërsueshëm qoftë ditën apo natën.
Arritja e njohjes se rëndesisë së gjumit është një gjë e mundshme dhe ajo përmes provave të cilat janë zhvilluar në kafshë, prej të cilave është zbuluar se gjumi është më i rëndësishem për jetë se sa vet ngrënja dhe pija.
Shkëncetarët rusë kanë vërtetuar gjatë eksperimentëve të tyre, të cilat i kanë zhvilluar mbi të vegjëlit e qenëve se ata mund të jetojnë më shumë se pesë ditë pa gjumë, në kohën kur të ngjajshmit me ta flejnë njëzet ditë pa ushqim.
Tash e gjej vetën para një pyetje të cilën e kërkojnë fjalët e posathëna, e ajo është:
A flejnë gjallesat e gjalla si dhe a ënderrojnë siç ndodh me ne njerëzit apo ka ndonjë dallim?
Prej argumenteve të fuqisë së Allahut dhe Madhërisë së Tij është ajo se të gjitha gjallesat e gjalla bashkohen në fenomenin e gjumit. Kafshët flejnë dhe zgjohen sikur njeriu, po ashtu është vërtetuar se kafshët ënderrojnë gjatë gjumit të tyre. Gjatë eksperimenteve janë parë disa qenë të zgjohen nga gjumi të shqetësuar dhe duke shiquar në të gjitha anët, gjë që jep shenjë se ata kanë qenë viktimë e një gjumi të frikshëm. Po ashtu flejnë edhe kafshët më të thjeshta, peshqit e insektet edhe pse ndoshta është vështirë dallimi mes gjendjës së tyre zgjuar dhe fjetur. Disa eksperimente na japin këto të dhëna: vendoset në afërsi të insekteve apo kafshëve –gjatë natës- diqka që ndikon në to apo i frikëson, në këtë moment ato nuk lëvizin deri në mengjes. Pasi të zgjohen në mengjes dhe atyre iu shfaqen ato pamje, kur ja ato lëvizin lëvizjen e atij që është frikësuar apo shqetësuar.
Prej argumenteve tjera të çuditshme, të cilat aludojnë në mëshirën e Allahut të Lartësuar është edhe ajo se zogu flenë në degë e nuk rrëzohet edhe përkundër asaj se shtrëngimi i zogut duhet të dobësohet sikur gjymtyrët e tjera kur i kaplon dremitja. Pejzat të cilët formojnë hapjen dhe mbylljen e kthetrave të zogut mbështillen rreth nyjes së kërceut të tij. Kur ai flen dhe ia mbështet peshën e trupit kësaj nyje atëherë këta pejza shtrëngojnë kthetrat e tij, kështuqë shtohet fortësia e shtrëngimit të zogut për degën, e krejt kjo ndodh pa kurrfarë mendimi apo palnifikimi, bile duke mos u lodhur e as hetuar fare atë zogu!!
Largë çdo të mete je o Allah!! ... a nuk është kjo një argument prej argumenteve të Tij dhe mrekulli prej mrekullive.
Pra, vëlla i dashur musliman mendo pak në këto fakte të qarta, qëndro me to disa çaste!
Tani të largohemi pak nga bota e zogjëve, insekteve, e të meditojmë pak në botën e bimëve.
Shkencëtaret e bimëve kanë pohuar se me studimin e tyre të luleve si dhe me ndryshimet që ndodhin në to në çdo kohë, është bërë tashmë e qartë se bimët flejnë siç fle çdo gjë e gjallë dhe se vërejtja e gjumit në lule është shumë e kthjellët. Shumë prej neve mendojmë se hapja e luleve është si rezultat i ndikimit të diellit apo dritës. E vërteta nuk është kështu, ngase është vërtetuar se hapja e luleve nuk ka të bëjë asgjë me diellin apo dritën dhe se ajo që ne shohim në formimin e luleve dhe hapjen e tyre kthehet tek gjumi i tyre dhe zgjimi nga gjumi.
Kemi disa lule, të cilat hapën në mes të natës, bile ato në atë kohë janë në fazën e plotë të hajpes (çeljes) së tyre qoftë nata me hënë apo e errësuar. Gjithashtu kemi disa lule, të cilave iu mbyllen fletët dhe iu dorëzohen një gjumi të thellë në kohë të drekës, saqë fëmijët e bujqëve në vendet ku mbijnë këto lule e dijnë orarin e ushqimit të tyre përmes gjumit të këtyre luleve.
Pra, vërejtem se edhe bimët ndiejnë dhe ndikohen, dhe se kanë çaste dinamike e e gjithë kjo sipas llojit të bimës.
Çfarë i shtynë gjallesat e gjalla të flejnë?
Ekzistojnë mendime dhe komente rreth shkaqeve të ndodhjes së gjumit. Prej këtyre mendimeve:
Është se: Sasia e gjakut, e cila arrin në tru shkakton gjumin ngase kjo rezulton me tkurrjen e enëve të gjakut ku si pasojë e kësaj zvogëlohet sasia e gjakut e cila kalon nëper to.
Dikush do të pyeste: Cili është shakaku i ndodhjes së kësaj tkurrjeje të enëve të gjakut?
Mundësia është se enët e gjakut tetrakom përmbajnë lëndë helmuese të dalura nga aktiviteti i gjakut, kjo shkakton tkurrjen e gjakut e pas kësaj ndodh gjumi si rezultat i kësaj dhe vazhdon kjo gjëndje derisa të pastrohet gjaku prej këtyre helmeve e pastaj zgjerohen enët e gjakut dhe shtohet sasia e gjakut, e cila kalon për në tru e atëherë zgjohet njeriu prej gjumit. Ky komentim është më afër së vërtetës por jo edhe i sakti, ngase hulumtuesit në kohën e kaluar kanë dhënë disa mendime rreth komentimit të fenomenit të gjumit e prej tyre edhe ky mendim i quajtur si "teoria kimike" e cila posa u përmend. Në relitet, të gjitha këto teori kanë dështuar në komentin e të vërtetave të pamohueshme (që kanë të bëjnë me gjumin).
Në kohën e sotme, bota ka arritur në atë se gjumi është sinonim i një largimi të shkurtër shpirtërorë; ku shpirti e braktis trupin orë të caktuara gjatë natës apo ditës.
Megjithë këto që u përmenden, ende argumentet vazhdojnë të jenë të ngurta në sqarimin e këtij argumenti hyjnorë. Ndoshta ekzistojnë shkaqe tjera që kanë lidhje me rrymën e trurit. Gjumi është një kohë rehatie për trurin pa të cilin nuk bën, kjo i ngjason mbushjes së baterisë.
Ekzistojnë edhe komente dhe përpjekje tjera të cilat nuk e shoh të arsyeshme që t`i ceki, që mos të vie deri të pështjellimi dhe zgjerimi i temës.
Vdekja e vogël!
Gjumi, si cilësi e pandashme e njeriut i nevojitet atij tërë jetën. Ai nuk është në kontradiktë me jetën e as nuk është sinonim i vdekjes. Mirëpo, gjatë tij mirret shpirti i njeriut e pastaj i kthehet atij përseri, kështuqë trupi edhe më tej vazhdon të jetë i gjallë ndryshe nga vdekja ku bëhet dorëzimi i shpirtit. Pra, marrja e shpirtit dhe kthimi i tij në të fjeturin dallon krejtësishtë nga dorëzimi i shpirtit tek i vdekuri. Kështuqë, trupi i të fjeturit vazhdon ende të jetë gjallë me të gjitha ato që i përmban jeta, vetëmse ai i humbë ato gjëra që i ka shpirti si: mendjën, të kuptuarit, veprimin, dëshirën si dhe ndijimin e kohës, kurse proceset e gjalla kimiko-fizike vazhdojnë të punojnë "vetvetiu" me të gjitha qelizat e tij.
Nisur nga kjo, fjala se gjumi është vdekja e vogël ka kuptimet e saja pozitive të inspiruara. Shpirtin e të fjeturit e merr Allahu i Lartësuar e pastaj e kthen atë prapë në kohën e zgjimit. Të vërtetën e ka thënë Allahu i Lartësuar kur thotë: “Allahu i merr shpirtërat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në një afat të caktuar. Vërtetë, në këto ka argumente për një popull që mendon.” (ez Zumer 42)
Allahu i Lartësuar e bëri gjumin të ngjajshëm me vdekjen d.m.th me daljen e shpirtit, kjo dalje është e përhershme gjatë vdekjes kurse në kohë të caktuar gjatë gjumit.
Njeriu i fjetur sheh prej shenjave të të fshehtës (gajbit) dhe nocioneve të tij çka s’mund ta arrij këtë i zgjuari, gjithëashtu mundësohet ajo që del përtej mundësive të shqisave materiale dhe fuqive trupore fiziologjike të njohura. Mirëpo, e gjitha kjo është në mundësitë dhe fuqitë e shpirtit kur ai është në fazën e marrjes gjatë gjumit. Që të gjitha këto dëshmojnë në ekzistimin e botërave tjera dhe horizonteve të fshehta, të cilat nuk i din askush pos Allahut të Lartësuar. Kështu, gjumi i përngjan vdekjes nga disa anë, ai është argument për të dhe shenjë e tij. Nga këtu, ne duhet ta përkujtojmë e meditojmë mirë fjalën e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe edukatën e tij dhënë neve kur të zgjohemi nga gjumi: “Elhamdulilah el-ledhi ahjana ba`de ma ematena ve ilejhi en-nushur” ( Falendërimi i takon Allahut, i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdesim, e tek Ai është kthimi). Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Marrë nga revista "et-Tewhid"
Përktheu:
Abedin Haxhiaj

http://ankebut.com

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Free forum support | Report an abuse | Forumotion.com